E shtune, 20.04.2024, 12:43 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Letër e Hapur - Parku Memorial Dr. Ibrahim Rugova

E diele, 22.07.2018, 06:43 PM


LETËR E HAPUR

DREJTUAR STRUKTURAVE VENDIMMARRËSE:

KRYESISË DHE KËSHILLIT TË PËRGJITHSHËM TË LDK-SË;

DEPUTETËVE TË LDK-SË;

KUADROVE NË KOMUNA, PËRFSHI EDHE KËSHILLTARËT KOMUNALË E TJERË:

Prej disa muajve vazhdon aksioni për sigurimin e parave, për ndërtimin e Parkut Memorial "Dr. Ibrahim Rugova", në fshatin e origjinës, Malaj të Rugovës. Memoriali është projektuar nga inxhinier - arkitekt Blerim Bajraktari. Për realizimin e këtij projekti, është krijuar Këshilli Iniciativ, i kryesuar nga Sali (Jahë) Lajçi si dhe nënkëshillat, në Mërgatë. Aksioni nismoi me Shoqatën "Sali çekaj", në Zvicër, e pasuar nga Shoqata simotër "Sali Çekaj", në Bavari - Gjermani dhe Dega e LDK-së në Gjermani, për të vazhduar me Degët tjera dhe Shoqata e klube të tjera.

Përgjatë aksionit po ndeshim me pyetjen legjitime të donatorëve vullnetarë: "Pse heshtin strukturat vendimmarrëse të LDK-së: Kryesia, Këshilli i Përgjithshëm, deputetët, drejtuesit komunalë, me kuadrot dhe këshilltarët komunalë të zgjedhur?! Sepse, të përmendurit janë përfituesit e parë nga LDK-ja, rrjedhimisht, nga kryetari Rugova.

Kontributi, për Memorialin në fjalë, ka karakter individual dhe vullnetar.

Këshilli Iniciator, por, edhe nënkëshillat, për ndërtimin e Parkut Memorial "Dr. Ibrahim Rugova", kanë pasur ofërta nga parti politike, (jo LDK-ja), dhe individë-firma, për ta realizuar komplet veprën në fjalë. Por, ne, i kemi refuzuar ofërtuesit, duke i falenderuar për gadishmërinë e shprehur. Thjesht, kemi parapëlqyer kontributet individuale të donatorëve vullnetmirë.

Respekti, dashuria për themeltarin e shtetësisë të Kosovës, Presidentin e Përjetshëm, Dr. Ibrahim Rugova, nuk është eterike, duke e shprehur vetëm me fjalë. Por, ky respekt dhe kjo dashuri duhet të lëndëzohet, në rastin konkret, me kontributin individual për aksionin, tashmë, të bërë publik.

Aksioni ende vazhdon. Kompletimi, begatimi i Memorialit, me objektet shtesë, është në vartësi të donatorëve.

Urojmë të mos zhgënjehemi nga strukturat, kuadrot dhe bartësit tjerë të funksioneve të LDK-së!

Përshëndetje nga:

SAIM TAHIRAJ, kryetar I SHOQATËS  "SALI ÇEKAJ", NË ZVICËR;

OSMAN FERIZI, kryetar I SHOQATËS "SALI ÇEKAJ", NË BAVARI, GJEMANI;

ALBANEZ MURIQI, veprimtar i AUTORIZUAR NGA KËSHILLI QENDROR PËR AKSi0NIN;

IDRIZ ZEQIRAJ, kryetar I KOMISIONIT PËR INFORMIM I DEGËS TË LDK-SË, NË GJERMANI. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora