E marte, 19.03.2024, 03:06 AM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: Nga vizita në Shkodër

E merkure, 25.07.2018, 06:52 PM


Një pamje nga qyteti i Shkodrës

Nga vizita në Shkodër

Nga Hilmi Saraçi

…Nga Kukësi morem rrugën për në Shkodër. Ky qytet është mjaft karakteristik për historinë tonë kombëtare. Objektet fetare, xhamitë dhe kishat përthekonin mjaft hapsirën e qytetit. Këtu toleranca fetare është si gjithmonë e veçantë dhe karakteristike për shqiptarët, Me rëndësi është kombëtarja. Të gjithë pa dallim feje janë shqiptarë . Ka mjaft monumente historike dhe kulturore që e evidentifikojnë si qytet të lashtë me një të kaluar të lavdishme dhe krenare. Lartë duket Kalaja e Shkodrës e cila na përkujton luftërat e zhvilluara kundër pushtuesit Osman, sidomos me  veprën “Rrethimi i Shkodrës”.   Memzi arritem në këtë hapsirë mjaft të lartë. Kudo shiheshin gjurmë të lashtësisë dhe dhe të historisë sonë kombëtare. Në këtë fushë ishim kureshtar që ta mësojmë dhë ta kuptojnë përseafërmi të kaluaren e popullit tonë nga furtunat e kohes…

Në qënder të qytetit menjëherë na ra në sy përmendorja madheshtore e Isa Boletinit, përmendorja më e mirë dhe më e madhe në Shqipëri dhe në Kosovë për heroin , Isa Boletini.     Kjo përmendore madheshtore është ndërtuar në kohën e komunizmit, në kohën e Enver Hoxhës. Kjo është një vepër e çmuar e artit për kohën kur është ngritur, por edhe për të tashmen. Pastaj vizituam disa monumente historike,fetare dhe kulturore duke përkujtuar disa fytyra patriotike, jetën dhe veprimtarin e tyre si: At Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin,Ndre Mjedën, Hil Mosin, Filip Shirokën ,Vaso Pashë Shkodranin e të tjërë…

Përmendorja madhështore e Isa Boletinit në Shkodër

Në foto:  Hilmi Saraçi, Asllan Murati dhe Jusuf Pllana

Brigjeve të liqenit të Skodrës kaluam dhe shikuam pamje të mrekullueshme të liqenit që në këto raste me valet e ngritura shpeshherë tregojnë se ëshë i shqetësuar nga erërat që fryejnë në këtë pjesë të Shkodrës... Në të kthyer në anën e djathtë shtrihej Postriba dhe fusha e Rrmajit,  sikur degjohej poezia e Filip Shirokës, “Shko Dallëndyshë “ : 

Udha e mbarë se erdh pranvera,

shko, dallëndyshe tue fluturue,

prej Misirit n'dhena tjera,

fusha e male tue kërkue;

n'Shqipni shko, pra, fluturim,

shko në Shkodër, n'qytetin tim …



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora