E shtune, 20.04.2024, 10:12 AM (GMT+1)

Mendime

Nafi Çegrani: Agjentura e UDB-së dhe shqiptarët

E diele, 29.07.2018, 08:03 AM


Fragment nga libri ''Agjentura e UDB-s dhe shqiptarët''

Nga Nafi Çegrani

Çfarë  ishin UDB-a dhe KOS-i jugosllav?

Shërbimi i Sigurimit  shtetëror ( SDB  ) , zakonisht në popull  e njohur me emrin e saj origjinal  si UDBA, e cila është  formuar me 13 maj 1946   fillimisht si OZNA , e përbërë nga katër sektore : i Pari për zbulim nën drejtimin e Maks Moloqit, i Dyti për kundërzbulim i udhëhequr nga  Pavle Pekiq, i Treti VOS /Shërbim informative ushtarak/ në krye me Jefto Shashiq dhe sektori i Katërt ishte ai teknik dhe për logjistikë, e të cilë fillë pas 1946 OZNA  me sektorin e ZBULIMIT u shëndërua në UDBA, kurse VOS-i dhe KUNDËRBULIMI në KOS dhe më 1955 krahas tyre u formua edhe SID / Shërbimi për informim dhe dokumentacion diplomatic/, dhe njëkohësisht vite më vonë, në dekadat e saj të fundit  UDBJA ishte e përbërë nga gjashtë organizata gjysmë të pavarura të policisë sekrete - një për secilën nga gjashtë republikat federale të Jugosllavisë - koordinuar nga zyra qendrore federale e Beogradit në krye me shefin e shefave Aleksandar Rankoviqin.

Organizimi

Që nga formimi  dhe gjatë zhvillimit të Shërbimit secret jugosllav të quajtur UDBA dhe deri në vitin 1966 kur u mbajt  kongresi në Brione, udhëhiqej në mënyrë vertikale dhe centralike nga Qendra e saj në Beograd, e udhëhequr nga Aleksandar Rankoviqi .

Deri në vitin 1945, partizanët e Titos kishin mundur jo vetëm gjermanët dhe bullgarët pushtues, të cilët kishin pushtuar Mbretërinë Jugosllave në prill të vitit 1941, por edhe rivalët e brendshëm, si lëvizja nacionaliste çetnike dhe ustashët. Vendi që trashëgoi Tito, duke zgjeruar kufijtë e ish-Jugosllavisë mbretërore, ishte kryesisht agrare, e varfër dhe i shkatërruar nga lufta. Përveç mundësisë së emigrimit, përparimi shoqëror ishte i varur nga bashkimi me Partinë Komuniste, ushtrinë ose UDB-në. Ky fenomen e përshpejtoi emigracionin disident dhe krijoi dinastitë komuniste dhe UDB-ja arriti të ketë ndikim sot. Tito e kishte çimentuar autoritetin e tij deri në vitin 1946, duke arritur marrëveshje ad-hoc me liderët e huaj, një akt balancues midis Perëndimit dhe Lindjes, i cili gjithashtu do të përfshinte kontakte me botën në zhvillim. Jugosllavia u bë anëtare themeluese e “Lëvizjes së të Paangazhuarve” – një grup kombesh të pavarura nga çdo bllok i madh i pushtetit – i themeluar në kryeqytetin e saj Beograd në vitin 1961. Përmes kësaj marrëdhënie, Tito do të zgjeronte ideologjinë politike, kontratat e biznesit dhe kapacitetet e inteligjencës në të gjitha aspektet. Megjithatë, kërcënimet e brendshme e të jashtme mbetën. Si pasojë e prishjes së Titos me Stalinin në 1948, një kohë kur lufta civile po egërsohej në Greqi, m’u në Jug të Republikës Maqedone të Jugosllavisë, Bullgaria dhe Hungaria dukeshin grabitqare. Çështja e vështirë e Maqedonisë kishte shkaktuar konflikte për pothuajse 70 vjet, gjatë tërheqjes së ngadaltë të Perandorisë Osmane nga Ballkani. Në vitin 1934, një njeri nga VMRO-ja maqedonase, i ndihmuar nga nacionalistë kroatë, kishte vrarë Mbretin serb Aleksandër në Paris. Për Titon, (i cili gjithashtu do të vihej në shënjestër për t’u vrarë nga Stalini në vitet e mëvonshme), krijimi i një shërbimi sekret të pamëshirshëm dhe efikas ishte jetik. Diktatori jugosllav e gjeti njeriun e tij tek Aleksander Rankoviçi, një veteran partizan serb, gruaja dhe nëna e të cilit ishin vrarë nga Gestapo. Për më shumë se dy dekada, deri në rënien e tij dramatike në vitin 1966 (për shkak të pjesëmarrjes së dyshuar në një komplot kundër Titos), Rankoviçi ishte njeriu i tretë më i fuqishëm në Jugosllavi. Në vitin 1944, themeloi OZNA-n (Odeljenje za Zaštitu Naroda, Departamenti i Sigurisë Kombëtare), që në vitin 1946 u shndërrua në UDB. Operacionet e UDB-së u formuan nga kërcënimet e brendshme dhe të jashtme të dyshuara. Nën Rankoviç, ajo ruante depo malore municionesh sekrete, mbronte trafikun hekurudhor, spiunonte diplomatë të huaj, përgjonte telefona, hapte letra dhe merrte në pyetje armiq të brendshëm të supozuar, nga politikanë deri tek fshatarë që i rezistonin kolektivizimit. Trajnimi bazë në shkollat zyrtare të spiunazhit të UDB-së (me seli në Beograd) zgjaste dy vjet dhe përfshinte trajnime fizike, kurse gjuhe, inteligjencë ushtarake dhe diplomatike dhe hetime penale.

***

Pas  kongresit në Brione, kur edhe bëhet heqja e Rankoviqit nga funksionet e tij , UDBJA transformohet në organizimin e brendshëm dhe emrohet SDB /Sluzhba drzhavne bezbednosti/, e cila me Qendër të nivelit federative jugosllav mbetet në Beograd  pranë Ministrisë Federative të PB, por edhe republikat dhe krahina autonome e Kosovës krijuan Shërbimet e tyre të SDB / Shërbimi i Sigurimit shtetëror/, e që kishin zyra të detashuara të vetat nëpër komuna. Por, që të gjithë SDB e republikave dhe veprimtaria e tyre qoftë për çështjet e mbrendëshme teritoriale apo ato të punëve të jashme dhe diplomatike, kordinohej gjithmonë nga SDB Federative e Beogradit, e të cilët aprovonin ose jo ndonjë çështje që lidhej me problemet e brendëshme apo të jashme.

Përbrenda sketorëve dhe resorëve të SDB federative dhe të atyre republikane e krahinore funksiononin disa Drejtori, por më të rëndësishmit ishin Drejtoria apo sektori i II i  cili merrej me çështjet e të ashtuquajturit  “emigracionit armiqësor” / por që këtë çështje të emigracionit qoftë atij kroat, serb, shqiptarë apo maqedonas, ishte e angashuar edhe SID, që ishte Shërbimi informative diplomatic/. Kurse, një rëndësi të veçantë kishte edhe sektori i analitikës sin ë nivel federative njashtu edhe në atë republican, ku bëhej përpunimi i raporteve, informacioneve, të dhënave  nga burime të ndryshme nga vendi dhe jashtë, e që ishin të dobishme, relevante dhe  interesante për Shërbimin në tërësi, bëheshin analiza dhe elaborate të thukëta dhe nga këto bëhej edhe informimi i  shefave të SDB federative dhe të republikave,  krerëve të  KQ LKJ ,Kryesisë së shtetit   dhe personaliteteve udhëheqëse diplomatik etj.

Është interesante që të përmendim se në kuadër të SDB të niveleve republikane dhe asaj federative ishin vë në funksion edhe një rrjet i posaçëm kuadrash të zgjëdhur për punë agjenturore, dhe vepronin si zyrtarë të lartë të autorizuar  nga  Udhëheqësitë  politike  si kuadra politik  në punët e Shërbimit të Sigurisë publike /SJB/, pranë zyrave të shefave të SVR /Sekretarijateve për Punë të Brendëshme/, e që kishin kompetenca nga KQ apo organet ekzekutive të LK të nivelit federative dhe republikan, e që kordinonin punët dhe planet e fshehta, me pëlqimin e SDB-së.

Detyra e këtyre zyrtarëve të këtij rrjeti ishte që të angazhiheshin dhe punonin jasht vendit për çështje të caktuara në përgatitjen e terenit dhe operacioneve që ishin të karakterit TOP SEKRET  e që do të kishin lidhshmëri edhe me veprimtaritë e grupeve apo personave të veçantë  të evidentuar sipas kategorive dhe veprimit nga rradhët e emigracionit, ndjekjen dhe vëzhgimin e tyre, grumbullimin e informacioneve të nevojshme  dhe të ndryshme.Këto rrjete ishin gjithmonë në kordinim të zhvillimeve dhe të punës së tyre me  operativistët e SDB, ku paralelisht vepronin edhe Shërbimi i zbulimit dhe kundërzbulimit jugosllav, e të cilët njëherit edhe bënin vlerësimin e proceseve për vendim-marrje rreth organizimit të ndonjë operacioni për  rrëmbime  apo atentate të personave të cilët UDBJA i  mbante në evidencë  si armiq kundër shtetit ose nëse ishin të kategorisë që kishin qenë të angazhuar si informatorë, e që për shkaqe të ndryshme ,,ishin larguar,, nga të tillët kërkohej ,,llogari,,! Zyrtarët e lartë të këtyre rrjeteve në zyrat e SDB, paralelisht mbanin dhe kryenin edhe funksione të ndryshme dhe pozita nën udhëheqjen politike të vendit  ose të caktuar në postet  udhëheqëse si nënsekretar apo ndihmësa të sekretarit republican për PB të nivelit republican njashtu edhe ato të nivelit federative.

Si zakonisht, zyrtarët e SDB –së /UDB-së/, të të gjitha sektorëve si ata të Analitikës, Shërbimit të zbulimit dhe kundërzbulimit, apo ata të rrjetit për punë jasht vendit dhe në punët pranë konzulateve dhe përfaqësive diplomatike, e që janë marrë me veprimtari sekrete, për to zyrtarisht nuk shpallet ndonjë konkurs, por pranohen në vende pune sipas propozimit  dhe besueshmërisë për  zgjedhje  nga vetë Shërbimet e fshehta.

Veprimtaria dhe aktivitetet e brendëshme dhe të jashme të UDB-së u përcaktuan me ,,Ligjin për punë të brendëshme,, të Jugosllavisë dhe rregulloreve dhe plan-programeve  veçmas për SJB dhe SDB, e që kishin për detyrë mbledhjen dhe grumbullimin e informacioneve nga fushë të ndryshme, e veçmas pë rata të karakterit  që mbante SDB mbi aktivitete e grupeve dhe organizatave të emigracionit, grupeve clandestine dhe dhe personave të  caktuar për të cilët mbaheshin edhe dosje të ashtuquajtura ,,PPR,, ose ,,DL,, etj. Dhe mbaheshin për qëllime të caktuara operative… Duhet të cekim se UDBJA me aktivitetin e saj jasht vendit, ishte dhe bëhej në mënyrë shumë konspirative, vepronte përmes rrjeteve të saj të spiunazhit dhe kundërspiunazhit , duke vepruar tërësisht në fshehtësi të plotë. Këtu kemi edhe veprimet e saj ndaj emigrantëve qoftë me rrëmbime, kërcënime dhe vrasje, por edhe ndjekjen e personave të tjerë pavarsisht shtetësinë, nëse ishin të deklaruar si armiq të sistëmit dhe ideologjisë komuniste të Jugosllavisë.Për të gjitha këto, kryesisht kujdesej Drejtoria apo sektori i II i SDB-së  duke vepruar me  të ashtuquajtura ,,mjete operative,, dhe bëheshin plane dhe projekte pune ,skenar të ndryshëm dhe akuza të përpiluara për  arrestime e burgosje personash të cilët kanë qënë  të evidentuar në ,,listën e zezë,, të UDB-së, duke u kurdisur gjygje, janë dënuar dhe shpall ,,fajtor,, dhe vite e  vite kanë kaluar në burgje ose dikur në Goli Otokun famoz, ishullin e djallit.

Ky Shërbim, pos medtodave dhe mjeteve  specifike operative që ka përdor gjatë veprimtarive dhe aksioneve operative që ka ndërmarrë, ka pas edhe metodën e të ashtuquajturës: DIZINFORMACIONIN, nëse është dash nevoja që të komprometohej personaliteti dhe karakteri I ndonjë personi, atëherë është vepriuar me dizinformacione kundër tij, e metodë kjo e cila është përdorur dendur sin ë vend njashtu edhe për persona nga rradhët e mërgatës në përgjithësi, për veprimtarinë e tyre Brenda dhe jasht kufijve, duke e ,,pasivizuar,, personin deri në burgosjen e tij ose likuidim.

***

Ëshrë e rëndësishme të cekim se, edhe pse është operuar me më shumë përmbajtje sesa agjencitë e tjera të policisë sekrete në diktaturat komuniste të Evropës Lindore ,UDBA ishte megjithatë një mjet frike dhe  kontrolli në krye me Aleksandar Rankoviqin, alias ,,Leka,, dhe ,,Marko,,. Pretendohet se UDBA dhe KOS-i ushatark ishte përgjegjës për " eliminatoret " e dhjetra e armiqve të shtetit brenda Jugosllavisë dhe jashtë vendit ( vlerësimet rreth 200 vrasje dhe rrëmbime ) . Eliminime që ndryshojnë nga ato të Luftës së Dytë Botërore Ustashe ( fashiste ) të  udhëheqësit Ante Paveliç dhe Vjekoslav Luburiq për veprime dhe aksione të fshehta në disa vende të Europës Perëndimore, sidomos   në Spanjë dhe Argjentina ,  ndaj emigrantëve kroat Bruno Bushiq, dr. Jeliq etj. Madje edhe rreth disa organizatave e grupeve të mërgatës shqiptare në Austri, Turqi, Belgjikë,Francë, Gjermani dhe në SHBA, madje të disa grupeve ilegale serbe dhe kroate, të cilat si të tilla në vendet andej Oqeanit,  preferonin terrorizmin në Ballkan.

Me shpërbërjen e Jugosllavisë , ai vazhdoi të punojë si Shërbimit i Sigurimit Shtetëror të Republikës Federale të Jugosllavisë , në udhëheqjen e Sllobodan Millosheviqit…

E  formuar, siç përmenda më lartë, si një makineri  e madhe e shërbimeve informative jugosllave nga 1946 dhe më  pas  ajo, e kaluar nga VOS dhe  OZNA në UDBJA dhe KOS jugosllav, e  nënshtruar për disa ndryshime   për shkak të çështjeve aktuale të kohës , duke përfshirë : luftën kundër bandave , mbrojtjen e ekonomisë ; Kominformës / Informbiro ; dhe aspiratat burokratike . UDB u organizua në rrethe dhe qendra, në sektor dhe resore të posaçme në nivele komunale dhe republikane. Në vitin 1950 , kur njësitë administrative -territoriale të udhëhequra  si autoritete , ajo u riorganizua sërish me komando nga lartë . Gjatë kësaj periudhe aktivitetet e zbulimit dhe sigurisë  u përqendruan më pak në inteligjencën dhe më shumë për sigurinë e brendshme . Nuk ishte një theks mbi kolektivizmin , vëllazërim bashkimit , harmoninë sociale , besnikëri dhe i përshtatshëm qytetari ndaj sistemit dhe ideologjisë komuniste , dhe tolerances e sakrificës të atyre me pikëpamje të ndryshme . Devijimi nga ky grup vlerash u bë një çështje imediate për shërbimet e sigurimit, për survejimin dhe ndjekjen operative të njerëzve.

Më vonë , përdorimi i forces në mënyrë sistematike u bë mjet zbutjen e çështjeve fundamentale të lëvizjeve dhe agjitimeve në përgjithësi, edhe atëherë kur procesi i " decentralizimit të pushtetit popullor " filloi të depërtoi në poret e jetës shoqërore e sociale,në analet e inteligjencës dhe shërbimit të sigurisë iu nënshtruan riorganizimi i mëtejshëm  dhe I plotë me qëllim për të decentralizuar pushtetin dhe rritjen e efektivitetit të tij.E tërë kjo nënkupton një  Riorganizimi fillimisht që vjente në  vijim e adresuar për  çështjet që lidhen me kompetencat e federatës ( sigurimit të shtetit , të trafikut ndërkufitar , qytetarët  e huaj , pasaportat , futjen dhe shpërndarjen e shtypit të huaj , dhe qytetari federal . Prandaj, aktiviteti i inteligjencës dhe sigurimit u organizua në këtë mënyrë:

Pas OZNA ( Odeljenje zaštite Naroda ) (  : Drejtoria i Sigurisë Kombëtare ) u hoq , aktiviteti i zbulimit ishte e ndarë midis ministrive të ndryshme federale :Ministria Federale e Punëve të Brendshme nga Administrata e Sigurimit të Shtetit , dhe Ministria Federale e Punëve të Jashtme nga Shërbimi i Hetimit dhe Dokumentacionit ( SID ), e cila kishte për detyrë për të mbledhur informacion politik nga të huajt ; inteligjencës ushtarake - mbrojtja u trajtuar nga Drejtoria KOS ( Kontraobaveštajna SLUZBA / Shërbimi i Kundërzbulimit ) të Ushtrisë Popullore Jugosllave.

SDB  / Sluzhba drzhavne bezbednosti/ në fakt, në të gjitha  republikat jugosllave nuk ishte autonome , por, siç kam përmendur edhe më herët, ishte e lidhur me  Qendrën e Shërbimin federal  në Beograd, i cili ka koordinuar punën dhe të nxjerrë udhëzime dhe urdhëra me Rnkoviqin në krye.

Sigurimi i shtetit / SHSSH/ u rregulluar me legjislacion të fshehtë ( sekret Gazeta zyrtare ) , e cila ka përshkruar përdorimin e operacioneve speciale    SDB, për të bërë survejime dhe ndjekje, bastisje dhe  kërkime në  shtëpi, përgjimet e fshehta brenda zyrave, institucioneve, firmave të biznesit , lokaleve , përgjimin e telekomunikacioneve , përgjim të fshehtë të  njerëzve ,të personave të veçantë në ndjekje, përgjime telefonatash dhe komunikimi, dhe zënie të fshehur të letrave dhe dërgesave tjera  në postë.

Me interes kryesor në SDB ishte siguria e brendshme , identifikimi dhe pengimi i aktiviteteve të ndryshme personash dhe grupesh  të ashtuquajtur  "armikut të brendshëm " ( dmth : " borgjeze djathtiste " , klerikaliste , anëtarët e Kominformës ,si dhe nacionaliste e separatiste  shqiptare ) . Puna dhe veprimtaria agjenturore e Inteligjencës jashtë vendit si dhe organizatat e ndryshme të mërgatës shqiptare, kroate, serbe e maqedone, gjithmonë janë  konsideruar të nivelit të lartë dhe të veçantë, andaj është përndjekur me shumë interes dhe mbetej  si çështje e rëndësishme ,  që mbahej nën kontrollin federal  të SDB jugosllave.

Gjatë veprimtarisë së saj ,SDB qoftë ajo e niveleve republikane, e veëmas ajo federative, gëzonin  një gamë të gjerë të pushtetit , duke përfshirë fuqitë klasike policore ( identifikime , marrjes në pyetje, biseda informative  dhe arrestime ), ishin gjithmonë apsolut dhe sjtet ,bi shtet në vendimmarrje për situate dhe rrethana të dedikuara.

Organizata SDB është vazhdimisht në ndryshim dhe duke bërë përmirësime , por ai mbeti i lidhur me njësinë qendrore në kryeqytetet  si ato republikane dhe degë apo sektore më të vogla që punojnë në këtë fushë . Të gjitha informatat dhe të dhënat rrjedhin në njësinë qendrore në kryeqytetet dhe dërguar  nga atje për  përdoruesit, e në mënyrë anasjelltas dhe informacione me përgjëgjë kthyese, duke qënë të shtrira  në terren, janë koordinuar sipas planit intern dhe strategjise së Shërbimit, janë vë kontakte dhe vepruar në grumbullimin e informacioneve, duke patur  kontakte pune  edhe me autoritetet vendore , por nuk iu përgjigj atyre, janë bërë analiza, raporte dhe elaborate si informacion –analizë për lidershipin e KQ të Partisë, të pushtetit federative dhe organeve të tjera relevante  të diplomacisë dhe krerëve në Beograd.

Nga 1963 - 1974 , shërbimet e fshehta të sigurisë jugosllave  trajtohen me një seri ngjarjesh politike vendas dhe të huaj . Në Jugosllavi , ka pasur konfrontimi politik si para dhe pas Plenumit të  Brioneve  (1966) , veprime liberaliste në Kroaci dhe demonstratat masive Studentëve të majta " në Beograd në vitin 1968 , Hrvatsko proleqe ( Pranvera kroate ) ose " MASPOK " ( lëvizja masive ) në Kroaci në vitin 1971 , një inkursion i një grupi të  armatosur të nacionalistëve kroat ( Radushë , 1972) , dhe një ringjallje të nacionalizmit në Kosovë , Serbi, Maqedoni dhe Slloveni . Ngjarja më e rëndësishme jashtë vendit ishte pushtimi i trupave të Traktatit të Varshavës në Çekosllovaki në vitin 1968, kur pasojnë madje edhe demonstratat massive shqiptare në Kosovë.

Këto ishin rrethanat në atë kohë akti i parë për çështjet e brendshme të republikave të veçanta u miratua në vitin 1967 . Sipas këtij akti , punëve të brendshme u trajtuar drejtpërdrejt nga organet administrative komunale dhe sekretariatet e punëve të brendshme të secilës republikë apo nga organet e tyre provinciale . Kjo ishte hera e parë që nga viti 1945 që republikat fituar kontroll dhe ndikim më të madh mbi organet e tyre të sigurisë individuale dhe shërbimet e sigurimit të inteligjencës  në përgjithësi.

Shërbimi i Sigurimit Shtetëror ( SDB ) është përcaktuar me ligj si një shërbim profesional në kuadër të Sekretariatit Republikan të Punëve të Brendshme ( RSUP ) . Natyrisht , shumica e kompetencave të saj ka mbetur brenda institucioneve federale , siç përshkruhet nga Akti mbi Trajtimi Punëve të Brendshme në kompetencë të organeve Federale Administrative ( 1971), e cila përcaktohet se Sekretariati federativ i punëve të brendshme të koordinuar punën e SDB në republika dhe krahinat, janë veprimtari reciproke e zbulimit dhe kundërzbulimit me atë Federativë të SSUP. Hapa të mëtejshëm janë marrë me transformimin e administratës shtetërore , miratimin e Ligjit Federal për Administratën Shtetërore ( 1978) , dhe Akti i Republikës ( 1978) . Akti i adoptuar mbi punët e brendshme ngarkuar Sekretariatin Republikan të Punëve të Brendshme ( RSUP ) me çështjet e sigurisë shtetërore, të cilat më pas u bënë  çështje    veçanta  në ,,RSUP " e republikave dhe krahinave të ish Jugosllavisë, por me një modofikim të aktit për PB

***

Dosjet personale për persona të regjistruar dhe që ishin në ndjekje të quajtura ,,DL,, ose  ato të ,,përpunimit operativ.. ,,OO,,  dhe një kategori tjetër dosjesh  për persona  ose grupe  e organizata të ndryshme të sektorëve të zbulimit dhe kundërzbulimit  mbanin siglën ,,Tepër secret,, dhe të atyre që quheshin ,,PPR,, / Predmet u predhodnom radu/ Dosie të punës paraprake, të cilat i mban punëtori operativ, ose janë të vendosura në kasaforte të veçanta ku kujdeset operativisti i sektorit të analitikës.Aty grumbullohen të gjitha materialet operatife, referate, shënime zyrtare, opinione operative, referate dhe analiza…

E gjithë  kjo që përmendim ka një rëndësi të veçantë, sidomos kur është fjala për dorëzimin ose marrjen e dosjeve në punët operative kur ndërohen vendet e punës sipas detyrës zyrtare, duke u nënshkruar një document përkatës që ka të bëjë me dorëzimin dhe marrjen e detyrës dhe të dosjeve në fjalë, gjë kjo që është një proceduar e përcaktuar sipas ligjit intern për Punën dhe veprimtarinë e SDB-së jugosllave sin ë nivelin republican njashtu edhe në atë federative, ku marrësi i detyrës dhe dosieve madje njohtohet edhe me disa rregullore yë yjera interne të zhvillimit të veprimtarisë dhe të kompetencave të tij në atë funksion zyrtar të Shërbimit informative etj.

***

Qëndresa e popullit shqiptar, ndaj tendencave shkombëtarizuese dhe veprimeve zaptuese të trojeve etnike, ishte tejet e madhe.

“Kështu, venin e vinin Carë, Sulltanë , Krajla e Pashallarë si dhe mbretëri e regjime me stuhi të llahtarshme. Me hyrjen e italianëve në Ballkan, Shqipëri më 9 Prill 1939, u konstituua Asambleja Kushtetuese, Qeveria me Shefqet Vërlacin kryeministër, u formuan Komitete të Përkohshme Administrative, që përfshinin territorin harkor: Ulqin, Plavë e Guci, Kosovë, Ferizaj, Tetovë, Kërçovë, Shën Naum,....Greqi”, -rrëfejnë Sinan Kotari dhe Selim Kolaveri. Madje, Neshat Gora në Stamboll ka treguar shumë gjëra interesante kur e kam takuar në shtëpinë e tij në verë të vitit 1971. “Ato vite, kudo në trojet shqiptare buçiste kushtrimi i Lirisë, bëheshin përpjekje për organizimin dhe bashkimin e popullit për luftë për liri. Dy kolonelët: Abaz Kupi dhe Muharrem Bajraktari krisën pushkën e parë kundër fashizmit. Pushkë krisi edhe Gani Butka e Riza Cerova, Haxhi Lleshi në Dibër, në Kërçovë Mefail Zajazi dhe rreshtuar Xhemë Simnica, Xhel Kalishti, Arif Kapetani, Sulë Hotla, Mulla Idrizi Gjilani, Gjon Sereqi, Azem Morana, Hasan Remniku, Mamut Gjonovica, Xhevit Rakoveci dhe qindra martirë të tjerë”, tha ndër të tjera Neshat Gora.

Në verën e vitit 1943 u mbajt Mbledhja e Mukjes. Anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar ishin: Muslim Peza, Abaz Kupi, Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Omer Nishani, Haki Stërmilli, Gogo Nushi, etj..

Balli Kombëtar përfaqësohej nga: Mit’hat Frashëri, Hasan Dosti, Nexhat Peshkopia, Dr. Vasil Andoni, Ismail Petrela, Hysni Lepenica, etj... Për të gjitha këto UDB-ja kishte të arkivuara mori materialesh sekrete, të cilat i mbante në konservim dhe hermetikisht të mbyllura...

****

Në këtë kohë, kur në Ballkan çdo gjë gumëzhinte, sidomos në Shqipëri vepronin dhe zhvillonin aktivitete konspirative shumë shërbime sekrete të zbulimit dhe kundërzbulimit, sidomos makineria e madhe, KGB e Stalinit, madje edhe ajo serbomadhe e greke. Niveli i lartë i realizimit të kombinacioneve operative të ideologjisë ruso-staliniste, çuditërisht futi në kthetrat e tyre edhe shumë shqiptarë tejet energjikë, por naivë përderisa ngecën në grepin bolshevik e pansllav.

Këto struktura, përmes Beogradit dhe emisarëve të Titos, D. Mugosha, M. Popoviçi, S. V. Tempo etj., vepruan përmes arterieve në Kosovë, vunë në lojë: Fadil Hoxhën, Ali Shukrinë, Xhavit Nimanin, për të depërtuar në Shqipëri e të kooptojnë grupet e organizuara rinore shqiptare në kauzën komuniste. Këtë e realizuan duke i bindur Enver Hoxhën, Liri Gegën, Koçi Xoxen e të tjerë, për formimin e Partisë Komuniste, ndërsa para e mbrapa gjithë kësaj, serbo-malazezët bënin krime, ushtronin gjenocid ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Kështu edhe pasoi ndryshimi i qëndrimit të disave nga krerët komunistë ndaj Marrëveshjes së Mukjes. Atëherë nisën hallet e telashet. Përplasjet midis shqiptarëve u shndërruan në vëllavrasje të paskurpullt. Ishin vite që u rrënuan.

Por, paralelisht dinjitetit, guximit dhe trimërisë burrërore për jetë a vdekje të shqiptarëve ishte prezent edhe interesimi i spiunazhit për të nxitur vëllavrasjet, hakmarrjet midis shqiptarëve. Prandaj dështuan shumë qëllime dhe ideale të kauzës kombëtare. U zhvilluan metastazat e tradhtisë, fenomeni i kacafytjeve për shkaqe interesi mbulohej me dallimet në pikëpamje ideologjike... Karrierizmi dhe hakmarrja morën çmimin e vetë në dëm të shqiptarit të nëpërkëmbur sot e gjithë ditën. Këtë e shfrytëzuan shërbimet e huaja sekrete sllavo-serbo-ruse dhe greko-bullgare.....

Në Kongresin e Berlinit, Marrëveshjen e Shën Stefanit, apo në Konferencën e Londrës etj., Shqipërisë dhe shqiptarëve u është bërë padrejtësia më e madhe, mbi këtë fakt duhet ta vënë theksin historianët tanë. Sepse, Kosova dukej si një fole e shkatërruar me zogj krahë-thyer të Shqipes, ku pamëshirshëm frynin erërat e dhunës, terrorit, tmerrit dhe vdekjes. Shqipëria Amë dergjej në përmallim me gjymtyrë të këputur. Me këtë popull të përvuajtur, të robëruar dhe me shekuj në rrezik jete, luhej një dramë e çuditshme dhe e përgjakshme, një sagë tragjikomike shqiptare në Ballkan.

Atëherë filluan të frynin edhe erëra të tjera të ftohta, konflikte interesash të ndryshëm, grindje territoriale, mbi të gjitha ngrihej hakmarrja e nxitur nga prapavija shoviniste e strukturave çetnike dhe sllavo-bollshevike. Shërbimet sekrete staliniste vinin si dallga e lartë dhe tmerrshme, për pasojë, midis tjerash, realizoi dështimin e Konferencës së Pezës (16 shtator 1942) ku mori pjesë edhe Miladin Popoviçi i tërbuar dhe disa moskovik e kominternista të tjerë jugosllav.

Këto dështime sollën krijimin e organizatës “Balli Kombëtar”.

Lufta dhe vrasjet, zjarri e djegiet, tmerri e vdekjet, likuidimet dhe pushkatimet, merrnin hov dhe zgjeroheshin në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Partia Komuniste Jugosllave, pa ndalur, luante rolin e vetë në dëm të shqiptarëve. Bylykbashët e tradhtisë shqiptare ishin në Kalin e Trojës.

Pas formimit në Vithkuq të Korçës të Brigadës  partizane, me komandant M. Shehun dhe komisar politik Tuk Jakovën, lindën konfliktet sporadike me pasoja tronditëse për atë kohë, gjë që imponoi mbajtjen e Mbledhjes në Mukje, me qëllim veprimi të përbashkët për mbrojtjen e gjithë trojeve etnike. Mirëpo, E. Hoxha, nën ndikimin e fortë të emisarëve komunistë jugosllavë e refuzoi këtë, nën mbulesën e refuzimit të platformës për sistemin e ardhshëm politik pas çlirimit të Shqipërisë, gjë e cila u kthyen në një hata për shqiptarët, pasojë të cilat për çështjen dhe kauzën kombëtare, mbeten plagë të rënda shekullore, që vazhdojnë edhe sot...

* * *

Ende pa kapitulluar mirë pushtuesit italianë, në mbarë tokat shqiptare u vendosën forcat gjermane. Ata, menjëherë, e shpallën Shqipërinë të lirë e të pavarur, udhëhequr nga Komiteti i Përkohshëm me në kryer Ibrahim Biçakun, që zgjodhi edhe Këshillin e Lartë të Regjencës me përbërje: Fuad Dibra, Anton Harapi dhe Lef Nosi, të cilët emëruan anëtarë e Qeverisë së Re me kryetar Rexhep Mitrovicën.

Në Prizren, tanimë, ishte themeluar Lidhja II e Prizrenit, ku bënin pjesë Xhafer Deva, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, prof. Kolë Margjini, Tahir Zajmi, Qazim Bllaca, etj..

Nazistët gjermane, (vlerësuar informacionet e Gestapos), kishin parashikimet e veta strategjike për Ballkanin, prandaj e përkrahën Lidhjen II të Prizrenit me qëllim që ta shfrytëzonin atë në interes të planeve të veta të luftës. Në anën tjetër çetat çetnike në ballë të hordhive serbo-sllave e maqedono-bullgare ushtronin dhunë, terror e vrasje masive, sidomos në Mal të Zi dhe Luginën Preshevës e Kumanovës, kur tradhti të hatashme hoqën valleve e tyre mbi shqiptarët.

Me denoncimin e Marrëveshjes së Mukjes, ndërhyrjet bolshevike konspirative, me propagandë mjeshtërore, krijuan tendosje edhe ndër strukturat Zogiste, të cilët konvokuan Mbledhjen e Labinotit, duke sjellë përplasje të reja.... Aty, njëanshëm, u bë diferencimi ideologjikë dhe u shpall formimi i Lëvizjes së Lega1itet nën drejtimin e Abaz Kupit.

Në fillim të Tetorit 1943, Enver Hoxha, duke marrë instruksione konspirative nga D. Mugosha e M. Popoviçi, hapi konflikte luftarake kundër forcave të organizuara zoriste, njësive gjermane dhe atyre të Ballit Kombëtar, që do të shënonte fillimin e konfliktit civil, vëllavrasës mes shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni....

Mandej pasoi mbajtja e Mbledhjes së Bujanit apo Kongresi i Përmetit, etj.. nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër brigadat e egërsuara ndërsjellë zhvillonin luftime të ashpra, sidomos përplasjet partizanë-ballistë me shprehje hakmarrëse e zilie që shkaktuan dëme edhe ndër masat e pambrojtura civile, veçanërisht në Drenicë, Kap, Karadak e Kërçovë!

Por, për këto le të flasin historianët, ata të cilët e kanë detyrë dhe obligim moral e profesional, që të shkruajnë devotshëm si ndodhi gjithë ajo dramë historike që nga viti 1939 e më parë, lidhur me idealin e bashkimit të trojeve etnike shqiptare, në momentet kyçe, që mundej të rezultonin me zgjidhje tejet fatlume, të dështojnë aq dëmshëm, me pasoja që ndihen sot e gjithë ditën..... (Edhe për këto çështje UDB-ja posedon një arkiv të tërë që ruhet Qendrën e saj për arkiv në Batajnicë.)

****

Abaz Kupi, me nofkën Bazi i Canës, lindur në Krujë më 1891, bashkë me Bajram Currin dhe Ahmet Zogun, në Koplik luftoi kundër malazezëve. Ai me ndihmën e një oficeri anglez nga Turqia shkon në Jugosllavi për të formuar Frontin e Rezistencës, me përkrahjen e ambasadës angleze në Beograd, pas kësaj u formua Lëvizja e Legalitetit, kohë kur Enver Hoxha e hodhi poshtë Marrëveshjen e Mukjes dhe u shpalli luftë Ballit Kombëtar dhe Legalitetit. Abaz Kupi në vitin 1944 u largua nga vendi, për t’iu shmangur luftës civile dhe në emigracion udhëhoqi Komitetin “Shqipëria e lire”. Abaz Kupi vdiq në Amerikë në vitin 1976. (Bisedat që kam zhvilluar me të do t’i mbaj mend gjithë jetën time.... Ato janë kujtime përmbledhjen e të cilave do ta botoj në një tjetër libër).

Në nëntor të vitit 1942 Mit’hat Frashëri, ndryshe Lumo Skëndaj, i biri i Abdyl Frashërit, lindi në vitin 1880, në Stamboll. Ai mori pjesë në Konferencën e Mukjes, dhe si lider i Ballit Kombëtar, në mbarim të Luftës se Dytë Botërore, emigroi si antikomunist dhe udhëhoqi Komitetin “Shqipëria e Lirë”. Në vitin 1949, në një hotel të Nju Jorkut, në Amerikë u gjet i pajetë. Edhe sot e kësaj dite vdekja e tij mbetet misterioze.

Në Nëntor të vitit 1942 u krijua organizata Lëvizja Nacionaliste “Balli Kombëtar” me në krye Mit’hat Frashërin, të cilën ashtu si edhe Legalitetin e luftoi Partia e E. Hoxhës me strukturat partizane duke nisur kështu luftërat e “Dimrit të gjatë”. Luftërat e formacioneve të Ushtrisë Çlirimtare Shqiptare, fillimisht nisën në Kosovë, Maqedoni e Jugosllavi, në krah të komunizmit sllav, kur këta botërisht bënin kërdi ndër vendbanime etnike shqiptare, gjithnjë shfarosëse, por me pretekste luftimi të forcave konservative dhe armiqësore e kolaboracioniste!!!

Kështu ndodhi, më herët ose më vonë, në Drenicë, Vushtri, Podujevë, Gjilan, Ferizaj, Preshevë, Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër e Strugë. Siç bënin terror të njëpasnjëshëm andej PK(P)SH-ja me Enver Hoxhën, këndej përgjigjej PKJ-ja me Titon dhe paramilitarët barbarë sllavë, kurse mbi të gjithë të njëjtën gjë realizonte KOMINTERNI pansllav me Stalinin në krye. Të gjithë bashkë e kishin gjetur gjuhën ta shkruanin historinë sipas qejfit të tyre. Edhe për këtë do ta shkruajnë historianët ndonjë ditë të vërtetën.

Bëmat e këtilla e përshkuan edhe Matin e Lumën nga Brigada V partizane kundër vullnetarëve të Muharem Bajraktarit. Vëllavrasja kishte marr hov...Arratisjet e shqiptarëve s’kishin të ndalur, por edhe likuidimet fizike të personaliteteve autoritarë nuk munguan. Falë synimeve egoiste po1itike, me instruksionet e Miladin Popoviçit organizohet nga E. Hoxha vrasja e Mustafa Giinishit. Më pas likuidohen edhe  Emin Duraku dhe ca të tjerë që edhe sot mbeten mister. Nga ana tjetër, këndej dhe andej maleve të Sharrit, Xhemë Hasë Gostivari... Sulë Hotla, Gjon Sereçi, Ibrahim Lutfiu, Hasan Remniku, etj.bënë një histori promethiane. Zbatimi i metodave perfekte sllavo-komuniste, jonjerëzore dhe antishqiptare, me qëllim shkombëtarizues, ose zhbërës,kishin hartuar planet e tyre strategjike për shpërngulje, mbisundim dhe eksploatim pambarim ndaj shqiptarëve...

(vazhdon)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora