E enjte, 18.04.2024, 07:36 PM (GMT+1)

Editorial

Klajd Kapinova: America First si model për Albania First dhe Dardania First

E marte, 07.08.2018, 08:25 PM


America First si model për Albania First dhe Dardania First

Nga Klajd Kapinova

Vendlindja ime Shqipëria dhe Dardania martire, duke e parë gjendjen e keqe ekonomike dhe politike ku ato ndodhen, sot më shumë se kurrë kanë nevoj për formën dhe stilin e punës atdhetare shembullore të Presidentit të SHBA zotit Donald J Trump.
Ndoshta shumë vetë nuk ndajnë të njëjtin opinion me mua, por e verteta që jetojmë këtu në SHBA është në favorin pozitiv të bisnesmenit të sukseshëm amerikan, sot President i 45-të i SHBA-së zotit Donald John Trump.
Pa dashur të bëj biografinë e jetës së tij të mbushur me fitore, dua të ndalem në disa pika kryesore të suksesit, që do të ishin një model edhe për Shqipërinë dhe Kosovë, klasat politike të cilat fatkesisht janë të tejmbushur nga korrupsioni dhe etja e shfrenuar për pushtet me çdo formë dhe mjet.
Kujtojmë, se zoti Trump zhvilloi në vitin 2016 një fushatë elektorale model dhe të suksesshëm, duke u përqendruar në pikat e dobëta të kundershtares së tij Hilari Klinton, që në politikë prej shumë dekadash përbën një disnasti më vete në SHBA.
Ajo deshtoi, sepse amerikanët e zgjuar preferuan një bisnesmen korrekt, që kishte prova bindëse se mund ta bëjë Ameriken Sërisht të Shkelqyer, se sa një politikane korrekte.
Mbas ceremonisë së betimit me 20 Janar 2017 dhe deri tani për 15 muaj ai ka bërë një reformë model dhe të panjohur më parë, në mënyrën e drejtimit plot sukses të Shtëpisë së Bardhë, duke berë realitet deri tani të gjithë premtimet e dhënë gjatë fushatës elektorale.
Media marramendëse dhe shumë propagandistike se sa informuese asokohe nuk e kishin parashikuar si fitues. Ata në unison deshtuan për herë të parë në historinë e fushatave të presidenciale në SHBA, mbasi ishin të sigurtë se e perkdhelja e tyre Hilari do të fitonte në saj të mbështetjes së madhe, që ata i jepnin rregullisht.
Ata non stop 24/7 bën çmos për të krijuar histori të rrejshme (fake) kundër Trumpit, të cilat publiku dhe populli amerikan nuk i mori parasysh, por hodhi në kutitë elektronike mbi 70.000.000 vota, ku amerikanët votuan për kandidatin e tyre më të mirë. Midis votuesve kishte me qindar dhe mijëra demokratë dhe të pavarur.
Të marrim disa shembuj dhe t’i krahasojmë ato me Shqiperinë dhe Kosovën sëbashku. Në dy shtetet shqiptare me popullsi afërsisht 5 milion banorë (2.9 deri në 3 milion Shqipëria dhe 1.8 deri në 2 milion Kosova) mbi 60-70% e popullsisë së aftë për punë nuk punon. Kjo eshtë dobësi e premtimeve boshe elektorale, që qeveritë e shteteve respektive në Tiranë dhe Prishtinë i kanë bërë vazhdimisht elektoratit të tyre shqiptar.
 Përballë injorancës së politikanëve dhe qeveritarëve shqiptarë, Presidenti amerikan Trump si inteligjent, vizionar, largpamës me politikën e tij të zgjuar racionale dhe praktike, për 15 muaj ka hapur 3.7 milion vende të reja pune, pra sa e gjithë popullsia e aftë për punë e Shqipërisë dhe Kosovës të marrë sëbashku.
Kryetari i shtetit tonë, ka shkurtuar menjëherë fondet për shtetet jo mike, që e kanë konsideruar për shumë vite SHBA si një lopë (apo sportel banke tërheqjesh parash), që mund t’a mjelesh me dy duar kur të duash dhe sa të duash.
Në shumë pika të platformës elektorale, për të cilat nga media FAKE NEWS kritikohet Trumpi pa të drejtë, ai zbatoi planet e Obamës “demokrat”, të cilat i mbante në syrtarë për shumë vite.
Kështu një prej projekteve të Obamës ishte edhe ndalimi i hyrjes së përkohshme në Amerikë të 7 (shtatë) shteteve me shumicë të popullsisë islame, të cilat, sipas investigimeve të CIA dhe FBI del se ata mbeshtesnin rregullisht terrorizmin ndërkombëtar dhe kundër interesave të SHBA.
Media e ekstremit të majtë qeveritare, sikurse njihet në popull si FAKE NEWS në SHBA, Europë dhe Shqipëri e Kosovë, bënin propagandë fallco dhe keqinformuese, sikur Presidenti Trump është kundër muslimanëve të botës, gjë e cila bie ndesh me të vertetën historike në SHBA.
Si shembull shumë i mirë janë vete dy shtetet me shumicë të popullsisë muslimane në Kosovë dhe Shqipëri, që nuk kanë qenë asnjëherë në listën e 7 shtetëve të ndaluara të hyjnë në Amerikë.
Por kjo, s’do të thotë se SHBA dhe Departamentit i Shtetit nuk e njeh gjendjen e brendshme në Kosovë dhe Shqipëri. Shumë ekstremistë muslimanë shqiptarë (sipas mediave të pavarura amerikane dhe europiane), kanë shkuar për të luftuar kunër trupave amerikane dhe NATO-s, duke u rreshtuar përkrah radikalizmit islamik ndërkombëtarë me Al Qaiden, ISIS etj., në mënyrë individuale, grup dhe familje, duke marrë shpesh me vete dhe grate dhe femijët e tyre…
 SHBA, duke e ditur gjendjen dhe situatën psikologjike, morale, ekonomike të shqiptarëve nga këto shtete nuk ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj tyre. Pikërisht falë politikës së tolerancës dhe qartësimit të gjerave në trojet shqiptare, SHBA i ka qendruar pranë si Prishtinës dhe Tiranës, duke qenë një ndër miqët dhe aleatët më të ngushtë të popullit shqiptar.
Nga ana e tjetër, Kosova zë vendin e parë në botë për simpatinë apo respektin dhe dashurinë e vecantë që tregon gjithnjë për SHBA, pavarësisht se kush drejton shtetin republikanët apo demokratët.
Duke mos lejuar hyrjen në tokën amerikane të refugjatëve muslimanë nga zonat e konflikteve ushtarake, si: Lindjes së Mesme, Sirisë dhe Irakut, sot, Amerika falë politikës largpamëse të Presidentit Trump, është më e sigurtë nga kërcenimet e radikalizmit islamik. Qeveria e SHBA po punon shumë për reformimin e ligjeve të emigracionit, duke i dhënë fund Lotarisë Amerikane (përzgjedhjes me short apo numëra) dhe për të pranuar në të ardhmen emigrantë të rinj nga mbarë bota, ku përparësi do të ketë meritokracia e intelektualëve të përgatitur.
Në politikën e jashtme ndërkombëtare Presidenti Trump ynë po orientohet drejtë, duke shikuar në fillim interesat amerikane ose sikurse quhet sot AMERICA FIRST, duke eleminuar çdo marrëveshje dhe veprime të mëparshëm jo të drejta, të bërë gjatë administrat jo të drejtas së ish Presidentit Obama.
Ja disa shembuj. Administrata e kaluar e  Obamës i jepte nga taksat tona çdo vit Lindjes se Mesme mbi $600 bilion, në një kohë kur palestinezët e Hamasi, etj., bërtisnin dhe mbanin pararudha në anglisht: “Vdekje Amerikës!”…
Gjithashtu Obama i dhuroi Iranit $1.5 bilion për hir të “marrëveshjes” më skandaloze në historinë e SHBA si dhe liroi disa sektorë të embargos ndaj këtij shteti dhe qeverisë iraniane.
Trump, më 6 Gusht 2018, rivendosi me të drejtë sanksione të reja dhe të ashpra ndaj Iranit, sepse shteti i mullave ekstremistë po vazhdon punën për prodhimin e armëve bërthamore të shkatërrimit në masë, synimi i të cilëve është shkatërirmi i aleatit të SHBA shtetit autokton të Israelit.
Përmes Presidentit Trump, SHBA u bë shteti i parë në botë, që hapi Ambasadën e SHBA në Jerusalem, kryeqytetin e lashtë 3000 vjecar të Israelit, të cilin Libri i Shenjtë i Biblës e permend 95 herë si kryeqytet i lashtë ebrejve, popullit të zgedhur te Zotit.
Mbas pak kohe 12 shtete të tjera iu bashkuan SHBA, në transferimin e ambasadave të tyre, me përjashtim të Shqipërisë së komunistit E. Rama, i cili, me urdhër të presidentit turk Erdogan, porositi ambasadoren e vet vajzën e Kadaresë, që të votoi kundër SHBA dhe pro palestinezëve të Hamasit, në një seancë në Selinë e OKB, nga ku Shqipëria humbi një kredi $10.5 milion nga Qeveria Amerikane.
Duhet theksuar se në fakt konsullata amerikane dhe disa degë të saj qysh në fillim të vitit 1948 kanë funksionuar në Jerusalem.
Presidentët Bush, i vjetri dhe i ri, sikurse Obama disa herë i kishin premtuar popullit të Israelit se do të transferojnë ambasadën e tyre në Jerusalem, por ata NUK e kanë mbajtur premtimet dhe e fshehën urdhër-zbatimin në syrtarin presidencial.
Trumpi, është i vetmi president në historinë e tyre, që premtimet ndaj elektoratit serioz amerikan i ka bërë realitet dhe për ketë gëzon mbështetjen më të madhe popullore dhe si gjithmonë deri tani më të voglën nga mediat FAKE NEWS.
Vëtëm për 15 muaj, Presidenti ynë Trump, falë zgjuarësisë dhe talentit në marreveshjet e ndryshme tregtare me shtete të vecanta, ka ulur me sukses dyficitin tregtar të SHBA me Kinën në masën $50 miliard.
Marketi i Mallrave në Bursën e famshme të New York-ut në Wall Street, gjithmonë tprej 15 muajsh ka qenë në nivelet më të larta record, duke lëvizur nga 35-40%.
Media e majtë amerikane asnjëherë nuk ka dhe shkruar folur për këto fakte pozitive të ekonomisë amerikane, sepse qëllimi i tyre është shkatërrimi i presidencës së zotit Trump dhe jo mirëqënia e popullit tonë. Shame – Turp!
Administrata Trump dhe Pentagoni, për herë të parë po krijojnë Forcën e së Ardhmes Ushtarake Amerikane të Hapësirës, mbasi me të drejtë në planetin Tokë, ushtria e jonë e mrekullueshme është fatmirësisht Zoti vetë…
Ushtria modern amerikane, së shpejti do të ketë armatime të reja bashkohore dhe të sofistikuara si asnjëherë më parë.
Trump, po bën shumë përpjekje për të vënë në vend dinjitetin dhe respektin për veteranët heronj, të cilët fatkeqsisht shpesh janë lënë mbas dore nga administrata e mëparshme.
Presidenti ynë, ka larguar nga ndihma sociale ekonomike shtetërore, njerëzit e aftë për punë, përmes futjes së kultures se re të vetëpunësimit. Arka e kursimeve të shtetit po shtohet vazhdimisht.
Presidenti, shkurtoi nga buxheti pagesën qeveritare sociale të mbi 3.5 milion amerikanëve, të cilët sot punojnë në profesione dhe punë të ndryshme. Ai risolli shpresën dhe besimin tek amerikanët.
Në dy shtetet tona atje në trojet shqiptare nuk u hap asnjë fabrikë dhe punësime, ndësa Presidenti i palodhur Trump, ka arritur të punësoj në fabrika të reja apo të rinovuara etj., mbi 400.000 punëtorë, me benefice shëndetësore etj.
Shumë kompani të medha, që gjatë kohës se ish presidentit “demokrat” Barok Hysen Obamës janë larguar nga SHBA në drejtim të Kinës, Meksikës, Kanadasë, Europës etj., kurse tani falë Presidentit bisnesmen TRUMP po rikthehen sërisht, sepse u ka hequr pengesat buroktratike, taksat dhe u ka krijuar lehtësira të tjera, për bisnes dhe hapjen e vendeve të reja të punës për amerikanët.
Dhe këtu nuk flitet për pizza apo biçikleta, por për industri të mëdha, të prodhimit të makinave, shkrirjes së çelikut, prodhimin e frigoriferëve etj.
Trump dhe administrate e tij, me enërgji të pashtershme po bën investime të mëdha në bujqësi, për femerët amerikane. Mallrat e prodhuara me marken Made in USA, janë cilësore, të forta dhe me garanci prodhimi, në krahasim me produktet e dobeta dhe të lira kineze…
Papunësia, është ulur në masën 3.9% duke qenë një record në histotorinë e SHBA për gati 50 vjet. Komuniteti afrikano-amerikanë, që në kohën e Obamës (për 8 vjet) kishte papunësinë më të madhe, sot e ka nivelin e papunësinë në nivel më të ulët, në të gjithë historinë e SHBA.
Keshtu mund të thuhet edhe për punësimin në rritje të komunitetit latin, aziatike etj. Për vajzat dhe gratë amerikane, niveli i papunësisë se tyre është ulur shumë dhe përben një shifër record, qysh prej vitit 1950.
Edhe në planin e politikës ndërkombetare, Presidenti Trump për herë të parë u ul në tryezen e bisedimeve direkte me Presidentin e Koresë së Veriut, ku tema kryesore ishte ç’militarizimi berthamor i Gadishullit të Koresë. Ai zhvilloi bisedime direkte dhe të suksesshme me Presidentin Putin të Rusinë, NATO-n, etj., etj.
Me dekret të Presidentit, unë dhe miliona amerikanë të tjerë, që punojmë shumë, kemi përfituar nga ulja e taksave federale në masën 20%.
Shteti i New York-ut, që për fat të keq kontrollohet nga Partia Demokratike e Obamës dhe Hilarit, nuk na i kanë ulur taksat. Me taksat tona të larta demokratët e NY mbajnë të hapura qindra dhe mijëra programe për njerëzit e papunë (shumica të rinj), të cilët, janë shifra numerike për votat e tyre.
Shtetet, ku drejtojnë apo qeverisin zyrtarët republikanë, kanë ulje të taksave nga federalja dhe shteti përkatës në masën 20-35%, duke futur në kuletë (portofol) më shumë para ($$$).
Është i habitshëm fakti, se pjesa më e madhe e shqiptaro amerikanëve edhe pse votojnë në masën 95% për “demokratët” apo socialistët e SHBA-së (njësoj sikurse në Shqipëri e Kosovë), nuk kanë përfituar asnjëherë nga ulja e taksave (sepse demokratët asnjëherë nuk i ulin taksat) dhe me fanatizëm e kryenecesi tipike shqiptare vazhdojnë të përkrahin Hilarin dhe Obamën, duke berë foto dhe krenuar edhe ne rrjetet sociale a thua se kanë rizbuluar Amerikën!!!!
Ne kemi një asamblist shqiptaro amerikan në distriktin tonë elektoral, i cili është zyrtar i PD për Asamblenë në kryeqytetin e shtetit tonë në Albani. Ai asnjëherë nuk ka kërkuar nga kolegët e tij demokratë që të shkurtojnë taksat për punëtorët dhe shtresën e mesme të shoqërisë shqiptare dhe amerikane këtu. Ai ngre supet dhe largohet pa thënë asnjë fjalë, kur shumë amerikanë e pyesin për shkurtimin e taksave.
Eshtë e habitshme dhe e pakuptueshme fakti, se shqiptarët këtu në SHBA, vazhdojnë të duan me nostalgji idetë utopiste të deshtuara të majta, të cilat i mbajtën të shtypur në vendlindje nga 1944-2018, në komunizëm e socializëm sot.
Sëfundi, në vendlindje apo rrjetet sociale nuk ekziston shprehja kombëtare Albania First ose Dardania First, sikurse e kemi ne America First, sepse atje nuk i intereson askujt të ketë shtet të fortë demokratik, të pavarur dhe të zhvilluar.
Ne mezi po presim të RIVOTOJMË sërisht Presidentin tonë të suksshëm Donald J Trump, në muajin Nëntor të vitit 2020.
God Bless America!
God Bless President Donald J Trump!





(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora