E premte, 19.04.2024, 10:21 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Jakov Milaj dhe raca shqiptare

E diele, 05.08.2018, 09:36 AM


Jakov Milaj dhe raca shqiptare

“Çdo shkencë e mirëfilltë  i ka të praët e saj. Është e vërtetë se antropologjia si pjesë e shkencave albanologjike, u fut në udhë të mbarë këto dekadat e fundit, por po aq e vërtetë është se ka pionierin e saj, Jakov Milajn”. (Prof. Dr. Aleksandër Dhima)

Kush ishte Jakov Milaj ?

Jakov Milaj lindi në Fier me 25 mars te vitit 1911. U shkollua në Gjimnazin e Shkodrës, ku e mbaroi atë në fund, si një nga studentët më të mirë në vitin 1931. Më 1934 filloi studimet e larta në degën e veterinarisë në Universitetin e Torinos. Më 1935 u kthye në vendlindje, ku merr pjesë në Kryengritjen e Fierit. Më 29 gusht 1935 u dënua me 101 vjet si pjesëmarrës i revoltës, por u fal pas pak muajsh. Pas daljes nga burgu, u nis për të vazhduar studimet.[2]  Në ditët e fundit te Migjenit, ai do te ishte pranë tij dhe te motrës në Senatoriumin e Tore Felices. Madje, do te ishte ai, që do te sillte edhe fjalët e fundit te Migjenit te madh dhe dorëshkrimet e fundit nga spitali.[1] Me ardhjen në pushtet të regjimit komunist, u arrestua dhe dënua me 15 vjet burg nga Gjyqi Special. Më 1951 u lirua nga burgu dhe u internua me familjen në Shtyllas dhe Radostinë të Fierit. Punoi më pas veteriner në në Durrës, Bilisht, Fier.[1] Ndërroi jetë më 02 janar 1997.[2] .

Në Janar te vitit 1944 e botoi  librin Raca Shqiptare, libër i cili i ribotua në vitin 1994 në Prishtinë.

“Skajet etnografi dhe etnologji që e kanë rrënjën në konceptin e popullit (greqisht ethnos) janë të kohëve të reja. Përkufizime të qarta mbi to mungojnë edhe sot e kësaj dite, pse dijetarët e shteteve të ndryshme u japin kuptime që nuk përputhen kryekëput me njëri tjetrin. Me gjithë këtë, përmbajtja e etnografisë është përcaktuar, në përgjithësi, në kuptimin e një disipline thjeshtësisht përshkronjëse, e cila ka për barrë mbledhjen e lëndës që është për të vërejtur mbi kulturat e sotme të popujve të ndryshëm. Etnologjia është shkenca krahasonjëse e induktive që ka për detyrë përpunimin e mëpastajshëm dhe diskutimin e kësaj lënde së mbledhur… Shumë herë nën emrin shkenca antropologjike dijetarët kanë përmbledhur etnologjinë së bashku me antropologjinë” (Jakov Milaj, Raca shqiptare, Ismail Mal Osmani, Tiranë, 1944, f. 11-12).

Sipas prof. dr. Aleksandër Dhimës, “Raca shqiptare” është e para monografi e shkruar nga një autor shqiptar, në të cilën provohet me bindje prejardhja e këtij populli dhe njësia e kombit shqiptar me mjete ndërdisiplinore, ku shtyllat kryesore të argumentimit i mbajnë në mënyrë të natyrshme antropologjia dhe shkencat historike. Në aspektin antropologjik, do të thoshim, madje me plot gojën se ky punim, i shkruar mjeshtërisht me një shqipe të lakmueshme, që ngërthen në një të tërë të gjitha studimet e mëparshme, të kryera në shumicën dërrmuese nga të huajt, për të nxjerrë mandej tharmin e tipit fizik shqiptar dhe ecurinë e tij evolative në rrafsh kombëtar” (Vasil Prifti-Lami Koço, Jakov Milaj një jetë në shërbim të popullit, Planet, Fier, 1998, f. 10). (Kur Jakov Milaj fliste për racën: Çfarë e ka prishur tipin shqiptar! shkruar nga Ilirjan Gjika )

Ndërsa prof. dr. Mark Tirta, në kumtesën “Dukuri etnologjike në veprën “Raca shqiptare” thekson se “Milaj, njeri me kulturë të gjerë, specialist në veterinari, ka ditur të gjejë vendin e tij në një temë interesante të dijeve albanistike, në antropologjinë etnike… Në këtë vështrim Milaj i ka shërbyer shkencës së etnologjisë shqiptare, mandej si nismëtar për një problematikë të gjerë që ka marrë në shqyrtim. Pra, në historinë e studimit të etnologjisë shqiptare, puna e bërë nga një shqiptar, vepra “Raca shqiptare” e autori i saj, ka zënë një vend të merituar (Vasil Prifti-Lami Koço, Jakov Milaj një jetë në shërbim të popullit”, Planet, Fier, 1998, f. 29). ( po aty nga Ilirjan Gjika )

Me një gjuhë të rrjedhshme, të kuptueshme dhe me një stil të thjeshtë metodik, hap pas hapi ai bën një shpjegim të detajuar të problemeve të ndryshme. Kështu e nis me termin racë. Pra, “Raca”, shkruan më tej Milaj, duke cituar si autor Gunther-in, përfaqëson një grup njerëzor që, për lidhjet ndërmjet veçorive fizike dhe pajisjeve shpirtërore të veçanta, dallohet nga cilido grup tjetër njerëzor dhe krijon elemente t’i përngjasojnë njëri-tjetrit

Për të bërë dallimin e diversitetit të shqiptarëve me popujt fqinjë të Ballkanit, ai citon kontin De Gobineau, ish-ambasador i Francës në Greqi, i cili jep të dhëna interesante tek shënimet e tij. De Gobineau, thuhet në faqe 32 të “Racës shqiptare”, origjinën tonë e gjen te Ilirët, “e denjë për emrin popull”; merret pak me historinë e me gjuhën e tyre dhe pastaj flet mbi individualitetin fizik: “shqiptari, në pjesën e vërtetë kombëtare të vijave të tij, dallohet fare mirë prej popullsive që e rrethojnë. Nuk i përngjan as Grekut të ri as Sllavit. Nuk ka lidhje të ngushtë me Vllahun. Marrëdhëniet e shumta, duke e afruar fiziologjikisht me fqinjët që e rrethojnë, e kanë prishur mjaft tipin e tij parak (primitiv), por karakteri i tij i veçantë nuk është zhdukur. Si shënja themelore, vihen re tek ai një shtat i gjatë e i përpjestuar mirë, një skelet i fort, vija të theksuara dhe një fytyrë e kocktë që, në të kthyer e ndër kënde, nuk të kujton pikë për pikë ndërtimin e facies kalmuke, por të sjell ndër mënt sistemin pas të cilit kjo facies është trajtuar…. Hunda duket e gjatë, mjekra e gjërë dhe në trajtë katrore. Vijat, megjithë ate janë të bukura.

“Shqiptarët janë stërniprit e ilirëve, të këtij populli të lashtë që, dy a tre mijë vjet para Krishtit, zbriti… dhe u përhap buzë detit Adriatik e në toka të tjera prej Austrisë deri në kufirin jugor të Shqipërisë së sotme »

Jakov Milaj i jep edhe këto sqarime me vlerë :  « Në lindje të tokës së zënë prej popullit shqiptar gjendet Bullgaria. E ndan prej saj Maqedonia me njerëz race të përzier, shumica e të cilëve e mban veten si bullgarë. Bullgarët sipas Watef-it, kanë një lartësi mesatare m. 1.665… Bullgarët e Maqedonisë e kanë shtatin e tyre më të lartë se ata të krahinave lindore: ai arrin mesatarisht në m. 1.678, do me thënë në një lartësi krejt të barabartë me atë të shqiptarëve që gjen Pittardi… del pra, në shesh se ata që i thonë vetes maqedonas duhet të kenë shumë gjak shqiptar dhe, për sa i takon lartësisë mesatare, ndryshojnë mjaft prej bullgarëve të vërtetë. »

« … Në jugun e vendit tonë gjenden Grekët, të cilët kanë një gjatësi trupi të njënjëshme me ne: m. 1.67. Kjo veçori e disa të tjera… bëjnë të besosh se shumica e Grekëve, posaçërisht pjesa perëndimore, janë të një race me shqiptarët, e, bile, janë Shqiptarë që kanë humbur gjuhën dhe nëpërmjet të shkollës e të Kishës, kanë trajtuar një ndjenjë kombëtare që, shpirtërisht i ndanë nga ne »

Lexojeni këtë :  «Ai bën jo vetëm analizën e rezultateve antropologjike të këtyre zbulimeve por shkon deri aty sa portretizon edhe perandorët ilirë të Romës dhe Bizantit. Ja se ç’thotë ai enkas për më të famshmin prej tyre: “Po t’u hedhim një sy mozaikëve të Justinianit të Madh dhe të shoqes së tij Theodhora, që janë ndërtuar në Ravena në shekullin e gjashtë, i pari në kishën e Shën Apolonarit të Ri dhe i dyti në kishën Shën Vitalit, do të na bjenë në sy menjëherë tiparet dinarike të ligjvënësit të madh kosovar, ndërsa Perandoresha duket se është e racës mesdhetare  «

Jakov Milaj ishte kategorik « Populli i malevet dhe i fushavet beson edhe sot me këmbëngulje në diellin, vijon më tej autori. Njëzet shekuj krishterimi e myslimanizi nuk kanë mundur t’ia çrrënjosin këtë besim. Ai vazhdon të betohet për diell e për rreze të tij. Një varg bestytnish (supersticjonesh) e lidhin me të. Në folklorin tonë gjënden pjesë të shumta këngësh në të cilat kreshnikët flasin me diellin si të flisnin me një vehtje të gjallë, i kërkojnë atij të mira dhe i binden. » » Por ka edhe më. D. Nikollë Gazulli na tregon se ilirët kishin për simbol të diellit kryqin me grepça, atë që kanë pasur edhe të gjithë popujt arjanë dhe që përfaqsonte zjarrin, flakën e gjallë. Ky simbol, na siguron autori, është i njohur edhe sot ndër malësit të Shkodrës. Shumë gra e qëndisin kryqin me grepça ndër xhubleta të tyre. Në hetimet që ai ka bërë duke pyetur ato që mirren me këto qëndima, ka nxënë se ky trashgim u ka mbetur prej plakash të moçme «

Jakov Milaj ishte veterinar, por shkenca  eshkruar nga ai e bënte shumë të , madh « Përveç argumenteve nëpërmjet dëshmive historike ai thekson: “Që banorët e Himarës janë të racës shqiptare nuk ka asnjë dyshim. Historia flet hapët për shqiptarizmin e tyre .)… Besa e burrërja i lidh ata, pa as më të voglin dyshim, me malësitë e virgjërta të veriut. Edhe tri nga shtatë katundet e Bregut te detit-Palasa, Dhërmiu dhe Himara-që sot flasin një greqishte të prishur, shenjë e propagandës së fortë greke të zhvilluar me anë të shkollës dhe kishës, i ruajnë me respekt doket e zakonet që iu kanë lënë të parët. Jeta patriarkale e tyre është organizuar si në të gjitha malësitë e tjera të veriut. Lagjet e ndryshme të katundeve dhe fiset që banojnë ndër to kanë, që të gjitha emra në gjuhën tonë. Edhe tre fshatrat që flasin greqisht, në dasma dhe vdekje këndojnë e qajnë shqip “

Kur ta lexoni “ Racen shqiptare “ atëherë do ta kuptoni pse regjimi komunist nuk e deshi këtë njeri- mrekulli të shkencës  dhe ta kuptoni se pse e burgosen. e internuan dhe nuk ia ribotuan librin e tij asnjë herë

(Falënderime për autorin Aleksandër Dhima: “Antropologjia etnike e shqiptarëve dhe debati i Jakov Milajt”  , per autorin Ilirjan Gjika:” Kur Jakov Milaj fliste për racën: Çfarë e ka prishur tipin shqiptar”,

Robert Elsien (24 December 2012). A Biographical Dictionary of Albanian History”, Bruqi F., Guximi shqiptar, Prishtinë: Printing Press, 2008 , nga të cilët u frymëzova për këtë shkrim.)

Fahri Xharra, 29.07.18

Gjakovë



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora