E shtune, 20.04.2024, 03:55 AM (GMT+1)

Kulturë

Faruk Myrtaj: Timo Mërkuri - Identiteti iso-polifonik

E merkure, 25.07.2018, 07:29 PM


Faruk Myrtaj për librin  “Identiteti iso-polifonik”

Edhe sikur vetem te kqyresh tryezen e lendes, joshesh ta ndjekesh se lexuari:

Kur flasim për iso-polifoninë...Në bedenat e iso-polifonisë, Një shkrim i dëshpëruar...Lisat e këngës...Lisi me rrënjë të thella... Të flasësh për Lefter Çipën...Të dua moj...qëne...Fyelli i Tanës Kostandini nuk hyri në ajodhimë...Akademia e humorit Pergameni i Artë... Unë qaj me lot fëmije...Atdheu i mbartur në këngë... ose Atdheu i shpëtuar...Mbi tezën homerike...Po vjen lumi turbull-o... Të lexosh një poezi...

Por, mes tere kesaj kureshtje per Polifonine shqiptare apo Iso-Polifonine, nis nderbeteja mes vete shqiptareve. Kur s'kane me ke leftojne, ia nisin mes tyre?!!!

Vendimi i 25 Nëntorit 2005 i UNESCO-s për të shpallur këngën iso-polifonike si kryevepër të trashëgimisë kulturore të njerëzimit dhe për ta marrë atë nën mbrojtje, xhelozoi jo pak vende fqinj dhe më tej.

Mendoni pak, vetëm në Shqipërinë e Jugut, janë katër kryevepra të njerëzimit të mbrojtura nga UNESCO. Dhe konkretisht Butrinti, Gjirokastra, Berati dhe si qershia mbi tortë erdhi dhe Iso-polifonia. Një dëndësi të tillë kryeveprash të njerëzimit, të marra në mbrojtje nga UNESCO, rrallë kombe të tjera e kanë

Ne te vertete, nuk eshte aq e lehte te marresh vesh: perse grinden, valle?!

Pse ka rëndësi pranimi dhe mbrojtja e kësaj teorie të origjinës së këngës sonë popullore, duke patur si fillesë gjëmën, të qarët me botë dhe vijueshmëri të saj, të qarët me ligje?

Timo Merkuri, hyne mes sheshit ku grindet djemuria-sado qe edhe aq te rinj nuk jane!- dhe kerkon te mendohet perpara se te flitet:

Jo vetëm që ka rëndësi por është dhe gurthemeli i identitetit shqiptar të këngës iso-polifonike. Kënga jonë popullore, në origjinën e saj, nuk ka lindur si “krijimtari artistike e ndërgjegjëshme”.

Iso nuk është e kushtëzuar nga marrësi. Marrësi është sinjali i nisjes së anijes nga porti, por iso-ja është deti nëpër të cilin lundron flota e këngës. Anija mund të nisë lundrimin edhe jashtë portit, por gjithsesi nëpër det do të lundrojë.

Metafora nis, por edhe vazhdon tejet bindese, e bukur, sa kenga, por hakerrima nuk ka vesh te degjoje:

Iso-ja dëshmon vjetërsinë (lashtësinë) karakteristike të këngës sonë popullore dhe indirekt edhe stërlashtësinë e kombit tonë. Duke e mënjanuar këtë element, biem padashur në tezën se kënga jonë popullore është “e re” në moshë dhe për pasojë, mund të mos jetë e jona, por shqiptarët “hajdutë”, kur kanë ardhur në këto troje, do e kenë vjedhur edhe këngën nga popujt e tjerë, ashtu siç kanë të “vjedhur” edhe Heroin Kombëtar, madje dhe flamurin.

Timo, pasi sheh qe me permendjen e simboleve nuk i bind dot, genjen veten tek beson se mbase ua prish mendjen duke folur per zotat dhe te deleguarit e tyre!
      
Ne jemi njohur me mrekullinë e shndrimit të ujit në verë nga Jezu Krishti. Le të admirojmë edhe mrekullinë e kombit tonë që shndroi vajtimin në këngë. Dhe të krenohemi që jemi bij të tij.
Pra, tragjedianët e mëdhenj antikë e kanë marrë nga populli ritin mortor dhe ceremonialin e vajtimit me ligje dhe e kanë vënë në veprat e tyre. Nuk ka ndodhur e kundërta.
Por a mund te ndodh edhe e kunderta, o Timo? Them se mund te kerkohet edhe ne kete kahje, pa e cenuar objektin e ketij studimi dhe vertetesine e tij.

Timo, ngaqe e kupton se Faruku nuk se ka njohuri te plota per keto gjera, vazhdon logjiken: në mënyrë figurative do prano- nim se gjëma është rrënja e pemës së riteve mortore, vajtimi me ligje është trungu i këtyre riteve dhe frutat janë këngët popullore, unë ju them se frutat e pemës e kanë marrë ush- qimin nga rrënjët.

Por ritet mortore të vajtimit, veç elementit të të qarit më botë, me gjëmë, veç elementit të vajtimit me ligje, kanë edhe një element të tretë, i cili është “logatja”.

Po, mire ben qe ma shpjegon kete fjale, e ndesha me siper dhe s;e dija. Mbase ju qe keni te beni me grekun e dini, por une jo. Tani qe kam ardhur kendej nga Poli i Veriut po ushtrohem me indiancen e vjeter...!

Logatja është një akt kryesisht individual, në të cilin “imitohen” elementët e kolektivitetit. Individi që logat, qoftë grua apo burrë, me zërin e tij “imiton” intonacionet e një grupi pjesmarrësish vajtimtarësh (ose këngëtarësh), “imiton” një vajtim me ligje. Fjala “imiton” nuk është plotësisht e sak- të, sepse ai realisht nuk imiton ndonjë person tjetër, por ek- zekuton vetëm, individualisht, një vajtim të një grupi. Me zërin e tij ai “imiton” vajtoren kryesore, shoqëruesen (hedhë- sin), rënkueset (mbajtëset e isos) etj.

Por logatja nuk është plotësisht vajtim... Ajo qëndron në mes të vajtimit dhe këngës. Ajo është ura, nëpër të cilën logatësi kalon nga bregu i vajtimit në bregun e këngës.

Në bregun e vajtimit ajo konsiderohet këngë dhe në bregun e këngës ajo konsiderohet vajtim.

Eh, vete pershkrimi prej Timo Merkurit eshte iso e begate...Mrekullia e fjales i qaset asaj te zerit...

Është normale që në mes të urës-logatje ai të kthehet mbrapsht në bregun e vajtimit ku të rishpërthejë në vajtimin me ligje, ashtu siç është normale që të vijojë rrugën dhe të dalë në bregun e këngës, dhe vajin që logatëte ta këndojë si këngë. Vetëm për veten e tij, por meqënëse këngët nuk këndohen vetëm për vete, ai e këndon në rastin më të parë, në një dasëm a festë fetare, në klub me shokë duke pirë një gotë raki a në çfardo vendi e rasti tjetër.

Pas kësaj, kënga nis lundrimin, por gjithsesi duke lundruar në oqeanin e vajtimit, me njelmësinë e kripës së lotëve, si vesë, në çdo pjesë të saj.

Prapavija reale e debatit

Pa ma trego, o Timo, pse grinden keta Caushet me Vason e embel?! Po une e kam njohur vete Vason, si mund te behet Vasua spiun?! O Zot, ku do jete sebepi qe kerkojne keta "kundrat"!?

...“është e nevojëshme që të nënshkruhet një memorandum drejtuar kësaj Ministrie (të Kulturës dhe Turizmit) dhe UNESCO-s që...të korigjohet emri iso-polifoni dhe ajo të mbajë emrin e vërtetë “Polifonia shqiptare”.
Emërtimi “polifoni” nuk ka qenë një emërtim zyrtar dhe shkencor. Theksuam më sipër se i pari që e përdori këtëemër ka qenë R.Sokoli, por edhe ai e quajti “kënga polifonike me iso”.

Kur e paske edhe Ramdan Sokolin me vete, ç’te duhen argumente te tjere, o Timo?

Në rast se shtetet e tjera kishin guslën, buzukun apo mandolinën, dajren apo violinën, kënga shqip- tare kishte dhe ka iso-n. Në morinë e polifonive botërore, kënga popullore shqiptare dallohet për vetë faktin, se shtylla e saj veterbrore është iso-ja. Nuk është as zëri i rastësishëm i këngëtarëve dhe as veglat muzikore që shoqërojnë këngën.
...

Ah, qasja ndryshe ndaj kenges se cameve, qe shembelleka me tuajen, bregase, me vjen mire edhe mua, mbase ngaqe nuk jam lab safi. Jam Vlonjat, por nga Topalltia, Trevllazeri, na kane mbajtur per leber gjysem opinge! Pra ç'te besh, per te shpetuar nga kryehunda labe e Lumit te Vlores, na qenka dashur te behemi pak laluce!!!

Krahina e Çamërisë, për disa arsye gjeografiko-historike u konvertua në një myslimanizëm më të ashpër se bektashizmi tolerant që u instalua në Labëri. Sipas llogjikës empirike duhej që këngët çame të kishin më shumë turqizime dhe gjakësime.

Por ja që realisht nuk ka ndodhur kështu. Këngët çame janë plot finesë dhe elegancë, me një nivel të lartë artistik, sa që çuditërisht kanë afërsi me këngët himarjote dhe jo me këngët labe..:
Nuk kam ndjere kompliment me te bukur per kengen came, se keto te Timo Merkurit...Perla!

Por me kaq bukuri sa erdhi te ne, na bën të mendojmë se ka qënë shumë më fine dhe më elgante, shumë më shumë aristokratike në periudhën paraturke. I ranë shumë stoli rrugës pesëshekullore, i ranë diku “florinjtë e gushës” e diku “florinjtë e ballit”, por te ne mbriti me dritën verbuese të syve të saj, që reflektonin “florinjtë e shpirtit”. Dhe duhet të themi se me aq sa mbërriti te ne, ishte tepër e bukur.

Me tej vijne dallimet brenda bregut, interesante! Tjeter Piluri me grate e lira prej opinionit, te tjere Himariotet qe jepeshin me qira ne Venetik! 
...

Burrat pilurjotë, sado të ashpër nga natyra, ruanin gjithnjë një dhimshuri të dukëshme për gratë dhe vajzat e tyre. Kjo dhimshuri ishte një portë e hapur për femrat drejt një lirie më të madhe nga femrat e fshatrave dhe krahinave fqinjë.
Thotë një këngë pilurjote...

Leskovik vajta njëherë/

vajta për të blerë verë/

gjezdisa derë më derë

me para s’gjeçë të blejë/

Duke qënë se pilurjotët kishin gratë dhe fëmijët me vete në shtegëtime, thithja e kësaj kulture perëndimore bëhej më e shpejtë dhe kultivohej menjëherë në jetën e tyre.

Është e vërtetë që dhe himarjotët emigronin, kryesisht në Venedik. Por ky ishte kryesisht emigracion ushtarak. Himarjotët shkonin ushtarë në ushtrinë e Venedikut, luftonin e fitonin pasuri e grada, por kultura që mirnin ishte kryesisht ushtarake. Kjo kulturë ushtarake i shërbente forcimit të autonomisë së Himarës por jo civilizimit dhe përparimit kulturor të saj. Pra, ky emigracion ushtarak nuk i hapi ndonjë portë civilizimit të femrës himarjote dhe aktivizimit të saj në jetën kulturore.

Shenimet per studimin e Anton Nike Berishes per kenget e kreshnikeve, si dhe ato per De Raden, ishin vertete po aq te ndjera sa ndjesia qe percjelle autori ne tere dukjet e tij, deri ne fund te sinqerta...Me rastin e shkrimit per Ag Maton, kembeva ca mesazhe te shkelqyera me Antonin dhe vertete i ka hak keto fjale qe thua per te...
Gjyshja e Petrit Rukes (jo ajo e Ethem Rukes) ...

Aq plakë qe,

sa që vetëm përrallat që kishin ndodhur para mijra vjetësh i kujtoheshin....
Kjo eshte si ato sentencat e pavdekshme te 100 vjet vetmi te Markezit, se ajo eshte Vetmi, jo vetmia pol;itike e smajl kadavres...

dhe...a ka kompliment me te praueshem se te shkruash: une rrija i mbërthyer pas buzëve të saj, si tani, pas rreshtave të librit të Petrit Rukës:

“ ...Kur hyn kali në avlli / Derdhet orizi si shi / Bie nga qielli si dëborë / Mos e hedh zoti me dorë /...Mbi patkoin hënëprerë / Thyeje qelqen me verë... ”
Ja keshtu e lexova essene tende, dhe keto vrejtje kisha per te te bere, o Timo Zhiva!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora