Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Mehmetaj: 'Populli i mrekullueshëm serb'

| E enjte, 26.07.2018, 08:08 PM |


Populli i mrekullueshëm serbë - i delirantes shqiptare

Nga Gani Mehmetaj

"Serbët janë popull i mrekullueshëm", shkruante një mbesë e Enver Hoxhës në rrjetin social FB. Emrin e mbesës enveriste nuk e mbajta në mend, por nuk ia lexova asnjë fjali që do ta mbështeste përgjërimin serbisht kjo budallaçkë delirante. Ajo është vetëm maja e ajsbergut e një mendësie idiotësh delirantë, mbesa e nipa kooperativistësh që dikur klithnin "Parti Enver", kurse sot çirren "Serbi, Serbi"

Mbi një milion pjesëtar të "populli të mrekullueshëm serb"  të delirantes shqiptare, u mblodhën në Ushqe, afër Beogradit me 19 nëntor 1988 në mitingun e organizuar nga Lidhja e Komunistëve të Serbisë, për të mbështetur S. Milosheviqin në luftën gjenocidale kundër shqiptarëve të Dardanisë.  S'mbeti pjesëtarë i "popullit të mrekullueshëm serbë", që mund të ecte në dy këmbë, që nuk mësyu në Ushqe, por hapësira e paanë nuk i zuri të gjithë, raportonin mediet e Beogradit.

Afër dy milion pjesëtarë të "popullit të mrekullueshëm serbë" u mblodhën me 28 qershor 1989, në Fushën e Dardanisë, afër Prishtinës, për të mbështetur vrasjet e shqiptarëve që i paralajmëronte krimineli Milosheviq.

Miliona serbë, "të mrekullueshëm" bridhnin nëpër ish-Jugosllavi si qentë e tërbuar në mitingjet kundër lirisë së kombeve jo serbe, duke i paralajmëruar ditët e zeza të luftës.

Kisha Ortodokse Serbe, përfaqësuese e "popullit të mrekullueshëm serbë" e nxiti luftën rrënimtare në ish-Jugosllavi duke "i bekuar" vendet  "e shenjta serbe" në Kroaci, Bosnjë- Hercegovinë e Dardani, me eshtra gomari, ndërsa  gënjenin kinse janë eshtrat e një të quajturi Shën Sava. Aty ku shkelen popat serb - korba  me eshtrat relikte gomari "populli i mrekullueshëm serbë" bëri masakra të papara ndaj kombeve jo serbe.  Vranë popullatën e pambrojtur në Kroaci, bënë gjenocid në Bosnjë-Hercegovinë, duke lënë pas vetës mbi njëqind mijë kufoma, pushkatuan mijëra të kapur rob ( sa ilustrative është thënia e Fishtes: Nuk jemi serbë t'i vrasim njerëzit e xanun rob).

"Populli i mrekullueshëm serbë" nuk pati forcë të ngrinte zërin kundër krimeve të tmerrshme ndaj grave shtatzëna e foshnjave të sapolindura shqiptare të Dardanisë që ushtarët e policët serbë i mbanin në thika e bajoneta trofe lufte.

Me 28 qershor 2018 peshkopi serb, përfaqësuesi i "serbëve të mrekullueshëm", në Fushën e Dardanisë, mu si Miloshevqi me 28 qershor 1989, kërcënoi shqiptarët me luftë, ndërkaq budallaqja delirante shqiptare e kooperativave të Stalinit, nuk e tha asnjë fjalë kundërshtimi.

Jam takuar dhjetëra herë me dhjetëra intelektualë, shkrimtarë, kineastë e gazetarë të "popullit të mrekullueshëm serbë" në festivale e takime ndërkombëtare në Paris, Romë, Bolonja, Kanë, Berlin, Venedik  etj. por asnjëri prej tyre nuk pati forcë morale e intelektuale te mi thoshte dy fjalë mirëkuptimi për tragjedinë që na e shkaktuan. Si nuk e dëgjova asnjërin prej këtyre intelektualëve e shkrimtarëve të më kërkonin falje interne, se për falje publike nuk prisja.

Nga "populli i mrekullueshëm serb" në jetën time kam takuan vetëm një serbe- gjermane, që qante ndërsa fliste për krimet serbe në Dardani në një meshë të ungjillorëve. Ajo u kërkonte falje shqiptarëve me përgjërim për krimet serbe, për të ardhmen që na e errësuan, për gratë e përdhunuara për tragjedinë e paparë.

Serbja gjermane ishte ndryshe nga "populli i mrekullueshëm serbë" i delirantes shqiptare. Por serbja e mrekullueshme ishte zyrtare e lartë gjermane, që nuk kishte lindur në Serbi, nuk  kishte jetuar ndonjëherë atje, por vuante e turpërohej nga krimet e bashkëkombësve. Ajo e kishte mësuar nga Vili Branti çka është përkulja e kërkim falja para varreve të viktimave të holokaustit.

"Populli i mrekullueshëm serbë" bënë holokaust ndaj shqiptarëve, por ende nuk e linden një Vili Brant që do të përkulej, të kërkonte falje para varreve të shqiptarëve. Politikanët, priftërinjtë e figurat publike serbe bëjnë garë kush të jetë më arrogant se tjetri në raport më shqiptarët. Ata ende shkumëzojnë e kërcënojnë si qentë e  tërbuar.

Në një atmosferë të tillë është e pamundur të bëhet dialogu, sepse ata e përsërisin: prano kushtet tona, ose prapë do të vrasim e të përdhunojmë.