Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Poezi nga Sose Dumani

| E premte, 10.10.2008, 08:09 AM |


Sose Dumani

Poezi nga Sose Dumani

Për zemrën: Agim Gashi

Në skenën e artit çdo ditë dalin emra të rinjë. Një ndër vashat kurbetqare që një jetë të saj ia kushton poezisë, është edhe Sose Dumani, që jeton dhe vepron në Itali.
U lind më 8.12. 1964 në Kukës. Ka të kryer shkollën e mesme të përgjithëshme në Shkodër dhe Institutin e Kulturës Fizike në Tiranë. Pas punësimit në atëdhe, fati e gjuajti ate jashtë  për t’u bërë refugjate. Tani punon pranë një Kolegji të Universitetit të Boconit në Itali. Poezinë e ka si hobi nga e cila vështirë ndahet, por që premton se e ardhmëja e saj do ta bën një poete që do t’i bashkangjitet vargut të emrave të njohur të poezisë shqipe. Nergut për www.zemrashqiptare.net, sjellim disa poezi të kësaj gruaje fisnike nga e cila pritet shumë.

 

Ku janë bijt e tu nënë?

Kjo dënes e qiellit
dhe ky rënkim i detit,
kjo peshë e rënduar e tokës
dhe kjo varrosje e amanetit.
Këta shkëmbinj inert
që veç panë e panë,
këta lisa shekullorë  nga
rrufeja të vrarë.
Ky dhe i bekuar që po kthehet
në shterpë,
kjo hënë qe s'nusëron
veç vajton, vajton me retë.
Këta damarë të prerë në trupin
krejt skelet.

Kjo nënë ikonë, që  bijt
po i pret.
Këto kroje mali me lakonit
po flasin,
Këto gregje  azat, që s'dinë ku
e kanë stanin.
Këto fusha të begata, që mbushur
me gram janë,
Këto troje të ARBRIT trimat ku i kanë?
Thërret toka mëngjesin, dhe mbrëmja
mbart trishtimin.
Trualli kërkon të bijtë
e rëndë mallkon mërgimin.
Nëna nuk mbyll sytë dhe lëngon
gjatë e gjatë
 KTHEHUNI O TRIMA
 NË TË SHENJTËN "ITAKË".


CIGARESHITËSIT TË VOGËL

Çdo mëngjes të shikoj
tek endesh i menduar
në ato duar të vockla një kuti
mban shtrënguar.
Nuk është kutia e Pandorës
me shpresën e bardhë.
Por brenda ka urinë dhe fëmijërinë
e vrarë.

Çdo ditë të njëjtat rroba
çdo ditë të njëjtat fjalë
çdo mëngjes i pangrënë
çdo natë i palarë.

Ti “tregëtar" i vogël
që gjithmonë rend e rend
Ti vrapon  pas një ylli
por një demon mbas të ndjek.

Ti zemër e vogël me ata sy
të trishtë, mijëra ëndërra të
lëngojnë në këtë botë të pistë

Ti qenie e pafajshme që erdhe në
këtë botë.
Koha  përpin fëmijërinë tënde,
dhe të paguan vetëm lot

Të gjitha stinët i përcjell
nëpër trotuare të dridhet
dora e vogel  ndërsa shet cigare.

Numron pak monedha me psherëtimat
e pafajsisë,
i burrëruar para kohe në alkiminë
e varfërisë.

Të shikojnë tek çirresh, rrugëve
të metropolit.
Kthejnë kokën me përçmim,
"ETRIT E KORRUPSIONIT"

Ju engjuj të pakrahë
 bij të varfërisë,
jeni pasqyrë e turpit
për pushtetarët dështakë,
(PADRONË TË SHQIPERISË).


Fundshekulli

Të krrusur të zuri ky fundëshekull
o hallemadhe!
Mbi kurrizin tënd po luhet loja
e çmendurisë
Mbi  kraharorin tënd po hidhen
zarat e kumarit e batakçinjët
fytyrën ta kanë gris.

Në shekuj ky popull po thërret
Liriiiii...
Ky emër qiellor ëndërruar përjetësisht
nga shqiptaria

Mbi qiellin shqiptar u lëshuan
pëllumbat e paqes por të gjakosur
u kthyen për të sjellë mesazhin e kobshëm
se edhe kësaj here abortoi DEMOKRACIA.

 

Zhgënjim zhgënjim zhgënjim

Urra........jemi të lirë...
menduam kur shembëm idhujt
prej bronxit...
Urra... dhe kur shembëm 
djersën e baballarëve
Kjo quhej terapi e shokut

Fitore ... nga tribuna ku u ndërruan
rrolet pesëdhjetvjeçare
Dhe amanetin e tyre  po e perqafojnë
BIJ E NIPA
Fitore  se arriti çeku i bardhë
Konvertimin qeveria e bën me “piramida".

Zotërinjtë mbollën përçarjen
dhe nga lart shikojnë çmendurinë
masive
Trojet tona u kthyen në arena
antike GLADIATORËSH
dhe ATA në ekstazat skizofrenike
zgërdhihen të dehur nga paturpsia

Vèrshoni vllezër se po na bie jugu
e këtë turp s’e mban dot veriu
O BURRA TRIMA të marrim Tiranën
se qeverisjen e bën vetèm Toskëria
KMBI U NDA NË DYSH!
ARMATOSJE MASIVE
SHTET PA SHTET

Grabitje,vrasje,varfëri...
kufoma pa emër...
ekziston vetëm ligji antinjeri
Bota bën sehir...

Dhe kalvari i dhimbjes vazhdon
Ndërsa rikthehen "shpëtimtarët e kombit"
Nga tribunat e "tribunëve" bëhet thirrje
për qetësi...
Një shpresë duket në horizont
Rruga u hap...
Deti është me ju...
Skvalet jan në pritje...

Spazma pushtetmbajtëse i
kaloi KUFIJTË E LOGJIKËS
Lakmia e parasë shkatërroi
DIAFRAGMËN HUMANE

Mbi OLIMPIN TIRANIK 
të fundshekullit
bëhej gjygji pa avokat
i PROMETEUT.

AMANETI i popullit vdiq
Se, diku i kishin prerë
forcën e vetëdijes
HISTORIA u egërsua
pse ATA për të dhjetën herë
FITOREN FALLSO DEPUTUAN

Zëri i impotencës bën përsëri betimin
Populli ftohet dhe njëherë të firmosë
Dështimin
KALVARI VAZHDON...!

Maj ‘99

 

Akuzoj

 

-         I –

Kur zgjohet stina më e bukur
letargjia thyhet...
Zgjohen të fortët ,
rizgjohen të dobëtit,
por nuk ka forcë me
rizgjue trollin tim.
Me rizgjue nga zhgënjimi,
nga frymëmarrja ankthore!
Rizgjimi nuk është
pajtuar me heshtjen,

Lotët nuk iu mërguan

kurrë nga syri

edhe pse askush nuk ua

pa sytë të përlotur
Me kockat e thyera

përplasur shkëmbinjve

të dhimbjeve
kaloi nga shekulli në shekull.
ngarkuar me bujari e besë
padrejtësisht  i pafat,

s’do të vdes!


-II-

Rrënjët tua truall amtar,
Identiteti ynë i fyer e  vrarë !
Trungun e fisit e shpërngule,
e frutet e tua i shpërndave
anë e mbanë !
Dhe fara jote po të kryqëzohet
me hibridet e lajthitjes e të hiçit!
E largimin po e shoqëron
mohimi i gurit e i plisit !
Bijt e tu të pa përkrahje,
e të pa atdhe !
Të huaj këtu, e më të huaj atje !
Të përplasur nga dallgët
Të harruar nga zoti !

Ndersa politika shqyen buzët:

Kombi, Kombi, Kombi!
 
-III-

Ju përgjegjës të luftës vllavrasëse,
Ju që ndërtuat shëmbjen e Shqipërisë,
Ju, ju të gjithë

Që ngjitet majat e pushtetit

Dhe Olimpit të shpirtit
Vëndit tuaj

I kthyet shpinën
Si Juda  Krishtit !

Ju që po shijoni Shqipërinë, pa ne

Një dite do të mbeteni pa varr

Edhe pse nuk e dini, o të vdekur

Të gjallë!

 

 

Vendit im

 

 

Të kërrusur të zuri ky fundëshekull

Mbi kurrizin tënd po luhet loja

e çmenduris.

Mbi  kraharorin tënd po hidhen

zarat e kumarit, e batakçinjtë

fytyren ta kanë gris.

 

Në shekuj vendi im po thërret

Liriiiii !

Kjo fjalë qiellore ëndërruar përjetësisht

ne Shqipëri!

 

Mbi qiellin shqipëtar u lëshuan

pëllumbat e paqes, si korbat

vetem për të marrë nga ti, Shqipëri

u kthyen për të sjell mesazhin e kobshëm

se, edhe kësaj here, abortoj

Fjala “ DEMOKRACI”.

 

Zhgënjim zhgënjim zhgënjim

 

Urra... jemi të lirë...

menduam kur shembëm idhujt

prej bronxit...

Urra... dhe kur shembëm 

djersën e baballarëve

me  “terapinë e shokut"

 

Fitore ... nga tribuna ku u ndërruan

rolet pesëdhjetvjeçare

Dhe amanetin e tyre  po e perqafojnë

"BIJ E NIPA"

Fitore  se arriti çeku i bardhë

I konvertuar në piramida!

 

 

Zotërinjt mbollën përçarjen

dhe nga lart shikojn çmëndurin

masive

Trojet tona u kthyen në arena

antike" GLADIATORESH"

dhe" ATA" në ekstazat skizofrenike

zgërdhihen të dehur nga paturpësia!

 

 

"Vërshoni vëllezër, se po na bie jugu

e këtë turp se mban dot veriu"

"O BURRA TRIMA“  të marrim Tiranën

se qeverisjen e bën vetëm Toskëria

Kombi u nda në dysh

Dhe ju, paturpësisht, pyesni:

Qysh?!

 

 

ARMATOSJE MASIVE

SHTET PA SHTET

 

Grabitje,vrasje,varfëri...

kufoma pa emër...

ekziston vetëm ligji antinjeri!

 

Bota bën sehir.....

 

Kalvari i dhimbjes vazhdon

Ndërsa rikthehen "shpëtimtarët e kombit"

Nga tribunat e "tribuve"bëhet thirrje

për qetësi...

Një shpres duket në horizont

Rruga u hap…

Deti është me ju...

Skualet jan në pritje...

 

Spazma pushtetmbajtëse

kaloi KUFIJT E LLOGJIKES

Lakmia e paras shkatërroj

DIAFRAGMEN HUMANE

 

Mbi OLIMPIN TIRANIK 

të fundshekullit

bëhej gjygji pa avokat

i PROMETEUT.

 

AMANETI i popullit vdiq

Se, diku i kishin prerë

forcën e vetëdijes

HISTORIA u egërsua

pse "ATA" për të dhjetën herë

"FITOREN FALLSO DEPUTUAN"

 

Zëri i impotencës bën përsëri betimin

Populli ftohet dhe një herë të firmos

Dështimin.

KALVARI VAZHDON...!

 

                                      MAJ'99

 

Kur linda unë

 

Kur linda unë.....

thone se gjyshja mallkoj shumë

 

askush s'më dha një emër

se shpresuan ,të largohesha

nga kjo botë ,e quajtur anonim...

 

Por, un nuk ika

qëndrova këtu, për të falur

për të vuajur,për të qenë

edhe e lumtur...

 

Nuk di ç'farë ndjej sot..

të them urrejtje?!

Mirësia ime nuk mund

të urrej

Të them dashuri?!

Do të ishte madhore

po ta ndjej.......

Të them asgjë? 

Kjo nuk do të ishte ndjenjë!

 

Një pështjellim.......

Dashuri,urrejtje,nostalgji,

vërejtje,soditje?

Eh....dhe në fund

një ofshamë nga shpirti

për këtë fat të pafat

të largimit, të ikjes,të humbjes.

 

Sot dyshoj ......

nuk e di nëse jam vetvetja.

 

 

 Sot

 

Sot kam kohë të lirë të mendoj me nge

Po kush jam unë sot,dhe ç'bëj në këtë dhe?

 

Kur të shkoj te varri i gjyshit

Kur ta prek emrin e tij

Kur t’ia laj faqet atëdheut.

Ti them diellit “mirëmengjes”

Ta prek pragun dhe të vdes!

 

Se po shkoj vetëm në ëndërra

Gjumi me çon në Shqipëri

Zot mi thuaj nënës sime

Se një ditë do te vi…

 

Këtu dielli nuk shkëlqen

Ikën dita, nata vjen

Se prek hënën se s’me gjen

Ajo është te kulla ime

ku dhe nata atje ndrinë

ketu veç, rutinë,

 

Zürich ´98