E marte, 19.03.2024, 11:33 AM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: A janë bijtë e osmanlinjve pjellë e gjysheve të përdhunuara?

E merkure, 15.08.2018, 05:55 PM


A janë bijtë e osmanlinjve pjellë e gjysheve të përdhunuara?

Nga Gani Mehmetaj

Nëse ka djem a nipa të osmanlinjve në Dardani e në Shqipëri, atëherë ata janë pjellë e gjysheve të përdhunuara, kopila, bastardë, janë turpi i kombit, që duhet të fshihen shtatë pash nën tokë. Gjyshet e këtyre bastardeve nuk ishin fajtore pse patën fatkeqësinë të lindin pjellën e bishave osmane, sepse osmanlinjtë ishin pushtues- kafshë që erdhën me gjak e me hekur. As pjella e këtyre përdhunimeve nuk ishin fajtorë, por është turp kur disa nga nipërit e këtyre përdhunimeve makabre, mburrën pse janë pjellë e përdhunimit, madje flasin për atin përdhunues sikur ata të ishin heronj, ndërsa ishin kriminelë sikurse ishte kriminale Perandoria Osmane.

Jo rrallë ndonjë bastard i tillë me surrat afgani, që dëshiron të paraqitet pjellë e gjysheve të përdhunuara, mburret me të atin përdhunues. Çfarë monstrumë janë këta bastard që mburren me përdhunuesit osmanlinj. Rrëqethem kur i lexoj çmendurit e tyre. Sa turp! Por ata turpin e hanë me bukë.

Është e njëjta gjë sikur sot një Gëzim, me surrat serbi të Shumadisë, i biri i përdhunuesit Sllobodan të thotë se mburret me “serbët e lavdishëm”, që sunduan shqiptarët gati njëqind vjet me gjak e me hekur, apo sepse e mbajtën nën sundim ish-Jugosllavinë. Gëzimi, bastard i osmanlinjve dhe Gëzimi bastard i serbëve të Shumadisë nuk dallojnë.

Nuk ka shembull tjetër në botë ku nipi mburret pse ia kanë përdhunuar gjyshen, apo kur djali e mburr të atin përdhunues. Ndërkaq, televizionet tona ua nxjerrin surratin në ekran pikërisht pse na e nxijnë fytyrën.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora