E marte, 19.03.2024, 09:06 AM (GMT)

Mendime

Blerim Rrecaj: Rreshta status-quoje

E merkure, 17.10.2018, 05:46 PM


Rreshta status-quoje

Nga Blerim Rrecaj

Fol! Hesht! Mbaja dikah! Kah? Andej, këndej, djathtas, majtas, poshtë, lart... Respektoji rregullat e shenjat! Andej tym, këndej zjarr, djathtas mjegull, majtas pluhur dhe kundërmime plehrash, poshtë dikush bërtet lart se të vrava dhe lart dëgjon të njëjtin urdhër. Rregullat e shenjat shkelen pa pikë mëshire. Gjyqtarët(qyqarët) si të kapur e të zënë peng i sistemeve e vetë këtij kaos-sistemi të sotëm. Dhe rri pezull, i heshtur e i ngrirë, pa lëvizur. I përhumbur. Gysmë-gjallë e gjysmë-vdekur.

Zemër- mërdhirë e tru-mpirë. Mbase vetëm me një dëshirë të vakët për ta vazhduar pak lojën tragjikomike të fjalëve pa ndikim e kuptim. Për të përmendur gërditshëm e në mënyrë të përsëritur gjëra të cilat të ngacmojnë e të nxisin për t'u shprehur siç të bën për të pështyrë e vjellur kalimi nëpër mbikalimin ngjitur për trafon elektrike përballë shkollës. Ose... Çka ose?! Shembull tjetër ilustrues për të faktuar e argumentuar ndyrësitë e gjithëllojshme... Jo, s'ka nevojë mbase as për ta zgjatur më lojën përderisa rënia e vazhdueshme e pastërtisë, e ndershmërisë, e...e...e... po pësojnë humbje të thellë  në terren.

Dhe fajtorët shtohen si mizat e si mushkonjat që na (s)përkasin e na pijnë gjakun, përderisa shtohen faktorët e fajtorët pamjeve tona përçudnuese.

Loja tragjikomike vazhdon (që si një figura ilustruese mund edhe të themi) nën qiellin e hirtë e të zi me bubullima e vetëtima por pa shi, pa të reshura... E nëse përdorim  tjera figura ilustruese mbase edhe duke u rënë në qafë  shprehemi: s'duket as dritë në fund të tunelit(mund të shtoni se ndonëse i kemi gërmadha hekurudhat e gati jemi duke mbetë edhe pa trena)e rrufetë na fundosin me t'gjallë e me gjë ne që mashtrohemi vazhdimisht dhe injorojmë vënien e rrufepritësve...

Fatmirësisht nëpër shumë shkrime të ndryshme ne kemi parë e lexuar se shumë problematika janë shtjelluar për të na kthjelluar se ka rrugë, shtigje e brigje për të ecur e lundruar vijave të paracaktuara drejt dijes, zhvillimit e përparimit të përgjithshëm kombëtar e njerëzor. Për shembull ne kemi parë e lexuar se si duhet të jetë politika e diplomacia, arsimi, ekonomia e shëndetësia, se si duhet të jetë mjedisi, arkitektura, urbanistika e bujqësia, si duhet jetë kultura, sporti e veprimtaritë e ndryshme e të dobishme për veten, familjen, rrethin, shoqërinë. Se si t'i ruajmë malet e detet,si  të shryëzojmë e mirëpërdorim pasuritë  mbi e nëntokësore e si  të shryëzojmë e mirëpërdorim  resurset tona, si  ta ruajmë edhe veten nga ndarjet e përçarjet, nga kajta, lakmia, bashkëpunimi me të ligjtë e armiqtë, nga joshja që shtyen në degjenerim e korrupcion.

Si të krijojmë një mozaik harmonik, të lumtur e të bukur si pasqyrë kthjelltësie e qartësie e identiteti  vlerash të vendit tonë,  kjo  po duket është kryeçështja! Mes shpresash e dyshimeve të  mëdha sado me zë të mekët themi se do vazhdojmë rrugën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe mos të lëngojë as Atdheu ynë as ne. Kjo katandi është e tmerrshme dhe lufta kundër saj në shumë fronte duhet të vazhdojë. Thamë se fatmirësisht po hasim në shumë zëra që bëjnë thirrje për pastrim, trajtim, mjekim e shërim të gjithë e gjithë këtyre plagëve por fatkeqësisht po vërejmë se zërat mirëdashës e atdhedashës shpërfillen e luftohen nga bajraktarët politikë që duan t'i pajisin me pushtet sikurse siç kanë bërë deri tash ku servilët e dallkaukët janë bashkë me ta në krye të vendit hedhin vallen tallava e cila vazhdon pa i bërë syri tërr, e nga lejimi i vazhdimit të saj ne mund ta korrim vetëm të zezën tonë…



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora