E enjte, 28.03.2024, 04:31 PM (GMT)

Kulturë

Viron Kona: Gjergj Kastrioti Skënderbeu

E enjte, 26.07.2018, 06:06 PM


Viron Kona

 

Gjergj Kastrioti Skënderbeu

 

E dua me shpirt dhe zemër Skënderbeun,

siç dua mëmëdheun e shtrenjtë dhe lirinë,

i nderoj fuqinë, besën e zotësitë luftarake,

zgjuarsinë, trimërinë  dhe atdhedashurinë.

 

Ndjej se ai ma pasuron biografinë e lashtë,

para  gjithkujt më bënë të ndihem  krenar,

më zien gjaku dhe mbushem me emocion,

kur dëgjoj në botë emrin e  trimit shqiptar.

 

Shfletoj veprën e shkruar në qindra libra,

vizitoj muzeun, bustet,monumentet e Tij,

atje ku fëmijët mësojnë bëmat e historitë,

ku t`huajt filmojnë,dalin bashkë fotografi.

 

Te Gjergj Kastrioti është portreti shqiptar,

nëpër vena i rrjedhë gjaku i t`parëve ilirë,

tek ai janë:Bardhyli,Genti,Teuta,Glaukia...1)

janë cilësitë e një populli paqësor e të lirë.

 

Ndodhë që nga llumi i zi i kënetave t`ndyra,

dalin kundër Tij  sahanlëpirës dhe pehlivanë,

“hardhuca”,që poshtë gurëve nxjerrin kokat,

“lepuj”, që bëhen trima dhe kruhen si luanë.

 

Duan që gjakun e pastër arbëror t`ia njollosin,

kërkojnë që të na e nxjerrin heroin nga zemra,

shfaqen nëpër mejhane  t`shitur e donkishotë,

e vjellin vrer  dhe shpifin çfarë u pjellë mendja!

 

Ata kërkojnë që ai doemos të dorëzojë shpatën,

heshtën ta hedhë, kauzën e shenjtë ta braktisë,

duan ta rrëzojnë nga kali e shkelin me thundra,

tentojnë ta zbresin nga piedestali i lartë i Lirisë!

 

Bëjnë çmos ta nxjerrin nga këngët e legjendat,

nga librat e dokumentet e shkruara t`historisë,

duan t`i shuajnë gjurmët  në gurë e kështjella,

sepse s`pranoi t`bëhej shërbëtor i Perandorisë.

 

Kur ata i turren si dikur ordhitë e egra osmane,

zemërohem,prekem,e me duf e zjarr shpërthej,

ndjehem  njëri  nga luftëtarët e Tij më besnikë,

për komandantin tim sfidoj gjithkënd në betejë.

 

Gjergj Kastrioti  Skënderbeu bir i kombit arbëror,

i njehsuar me kështjellat e flamurin e Shqipërisë,

populli  e nderon si prijës e udhëheqës popullor,

kohët  e kanë vendosur në PANTEONIN E LIRISË.

 

Emri i Tij ndrit n`historinë  shekullore botërore,

hero i pamposhtur legjendar, mbi të gjitha njeri,

si në shekujt e shkuar dhe në ata që do të vijnë,

ai është Ylli Polar për  popujt që luftojnë për liri...

-----------------------

1).Disa nga mbretërit ilirë më të përmendur janë: Agroni (250-231 p.e.s), Ballai (167-135 p.e.s), Bardhyli (385-358), Bardhyli II (Shek.4 p.e.s), Genti (181-168), Glauku (317-302), Monuni (që nga 180 p.e.s), Skerdilajdi (218-205 p.e.s), Teuta (230-228 p.e.s)...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora