E enjte, 25.04.2024, 12:05 PM (GMT+1)

Mendime

Halil Gashi: Mustafa Nano, cilit soj i takon ti?

E enjte, 19.07.2018, 08:06 PM


Pa keqkuptime:

Mustafa Nano, cilit soj i takon ti, a është gjaku i yt i paster ?

Shkruan Halil Gashi

Këto ditë  po lexoi  disa “ Provokacija “ të autorit të emisionit   “Provokacija “ z. Mustafa Nano I cili thotë se shqiptarët e Kosovës kanë  gjak serb dhe për të shkuar edhe më largë, Ai, shkruan  se edhe  gratë shqiptare paskan shkuar në shtrat më serb dhe anasjelltas , duke fut  pyka në pastërtinë etnike të shqiptarve të Kosovës,  të cilët më shekuj i rezistuan asmilimit turk e serb.  Mëndoi se  kjo është e tepert dhe e pa moralshme  dhe  do të doja të kuptoja   se telin e kujt po e rrahë z. Nano .

Zoti Nano apo siq shpesh të quajn  ‘ Muç” unë nuk kam patur rastin të takoi as një herë qe do te isha ndoshta i  nderuar po të takoja ,jo vetem ty por edhe shumë kolegë të tjerë andej kufirit, here pas here të  kam shikuar edhe  emisionet tua Televizive siq e kishe    TOPI “Dezhavy “që vertet me pelqenin,  , apo kam lexuar ndonjë shkrim  tëndin po ashtu ne nivel intelektual dhe profesional, ose të kam parë në debate të ndryshme  televizive, ku  jo rrallë ja ke fut kot , ashtu sikurse që tani po banë “provokacija” me pastertinë e gjakut të shqiptarve Kosovar.

Nuk besoi që do të kuptosh një  “ mesele” Kosovare  por te lutem provo  që ta kuptosh Nje besimtar i besimit Islam  e kishte pyet një  herë prej herave një Hoxhë :  “ Hoxhë po thua se në atë dynja ka xhehnet , por pertej Xhehnetit çka ka hoxhë  ? “ Hoxha duke parë se ai që e beri pytjen nuk dukej fort i ditur apo ma mirë më thenë nuk dukej të ishte  fortë  në terezi,Hoxha ia  kthen besimtarit .    Ndaq bash me e ditë, përtej xhenetit është  sernishtë “.Tek ne në  Kosovë   fjala  “sernishtë” nenkupton  grunajat  pas korrjes se drithrave të barrdha , pra ara më kashtë të mbetur pas korrjes që nuk sherben për as gjë .

I nderuar z. Nano po kam frikë se edhe ti më keto “provokacija “  ( provokime) ke dalë përtej xhenetit në “ serrnishtë “

I frustuar nga këto “ Provakcija”  të tuajat , Gurakuq Kuqi në një opinion të tijë në Botapress  ia  benë nje refresh memorjes jo të larget të shovenit të madh dhe Akademikut Serb Vaso Qubrilloviq, autor I Memorandumit për shpernguljen e shqiptarve të Kosovës në Turqi, ku fillimisht thuhët  se  “Shqiptarët e Shqipërisë, të cilët përfytyrohen nga lumi Drin e të poshtë, duhet të nxiten e të vihen kundër Kosovës, ose së paku të qëndrojnë neutral”, kjo është një pjesë nga memorandumi i Vaso Çubrillinovicit,I dashuri Muç.

Kuqi më pas shton se Vangjel Zhapo, Anastas Byku, etj., që nga Rilindja kanë zhvilluar idenë që shqiptarët nuk janë një komb në vete dhe janë grekë, ashtu siç e thotë edhe teoria grekomane se shqiptarët janë degë helene, por që kanë dështuar të tregohen si identitet i suksesshëm dhe duhet të kthehen tek rrënjët.

Këto qasje i kanë ndihmuar shumë memorandumit të Çubrillinoviçit që të zhvillojë “resentimentin anti-kosovar” në Shqipëri që nga 1912 e që vazhdon edhe sot…..Ky resentiment vihet në veprim më së shumti kur ka momente historike që ndikojnë tek shqiptarët për të ngjallur teorinë “përçaj dhe sundo”.thot  Kuqi .

I nderuari Muç, mëndoi se nuk është as koha e as momenti I duhur që më këto “Provokacija” të përlysh  pastertinë e gjakut të shqiptarve të Kosovës, kur akoma ne    Kosovë  I kemi plagët e hapura dhe ndjenjat ndrydhura  nga dhuna dhe terrori serb, kur akoma është I fresket gjaku nga masakrat serbe  në Meje, Lybeniq, Krushë , Likoshan ,Qirezë etj. Besoi se e dinë  se  shumë gra   dhe vajza shqiptare gjatë luftës u   dhunuan nga vrasës dhe kriminel serb , disa edhe u ekzekutuan pse rezistuan për të mbrojtur nderin, ato nuk shkuan më qejf në shtrat më serbet , ato janë nënat apo motrat e tona dhe të tuajat, kjo që po e benë më këto  “ Provokacija “ nuk është e moralshme, përkundrazi është e turpshme , ngjallë dhëmje dhe urrejtje….

Po, Muç, është e vertet se shumë shqiptar kanë shkuar në shtrat më gra  serbe , disa edhe I martuan dhe bënë femijë më to, por mbi 90% e femijve të tyre  që unë I dijë, vehtën e quajnë shqiptar , nuk morën as një herë identitetin  serb të nënave të tyre biologjike. Edhe ato gra  serbe që u martuan për shqiptar, shumica e tyre apsolute nuk insistuan që ti serbizojnë femijët e tyre apo ti martojnë me serb apo serbe. Muç ,në Kosovë janë shumë të rralla rastët që shqiptaret të jenë martuar për serb   .

Më vie keq qe po e them    ketë shkrim por më duhet ta kujtoi se është shumë më I  madh  numëri I rasteve të  motrave tona shqiptare  nga veriu I shqiperisë që në këto 20 vite te fundit të kenë lidhur fatin më  “beqarë” të moshuar serb në fshatrat e serbisë se Jugut të cilet përmes krushqive të ndryshme të jenë martuar më serb ku përmënden edhe shifra deri në 500 raste  të tilla .

I nderuaar Muç ,    nuk ka as dy muaj kur  në një fshat serb afër Pejës  takova një malësore  nga  Kelmendi I Shkodres  e cila kishte lidh fatin  e jetes më një serb nga Kosova, kishte tre fëmijë , që te tre ishin të pakzuar më emra serb, më I madhi shkonte në shkollë në gjuhën serbe , mësonte histori serbe e cila ngjiz urrejtjen ndaj shqiptarve.  Nuk kam suficit të patriotizmit I nderuari  Nano , por ta thëm nga shpirti, më dhimti zëmra për atë malsore që jo nga dashuria kishte marrë atë burrë serb,  Ketë siq tha ajo e kishte bërë  ngase atje në Kelmend  burrat kanë hikë në Amerikë  dhe ja u detyrova të krijoi familje me kete burrë serb në Kosovë thoshte ajo . A thua z. Nano mund ta quajm edhe kete  dukuri si perzzirje gjaku te malsorve te Kelmendit  me serbet dhe anasjelltas.

Z. Nano ,e dijmë se shumë sulltanë të përandorisë osmane në haremet e tyre kanë patur shumë gra ruse e serbe , por besa edhe shqiptare, disa nga to edhe I kanë martuar, më shumë nga to në ketë poligami kan patur edhe fëmijë , dhe I bie se shumë sulltana kishin në gjakun e tyre gjak rus e serb e shqiptar , grek,  mongol etj , por askush nga ata nuk thojnë se  e kanë gjakun e perzier  më askënd nga ta që I thash.   Edhe pse askush deri sot nuk ka një shifër të sakt të numërit të shqiptarve që jetojnë në në Turqi  të cilet nder shekuj u vëndosën atje,por permenden shifra disa milioneshe. Megjithëata kurr askush nuk e tha se Turqit kanë gjak shqiptari …..

Z.Nano kohëve të fundit pas viteve  të 90 ta shumë shqiptare andej e ketj kufirit , por më shumë andej , janë martuar më grek, Italina , anglez , besa edhe zezak, por askush ng ata nuk ka thene  se e kanë të perzier gjakun më shqiptarët, Shumë shqiptar janë martuar dhe kanë krijuar familje më gra greke , Italiane , gjermane , franqeze etj ……por as nje herë nuk u tha se shqiptaret kanë gjak Italian , gjerman, franqez ……

Z. Nano është e vertet se fati dashti që në shqiptarët të gjendemi në ketë kryq rrugësh në Ballkan  që para dreqit që thotë një mik I im ,  kah kan kaleruar dreq e I biri, nuk dihet sa herë kush kujt I ka kajt nanën, por ne ia dolëm ta ruajm identitetin tonë kombëtar , të ruajm gjuhën , traditën , kulturën . ……Babai I im ma ruajti plisin e barrdhë gjuhën amëtare  në shumë furtuna e shtergata të egra serbo sllave ku serbet Ia dogjën shtepinë e gjyshit , Ia rrembyen tokën  e debuan më dhunë nga atje  dhe I shpetuan vetëm një pjesë e familjës ,. Unë nuk mund ta pohoi kurrë se gjaku I shqiptarve të Kosovës është I përzier më gjakun serb. Unë mund të thëm se serbet nder shekuj  përgjakën tokën e shenjtë të Kosovës më gjakun e shqiptarve , por edhe ata lanë kokat e tyre  në Kosovë.

Z. Nano të lutëm nuk është koha për keto “ Provokacija “ të tuaja  . Ti nuk I njeh serbet , edhe pse ti kishe qenë në Beograd dhe kishe mbresa të mira nga atje , por  ne në Kosovë I njohim ata se sa të ligj janë , sa mizorë e sa të egër janë , sa dinak e trathtar që janë .Është fyrje  dhe ofendim I rëndë për Kosovarët , për nenat dhe motrat tona , të au  thuash në kte kohë se kanë gjak serbi, mos te lutëm … boll më këto “ provokacija “ të tua  Muç.



(Vota: 2 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora