E shtune, 20.04.2024, 12:57 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: 'Nanëq***'

E enjte, 16.08.2018, 08:16 PM


“NANËQIMI”

NGA KALOSH ÇELIKU

Populli Shqiptar, historikisht gjithë jetën ka lindë dhe ka qenë “Nanëqi” e jo Babëqi: Brez pas brezi, e ka shkërdhyer armikun pas mullarit me kashtë duke ia ngritur këmbët e bythët përpjetë në “hava” për mejdani fushave dhe maleve verë e dimër. Qofë me luftë (pushkë e penë), e qoftë në Odën e burrave, pranë oxhakut të Shtëpisë. Rrallëherë, edhe e kanë qi me “Besë” te Pragu i Derës Madhe. Edhe pse, një herë në jetë e kapërdisi në përrua Babadovletin. Turqia e humbi Perandorinë osmane. Rumelinë, që e kishte krah lufte me pashallarë e agallarë shqiptar, gati për ta pushtuar gjithë botën. Tashti, ka probleme me djalin e Baba Dovletit, i cili ka pretendime ta kthejë përsëri Perandorinë  osmane në Ballkan, përmes Fesë Islme duke pushtuar përsëri trojet Etnike Shqiptare: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Sanxhak dhe Çamëri…  Kurrë!

Perandori osmane, që asaj kohe shqiptarëve nuk u hapi asnjë shkollë në gjuhën shqipe me gjithë ato agallarë e pashallarë shqiptar në pushtet. Përmëkeq, edhe kryetarë shteti mysliman. Ushtarë shqiptar, që i lanë kockat nëpër botë për Turqinë Nënë. E, ajo si Njerkë, përfveç pushtuesit edhe përmes Fesë islame, u përgjigjej shqiptarëve me asimilim si “turq ehamdurila”. Problem i ngatërruar nëpër këmbë historik, që edhe sot e kësaj dite, nuk mund ta heqim qafe.

Përjashtim në këtë shkrim publicistik bëjnë brez pas brezi heroinat shqiptare historike: Bubulina, Sulltanë Qafa dhe Shotë Galica me shoqe e shokë. Prandaj, edhe është i vetmi popull në botë, që ka Mëmëdhe, dhe Atdhe. Edhe, jua përkujtoj një shprehje antologjike politike: -“artistike” të popullit shqiptar: “NANËQIMI”. Pagëzim “artistik” me të cilin populli shqiptar e kishte emëruar dhe e thirrte në rrugë, guximtarin e zgjuar me tru në kokë, përkundër dudumëve me këmbët dhe trutë në legen, që i kishin vënë pusi pas porte me “Din dhe Iman”.

Shprehje popullore, që më ka ndjekur hap pas hapi gjithë jetën. Përtej, pragut derës: Lëmë, në fund të Livadhit, ara pranë Lumit Zajazit, rrësë Çukës dhe maleve. Edhe, brigjeve të Vardarit. Prishtevkës, përrockës në Prishtinë. Lumin e vetëm të vogël natyror plotë bërllok me pak frymë, që sistemi komunist e mbuloi me beton dhe e shnëdrroi në kanalizim për ujërat e zeza të Prishtinës. Asaj kohe, ka pasur një zgjidhje tjetër urbanistike: Liqenin e Ujmanit (“Liqeni Gazivodës”) në kufi me Serbinë, ku një pjesë e vogël në sistemin komnist i ka takuar Serbisë e pjesa më e madhe Kosovës, përmes “Prishtevkës” ta sjellin një Lumë jete në Prishtinë si sistem i “përbashkët” komunist. Qytet pa pranverë dhe vetëm Dimër. Ndoshta, edhe përtej varrit.

“Nanëqi”, ishte ai burrë Nane Shqiptare që nuk biente, kurrë në kurthë nga “vëllezërit” e Njerkës të Babait dhe shqiptarët “patriotë-kuqezi” me dy-tre flamuj nën setre. Edhe, pushtetit “vëllazërim-bashkimit” në pusi pas porte. Nanëqi, që Nanën e tij e rrëzonte vetëm Datja i Zajazit (Babai), dhe Kaçaku i Drenicës Heroike në shtratin me kashtë mes maleve, me dy xhadi pas porte të rehatura në shtrat. Historikisht, në luftë: herë me Krajl e herë me Mbret.

Nanëqimi, përveçse guximtar, ishte edhe dinak i paparë matanë Livadhit të Babait rrëzë Çuke në pusi, përtej provokimeve të përditshme që i haste pas porte, rrugës për në Baba Tomorr. Burrë, që ecte pa frikë matanë Ditës Nesërme, jo me dimia turku të qëndisura me lule-lale në fund të këmbëve, ose me shqiponjën dykrenare kuqezi nëpërkëmbë te bytha, por me tirqi e xhamadan, sahatin me qystkek dhe struken e zezë hedhur krahëve si burrat. Kësulën e bardhë të Bajram Currit në kokë maleve për liri. “Nagëntin” me gjithë fishekë në brez. Aqmëpak, në rolin e “patriotit kuqezi” duke zvarritur Flamurin Kombëtar Shqiptar rrugëve me baltë nëpër pluhur në dasma partiake,  familjare, manifestime “kulturore” dhe varre njëpartiake. Edhe, para syve të kujt?! Autorit, të këtij shkrimi publicistik, që e kishte mbi nivelin politik  dhe “artistik” të politikanëve dhe kakademikëve të sotshëm të arratisur e fundosur këmbekrye në korrupsion, edhe përtej vdekjes: Kryengritësin historik me dy tyta në dorë përmes fushave e maleve Verë e Dimër.

Hojdolja pa dimija në gazetën e “vëllazërim-bashkimit” m‘u ndërsye pas shpine duke më shpallë dashuri “idilike-platonike” rreth mullarit - “Bit-Pazarit”. Shën Gjergjin, sot e shpalli festë rome në mjetet e informacionit. Festën fundekrye pagane shqiptare?! Mesiguri, Nana e saj nuk i ka dhënë tambël gjiri shqiptar, por tambël - pluhur nëpër qese najloni që shiten me pakicë dhe shumicë me afate të skaduara përdorimi, në “Bit-Pazar”.

Ku ta dimë ne, të arratisurit mes librave?! Ndoshta, nëna e saj nuk e ka ushqyer me tambël gjiri, por me tambël Lope koperative komuniste. Dhe, për Shëngjergj, herët në mengjes, ende pa lindur Dielli, nuk e ka stërpikur me ujë Burimi (pusi) nën degët e ftonit para Shtëpisë, dhe “rrahur” me thupër thane t’i dalë gjumi, të bëhet e fortë si thana. Nuk ka faj Hojdodolja, mos ia merrni për të madhe si “analiste” politike për Festën e Sotshme “jugosllavo-pagane”. Referendumin “historik” (Marrëveshjen e Prespës pa asnjë shqiptar pjesmarrës në tavolinë), pa barazi të plotë kombëtare edhe sot e kësaj dite të dy popujve shumicë në IRJ e Maqedonisë: shqiptarëve dhe “maqedonasëve” (bullgarëve). E shpëtuam (pavarësuam) një herë moti kur ishte në rrezik “Maqedoninë” me haxhi Deputetin dhe partinë e tij “demokeratike shqiptare” pa barazi kombëtare të shqiptarëve në shtetin e përbashkët”. Nuk i kemi asnjëfarë borxhi, sot ta përcjellim edhe si shtet “demokratik” në NATO dhe Bashkimin Evropian pa zgjidhjen e Çështjes Shqiptare. Bytherye në një thes me arna së bashku me bullgarët, vllehët, serbët, romë dhe “turqit”.

Mëkot, përpiqemi të rindërtojmë edhe shtet “demokratik” me “Abazin” e malit dhe Aliun e fushës duke e përgaditur si Nuse me duvak në NATO dhe Bashkimin Evropian?! Rrota e koçisë na është thyer në rrugë, mes maleve. Nuse tjetër jemi duke sjellur në Katund. Edhe, pse: Kësaj here, duhet t’i mbëledhim mendtë në kokë mbi qafë dhe trup: Nuk mund të ketë marrëveshje fqinjësore para syve të ndërkombëtarëve, pikësëpari pa marrëveshje shqiptaro - “maqedonase” (bullgare). Edhe, pa regjistrimin e popullatës  me vite në këtë shtet të “përbashkët” para syve të Ndërkombëtarëve.

“ Nanëçimin”, mëkot, e provokonin rrugës pas porte me vite rrufjanët komunistë dhe neokomunistë me merita partiake, pensione të majme dhe Çmime shtetërore, dudumët me këmbët dhe trurë në legen. Ai u përgjigjej në rrugë me një buzëqeshje ironike, dhe: Tungjatjeta, o “burra mejdani” të pushtetit “vëllazërim-bashkimit” nëpër histori.

Falemnderit, i përgjigjeshin trusakatët. Dhe, rrufjanët, pas një përgjigjeje të këtillë e ulnin kokën edhe bishtin nën shalë, vashdonin si langaçë rrugën. E vrisnin, mendjen si ta shtinë në dorë me ndonjë kurthë policore “artistike”. Tekefundit, së paku ta rrasin një ditë në burg. Miqësisht, t’i jepnin një vit shkollë në Idrizovë, ose Goli Otok Edhe pse, e parashihnin rrezikun se me një veprim të këtillë, mund ta shpallnin hero kombëtar shqiptar. Prandaj, edhe sot e kësaj dite i kanë të lira veprimet e tyre politike-patriotike  në shtetin e “përbashkët”. Asgjë, nuk i dihet Ditës Nesërme Shqiptare, pas porte.

E vunë në lëvizje gjithë makinerinë e tyre policore, partiake dhe shtetërore: rrufjanët, “ptriotët kuqezi”. Edhe Gratë besnike me dy shamija lidhur për brezi. Kurrësesi ta shtinë në dorë “nacionalistin dhe irredenetisin e rrezikshëm” historik të shtetit “përbashkët”. “Armikun” e përbetuar brez pas brezi, në burg.

Përçudi, kurrë nuk erdhi ajo kohë edhe sot e kësaj ditënate: Dita e Nesërme?! Nanëqimi, ishte me parashikime para tyre në veprime politike dhe artistike si “armik” i popullit dhe shtetit “përbashkët”. E rrokullisi me vite lëmsh kohën nëpër këmbët e partive “demokratike” politike, Mikes me Dy shtamba verë nën Rrap. E piu gjakun e Isu Krishtit (Azreti Aliut). Lotët e Shën Mërisë Virgjër (Azreti Fatimes). Tambël, që përmes dhiareve malore nën Dardhat gorrice, i dhanë fuqi në Luftë me penë. Dexhalli me shokë të ngrihet më këmbë me parullën “nacionaliste- shoveniste: “Shqipëri e Madhe”!

Erdhi ajo Ditë dhe i pamë në vepër përsëgjalli: “komandantët”, trima pas lufte krah për krahu në “demokraci” vetëm me një ushtar.  Edhe atë, përçudi: Komandant “Askeri”. Partizanë partiak me “Din e Iman”, në xhami me këmbët dhe trutë në legen. Amani, dhashtë Zoti, nuk punoni më për “Shqipëri të madhe”, apo për pejgamberin Muhamedin a. s. Dhe, ju nëse punoni për “Shqipëri të Madhe”, sot ua bëj publikisht me dije: Unë jam armiku më i madh i juaji politik-fetar dhe historik. Armiku i pabindshëm edhe përtej tokës dhe qiellit, matanë varrit: Edhe në këtë botë, edhe në atë botë. Pash më pash dua t’i bie Xhehnemit! Pamarrë parasysh se, nateditë ju me vite më kërcnoheni me Xhehnet dhe Xhehenem. Edhe, me Polici Letrare pas porte. I lumtur do të isha, nëse një ditë do të punoni për Shqipëri Etnike. Pranverë Shqiptare. E, jo me pranvera arabe dhe flamuj turko-arab në protesta “paqësore” si dele të nënkryeme rrugëve të Shkupit me në ballë Patriotin e Vonuar dhe Hoxhën e Allahut..

Hë për hë, më befason parashikimi i “Gjarpërit” për Ditën e Nesërme: “Korigjimi i kufinjëve”: Lugina e Preshevës, Maqedonia, Plava dhe Gucia, Çamëria… Mund të bëhet kompromise politike me të vetmin kusht, ndonjë katund me popullatë shumicë serbe brenda kufinjëve të Shqipërisë Etnike, por jo edhe me Shkodrën. Kryeqytetin e Kulturës Shqiptare. E di se, me këtë hap politik, hapet një plagë shekullore e Ballkanit. Poashtu se këtë hap të rrezikshëm, nuk e merr kokë më vete Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Fuqitë e mëdha: Amerika (Çlirimtare strategjike e Kosovës nga prangat politike shekullore) dhe Gjermania (mike historike) me Rusinë armike e ngatërruar nëpër këmbë. Ende, nuk e dimë, se: Maxhatoreja, që e ndjek pulën viktimë (kurban) te porta ta shtrojë në Sofrën Festive Shqiptare, e zen te pulaniku.

Dhe, jo rastësisht në këtëtë dialog politik mes Kosovës dhe Serbisë do të përfshihet edhe Kancelarja gjermane Zonja Merkeli (Gjermania). E kam thënë herët nëpër shkrimet e mia publicistike, se: Çështjen Shqiptare në Ballkan, nëse nuk e zgjidhë Amerika si mike strategjike e shqiptarëve, patjetër do ta ta zgjidhë Gjermania si Mike historike krah për krahu me vetë shqiptarët, nëse duan të ketë paqe në Ballkan.

Siç duket më në fund Fuqitë e Mëdha, e kanë kuptuar, se: Pa Zgjidhjen e Çështjes Shqiptare, kurrë nuk do të ketë paqe në Ballkan. Problemi politik i këtij soji shekullor, nuk zgjidhet më mbi tavolinë, por në teren mes Trojeve Etnike Shqiptare. Mjaftë kohë humbën dhiareve Fuqitë e Mëdha me krijimin e shteteve të vogëla artificiale në Ballkan të Shokut Tito pa jetë me “vëllazërim-bashkim”, “bashkëjetesë”, “multietnike” e “qytetare” në shtete të “përbashkëta” shqiptare - sllavae, aqsa ka banorë vetëm një lagje e Stambollit. Ose, duke na i lënë ne shqiptarëve kopilat e tyre pas porte dhe në murin e Shtëpisë  të shitur nga Turqia me dy xhemi alltan Moskovit Zi, gozhdën e Nastradin Hoxhës për ta varur nesër setren pas dere armiqtë historik të popullit shqiptar.

Fuqitë e mëdha politike, historkisht u kanë hyrë në hak me vite e shekuj shqiptarëve duke i coptuar copë - copë nëpër disa shtete, në Ballkan. Fatmirësisht, ky popull paqedashës me luftërat tij për liri pas çdo njëqid viteve, si për inatë ende është gjallë në Histori?! Koha është me ndihmën e miqëve historik - strategjik, Fuqitë e mëdha ta përmisojnë gabimin e tyre historik nëpër shekuj ndaj shqiptarëve. Edhe, kuptojnë sot, se: Pa Zgjidhjen e Çështjes Shqiptare, kurrë nuk do të ketë paqe dhe qetësi në Ballkan.

“Vëllezërit” e Njerkës, Kopilin  tinëz na e lanë pasmesnate lyrek pas porte…



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora