E enjte, 25.04.2024, 01:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Salihu: Shqiptari që pushtoi oazën e famshme

E enjte, 26.07.2018, 06:51 PM


Shqiptari që pushtoi oazën e famshme të meditimit spiritual

Nga Remzi Salihu

Qendra më e njohur spirituale ku zhvillohet ky mision njerëzor i pastërtisë shpirtërore, quhet Pune, Indi. Pikërisht në këtë vend, gjegjësisht në Ashramin OSHO, edhe Sheki Useini, shqiptari nga Tetova, është duke vazhduar rrugën e ngjitjes së tij shpirtërore. Mu në këtë qendër ndërkombëtare të madhe, Osho ka medituar dhe ligjëruar filozofinë e ‘të qenurit’, e cila filozofi tanimë është bërë pjesë e pandashme dhe udhërrëfyese pozitive e njerëzimit. Po në këtë seli kreative dhe meditative, misionari i suksesshëm Sheki Yseini, ka vënë një  ‘’kontratë spiritualiteti me shpirtin’’ e tij, kryesisht për të marrë dhe dhënë përvoja të reja dhe njohuri të posaçme për thellësinë shpirtërore njerëzore, duke të transformuar, para së gjithash, veten me një qëllim human dhe për t’u dhënë njerëzve vullnet dhe stimul besimi për suksese të mundshme në të ardhmen, pasi jeta njerëzore ka shumë forma dhe mundësi për të jetuar i lumtur dhe i suksesshëm.

Veprimi më i përshtatshëm dhe më paqësor drejt ndryshimit të vetes është MEDITIMI, ndaj ky akt i vëmendshëm përkushtimi, bëhet busulle e gjetjes së rrugës së vërtetë drejt vetënjohjes. Ai duke sfiduar të pamundshmen dhe barrierat tjera që dalin nga ky ndryshim jetësor, shpalon rezultate efikase të suksesit.

Njeriu në kohë dhe hapësirë përmbushet me sukses dhe lumturi, atëherë kur jep dhe merr aromën e energjisë shpresëdhënëse, pozitive te të tjerët. Ky mision sublim e çliron njeriun nga paragjykimet dhe ngërçet e të pamundshmes.

Dashuria e vërtetë dhe e sinqertë arrihet vetëm me këmbëngulësi në qëllimin e dëshiruar. Dhe kjo formë e përkushtimit serioz, mund ta ndryshoj botën njerëzore vetëm duke vepruar në mënyrë permanente, kundrejt sfidave të dala njerëzore, gjegjësisht kundrejt rrethanave të së pamundshmes, ngase çdo gjë në këtë mister jete, që sjell ndriçim njerëzor, kërkon vendosmëri dhe përkushtim të vëmendshëm. Çdo errësirë dhe e panjohur shpalohet duke vepruar me përkushtim në mënyrë të shkallëzuar në ndriçimin e tyre dhe dhënien kuptimore të atyre gjërave të panjohura, me qëllim që të krijohen vlera njerëzore të mirëfillta. E në të kundërtën, mos njohja e vlerave ekzistuese është padituria. Sheki Hyseini duke kaluar nëpër këtë rrugë sfiduese shpalon optimizëm dhe mirëqenie. Suksesi i tij ka marrë përmasa afirmimi gjithandej prezencës së tij në vend dhe jashtë vendit. Shkathtësia e ushtruar i ligjërimit të tij, është duke ndikuar pozitivisht nga dita në ditë te të tjerët. Ai transformon veten me detyra dhe me ndërgjegje të pastër drejt hulumtimit të kësaj bote misterioze, që në të njëjtën kohë mund të jetë shumë e largët, por edhe shumë e afërt. Mirëpo për t’u pajisur me këtë afinitet sublim, kërkohet njohja e saj. Kjo njohje bëhet duke transformuar botën e brendshme njerëzore të mistershme, gjegjësisht veten, në drejtim të asaj të jashtmes që gjendet e pa njohur tërësisht. Për të arritur mrekullinë e synuar dhe kërkesën e lumturisë së dëshiruar, duhet të frymoj në Ne vullneti dhe pasioni i pandalshëm i përkushtimit për sukses. Dhe kur të arrihet kjo këmbëngulësi atëherë shfaqet nevoja e ndriçimit sublim që reflekton rreze të ngrohta besimi te qenia njerëzore. Ky rrugëtim spiritual pa dyshim se kalon nëpër lëndinën e rënies dhe ngritjes shpirtërore të sprovave të mëdha. Të gjithë ne e dum suksesin, por suksesi arrihet duke mësuar dhe vepruar, e këtë mësim permanent Sheki Hyseini e ka vendosur tani për tani në Punëtorinë meditative të Oshos, e cila gjendet në Pune të Indisë. Atje transformimi shpirtëror i meditimit zgjat 60 ditë dhe në mënyrë të sistemuar. Sheki është ndër shqiptarët e rrallë që ka prekur qendrën në Pune, territorin që gjendet 30 kilometra larg Mumbait.

Sheki e ka kuptuar se njeriu me imagjinatën e tij të bujshme derdhet si lumi nëpër batica dhe zbatica tundimesh jetësore, por për ta fituar cilësinë dhe synimin e kulluar duhet të kaloj nëpër shumë peripeci dhe mundësi ekzistuese. Kjo sakrificë arrihet duke u kthyer te burimi i suksesit dhe ky burim gjithsesi se është vetja. Vetja është hapi i ndërmarrë i kalërimit jetësor që duhet t’i kërcej barrierat e shumta ekzistuese. Njeriu duhet t’i ketë objektivat e thesarit të çmuar, të cilat gjenden të përqendruara brenda vetes.

Vetëm me kondicion të krijuar, të energjisë pozitive, arrihet në vendimmarrje për kah hapësira e lëndinës së madhe të suksesit. Guximi vë në sprovë të përhershme aftësinë e krijuar dhe akumuluar në vete nga përvoja dhe mësimi jetësor. Të gjithë njerëzit kreativ duan të sjellin vlera shoqërore në këtë jetë, por ato vlera janë të dukshme kur jemi të gatshëm të krijojmë kritere të duhura. Kjo arrihet kur veprojmë sinqerisht ndaj vetes dhe të tjerëve, por për të pasur efekt gjithandej kësaj ndërmarrjeje kuptimi, duhet të jemi të mbushur me dije dhe pasion të pandalshëm. Në momentin kur e shohim se për diçka të vlefshme veprojmë pa hamendje e dyshim, atëherë shfaqen dritat e suksesit mu në besimin e krijuar nga përvoja. Pastaj pa dyshim në orbitën e ndriçuar të kësaj vendosmërie, do të na pushtoj mrekullia e dashurisë së suksesit, e cila ka kaluar dhe është zhvilluar nëpër përjetime të rënda kohore. Koha është matësi më i mirë i të gjitha sukseseve jetësore, kurse përvoja në këto afate e periudha kohore të kaluara, bëhet busulle rrugëtimi për përzgjedhje më të mirë të shtegut të synuar. Duhet të dihet mirë se hapi drejt suksesit është meditimi dhe guximi i ndërmarrë ndaj qëllimit. Vetëm kështu zbulohen misteret e jetës.

Sheki Hyseini është njëri nga ata veprimtarët spiritual shqiptarë që me sukses është duke i kaluar këto sfida dhe barriera të së pamundshmes. Ai tanimë këtë e ka të vulosur nëpër librat dhe ligjërimet e tij të dëshmuara.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora