E marte, 19.03.2024, 11:10 AM (GMT)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: 'Trojet e Arbrit' në Lezhë për Kastriotin

E hene, 30.07.2018, 07:04 PM


Shoqata “Trojet e Arbrit” organizon në Lezhë Konferencën: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu heroi kombëtar i shqiptarëve”

Nga Entela Binjaku

Viti 2018 njihet edhe si “Viti i Skënderbeut” pasi përkon me  550-vjetorin e  (vdekjes) së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.  Me këtë rast një mori aktivitetesh janë parashikuar të mbahen gjatë gjithë vitit në Shqipëri e Kosovë por edhe në të gjitha viset ku ka aktivizëm shqiptar.

Shoqata “Trojet e Arbrit” që numëron në radhët e saj mbi 150 intelektualë shqiptarë ka nisur të mbajë një javë aktivitetesh që do të përfundojnë në Gjakovë më 1 gusht.  Kjo javë kulmoi më 28 korrik 2018 në Lezhë, me Konferencën Mbarëkombëtare me temë: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu heroti kombëtar i shqiptarëve”. Në këtë konferencë të mbajtur në mjediset e Hotelit “Liss” morën pjesë dhe referuan historianë nga Shqipëria, Kosova e diaspora si dhe miq e mbështetës së kësaj shoqate.

Konferenca ishte konceptuar e ndarë në dy pjesë: pjesa kushtuar historisë dhe pjesa e dytë i kushtohej letërsisë dhe  antropologjisë kulturore. Aktiviteti u çel me himin kombëtar, më tej me interpretimin e poemës së njohur  Ernest Koliqit “Kënga e Kapidan Markut” nga Martin Dedaj i shoqëruar nga tingujt e fyellit të një instrumentisti popullor.

Drejtuesi i shoqatës Nue Oroshi  e deklaroi të hapur këtë aktivitet përmes fjalës së tij të mirëseardhjes.  Disa ditë më parë i ftuar në TVSH ai pohoi disa nga faktet e aktivitetit 14 vjevar të shoqatës e cila ka në themel të punës së saj njohjen e fakteve historike, hedhjen dritë mbi figura të lëna në hije të kombit si dhe rehabilitimin e të tjerave që nuk i kanë shpëtuar trajtimit të njëanshëm nga historiografia shqiptare etj.

Kumtesa e parë me titull “Roli përbashkues i Gjergj Kastrioti-Skënderbeut” e mbajtur nga prof. Dr. Gjon Berisha nisi dhe këtë ditë konference.  Në këtë edicion kishin dërguar punimet studimore që u lexuan për të pranishmit, Mina Skafte Jensen e cila kishte  temën me titull: “Skënderbeu i Marin Barletit midis krijimtarisë gojore dhe letërsisë”, Dr. Michael Schmidt-Neke: Gjergj Kastrioti Skënderbeu tek studiuesit gjermanë” etj.

I pranishëm në këtë edicion XV ishte dhe kryetari i Bashkisë së Lezhës z. Fran Frrokaj i cili nga ana e tij falëndëroi pjesëmarrësit që kishin zgjedhur këtë qytet  për Konferencën duke shprehur edhe njëherë mbështetjen që Bashkia jep për të gjitha aktivitetet  që kanë në qendër respektimin e figurave të ndritura të kombit.

Në kuadër të kësaj jave aktivitetesh, shoqata mbajti në  Prizren një Akademi shkencore kushtuar prof. dr.  Muhamet Shatrit. Intelektuali dhe profesori Muhamet Shatri e ka drejtuar Shoqatën për 12 vjet dhe më 31 Korrik 2016 ai dha dorëheqjen e parevokueshme. Kuvendi  zgjodhi në cilësinë e kryetarit një tjetër intelektual aktivist  të rëndësishëm të çështjes kombëtare Nue Oroshin. Tashmë në cilësinë e kryetarit të Nderit të saj ditën e djeshme  prof. Shatri mbajti kumtesën:“Shqiptarët në Amerikë për Gjergj Kastriotin- Skënderbeun me rastin e 500 vjetorit të vdekjes (1968)” ku solli të dhëna të rendësishme mbi punën që diaspora shqiptare në Amerikë ka bërë për këtë figurë të kombit. Sërish në kuadër të kësaj jave aktivitetesh, në datën 27 korrik në lagjen "Dukagjini" në Klinë u mbajt një manifestim solemn kulturor i titulluar “Roli i odave shqiptare në shërbim të kauzës kombëtare për lirinë e Kosovës”. Ky aktivitet u mbajt në shtëpinë e veprimtarit e publicistit Tomë Mrijaj, ku edhe u zbulua  pllaka përkujtimore në të cilën  shkruhet: “Në këtë shtëpi gjatë viteve '90-ta janë mbajtur tubime dhe veprimtari të shumta në shërbim të kauzës për lirinë e Kosovës”, Klinë Korrik 2018. Kjo pllakatë është punuar nga “Gurëgdhendësi Pepi” në Klinë.  Para se të niste aktiviteti të pranishmit nderuan me një minutë heshtje të gjithë ata që dhanë jetën për kauzën kombëtare për Liri, Demokraci dhe Pavarësi të Kosovës. Ky nderim ju kushtua edhe veprimtarit të shquar të kauzës  të ndjerit Adem Demaçi i cili ndërroi jetë një natë para këtij organizimi. Ditën e djeshme në konferencë z. Mriaj mbajti kumtesën me titull : Kryetrimi i Arbërisë, Gjergj Gjon Kastrioti 1405-1468” ku ai solli fakte me rëndësi nga e kaluara e jetuar në fëmijërinë e tij. Roli i mësuesve shqiptarë vecanërisht i mësuesve të gjuhës shqipe për krijimin e ndërgjegjes kombëtare në kushtet e regjimit represiv serb dhe të presionit  të shërbëtoreve të tij,  ka qenë mjaft i cmuar. Mriaj solli në kujtesë sesi në mësuesit i mësonin të dinin secili nga së paku tri vjersha për Skënderbeun dhe në mënyrë të detyrueshme poezinë e Naim Frashërit “ Krujë o qytet i bekuar”.

Publicisti, studiuesi Tomë Mriaj është autor i 7  librave, ndër të cilët i fundit që ka njohur dritën e botimit është “Don Anton Kçira, në jubileun e 50-vjetorit të meshtarisë”.  Në parathënien e librit citohet se vitin që vjen do të përgatitet një simpozium kushtuar këtij atdhetari të palodhur ku pritet që intelektualë shqiptarë të paraqesin kumtesat e tyre. Tomë Mriaj është anëtar i kryesisë së Federatës Vatra në Boston dhe prej vitit 1982 është Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Prizrenit në mërgim.

Një tjetër punim interesant i mbajtur ditën e djeshme ishte punimi me autor Martin Dedaj që hidhte dritë mbi ekzistjën e një flamuri të vjetër shqiptar me mbishkrimin “Mirëdita” i ngjashëm me flamurin e Kastriotëve, flamur që daton më shume së 150 vjet e që ende ruhet nga një familje mirditore. Autori doli edhe në thirrjen që ky simbol i rëndësishëm kulturor të merret në kujdes dhe të zërë një vend siç e meriton në Muzeun Historik Kombëtar.

Brezi më i ri i studiuesve shqiptarë u paraqit ditën e djeshme me kumtesat e autorit nga Kosova  Agon Rrezja që foli mbi “ Popullsinë arbërore gjatë epokës së GJKS.”, Kristjana Gjinit që foli mi mënyrën sesi e ka parë këtë figurë historiografia greke etj. Të tjerë studiues sollën fakte mbi literaturën zvicerane apo mbi mënyrën sesi u kanë trajtuar autorët skandinavë apo danezë Skënderbeun nga shekulli XVI e deri më sot etj. Pjesa e dytë e konferencës ju kushtua vendit që Gjergj Kastrioti zuri në letërsinë dhe folklorin tonë burimor.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora