E merkure, 24.04.2024, 03:22 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Saranda

E shtune, 19.02.2005, 12:28 AM


Saranda, perla e Jonit

Është qyteti më i bukur bregdetar në Shqipëri. Duket sikur vetë Zoti e ka krijuar këtë vend me penelin e tij. Një sipërfaqe shumë e vogël ku gjenden kaq shumë monumente kulturore, historike dhe natyrore. I shtrirë mes blusë së detit, me një breg krejtësisht shkëmbor, rrethohet nga një ujë i pastër, i thellë dhe nga një gjelbërim i jashtëzakonshëm. Së bashku me Vlorën deri në qafën e Llogarasë, bregdeti i Jonit është 137 km dhe thellësia e detit është 200 metra. Është qyteti më i preferuar në Shqipëri si nga turistët vendas dhe nga ato të huaj. Sot me përkujdesjen e qytetarëve ky qytet jeton kryesisht me turizëm, i cili nuk zhvillohet vetëm gjatë muajve të nxehtë të verës, por gjatë gjithë vitit. Karakteristikë e klimës së Sarandës është një harmonizim i mrekullueshëm mes të nxehtit dhe freskut të erës së detit që asnjëherë nuk ta lejon ta përjetosh tragjikisht zhegun e vapës. Temperatura në Sarandë në verë është 30 gradë celsius dhe ka mbi 260 ditë diell në vit. Është stinë e lagësht dhe me shumë jod. Është shumë e këshillueshme për njërëzit që kanë nevojë për jod ndërkohë që ato që vuajnë nga reumatizmat e kanë pak problem klimën e lagësht.

Sot në Sarandë ka mbi 30 mijë banorë, një popullsi e cila shtohet shumë në muajt e verës, nga fluksi i madh i turistëve bëhet dy ose tre herë më i madh. Vendasit, sarandiotët kanë një natyrë me të vërtetë europiane, ato janë pak a shumë natyra indiferente në lidhje me mentalitetet, dhe krejtësisht të sjellshëm me turistët dhe të huajt. Mikpritja është karakteristike në çdo vend, për të mos u ndjerë asnjëherë i huaj në këtë qytet. Prej kohësh sarandiotët veshjen e tyre karakteristike kanë pantallonat e shkurtra, kanotieren dhe të folurën me pak dialekt minoritar. Fakti që popullsia është e përzier ka krijuar më shumë harmoni mes njerëzve dhe oportunitet. Saranda është një vend i qetë, pa skandale, një qytet që ruan karakteristikat e tij me fanatizëm, një qytet që lashtësinë e tij e ka ngritur në piedestal me monumente të shkëlqyera. Sigurisht që problemet e infrastrukturës rrugore janë akoma për tu zgjidhur, por biznesi vendas ka nisur me inisiativën e tij të përmirësojë diçka. Gjithashtu problemet e ujit dhe të dritave janë përmirësuar shumë dhe nuk janë pengesë për pushuesit gjatë kohës së verës. Ajo që ndoshta çalon pak është rruga për të vajtur deri në Sarandë, por shpejt ajo harrohet përpara mrekullisë së këtij vendi të virgjër të natyrës shqiptare.

Ushqimi karakteristik në Sarandë duke qenë një vend peshku janë karakalecat me vezë. (Lyhen karkalecat me vezë të rrahur dhe skuqen. Më pas sipër tyre hidhet pak majonezë.) Është ushqim i veçantë që nuk shijohet në asnjë vend tjetër të botës.
Një ushqim tjetër karakteristik janë kocat, të cilat të pjekura në zgarë shoqërohen me verën e kuqe të Delvinës. Përveç detit, natyrës, ushqimit, në Sarandë turisti ushqehet dhe me vlera të vërteta kulturore. Dihet që Butrinti është një nga vendet më të bukura arkeologjike pranë Sarandës. Njëkohësisht pranë saj gjendet Syri i Kaltër, Manastiri në Mesopotam një manastir që i përket viteve 1400 me një arkitekturë shumë të veçantë. Mund të vizitohet dhe Shën Vasili, ku gjendet një kishë e vjetër ndërtuar në 1600 me tiparet e një kishe katolike në një vend krejtësisht ortodoks.

Qyteti i vjetër i Sarandës quhej Pornest, ka qenë një vend prej 10 ha, i rrethuar me mure të lartë, i krijuar në vitet 700-800 dhe në trekëndëshin e saj ka patur kulla shumë të larta. Hyrjen e ka patur në anën perëndimore të qytetit. Saranda si qytet para pushtimit grek ka patur kryeqendrën në kalanë e Lëkursit. Më pas ajo u shkatërrua dhe qyteti u shtri aty ku ndodhet sot. Në klimën mesdhetare që e përshkon Sarandën bima karakteristike është bukovilja, një bimë kacavjerrëse që lulëzon gjatë gjithë vitit dhe nuk rritet në asnjë vend tjetër. Atë e gjen të çelur në çdo oborr dhe gati në të gjitha parqet e hoteleve dhe të rrugëve. Gjithashtu karakteristikë janë edhe Fiqtë e detit. Në Sarandë çdo strukturë është e ndërtuar në mënyrë që pushuesi ta ndjejë veten shumë mirë. Pjesa më e madhe e hoteleve është e pajisur me të gjitha komoditetet duke futur këtu dhe lodrat për fëmijë. Restorante, pube, Self service, piceri, disko, videogames, lojëra fati, poker, pista vallëzimi ku kërcehet muzikë e lehtë, një jetë që mund ta shijosh në pushimet e tua, 24 orë pa pushim. Disa hotele të ndërtuara kohët e fundit kanë dhe pishina të mbushura me ujë të kripur, me ujë deti.

Nënuji është i pasur me florë detare, dhe të gjithë ato që janë të apasionuar ndaj sporteve të ujit mund ta ushtrojnë atë.
Në Sarandë ushtrohet shumë dhe turizmi familjar, me shtëpi që jepen me qira. Zakonisht në korrik dhe në gusht shtëpitë jepen me qera 3000 lekë të reja. Ndërkohë që në shtator çmimet bien goxha dhe koha është shumë e bukur
Brenda në qytet të gjitha lokalet dhe dyqanet janë të niveleve europiane. Ndërkohë mund të vizitohen dhe muzeu arkeologjik në qendër të qytetit. Pushuesit mund të furnizohen me libra nëpër libraritë e qytetit, ndërkohë që mund të frekuentojnë dhe Bibliotekën e qytetit, të rinovuar nën kujdesin e bashkisë së Sarandës. Turistët mund të kërkojnë dhe guida për kalimin e pushimeve të tyre ose t’i drejtohen dhe agjensisë turistike Albtorus D, me filialin e tij në Sarandë me zotin Ramiz Kasaj.

Janar, shkurt Saranda frekuentohet nga pushuesit dimërorë dhe temperatura është 16-18 gradë celsius.
Hotelet normale e kanë çmimin 3000-3500 lekë të reja duke siguruar dhe mëngjesin. Në Sarandë secili turist mund ta gjejë komoditetin e tij sipas xhepit, ka hotele nga një yll deri tek 5 yje që është hoteli i Butrintit. Hoteli i Butrintit 13000 lekë një natë, ndërkohë që suita shkon deri tek 500 Euro nata. Është hotel me pesë yje, i quajtur një nga hotelet më luksoze të Ballkanit. Pika të tjera turistike që mund të shkohet përreth janë Borshi, Gërneci, Ksamili, ndërkohë që është hapur dhe një vend tjetër që quhet Pema e Thatë, një vend i mbushur me rërë tipike si ajo e Durrësit, një rërë e bardhë si sheqer. Nisja për këtu bëhet me anije në tetë të mëngjesit dhe kthimi në orën 18. Çmimi 500 lekë për person.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora