E enjte, 28.03.2024, 02:34 PM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Ajshe Leka: Probleme me aciditet dhe gazrat?...

E enjte, 12.07.2018, 07:28 PM


Cilat ushqime duhet t`i shmangni nëse keni probleme me aciditet dhe gazra ?

Aplikimi i një diete për zbrazjen e acidit, është shpesh strategjia më e mirë për lehtësimin e simptomave si dhe përmirësimin e niveleve të aciditetit në zorrët tuaja.

NGA AJSHE LEKA

Çfarë është dieta e zbrazjes së acidit?

Dieta e zbrazjes së acidit është projektuar për të ndihmuar në përmirësimin e sistemit të tretjes, eliminimin e simptomave të uljes së acidit si dhe për të rritur sistemin tuaj imunitar, për të parandaluar këtë lloj çrregullimi të stomakut.

Sasia e acidit që prodhon stomaku varet shumë nga ushqimet që ju hani, kështu që formimi i një diete që shmang prodhimin e acidit, është thelbësor. Shqetësimi më i zakonshëm për zbrazjen e acidit është urthi, një gjendje në të cilën lëngjet ndihmojnë tretjen e ushqimit të hyjnë në ezofag, gjë që mund të rezultojë në një ndjesi djegieje.

Disa nga simptomat tjera të zakonshme të zbrazjes se acidit, përfshijnë dhimbjet e gjoksit dhe problemet me tretjen e disa ushqimeve. Kjo dietë mund të rikthejë stomakun tuaj në gjendje normale dhe gjithashtu të krijojë zakone të shëndetshme dietike që parandalojë këto simptoma në të ardhmen.

Ushqimet për zbrazjen e acidit:

Nëse ndiqni një dietë për zbrazjen e acidit, ka mjaft ushqime të sigurta për të ngrënë dhe që mund të ndihmojnë në korrigjimin e këtyre simptomave.

Ushqimet që duhet të përfshihen janë: xhenxhefili, bollguri, lëngu aloe vera, pjepri, pula, peshku, bananet, majdanozi, selino, avokado, vaji i ullirit, dardha, e bardhë vezës.

Ushqimet që duhet shmangur janë: të kuqtë e vezës, proshuta, mishi me yndyrë, krem kosi, produktet e qumështit me yndyrë të lartë, akulloret, lëngu i mishit, hudhra dhe qepa, ushqimet me erëza, çokollata, kafeina.

Përveç ndryshimit të dietës, ekzistojnë edhe disa ndryshime në mënyrën e jetesës, të cilat mund të ndihmojnë në korrigjimin e simptomave të zbrazjes së acidit, siç janë braktisja e duhanit, alkoolit si dhe përpjekja për të humbur peshë.

Konsumimi i alkoolit dhe pirja e duhanit janë të dëmshëm për shëndetin tuaj në shumë aspekte, ndërsa kur bëhet fjalë për problemin e acidit, mund të përkeqësojë simptomat dhe të sjellë sulme më të shpeshta. Me fjalë të tjera, ju të duhet të ndërpriteni  konsumin e pijeve alkoolike dhe duhanit, sepse kjo do t`ju shpërblehet me një shëndet më të mirë.

Veshja e rrobave të ngushta, posaçërisht rreth zonës së belit ose brezit, mund të përkeqësojë më tepër simptomat e uljes së acidit, pasi stomaku juaj do të jetë i ndrydhur.

Pesha shtesë do të thotë më shumë presion mbi stomakun tuaj, gjë që mund të përkeqësojë simptomat, prandaj duhet të përpiqeni që t`i largoni disa kilogramë.

Sa i përket vakteve, ju duhet të konsumoni sasi më të vogla të ushqimit dhe në vakte më të shpeshta, sepse kështu zvogëloni ngarkesën e zorrëve dhe ndihmoni në përmirësimin e balancës së acidit.

Gazrat dhe fryrja e stomakut

Me problemet gastrike përballet pothuajse çdo individ. Manifestohet me fryrje barku dhe gazra. Problemet gastrike mund të çojnë gjithashtu në stres ose ankth, infeksion gastrointestinal ose bllokim si dhe dhimbje në stomak.

Në traktin digjestiv, gazi krijohet duke gëlltitur ajrin dhe ndarjen normale të disa ushqimeve të padëmtuara nga bakteret e padëmshme që janë të natyrshme në zorrë të trashë. Dikush mund ta përjetojë këtë problem disa herë edhe në të njëjtën ditë.

Parandalimi i problemit kërkon kohë, por mund të reduktohet në masë të madhe duke ndjekur disa mënyra të thjeshta shtëpiake. Mbajtja e një diete të duhur, shmangia e duhanit dhe ushtrimi i rregullt, ndihmojnë në zvogëlimin e këtyre problemeve.

Personat që përballen me këtë problem, duhet të shmangin ushqimin që ndikon më shumë në zorrë. Kjo përfshin reduktimin e ushqimit me yndyrë, artikujt si brokoli, lakra, qepët, fasulet, bizelet, pijet e gazuara dhe birrën, lulelakrën dhe karamelet e forta. Nëse edhe produktet e qumështit krijojnë problem, atëherë duhet të provohet një lloj që përmban nivel të ulët laktozë.

Ushtrimet e rregullta dhe shëtitjet në mbrëmje ndihmojnë në reduktimin e problemit, pasi që e mbajnë sistemin tonë të barkut në një nivel të shëndetshëm dhe të balancuar.

Këshillë:

Hani ngadalë. Futja e shpejtë e ushqimit, shpeshherë mund të rezultojë me probleme të tretjes. Sistemi juaj i tretjes kërkon kohë për të tretur ushqimin, proces ky që nuk mund të bëhet nëse hani shumë shpejt. Përtypja e mirë e ushqimit që konsumoni, është domosdoshmëri dhe mund të ndihmojë në reduktimin e problemeve të stomakut. Në të vërtetë, ata që hanë shpejt, duhet të ngadalësojnë për t'u kujdesur për problemin e tyre të zorrëve.

Herë pas here shmangeni përkohësisht ushqimin me sasi të lartë të fibrave. Fibrat ndihmojnë tretjen, por shumë ushqime me fibra të larta, janë gjithashtu prodhues të mëdhenj të gazrave. Pas një pushimi, ngadalë shtoni fibra përsëri në dietën tuaj.

Fibrat janë lëndë ushqyese të rëndësishme dhe duhet të jenë pjesë thelbësore e çdo diete të shëndetshme, por nëse jeni të prirë që të keni gazra dhe fryrje stomaku, atëherë ju duhet të rritni gradualisht tolerancën tuaj.

.......................................................

Autorja është konsulentë për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora