E premte, 19.04.2024, 04:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Përshkrimi i mrekullueshem i ngritjes së flamurit

E enjte, 19.07.2018, 06:11 PM


Përshkrimi i mrekullueshem i ngritjes së flamurit të Gjergj Kastriotit në Vlorë

Nga Gjon KEKA

Se sa e rëndësishme ishte dita kur u ngrit për herë të dytë flamuri i Gjergj KASTRIOTIT në Vlorë më 28 nëntor 1912 pas 445 viteve të sundimit të egër turk tregon vetë Kryeministri i Qeverisë së Vlorës Ismail Qemali në memoaret e tij të botuara në gjuhën angleze në vitin 1920(The memoirs of Ismail Kemal Bey, Story, Sommerville, 1920). Këtu po shkëpus një pjesë nga përshkrimet e tij për ditën e ngritjes se Flamurit të Gjergj Kastriotit dhe ja si shprehet ai :

„...në mes të përgëzimeve të mijëra njerëzve, ngritëm flamurin e lavdishëm të Skënderbeut, i cili kishte fjetur i paluar e mbështjellë për 445 vite. Ishte një moment i paharrueshëm për mua dhe duart e mia u përshkuan me shpresë dhe krenari, ndërsa unë fiksova në ballkon të shtëpisë së vjetër, standardin e Sovranit të fundit kombëtar të Shqipërisë. Dukej sikur shpirti i heroit të pavdekshëm kaloi në atë moment si një zjarr i shenjtë mbi krerët e popullit.“



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora