Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: E dini ku bie kufini?!

| E enjte, 16.08.2018, 07:51 PM |


KUSH  NGA  JU  E  DIN

KU  BIJE  KUFINI ?!

Nga Fritz RADOVANI

NJË NDER MA T’ ARTAT PENA TË HISTORISË SË VERTETË SHQIPTARE !

Malsuer në pamje e Malsuer në bamje, me një tru të daltuem Europjan Perëndimor ku, sejcila qelizë ruente permbrenda saj një vllim të Historisë së Lavdishme t’ Ilirisë sonë...

Dijetar i pakufi si qielli i Maleve të Bogës, ku thithi ajrin e paster të Bjeshkëve tona!

Një fat i madh kur u ndesha me Te dhe, i shterngova doren e Bekueme...

Nuk kishte shumë kohë që kishe lexue një material historik të At Marinit ku, mbasi Ai kishte shkelë me kambët e veta të zbathuna nder të gjitha fshatet e kufinit Shqiptar, i kishte shkrue të rreshtuem njenimbastjetrit deri poshtë në Korfuz... Madje, tue e tregue saktësisht edhe sasinë e popullsisë, gjendjen ekonomike dhe besimin e banorëve t’ atyne viseve, ku mbas At Marinit, nuk besoj se asht marrë kush me atë punë aq delikate.

Tue lexue atë material shkencor, sa vinte e të formohej nder sy Harta e Shqipnisë!

Neser me i pyet qeveritarët tanë, ambasadorët apo “akademikët” që fluturojnë per çdo minut mbi ato zona aq me vlerë, se mbi cilin fshat apo kujt i perket ai vend aq i bukur që po shikon nga dritaria e avionit, jo vetem nuk i njohin po as nuk dijnë me i gjetë n’ hartë edhe me e pasë Shqipninë një meter të madhe perpara.

Takimet e tyne sekrete, pa praninë as të sekretarve të vet, marrveshjet “sekrete” dhe të nenshkrueme që nga 1913 prej Esad Pashës, Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, apo të sa e sa ministrave të jashtem mbas vitit 1991, të gjithë nenshkrimet paturpsisht në interesin e shteteve të hueja, tue fillue nga “dokumenti i Konferencës Islamike” 2 Nandor 1992, janë “Një Dosje e plotë e Tradhtisë Antishqiptare, në damin e Atdheut e t’ Popullit Shqiptar”.

Bisedohet me grekë, bisedohet me sllavë e turqë, bisedohet per toka, ujë e varreza, po jo, “per asnjë pëllambë Tokë Shqiptare që na asht grabitë nga anmiqtë që nga viti 1913...”

Kosova me të gjithë kujdesin Amerikan, pa u “njohë fare nga fqinjët, fillon me u kujdesë per shkembimet territoriale, tue prekë pikrisht aty ku nuk korrigjohen kurrma gabimet”!

Deri kur tradhtarët do të vazhdojnë me shitë e vjedhë territoret e pasuninë e Atdheut ?!

Ju jeni të vetmit në Botë.., që sot po shkatrroni Trojet e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!

Melbourne Gusht 2018.