Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xharra: Akademikët serbë - Skënderbeu vetëm shqiptar

| E premte, 17.08.2018, 08:00 PM |


Skënderbeu është vetëm  shqiptar -e thonë Akademikët serb

Po, po Skënderbeu  ishte vetëm shqiptar e thonë akademikët serb  të SANU-s : Ivan Boži?, Sima ?irkovi?,   Lenka Blehova ?elebi? - lexojmë në “Portalin analitika “ , të shkruar nga Miroslav Çosoviq. Para se të kalojmë tek e vërteta e Skënderbeut më duhet të shkruaj që historiani Miroslav Çosoviq me shkrimet dhe librat e tij jep fakte shumë të sakta që malazezët nuk janë serb, nuk janë sllav por janë “dukljan “

( Dokleat) . Ky burrënë moshë mesatare e tronditi Serbinë dhe akademinë e saj me të vërtetat e pa mohueshme që publikon dhe është shumë kategorik në atë që malazezët nuk janë serb. T`iu them edhe këte që z. Çosoviq ka shkruar më shumë për këtë çështje më shumë se sa dy akademitë shqiptare.

Pse doli ky shkrim me fakte nga vet goja e akademikëve serb ? Ngritja e përmendores së Skënderbeut në Ulqin i nxori në pah forcat nihiliste retrograde serbe të cilën nuk e duan Skënderbeun në Ulqin.  Shqiptarët as që e çelën gojën ! Po , si ta çelin kur me të madhe shkruajnë që Skënderbeu ishte serb, dhe automatikisht i bashkoheshin « fakteve’ neo-serbe në Malin e Zi. Turpi mbi historianët shqiptar !

«  Serbët shumë mirë e dinë që » nacioni  bashkëkohor serb «  të cilin e formësuan Vuk Kargjiqi dhe shoku i tij i idealit Sima Sarajlija ( shek 19 ) mund të ketë një identitet «  të kapshëm «  për historinë vetëm atëherë kur mohohet identiteti i populjve që i rrethojnë . Vetëserbët  e krijuar me dhunë në dy shekujt e fundit u formua Serbinë nga popujt që e rrethonin .Pra, nëse serbët iu pranojnë të tjerëve

( shqiptarëve dhe malazezëve, fxh  ) identitetin e tyre, atëherë ata mbesin « cullak «  -shkruan  Miroslav Çosoviq. «   Pra  bërthama  nuk është serbe dhe e vërteta nuk është e Serbëve.

Po shqiptarët me turkofilinë e tyre, me servilizmin e tyre ndaj parave serbe çka thonë ?

Po pritoj ta përkthej , gjeni vet mënyrense si t`a kuptoni : » Kad ovo razumijemo, da su današnji Srbi u Srbiji, useljeni?ki zbijeg: Bugara i Makedonaca, Crnogoraca,  dalmatinskih, hercegova?kih i bosanskih Vlaha, te Cincara, Roma, Grka, rumunskih Vlaha, Albanaca... onda postaje jasno da pri?a (mit) o veli?ini, istoriji i identitetu srpskog naroda u istoriji, može da funkcioniše samo ako Srbi negiraju sve okolne narode. Dakle, ako Srbi priznaju Crnogorce kao zaseban narod i priznaju da Crnogorci nemaju srpsko porijeklo, to zna?i da 2 miliona stanovnika Srbije koji su porijeklom iz Crne Gore nema srpsko porijeklo, a ovo isto važi i za Cincare, Bugare i Makedonce koji su naselili jug Srbije itd. Ova srpska nacija pri?u os vom dugom trajanju može da gradi samo na bajkama i negiranju naroda koji je okružuju, zato što je sastavljena od tih naroda. »

Ko je bio Skenderbeg? M`falni Miroslav Çosoviqi  pyeti : «  Kush ishte Skënerbeu ?

Ja përgjegja e tij : » Në Larousse të Francës faqe 16311 shkruan : «  SKENDERBEGU , Gjergj Kastrioti (1403-1468 ), princ, burrë ushtark i shqiptarëve dhe hero kombëtar i shqiptarëve në luftën e tij kundër turqve dhe mletasve. U shndërrua në islam mbasi i grabit nga turqit. U kthye në atdhe më 1443 dhe në Krujë i organizoj princat shqiptar në luftë kundër pushtuesit. Shumë vite e udhëhoqi luftën shqiptare kundër turqve dhe në të njëjtën kohë fitoi famë madhe në perëndim, ku për të cilin është shkruar shumë  (faqe 1461 e Larousse.fr )

Sima Çorkoviq anëtari  Akademisë  Serbe në librin e tij « Formimi i Ballkanit në shekullin e mesëm » shkruan : Shqiptarët e kishin historinë e tyre kompakte amtare e shënuar me emrat : Arbanon, Arbanum, Raban, Regnum Albanie, Albania , dhe pastaj në shekullin e mesëm i kishin disa shtete me zotërues feudal. Për luftën e tyre kundër turqve osman më së shumti flitet  për Skënderbeun .

Çosoviqi në punimin e tij na rikujton që në » Historinë e Cetinës të shekullit 18 » më se shumti flitet për Skënderbeun të cilin e ka shkruar Vasilije Petroviq Njegoshi. Sipas të gjitha gjasave  ajo histori është përshkruar nga Historia e Marin Barletit ((Crnogorski anali ili Cetinjski ljetopis, preveo i priredio dr Božidar Šekularac, Cetinje, 1996, str 8)

Në Historinë e Cetinës faqe 46 shkruan : "Vama je svima dobro poznato, mila moja bra?o i vitezovi albanski, kako je naš pokojni otac bio porobljen od prokletoga cara Murata..." (str 46, ista knjiga)

Pra, Ju të gjithë e dini , ju vëllezër shqiptar që që atin tonë ndjerë e kishte  robëruar turku … )

Akademiku Ivan Bozhoviq shkruan : « Skenderbeu me flamurin e tij të kuq dhe shqiponjën  dy krenare luftoi kundër turqve «  ("Albanija i Arbanasi u XIII, XIV i XV veku’ Ivan Bozhoviq )

«  Gjon Kastrioti i dhuroi  Hilendarit  dy fshtra dhe nga manastiri «  Shën  Gjergji “ e bleu- që më vonë quhet ‘Pirgi shqiptar’ ("arbanaški pirg" ). Aty u varros i bii Reposhi . »

Po mirë, nëse pirgu edhe sot pas  58o viteve  quhet ‘ Pirgu shqiptar ‘ dhe e bleu i ati i Skënderbeut, atëherë çka ishte Skënderbeu ?

Çka ishte Skënderbeu  pyet akademiku serb ? Po, Paskal Milo, nano, jazexhi, Lubonja e sa e sa të tjerë si do të përgjigjen ? (http://www.hilandar.info/strana_sr.php?strana_id=104 )

Lenka Blehova Çlebiq shkruan :’ « Skenderbeg nije srpski, ve? u potpunosti albanski nacionalni junak, borio se protiv Turaka na teritoriji današnje Albanije, u toj borbi za slobodu je predvodio velikom ve?inom Albance, a me?u njegovim ratnicima bilo je sigurno i onih koji nijesu bili Albanci. Da je bio Srbin, on bi sa svojom vojskom ušao na Kosovo i prikupio znatne srpske snage te bi dalje pokušavao da oslobodi Srbiju, a ne samo da brani Albaniju (no dobro sad ?e srpski nacionalfantazeri da kažu - "borio se za srpsku Albaniju

Po e përfundoj shkrimin duke e falënderuar  Miroslav Çosoviqin , me fjalët e  historianes Lenka Çelebiqit :

«  Skënderbeu nuk është serb, por në tërësi është hero nacional i  shqiptarëve i cili luftoi kundër turqve në territorin e Shqiperisë .Sikur t`ishte serb ai do të futej në Kosovë dhe i kishte mbledhur ushtarët serb dhe e kishte çliruar Serbinë nga turqit - por një gjë e di që nacionalistët serb do të thonë që ai luftoi « për Shqipërinë e serbëve »

Shkrimin e plote mund te lexoni në : http://portalanalitika.me/clanak/309139/srpska-istorijska-nauka-kaze-skenderbeg-je-albanac

Fahri Xharra, 08.08.18

Gjakovë