Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ujeza & Ermali: Bjeshktarët e përjetshëm të përjetshëm

| E diele, 19.08.2018, 09:10 AM |


PËRKUJTOHEN

BJESHKARËT E PËRJETSHËM TË PAVARËSISË SHQIPTARE

Nga Shkëlzen Ujeza & Valdet Ermali

Ata, të tre, kanë 100 vjet që rrijnë aty te Kungji i Armëve në rreth 2.000 m. lartësi alpine, në bjeshkën e Markofçës, prej ditës së 18 shkurtit 2018 ku u vranë në pritë e përpjekje trimnore me forcat austro-hungareze. Te tre janë bjeshktarë të përjetshëm.

Te tre: Zeqir Halil Mulosmanaj (1853-1918) dhe, siç njihen në popull, “Dy Bajramat”:  Bajram Niman Osmanaj i Margegajt (1878-1918) e Bajram Man Mulosmanaj i Fangut të Bujanit (1875-1918) janë nga Krasniqja e Malësisë së Gjakovës, nga familje e kulla malësore nga ma të shquarat e Dardanisë së sotme.

Të tre kanë marrë pjesë në kuvende e luftëra historike, kanë luftuar me otomanët, me serbët, me malazezët e, së fundit, me austro-hungarezët.

Të tre janë figura të shquara si luftëtarë të Lirisë e Pavarësisë Kombëtare Shqiptare., të cilët luftuan në treva etnike shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi, Maqedoni për një Shqipëri të vetme, për një Komb Shqiptar të Bashkuar.

Te tre janë të shpallur “Dëshmorë të Atdheut”. Të tre, sivjet, janë vlerësuar ‘Qytetar  Nderi” të Tropojës.

Në nderim e vlerësim të emrit, jetës e veprimtarisë së tyre atdhetare, në 100 vjetorin e rënies së tyre te Kungji i Armëve në Markofçe, u organizua një Përkujtimore solemne e festive nga Bashkia e Tropojës, Komiteti i Veteranëve të Luftës të Tropojës dhe Familjet Mulosmanaj e Osmanaj.

Në emër të Bashkisë të Tropojës, këtë Takim Përkujtimor, pjesmarësit e atyshëm, i përshendeti nënkryetari i saj, Astrit Margjeka, i cili vlerësoi kontributet atdhetare të Malësisë së Gjakovës, të tre Dëshmorëve të Atdheut dhe përcolli mesazhet e tij zyrtare për përcjelljen e traditave e shembujve ma të mirë të historisë e kulturës tonë tek brezat e rinj të kohës së sotme.

Në këtë Takim Përkujtimor përshendeti dhe nënkryetari i Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës, akademik Jusuf Bajraktari, i cili kishte ardhur nga Prishtina sëbashku me miq të tij nga Kosova për ta nderuar e përkujtuar këtë Ditë jubilare dhe tre Martirët e saj.

Nënprefekti i Qarkut të Kukësit, Granit Kurmeka, përshendeti në emër të këtij Qarku (që përshin bashkitë Tropojë, Has e Kukës) duke vlerësuar figurat e kontributet e tre Dëshmorëve të Atdheut dhe organizatorët e këtij Takimi Përkujtimor Jubilar.

Nga Zvicra e kishte çue një Përshendetje të mirëpritune dhe studiuesi i historisë, Gani Qarri prej Kosove, i cili ka shkrue disa artikuj studimorë enkas për figura të shquara të kullave të Bajrakut të Krasniqes së Malësisë së Gjakovës,për Mulosmanajt e Fangut të Bujanit,  si për personalitetet e shquara, për secilin prej tyre: Binak Alia (Mulosmanaj), Mic Sokoli (Mulsomanaj), Shaban Binaku (Mulsomanaj) dhe për Zeqir Halili (Mulosmanaj) si dhe në këtë të fundit flet dhe për “Dy Bajramat”, për Bajram Man Mulosmanaj e Bajram Niman Osmanajn.

Nga Komiteti i Veteranëve të Luftës të Tropojës e morën fjalën e folën aty kryetari Rexhep Shpati dhe sekretari Zeqir Hasanpapaj, duke vlerësuar këta burra të historisë, kullat e tyre historike, për luftrat e kontributet e tyre deri në dhanien e jetës për një Shqipëri të vetme, të bashkuar, të zhvilluar. Ata iu dhuruan familjeve të tre dëshmorëve të Atdheut dhe një foto të secilit prej dëshmorëve, të kornizuar bukur, për t’i pasë si një kujtim tjetër në shtëpitë e tyre.

Në emër të Familjeve të dëshmorëve të Atdheut, personaliteti kulturor Lirim Mulosmani, një nga burrat e mirë të kësaj treve të Malësisë së Gjakovës, i përshendeti të pranishmit dhe shprehu vlerësime e mirënjohje për Bashkinë e Tropojës, për Komitetin e Veteranëve të Luftës të Tropojës, për Qarkun e Kukësit, për Akademinë e Shkencave e Arteve të Kosovës, për nderimet që i banë kësaj Dite, këtij Takimi Përkujtimor, tri figurave të shquara historike jo vetëm të Tropojës.

Në fund, për të pranishmit, në këtë jubile përkujtimor të 100-vjetorit të rënies të këtyre tre Dëshmorëve të Atdheut e, tashti, dhe “Qytetar Nderi” të Tropojës, Bashkia e Tropojës, në organizimin e të palodhurit e kudondodhurit për mirë në këso raste eventesh – Hasan Tahiraj (Cani), u dha një koncert artistik festiv nga artistë të Pallatit të Kulturës “Dardania”, ku u dalluan kangtari Ibrahim Muçaj me këngët për Zeqir Halilin (Mulosmanaj), Shaban Binakun e Krasniqes e Abdulla Hoxhën e Gashit, etj. si dhe Grupi i talentuar i Valleve.

Për të pranishmit, Familjet e Dëshmorëve tëAtdheut, shtrun një drekë bjeshktare në ato lartësi alpine, tek bjeshkët që maten me qiellin et ëduket sikur atje flasim me vet Zotin.

Në mbyllje të Takimit Përkujtimor ikën të ftuarit e mirëseardhun për nderimin e vlerësime, për të folur e ba homazhe, etj. dhe, aty, mebetën vetëm ata të tre, martirët e Kombit, Dëshmorët e Atdheut, luftëtari e prijësi Zeqir Halil Mulosmanaj, Bajram Niman osmanaj dhe Bajram Man Mulosmanaj, mbetën aty së bashku me bjeshktarë stinorë të verimit, mbetën aty si bjeshktarë të përjetshëm, gjithnjë në shërbim të të një Shqipërie të Vetme e të Bashkuar në kohërat euro-atlantike e globale të shek. XXI.

(Në fotot: Zeqir Halili e "Dy Bajramat" dhe pamje nga Takimi Përkujtimor te Kungji i Armëve në bjeshkën e Markofçes në Tropojë në 100 vjetorin e rënies së këtyre tre Dëshmorëve të Atdheut)