E shtune, 25.05.2019, 07:09 PM (GMT+1)

Komente » Preqi

Dedë Preqi: Të zitë e ullirit në kalimin e kufirit

E marte, 14.08.2018, 06:00 PM


Mërgimtarët shqiptarë sikur edhe më parë, po heqin të zitë e ullirit në kalimin e kufirit!

Nga Dedë Preqi

Nga shumë maltretime dhe  gjeste arrogante të kufitarëve të Serbisë, posaqërisht ndaj popullatës mërgimtare shqiptare, në kufirin Merdarë, Dheu i Bardhë dhe Mutivodë, tregojnë çartazi, se janë porosi të planifikuara të një shteti, që përveq kulturës dhe normave kufitare, sikur  i mungon edhe karakteri i njerëzorës, që lë përshtypjen e urrejtjes së pashuar ndaj shqiptarëve dhe heqjen dorë nga serioziteti i një shoqërie civilizuese e bashkëkohore.

Kosova si një vend fqinjë me Serbinë, nuk mund të ndikojë në përmirësimin dhe kualitetin e punës së kufitarëve të asnjë vendi tjetër përveq në vendin e vet, që në kuptimin e përgjegjësisë shtetërore përveq tjerash, do duhej edhe sjellje normale me gjithë njerëzit në kalimet kufitare, ashtu sikur e japin rregulloret kufitare të vendëve me standarte perëndimore, por jo edhe sipas tekëve të tyre arrogante dhe malltretime të formave të ndryshme, ashtu sikur bëjnë kofitarët e Serbisë me qytetarët mërgimtarë shqiptarë.

Natyrisht, përpjekja e shtetit të Kosovës dhe qeverisë së saj, në këtë rast nuk kërkohet në të gjeturit e divergjencave dhe konflikteve në mes palëve, kryesisht ato kërkohen përmes marrëveshjeve, që zhvillohen në Bruksel, duke sqaruar një gjë të tillë dhe shumë të tjera, që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërfqinjësor në mes këtyre dy vendeve.

Ku qëndrojnë marrëdhëniet në mes këtyre dy vendeve në të ardhmën, apo përshtypja se Serbia, ka paragjykimet e veta dhe përmes divergjencave të tilla do mundohet të gjejë shkaqe, por kot që përmes këtyre formave dhe të tjera, të rrënojë gjithçka që është ndërtuar dhe ka të bëjë me pavarësinë e Kosovës dhe shtetin e saj.

Po ta kthejmë anën e kundërt, apo të vëhët reciprociteti në lojë në këtë mënyrë me qytetarët e Serbisë që hynë e dalin në Kosovë, sa herë që dojnë dhe të malltretohen, apo të vonohen procedurat e kufitarëve kosovar në këtë mënyrë, sikur po vepron shteti i Serbisë me mërgimtarët shqiptarë të Kosovës, me siguri se, do  ishte ngritur në këmbë i tërë Brukseli dhe BE-ja, për një gjë të tillë nga propagandat dhe intervenimet e Serbisë.

Shumica e mërgimtarëve shqiptarë që kalojnë kufirin me Serbinë, malltretohen përshkak se prej tyre ka edhe të tillë që nuk dinë të flasin në gjuhën serbe. Shumica e mërgimtarëve shqiptarë malltretohen dhe obligohen të kthehen, nëse në pasaportat e tyre nuk kanë vulë të hyrjes nga shteti i  Serbisë. Shumica e tyre malltretohen, përderi sa nuk i jipet ndonjë vallutë e majme, apo diçka tjetër  këtyre kufitarëve,  dhe  ajo që po ndodhë me këta mërgimtarë, janë vonesat marramendëse, të cilat zgjasin prej 8-10 orë pritje në një vend kalimi.

Ajo që po ndodh me mërgimtarët shqiptarë në kufi me Serbinë, sidomos gjatë pushimëve verore, ky lloj i mostrumit dhe i zollumit nga shteti i Serbisë, qëndron jashtë normave ligjore shtetërore dhe jashtë normave të ndërgjegjës njerëzore, për faktin e një trajtimi të tillë politik dhe në baza të urrejtjes nacionale me qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ky trajtim i këtij shteti me qytetarët shqiptarë të Kosovës, gjegjësisht me mërgimtarët shqiptarë, është i qëllimshëm dhe urdhër nga organet e larta të këtij shteti, i cili sikur edhe në kohën e luftës nuk pati mëshirë as për fëmitë në djep, poashtu nuk ka mëshirë as sot, duke i lënë të presin në kufi të rinjë e të vjetër si edhe fëmitë me orë të gjata në dielli e shi, duke e shprehur urrejtjen e pa shuar ndaj këtij populli në këtë mënyrë.

Pra, të ndërtosh një kulturë, e cila mbështetët mbi thëmelët e shoqërisë bashkëkohore dhe moderne, atëherë duhet ta konceptojmë edhe njeriun në mënyrë të tillë, që ai të formësohet sipas këtij modeli, dhe nga ana tjetër e këndvështrimit të ekzistencës dhe jetës me normat normale shoqërore, duke respektuar të vërtetën dhe synimet e saj, duhet të marrim vetëm çka është e vlershme përballë njeriut të aftë për të jetuar dhe për të gjykuar.

Prandaj, Kosova dhe qytetarët e saj, nuk e kanë në gjene dhe nuk do e marrin kurrë këtë lloj kulture të urrejtjes me veprimet dhe malltretimet e tilla, që ti fusin në ligjet e shtetit të vet, apo të veprohet në baza reciprociteti me qytetarët tjerë dhe kujdo qofshin ata, sepse madhështia njerëzore nuk do arrihet dhe ndërtohet përmes dhunës, forcës dhe urrejtjes, që shkatërron dhe e shterr natyrën njerëzore, por sipas  përpjekjeve në kuptimin e domëthënjës “imazh i paqës”, që i afron dhe bashkon njerëzit pa dallim.

Mërgimtarët shqiptarë janë pjesa më e vuajtur e shoqërisë tonë, të cilët në çdo kohë janë rrugëtimëve të gjata dhe të mundimshme dhe përveq obligimeve nga puna dhe familja në vendet e mërgimit, ata nuk ndalen për të ardhë dhe shfrytëzuar pushimet e tyre në vendlindje, tek të afërmit e tyre në atdhe, edhe pse gjatë rrugës së gjatë kanë vështirësi e peripeti të ndryshme, të gjitha këto i kalojnë, ndërsa me kalimet e tyre në kufinjt e Serbisë, sikur janë mësuar si gjithnjë pa ndryshime, sikur edhe më herët në kohën e pushtimit.

Dhe nuk duhet të ushqejmë asnjë iluzion në natyrën e kësaj rrjedhe, ngase e gjithë kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në formën e një hutimi kalimtar në mesin tonë, por si një sistem teorik dhe praktik i vazhdueshëm dhe i përpunuar mirë në çdo aspekt nga ana e shtetit të Serbisë kundër këtij vendi dhe qytetarëve të saj.

Por, ajo që do të quhej e pa kuptimtë dhe e dhimbshme për mërgimtarët shqiptarë, si edhe për gjithë qytetarët e vendi, kur Kosova e ka shtetin e vet dhe nuk është në gjendje të përcaktohet nga përgjegjësitë e veta morale e politike dhe fare pak priret nga një respekt i thellë ndaj qytetarëve të vet mërgimtarë, është një përgjegjësi morale dhe mëkat i madh që nuk mund ti falet qeverisë së vendit të vet.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT