Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Krasniqi lufton Dimitrenkon me 15 nëntor?

| E enjte, 18.09.2008, 11:22 AM |


Alexander Dimitrenko - Luan Krasniqi
Superdueli i kategorisë së rëndë, Krasniqi vs. Dimitrenko do të zhvillohet në Düsseldorf të Gjermanisë.

Superdueli i kategorisë së rëndë, Luan Krasniqi vs. Alexander Dimitrenko do të zhvillohet në Düsseldorf të Gjermanisë me datën 15 nëntor 2008, ketë e konfirmoi menaxhmenti i ukrainasit Alexander Dimitrenko.

Kanë mbetur vetëm 2 muaj larg luftës së ardhshme të Luan Krasniqit e cila do të jetë edhe vendimtare për të ardhmen e tij. Krasniqi për herë të parë do të paraqitet në Ring pranë publikut Düsseldorf-as në Bundesland-in e Nordrhein Westfahlen ku jetojnë më shumë se 20 milionë banorë ndër ta edhe mijëra Shqiptarë të emigruar.

Klubi Universum BoxPromotion e as vetë Luan Krasniqi nuk e ka bërë akoma zyrtare datën e caktuar, por këtë e bëri ukrainasi Dimitrenko i cili thotë se Luan Krasniqit i jepet shansi i fundit të boksojë kundër një boksieri aq të cilësuar siç është ai vetë.

"Krasniqi tani duhet të tregojë se si qëndron pas shumë pohimeve dhe akuzave ndaj meje në vitin e kaluar. Edhe pse Luan Krasniqi nuk ka boksuar një kohë të gjatë, unë me trajnerin tim Sdunek do të përgatitem maksimalisht dhe do të jem në top-formë me 15 Nëntor në Düsseldorf", tha Dimitrenko.

Fakt është se ky duel për Luanin do të jetë i vështirë sepse nuk ka boksuar nga muaji Korrik i 2007-ës mirëpo as Alexander Dimitrenko nuk ka pasur kurrë më parë një boksier më të mirë përballë. /16 Shtator 2008, www.albanianboxing.com/

Dërgoi për Zemra Shqiptare z. Agim Gashi