E diele, 26.05.2019, 06:14 AM (GMT+1)

Komente » Xharra

Xharra: Anton Çetta ishte shkencëtar, o Ag Apolloni!

E shtune, 14.07.2018, 05:44 PM


Anton Çetta ishte shkencëtar e shkuar shkencëtarit , o Ag Apolloni !

Nga Fahri Xharra

Sot shqiptarët , problemin më të madh e kemi me intelektualët të cilët jo që nuk dinë, por për shumë arsye i humbasin virtytet dhe aftësitë e tyre. Një nga ata , me keq ardhje duhet të them që qenka edhe Ag Apolloni .

Nuk e kam “dertin “ që ky me 10 Korrik 2018 e shkroi : “Ag Apolloni: Anton Çetta, lidhje me shkencë s’ka pasë” por më shumë po dhimbsen studentët e tij që ky profesor universiteti i helmon me kapricet e tija prej ... si të them? ndoshta edhe  ... prej hipokriti i infekton edhe të rinjtë që i besohen.

Ia bëj me dije dramaturgut, publicistit, profesorit Ag Apolloni që « Këto ditë nuk  u çua shumë pluhur për (mos)ngritjen e bustit të Anton Çettës para Institutit Albanologjik të Prishtinës” por ishte një revoltë e intelektualëve që e shprehen indinjatën e tyre kundër vendimit të Institutit Albanologjik te Prishtinës kundër ngritje së shtatores së Anton Çettes ne oborrin e këtij , i thënçin Institut .

Ag , e paske shkruar :” Të dy palët thanë se Antoni ka qenë burrë i mirë, ka mbledhur përralla, ka pajtuar gjaqe, prandaj sipas njërës palë busti (më mirë do të ishte një përmendore) duhet të ngrihet në një shesh, kurse sipas palës tjetër – vetëm para Institutit. Kjo palë e lidh refuzimin me përkatësinë fetare (katolike) të Anton Çettës, por nuk merret me kontributin e tij shkencor. “ . Marre të qoftë !

Duke e ditur  dhe i njohur disa profesor të Universitetit të Prishtinës si duket që edhe ti qenke si ata  , është sigurt që “ Kjo palë e lidh refuzimin me përkatësinë fetare (katolike) të Anton Çettës” . Por, mund të jetë edhe kjo .

Profesor , a të ka rastis që të dëgjosh që serbi Jovan Cvijiq që në vitin 1905 kishte kërkuar formimin e Institutit Albanologjik në Beograd ? Në vitin 1905 u themelua Universiteti i Beogradit që ishte vazhdimësi e një Shkolleje të lartë.. Dhe që në atë kohë kishte lindur nisma për mësimin e gjuhës shqipe nga serbët me një urdhëresë administrative që ” të futet mësimi i gjuhës shqipe dhe literaturës së saj dhe t´i besohej vetëm një lektori” (http://www.fmimages.org/pse-u-krijua-katedra-e-albanologjise-ne-beograd-me-1905trrr/) me një arsyetim që të “ mblidhet krejt krijimtaria mendore e shqiptarëve “ .

Cila na paska qenë krijimtaria mendore e shqiptarëve, Ag Apolloni ? Folklori pra, po ai folklor që ti përqeshësh me Anton Çetten « Është mbledhës dhe kompilator i folklorit, por s’ka pasur as metodë, as qasje, as terminologji shkencore dhe këtë e them me kompetencë të plotë. “

Mos ia jep vetit aq lartë, është shumë qesharake kur shkruan :” Unë personalisht, jo si shkrimtar, por si profesor dhe si doktor i shkencave filologjike, do të ndihesha i ofenduar nëse para një instituti shkencor do të vendosej figura e një pleqnari, në vend se e një shkencëtari “ Po cili nga ju , e nga institute albanologjik apo sot edhe nga Universiteti i Prishtinës jeni shkencëtar ?

Gjuha shqipe është gjuhë shumë fisnike që në bërthamën e saj i ka edhe fjalët Ag dhe Agim, por gabimisht qenka përdorur gjuha e stërlashtë shqipe me ty .

Shiko Terr Apoloni : “Në historikun e katedrës se Albanologjisë në Beograd lexojmë:” Mësimin duhet ta mbante Zhorzh Meksi, profesor nga Athina, por pa sukses(?). Në vitin 1907, rektori i Universitetit të Beogadit u bë Dr. Jovan Cvijiçi . ( antishqiptari i përbetuar fxh) dhe me atë rast thoshte:”…duhet të fillojnë studimet për etnografinë, gjuhën dhe dialektet e Shqiptarëve si dhe turqve të Ballkanit. Gjuhëtarët tonë (serb fxh) duhet të bëjnë gramatikën e shqipes dhe të mbledhin të gjitha ato që vijnë nga ky popull ” ( serbisht ‘ umotvorine “ thoshte Cvijiqi .)

Ju, që ia jepni shumë lartë vetvetes është “ meritë “ e sistemit të kalbur intelektual dhe arsimor të Kosovës.

Ti pa fije fytyre edhe guxon të shkruan: “Anton Çetta ka marrë rrogë në Institut, Ai thjesht ka mbledhur (më shumë ka kompiluar) përralla e anekdota. Më tutje, dorën në zemër, lidhje me shkencë s’ka pasë. “   Po ti ku merr rrogë or i pa udhë ?

E di to or derëzi , që edhe pajtimi i gjaqeve dhe 500 mijë shqiptarët që i shkuan Anton Çettes, ishin në dosjen e vendosjes për pavarësimin e Kosovës.?

Sa vështirë me intelektualët e “merituar “ të Kosovës

Fahri Xharra,13.07.18

Gjakovë



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT