E premte, 29.03.2024, 06:50 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Ideologji fashiste serbe

E diele, 22.07.2018, 09:33 AM


“Svetosavle” - ideologji  fashiste serbe

Para se të filloj me shkrimin dhe temën që e zgjodha për sot mu kujtua Kadareja dhe pyetja që në një rast ia kishte bërë një shkrimtar serb:- Në Shqipëri ju duhet të keni mbi dhjetë qendra  të fshehura që punojnë dhe përgatisin plane kundër Serbisë ? Kadareja u zu ngushtë, e dinte që nuk ne shqiptarët nuk mendojmë aq larg dhe vetëm ia pohoj me krye.

Pra, një komb dy shtete që jemi,nuk e kemi as një vend ku përgatitë strategji kombëtare për të ardhmen tonë . Mjerë ne ! por kjo është e vërteta .

Çka është „ Svetosavlje“ ? Kjo është një ideologji fetare-politike serbe, e filluar nga Kisha Pravosllave  Serbe ( SPC) , qëllimi i së cilës është krijimi  i një Serbije  të Madhe , etnikisht dhe fetarisht homogjene në një pjesë të madhe të Ballkanit. Është e ditur që organizim fetar-politik serb është i drejtuar kundër kroatëve, boshnjakëve, shqiptarëve dhe të gjithë të tjerëve që nuk janë serb me qëllim të serbizimit dhe dëbimit nga tokat e tyre. Shqiptarët në rend të parë. Svetosavle qëndron pas idesë së përtëritjes së „ shtetit serb të Car Dushanit, ide që e përforcon teorinë serbe që ata janë popull hyjnor“ . Me anën e këtij organizimi fashist synohet largimi i çdo gjëje që nuk është serbe duke proklamuar anti-europianizem dhe antisemitizem për interesat e popullit dhe shtetit serb.

„ Svetosavle nuk është fetare dhe nuk ka lidhje me krishterim, edhe pse shërbehet me primesat krishtere, pra është ideologji për interesat serb. Një nga kushtet e svetosavles është gënjeshtra si parim për interesat e Serbisë. Rrena nuk është e krishterimit -thonë kroatet, por serbet nisen nga  ajo    edhe nëse rrena i shërben serbeve, Serbisë atëherë ajo duhet përdorur.

Svetosavle është një drejtimi i ri në teologjinë pravosllave. Svetosavle lindi në vitin 1930. Përfaqësuesit kryesor i kësaj ideologjije ishin Nikolaj Velimiroviq dhe Justin Popoviq. Emri iu dha sipas „Shën Savës' një të „shenjti ' të shekullit 13-të.

Tani pyetja se kush ishte „ Sveti Sava“ .Sipas serbëve „ arkeopeshkop serb i kishes pravosllave serbe“  i  varrosur në Malin Atos në Manastirini e Shën Pantelemanit . Ka vdekur në vitin 1236.

Ishte koha e egër e  pas ndarjes së Kishave në ate Lindore dhe Perendimore .  Sveti Sava ishte i biri i Stefan Nemanit ( Nemanja, serbisht ) me origjinë dokleat, pra nga Dukjla .

Vetëm shikoni freskën e një Kishe në Beograd ku vajtohet vdekja e Shën Savës. I shihni plisat për rreth ?

“Fisi Nimani eshte shkruar si“Nemane“(greq.) kurse Stefan Nemanea si“Stefan Nemane“(greq.) gjithashtu edhe ne Hilendar është shkruar me emrin Stefan Nemane. Prandaj ne shqiptimin e me vonshëm te Shqipes e ka marr leximin itacistik Nimani,  e më herët është lexuar Nemane .

Me sllovenizimin e te lexuarit te fjalës Nemane,  ne mesjetën e vonshme është përvetësuar fjala Nemanja (nga metateza e shqipes : Nemanaj . ). Nga fisi Nimani kanë mbetur trashëgimtaret e Nimanasve te tanishëm nga te cilet deri vonë ishin  ne rrethinën e Prizrenit dhe në .Prizren .....Kjo është per sa i përket etimologjisë Nemanjiqi,  ç – iqi.“

“Nimanajt kanë sunduar sipas te drejtës kanunore deri me 1354,  kur Car Dushani e ka nxjerr Kanunin e vet,  i cili ehte përplot me te drejta te vjetra kanunore shqiptare . Kanuni ka pretenduar te zhduke te drejtën e vjetër kanunore te Shqiptareve dhe legjislacionin dhe jetën juridike ta rregulloj sipas shembullit bizantin,  por me 1389 u përmbys shteti i Nemanajve kurse populli iu ka kthyer zakoneve,  te cilet janë ruajtur sot e kësaj dite te serbet (skizmatiket shqiptar ) dhe Shqiptaret ne Kosove,  me saktë ne Metohi (dukagjin ) .

Kjo është dëshmia e dyte e cila vërteton se Nemanjiqet ishin me prejardhje shqiptare”.   ....”Nemanja ne fillim nuk ka qene zhupan i madh por është quajtur“Dorezën – dëshmitar i madh“ Kurse me vone ne ndikimin e grekëve dhe sllavëve  të Bizantit e ka marr emërtimin thirrjen e zhupanit te madh .

Si dorëzon i madh shprehje shqipe = sundimtar; sinonim i shprehjes sundia e cila përdorej ne mesjete ka pasur kalorësi dhe njerëz te vet,  te cilët ishin kaloresit e bujaret e tij,  e nëpërmjet te cilëve ka sunduar . Kjo është dëshmia e 4 për metodën shqiptare te sundimit te dinastisë Nimani ne “Serbinë  mesjetare .

Unë te gjitha këto i di sepse e zotëroj mire gjuhen e vjeter greke,  dhe e di edhe gjuhen shqipe duhet te jete shqiptar skizmatik  - shka dhe zakonet shqiptare . Për këtë arsye ju njoftoj qe këtë element dhe fakt ta keni parasysh ne punën tuaj te ardhme,  nëse këto gjer me tani nuk i keni te njohura . Ndërsa dëshmitë origjinale per piken 1 mund ti gjeni ne Hilendar kurse te tjerat mund t’i gjeni ne Metohi (Dukagjin ) sidomos ne punimet e Dr. Milutin Gjuriqiqit .

“Kjo është letra anonime  e një popi ortodoks  dërguar  me 20.IX.1985)

Ja vula e Stefan Nimanit që ruhet në Beograd, ku qartë lexohet Nemani e jo Nemanjiç

Nacionalizmi i svetisavles është takim dhe bashkim i nacionalizmit dhe klerikalizmit serb, shumë i rrezikshëm për paqen në Ballkan.

Që të mos harroj t`ii them edhe këtë termin „svetosavle „ e ka farkëtua dhe  nisë Rusi Fjedor Titov.

Fahri Xharra,19.07.18

Gjakovë 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora