E marte, 12.11.2019, 09:13 AM (GMT)

Komente » Saraçi

Hilmi Saraçi: Nga vizita në Fushë Krujë

E marte, 21.08.2018, 10:11 AM


Nga vizita në Fushë Krujë

Nga Hilmi Saraçi

Sipas planit që kishim, arritem në Fushë Kruajë për ta vizituar lapidarian e Shotë Galicës. Ishte mesi i ditës, rrezet e diellit përcellonin me nxehtësinë e tyre terë qenjën tonë, por këto rreze sikur na forconin shpirtin dhe zemren, ishin rrezet e shtetit amë të Shqipërisë. U ndalem pak kohë duke pirë ujë të ftohtë për tu freskuar në këtë vapë të madhe..Dikur kjo përmendore e Shotë Galicës ishte e lënë pas dore dhe mjaft e dëmtuar Në viziten që ështe bërë gjatë vitit 2006 , varri i saj ishte në gjendje të mjeruar, i mbushur me mbeturina , me pllaka të thyera – i shkatrruar gati në tërësi . Pushtetarët e Fushë Krujës janë për çdo kritikë për pakujdesinë ndaj heroinës së shquar të kombit shqiptar, Shotë Galicës. Tani kjo gjendje sikur është përmirësuar nuk është si dikur.

Tani qenka rregulluar dhe është krenari ta shikosh në këtë gjendje. Ishte koha e drekës . Ne ishin ulur në afërsi të përmendorës së Shotë Galicës dhe flisnim për personalitetin e femrës shqiptare si luftëtare për lirinë dhe pavarësin tonë kombëtare, siq ishte Shotë Galica

Gruaja dhe nëna shqiptare, gjithmonë u përballë me ashpërsitë e jetës. Mbi të rëndoi pesha e shekujve të robërisë dhe varfërisë, pesha e kanunit dhe padrejtësisë, kobi e zia, loti dhe gjaku”... Por, për asnjë çast ajo nuk u nënshtrua para sfidave të shumta gjatë jetës. Dinjitetin dhe krenarinë e saj nuk e mposhti as robëria shekullore e as goditjet e njëpasnjëshme që ajo i përjetoi nga ashpërsitë e jetës së rëndë e me plot halle. Gruaja dhe nëna shqiptare, në vend të parfumeve evropiane, përdori barotin, stolitë e saja ishin koburja dhe gjerdani me fishekë, ajo ishte dhe mbeti në shërbim të atdheut. Gruaja shqiptare si nënë, atdheut i fali nga shtatë ushtarë lirie, i fali nga shtatë zana mali, që pushtuesit i morën gjak në vetull si: Teuta, Donika, Nora, Tringa, Shota.....Mirëpo ajo që brengos më se shumti është se eshtrat e Shotë Galicës nuk janë sjellur ende në vendin e duhur- pranë eshtrave të burrit të saj, Azem Galicës në Galicë. Varri i Shotë Galicës është i hapur dhe i rregulluar dhe vetëm pritet që sa më parë të barten eshtrat pranë burrit dhe të bashkëluftëtarëve tjerë të saj…Kjo është për cdo kritikë që pushtetarët të Fushë Krujës dhe shumë të tjerëve si nga Shqipëria dhe Kosova që nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e këtij problem më karakter historik dhe kombëtar…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT