E premte, 24.05.2019, 02:53 AM (GMT+1)

Komente » Saraçi

Hilmi Saraçi: Nga vizita në Lezhë

E marte, 14.08.2018, 02:29 PM


Nga vizita në Lezhë

Nga  Hilmi Saraçi

…Arritëm në Lezhë për ta vizituar Mauzoleun e Varrit të Skenderbeut.

Qyteti ishte i qetë.  Kishte shumë pak qarkullim të njerëzve dhe të mjetëve të komunikacionit.Ishte mesi i ditës dhe bënte vapë e madhe, por megjiate ishim mjaft të preokupuar për ta vizituar këtë qytet me rëndësi të vecantë historik dhe kombëtar-Mauzoleun e Varrit të Skënderbeut…

-Lezha është qytet në Shqipërinë veriore, vendasit e të cilit quhen Lezhjanë. Lezha ndodhet në një pozicion gjeografik shumë të favorshëm për sa i përket klimës saj bregdetare. Bregdeti i detit Adriatik ndodhet jo më shumë se 8 km.Qyteti antik i Lezhës cilësohet me emrin Lissus. Jane bërë disa zbërthime etimologjike deri më sot nga dijetarë të ndryshëm. Është përngjasuar emri Lezhë, apo Liss me fjalën shqipe Lis, çka përbën një etimologji popullore. Ka të tjerë që emrin Lezhë e lidhin me emrin e italiazinuar Alesio, ngaqë përmendet në dokumentet mesjetare shumë shpesh, me kuptimin Aleks, Aleksandër. Ky emër lidhet edhe me emrin e Llesh apo Lekë Dukagjinit, si derivate të emrit më të plotë Aleksandër. Këto shpjegime etimologjike janë gjithashtu në rrafshin e etimologjisë popullore, dhe duhet thënë, se emri topik Lissitam çka parakupton rrënjën Liss, është një emër i mirfilltë ilir, kuptimi i të cilit, për arsye të një lartësie tepër të skajshme mund të themi se nuk ka mbetur i zbërthyer shkencërisht kënaqshëm deri më sot”…

Pas vizites të Mauzoleut të Varrit të Skënderbeut u ulëm për të pushuar në parkun e bukur me lule për të biseduar për heroin kombëtar ,Skënderbeun . “Çlirimi i vendit me kryengritjen e përgjithshme të vitit 1443, ishte një fitore historike që duhej mbrojtur e çuar më tej. Përvoja e deriatëhershme shqiptare e ballkanike, sidomos kryengritjet e viteve 30 në Shqipëri, kishin treguar se fuqisë ushtarake më të madhe të kohës, Perandorisë Osmane, nuk mund t`i bëhej ballë pa bashkimin e forcave të brendshme politike, ushtarake dhe ekonomike, si dhe pa

bashkëpunimin me vendet e tjera”...

Prandaj Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ndoqi një politikë të brendshme e të jashtme shumë aktive. Më mirë se kushdo tjetër ai e kuptoi se për shqiptarët nuk do të kishte perspektiva për mbrojtjen e viseve të lira, duke qëndruar në pozitat e vjetra, pa kapërcyer copëtimin politik të vendit në një varg zotërimesh të pavarura dhe pa një bazë organizative të qëndrueshme, e cila do të bashkërendonte burimet njerëzore, ushtarake e ekonomike të vendit, si dhe gjithë veprimtarinë e zhvilluar në rrafsh të brendshëm me atë të ndërmarrë në rrafsh ndërkombëtar”...

Për zgjidhjen e këtyre detyrave, si hap të parë e të domosdoshëm Skënderbeu gjykoi mbajtjen e një kuvendi të përgjithshëm, ku të përfaqësoheshin drejtuesit e zotërimeve të pavarura dhe fisnikë të tjerë të vendit. Për këtë ai zhvilloi paraprakisht me ta takime vetjake, si rrjedhojë e të cilave u vendos që në Lezhë të mbahet një kuvend i fisnikëve shqiptarë”...

Kuvendet krahinore e ndërkrahinore të fisnikëve, të klerikëve apo të pleqve, ishin një traditë e njohur kombëtare e shqiptarëve e trashëguar ndër shekuj, nëpërmjet të cilave realizohej bashkëpunimi dhe bashkimi i shqiptarëve. Një kuvend me një përfaqësi kaq të gjerë kombëtare, që u vendos të mbahej në Lezhë nga shqiptarët, është i pari që njihet deri tani në historinë e tyre.

Lezha kishte një pozicion gjeografik të favorshëm për mbajtjen e Kuvendit. Ajo ndodhej në afërsi me zotërimet e pjesëmarrësve kryesorë të Kuvendit, ishte e veçuar nga zotërimet e tjera të Venedikut dhe kishte lidhje të ngushta ekonomike me viset e çliruara shqiptare, veçanërisht me ato të Kastriotëve. Për më tej, duke qenë Lezha nën zotërimin venecian, mënjanoheshin mosmarrëveshjet e pakënaqësitë që mund të lindnin ndërmjet sundimtarëve shqiptarë për vendin ku duhej të mbahej Kuvendi, si dhe në drejtim të marrëdhënieve me Republikën e Venedikut. Mbajtja e tij në Lezhë ishte si një thirrje miqësore për bashkëpunim në luftën kundër osmanëve…”

Në këtë hapsirë, pranë mauzoleut të Skënderbeut ishte ngritur edhe  monumenti i  At Gjergj Fishtës, poetit të madh të popullit shqiptar i cili me poezinw e tij epike- historike këndoi ngjarje të lavdishme dhe krenare të popullit tone- për atdheun, për gjuhën tonë të ëmbël- gjuhë të Përëdisë,siq thekson poeti:

 

Gjuha Shqipe

 

Porsi kanga e zogut t'verës,

qi vallzon n'blerim të prillit;

porsi i ambli flladi i erës,

qi lmon gjit e drandofillit;

porsi vala e bregut t'detit,

porsi gjâma e rrfès zhgjetare,

porsi ushtima e nji tërmetit,

ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.

Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,

porsi gjumi m'nji kërthi,

porsi drita plot uzdajë,

porsi gazi i pamashtri;

edhè ndihet tue kumbue;

porsi fleta e Kerubinit,

ka'i bien qiellvet tue flutrue

n't'zjarrtat valle t'amëshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,

qi këtë gjuhë të Perëndis',

trashigim, që na la i Pari,

trashigim s'ia len ai fmis;

edhe atij iu thaftë, po, goja,

që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;

qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,

flet e t'veten e lèn mbas dore…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT