E enjte, 28.03.2024, 08:39 AM (GMT)

Kulturë

Simsia: Eugen Kallfani, djalë energjik Berati

E diele, 22.07.2018, 09:59 AM


EUGEN KALLFANI, djalë energjik Berati, personalitet  i admiruar nga të gjithë bashkqytetarët e tij

Nga Pierre-Pandeli Simsia

Dy vite më parë, pas një aktiviteti të rëndësishëm vlerësues në sallën e Pallatit të Kulturës: "Margarita Tutulani" në Berat, në hollin e tij, gjatë kokteil-it, mes qytetarëve të shumtë të ardhur në atë aktivitet, vëllai im, Petraqi, më thotë: - Shkojmë të takojmë edhe djalin e Xhovan Kallfani-t.

- Kush nga djemtë, ka ardhur? - e pyeta; Teodori apo Eugeni? (Teodori është djali, fëmija i parë i Xhovanit.

- Është Eugeni - më thotë, - është flori' djalë.

Ndjeva gëzim, emocion, kënaqësi. Pas njëzet e tetë vitesh larguar nga Shqipëria, po takoja Eugen Kallfani, djalin, fqinjin tim që e kam ndjekur që kur ishte foshnjë, që në hapat e parë të jetës së tij, që atëhere, kur gjyshërit e tij të nderuar, Vita dhe Todi Kallfani, ata njerëz të mrekullueshëm, të ndershëm, që gëzonin dashurinë, respektin e gjithë banorëve të lagjes sonë, të mbarë qytetit tonë, ashtu si edhe i gjithë fisi i nderuar Kallfani.

Po takoja Eugenin, tashmë të rritur, të burrëruar, të qeshur dhe, përpara syve në memorien time m'u çfaq Eugeni foshnjë i mbarë, i qeshur, i urtë, kur gjyshja e tij, zonja Vita Kallfani e shëtiste udhëve të lagjes sonë, e mbante në krahë sokakëve të kalldrëmtë të lagjes sonë.

Eugeni ishte burrëruar. Në fytyrën, në pamjen e tij të jashtëme rrezatohej inteligjenca, fisnikëria, qytetaria.

Ndërsa bisedonim në ato çaste, tek e dëgjoja të fliste qetë, ashtu sikurse edhe ati i tij, Xhovani, po ndjeja kënaqësi të madhe si të kisha pranë fëmijën tim, nipin tim.

Me babain e tij, njeriu i mrekullueshëm Xhovan Kallfani, me xhaxhain, hallat e tij, me gjithë fëmijët e fisit Kallfani që kanë jetuar në harmoni të plotë në të njëjtin obor shtëpie, jemi rritur së bashku, kemi luajtur, kemi kujtimet tona të bukura, të paharuara, si të ishim motra dhe vëllezër të së njëjtës familje, ashtu si me të gjithë banorët e lagjes sonë të bukur, karakteristike, muzeale.

Eugen Kallfani është lindur në lagjen Gorricë në Berat më 1 qershor, 1980 nga dy prindër të shkëlqyer: Xhuli & Xhovan Kallfani.

Shkollën fillore e kreu në lagjen ku u lind dhe u rrit.

Pas përfundimit shkëlqyeshëm shkollën e mesme të përgjithshme "Babë Dudë Karbunara në Berat, ka kryer studimet e larta për arkitekturë në Universitetin e Firences, Itali ku edhe i përfundoi po me rezultate të shkëlqyera.

Pas mbarimit të studimeve të larta në Itali, Eugeni u kthye në vendlindjen e tij, në Berat, për të dhënë kontributin e tij në qytetin e bukur dhe të magjishëm, në qytetin turistik të një mbi një dritareve, në qytetin ku janë lindur dhe rritur edhe të parët e tij.

Eugen Kallfani është personalitet i njohur në Berat që respektohet nga banorët e qytetit, për punën e tij të ndershme dhe me pasion në shërbim të qytetit, qytetarëve, kulturës së lashtë beratase.

Aktualisht, Eugen Kallfani është  Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Berat, institucion që merret me mirëmbajtjen restaurimin e aseteve të trashëgimisë kulturore: banesat, monumentet e kultit, fortifikimet, urrat.

"JO BRAKTISJES SË MONUMENTEVE". Kjo është sfida dhe motoja më e madhe që kemi për të ruajtur dhe për të shpëtuar vlerat e trashëgimisë sonë kulturore". Kjo është motoja e arkitektit Eugen Kallfani.

Dhe, falë punës, pasionit, impenjimit të tij, midis punëve të shumta, përmend: Restaurimi i Urës së Gorricës, Monument Kulture i Kategorisë së parë për qendrën historike të Beratit, ku, pasi janë gërmuar dhe hequr mbetjet urbane të ngurta, kanë dalë në dritë shtatë këmbët e urës..

Restaurimi i fasadave, murreve, tavaneve të shtëpive, veçanërisht, banesat e kategorisë së parë, Monument Kulture.

Rikonstruktimi në Kalanë e lashtë të Beratit, destinacioni kryesor për tërheqjen e turistëve vendas dhe të huaj.

Restaurimi i ikonave të shenjta...

Duke patur një eksperiencë të shkëlqyer në fushën e arkitekturës, pasi në vitet 2010 - 2014 ka punuar duke dhënë kontributin e tij në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit në Bashkinë Berat, si specialist dhe si drejtues, tashmë impenjimi i tij është, restaurimi i xhamive të shenjta të Beratit; Xhamia Mbret, Xhamia e Beqarëve, Teqeja e Helvetive.

Këto ditët e fundit, pasi janë bërë ndërhyrjet restauruese në këto kulte të shenjta të besimit musliman, pasi është bërë heqja e sovasë prej llaçi gëleqere, ku janë zbuluar kolonat dhe kapitelat të punuara mjeshtërisht me gurrë të bardhë gëlqerorë.

Eugen Kallfani sot është bashkëshort, baba i dy djemve, personalitet i mirënjohur, i shumërespektuar, i admiruar nga të gjithë bashkqytetarët e tij.

Inxhinier arkitekti Eugen Kallfani ka familjen e tij të shenjtë, por, i dashuruar me punën, profesionin e tij, qytetin ku u lind dhe urrit, ai pjesën më të madhe të ditës e kalon jashtë, në teren në ambiente të ndryshme të lagjeve të Beratit, duke parë, studjuar, duke mbajtur shënime për çfarë duhet të bëjë në ditët në vazhdim.

Sepse, siç është shprehur edhe vetë zoti Kallfani: "Ekspeditat në terren gjithmonë sjellin fakte të reja dhe dhe ndihmojnë në pasurimin e dokumentacioneve për monumentet..."

Intelektuali Eugen Kallfani, në zbatimin e projekteve të ndryshme, ka patur bashkëpunime të suksesshme me Bankën Botërore, Fondin Shqiptar–Amerikan të Zhvillimit, UNESCO, IPA dhe USAID.

Është njohës i shkëlqyer i gjuhës italiane dhe asaj angleze dhe ka njohuri bazë në gjuhën gjermane.

Zoti Eugen Kallfani është në profesionin e tij është njeri me vizion të lartë, duke punuar dhe duke ia shtuar vlerat e duhura qytetit Berat.

Si shpërblim të punës së tij, Zoti Eugen Kallfani, personalitet me kulturë të lartë qytetare dhe profesionale, njohës i mirë i artit dhe kulturës beratase, ka admirimin, respektin, dashurinë, vlerësimin, mirënjohjen e mbarë bashkqytetarëve të tij.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora