Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Si do të kontrollohet pushteti?

| E merkure, 01.08.2018, 07:32 PM |


Si do të kontrollohet pushteti, nëse nuk përfitohet nga përsonaliteti?

Nga Dedë Preqi

Duhet ta pyesim vetën se çfarë imazhi po jep sot pushteti kosovar përballë opinionit të vet dhe atij të jashtëm dhe cilat janë elementet bazë të imazhit të ri të ekzistencës së këtij shteti?

Kjo ndjesi do të gjejë një pasqyrim të përpiktë, nëse nuk do ti shmangëmi realitetit dhe gjendjes reale në të cilën po kalon Kosova. Jemi të përpirë prej asaj të shëmtuarës, të keqës, të pa mirës, të pa mëshirës dhe të dhimbshmës që na rrethon dhe është e pa mundur që ti shmangëmi dhe të kridhëmi më thellë brenda saj, që na grish në vallën e saj dhe na shtyen edhe më tutje, deri sa të lodhur mund të biem edhe më keq në krahët e saj, që quhet “fatalitet” i këtij populli, i cili nuk e meriton një gjë të tillë.

Shteti i Kosovës, vetë si shtet përditë na thërret dhe na flet pa reshtur, ku jeni o populli im, unë po pres nga ju që të më mbani dhe ngritëni në këmbë. Sëcila vepër e juaja ka një histori në vete, të mirë dhe të keqe, por e mira bëhët përballë vetës dhe merr formën e vlerave të jetës njerëzore, që të gjitha e përbëjnë një unitet... Akoma është e pranishme e kaluara me pasojat e saj, por mos u mirrni gjithherë më këtë, sepse e tanishmja është përjetësia e saj dhe ardhmëria.

Shumë flitet për shtetin e Kosovës, por në realitet shumë pak bëhët me ekzistencën dhe natyrën e një shteti të mirëfillt dhe demokratik, i cili nuk e gjenë vetën tek imazhi i një shteti të cilin e kemi kërkuar me shekuj dhe kemi bërë sakrifica të mëdha, dhe kurrë nuk e kemi menduar se shteti jonë do i ngjanë një inskenimi të pazakontë dhe që do ta përbuzim, duke e përdorur për qëllime të caktuara dhe jashtë atdhetare, tmerësisht, dhimbshëm  dhe fatal për popullin e këtij vendi.

Përpjekjet e qeverisë janë të vazhdueshme në rrafshin politik, por pse këto pëpjekje janë të pa efektshme dhe nuk tregojnë rrezulltate të duhura dhe të kënaqshme, që ti plotësojnë nevojat e qytetarëve të vendit dhe nevojat e shtetit, apo të gjitha këto përpjekje janë prodhim i mullirit që bluan pa ujë, madje për ta kontrolluar prodhimin është e kotë, sepse që ta ruaj pushtetin e vet, edhe nëse shkatërrohet mulliri nuk është e frikshme, vetëm të realizohet dhe të afirmohet që mos të mbetët mbas dore, ose të humbas vetë “mulliqari”.

Si do të kontrollohet pushteti, nëse nuk përfitohet nga përsonaliteti, apo ky zhvillim të lë përshtypjen se pushteti po objektivizohet, dhe pothuaj se në fund të fundit ai nuk është në duart e popullit, por të disa individëve të caktuar, sikur që është kryetari i shtetit, kryeministri dhe kryekuvendari së bashku me bandat e tyre, që shteti do të zhvillohet dhe përcaktohet në bazë të kësaj logjike. Kjo tregon se në Kosovë ekziston mundësia për ta keqinterpretuar pushtetin dhe duke abuzuar me lirinë dhe pavarësinë e këtij populli.

Do të mbetëmi në primitivizëm akoma, nëse nuk e vërejmë këtë gjë të shëmtuar në shtetin tonë, dhe nga ky primitivizëm i tillë nuk mund të presim që koha të kthehët vet, apo të shfaqët në optimizëm të kohës moderne e cila po na pret edhe ne, që të bëhëmi pjesë e kësaj bote bashkëkohore. Për të arritur këtë trend duhet të krijohen mundësi të reja veprimi, e pikërisht këto mundësi arrijnë duke e ndërruar këtë strukturë të dobët dhe të lodhur politike në Kosovë, që të zavendësohet me një frymë e re politike dhe strategjike, përndryshe Kosova po rrezikohet nga vet udhëheqja e dobët, e lodhur dhe e neveritshëm, ndërsa nga të tjerat  si zakonisht, vetëm zoti e Amerika mund ta mbrojnë nga djallëzorët...