E premte, 29.03.2024, 01:03 AM (GMT)

Mendime » Nexhipi

Nexhipi: Amerikanët për shqiptarët dhe anasjelltas

E merkure, 04.07.2018, 08:05 PM


Rast: Festa e pavarësisë amerikane

Reshat Nexhipi

Amerikanët për shqiptarët dhe anasjelltas.

Në vend të hyrjes: Ca thënie lidhur me titullin:

Eliot Engel, deputet: “Nuk kam takuar asnjë popull tjetër në botë që të jetë aq pro-amerikan sa shqiptarët”. ,,Ska amerikan që mos jetë pro shqiptar dhe shqiptar pro amerikan,,-thuhet në një tekst të internetit, duke shtuar se kjo u dëshmua me pritjen madhështore dhe të paimagjinueshme të Bushit në Shqipëri, në kohën e Sali Ber shës. ,,The Nev York Times: ,,Shqipëria  është vendi  më proamerikan në Evropë e ndoshta në botë, është një vend ku Bushi është më i sigurtë se sa në SHBA,, (Koha,10 qershor, 2008). Në një shkrim të internetit thuhet  gjithashtu se, citoj: ,,Ame ikanët janë pro shqiptarë, veç tjerash edhe për shkak se ua ka lënë amanet ,,Babaj,, i tyre Vashingtoni, sepse   nëna e tij ka qenë shqiptare  nga ana e Pe jës,,dhe   se,,Pikërisht ky amanet bëri që Klinoni  të bombardojë Beogradin dhe të çlirojë Kosovën,, duke përmendur edhe kontributin e  senatori  Bob Dollit, Gondoleza Rajs, Klarkut, Riçard Hollbruk etj.

Amerikanë të tjerë, të hyrë në historinë e popullit shqiptar, sipas alfabetit

Craig Czuri, antar nderi dhe laureat i  Edicionit  të Festivalit ,,Ditët e Naimit,,. Tetovë, 2011.

Dana Rohrabaçer, anëtar i dhomës së përfaqësuesve të Kongresit Amerikan: “Serbët e Kosovës të pranojnë vendimin e shumicës ose të shkojnë në Serbi,,. (“Faktit” të 26 shtatorit, 2005)

Daniell Fried, drejtor ekzekutiv i Institutit Amerikan të Paqës: “Kosova paraqet një rast unik në botë dhe se zgjidhja për statusin e saj nuk do të jetë precedencë e cila do të mund të aplikohej edhe në rajonet e tjera të botës. Sipas fjalëve të tij Kosova nuk do të jetë precedencë as për Republika Sërpskën, as për Osetinë Jugore, Abhazinë, Pridne­srovljen, apo Çeçeninë”. (“Fakti”  27 shtatorit 2006)

Filip Goldberg. Shef i Zyrës amerikane në Prishtinë,  i cili, gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, më 2005, ka shtruar iftar në vilën “Gërmia” të kryeqytetit të Kosovës. (“Fakti”, 2 nëndor 2005).

Fulc,  gjeneral i cili   thirri Konferencën për formimin e Komitetit Kombëtar “Shqi përia e Lirë”, në Paris, 1949.

Gerald R. Ford, president i cili  ,,I ka pritur miqësisht shqiptarët, anëtarë udhë heqës  të Ballit kombëtar  e të Lidhjes Kosovare  dhe ua ka dëgjuar me shumë kujdes ankesat e tyre, njofton Nihat Bakalli nga Njujorku.

Gordell Hull, sekretar i Shtetit, i cili, më 10 dhjetor 1942 bëri Deklaratën his torike, me anë të së cilës, i siguronte Shqipërisë indipendencën e saj, sipas Kartës së Atlantikut.

Henri Hajden, kongresmen, i cili në vitin 2004 paraqiti përpara Kongresit Ame rikan Rezolutën e 28 që i kërkonte SHBA-së të deklarojnë hapur mbështetjen për Pavarësinë e Kosovës (“Fakti”, 14. 02. 2007).

Henry Longfelon, poet i shquar, autor i poemës romantike “Skenderbeu” botuar më 1873, nën nxitjen e Elena Gjikës, kurse e shqipëruar në më

nyrë mjeshtërore nga ana e Fanolit më 1916.

John Brady Kiesling. Ish-këshilltar politik i ambasadës së SHBA-ve në Athinë, i cili  ka aktualizuar çështjen çame. (“Fakti”, 14 nëntor, 2006)

Josef  Biden, senator dhe shef i Komitetit të Senatit amerikan për politikë të jashtme vite me rradhë është angazhuar publikisht për pa varësinë e Koso

vës-thuhet në Lajmin e 26 gushtit 2008 dhe shtohet se Bideni  është mik i dëshmuar i Kosovës dhe i Shqipërisë, pra i popullit shqiptar.

Kameran Munter, ambasador  në Beograd: ,,Kosova është shtet i pavarur,,  Koha, (2 qershor, 2008).

Koh, përfaqësues i Departamentit të shtetit i cili në Gjyqin Ndërkombëtar të Drejtësisë në Hagë, dhjtor, 2009, mbrojti  fuqishëm pavarësinë e Kosovës (Lajmi, 9 dhjetor, 2009).

Leonard Njumark, gjuhëtar, albanolog, bashkautor i disa librave  për gjuhën shqipe.,

Majkll Polt, ambasador në Beograd: “Serbia patjetër do ta njohë Kosovën e pavarur”. (“Fakti”, 30.03.2007).

Martin Vulaj, avokat dhe kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, i cili u angazhua për projektin e Kushtetutës së re të Kosovës, me të cilën Kosova përkufizohet si shtet i pavarur dhe sovran.(“Fakti”, 15. 02. 2005).

Morton Abramovitz, ish emisar i SHBA-ve për Ballkanin, në një rast ka thënë: “Grupi i Kontaktit e di se Kosova është e pavarur”, dhe se “Lidershipi kosovar të mos pranojë më pak se pavarësia”. (shënimi i fundit prezentohet në “Faktin” e 11 nëntorit 2006, me emrin “Abramoviç”)

Nikolla Bërns, nënsekretar  i shtetit i cili  ka theksuar se për të ardhmen e Ko sovës, fjalën kryesore e kanë qytetarët e saj. (“Fakti”, 24 tetor 2005).  Edgar Rafael, prof. Universiteti ka thënë:,, Nikolla Bërns ka qenë njëri prej avokatëve më të mëdhenj të Kosovës,,.( Fakti, 11. 12. 2008).

Noel Malcolm, historian, profesor në Universitetin e Oksfordit, për “Radio Evropën e Lirë”, ka deklaruar: “Kosova është territor i humbur për Serbinë”. Ai, një kohë ka qendruar në krye të Shoqatës Anglo-Shqiptare e kriuar në v.1912. Është autor i librit “Kosova-një histori e shkurtër”, etj. (Shënime dhe ecijake, autor: Tahir Z. Berisha).

Obama, kryetar i Amerikës, vlerësoi tepër piktorin shqiptar  Pandi Mele    -konstaton Thimi Çollaku në Faktin  e 20 marsit, 2010. Në një shkrim të ,,Ilirisë,,thuhet se Frashër Ulaj, student shqiptaro-amerikan nga Staten Island,do marrë pjesë në inaugurimin e kryetarit në fjalë.

Obama…Me siguri, shqiptari është ftuar zyrtarisht.?, sepse numri i të paftu

arëve, nuk dihet, por mund të merret me mend. Përndryshe  për Obamën  ,,Statusi i Kosovës është punë e kryer,,  ka deklaruar ambasadori i SH.B.A-ve në Beograd, Cameron Munter. (Shqip, 9. 2. 2009)

Petar King. Kongresmen republikan  i cili përkrah pavarësinë e Kosovës. (“Iliria”, 29-31 maj 2007). E njëjta vlewn edhe për  Peter Morgan, ligjerues i shquar i lëndës së Studimeve Evropiane gjithashtu dhe për  Rozmari Di Karlo, Zavendës ndihmës sekretare e shtetit për Evropën Jugore (Fakti”, 30 qershor, 2007).

Toma Lantosh, kongresmen  i cili në vitin 2004 paraqiti përpara Kongresit Amerikan Rezolutën e 28 që i kërkonte SHBA-së të deklarojnë hapur mbështetjen për Pavarësinë e Kosovës,, (“Fakti, 14. 2.2007) .

Viljam Montgomeri, ambasador  në Zagreb dhe në Beograd, ka thënë: “Kosova do të jetë e pavarur” dhe se “Asnjë qeveri serbe s’mund ta pengojë pavarësinë e Kosovës”. Shënimi i fundit qëndron në “Faktin” e 22 nëntorit, 2006. dhe se  “Koshtunica e di që Kosova do të jetë e pavarur”. (“Fakti”, 26 gusht 2006)

Xhon Keri, Senator i cili bashkëpunonte me mjaft shqiptarë të dalluar, siç ishte edhe Anton Athanasi, për të cilin, me rastin e vdekjes të tij, veç tjerash shkruante se, ai “jetoi ëndërrën amerikane dhe për asnjë minutë nuk harroi se nga kishte ardhur. Me një preardhje të thjeshtë nga Shqipëria, Antoni mundi të realizojë andërrën e çdo emrigranti, duke punuar dhe arritur të bëhet një institucion kombëtar” etj.

Xhon Menzis, ish shef i Zyrës Amerikane në Prishtinë, ka deklaruar: “Koso

va e meriton pavarësinë”. (“Fakti”, 13.01.2006) Në të njëjtin tekst është vendosur fotografia ku shihet Mekejni me  lobin shqiptar. Shiko te Çamëria dhe te femrat

Shqiptarë të hyrë në historinë e  Amerikës, sipas rendit alfabetik:

Alan Shepard, kozmonaut  i parë amerkan si i tillë  dhe i pesti që zbriti në Hënë, më 1971 ku  vuri  shpuri edhe flamurin shqiptar,

Andamion Murataj-kineast i shquar, nxitës i shumë fillmave dokumentare,

Bash Dibra (Bashkimi). Trajner-dresser i shquar i kafshëve,

De Niro, nga babaj shqiptar,

Diogardi-kongresmen,

Donald Lambro, një nga gazetarët amerikanë me famë botërore,

Donald Leka-drejtor i një kompanie të shquar në Amerikë, shpikës i siste

mit  për leximin e kompjuterit nga largësia etj.(Koha,4 korrik, 2008).

Elena Qirici, korçare,shqiptarja e parë  e kinemasë në Holivud.Në v.1965 martohet me Gerard  Ford, djalin e presidentit të mëvonshëm të Amerikës.

Ema Koja, dizajnere e shquar.

Emina Çunmulaj. Kjo supermodele, e shpallur si ylli i ri i revistës së famshme të fotomodeleve “Elite” dhe “Vogue” në SHBA. Në gazetën 24 orë, 31 gusht, 2009, qendron shkrimi me titull,, E.Ç synon  Qeverinë amer

kane,,gjegjësisht  ka pohuar ser dëshiron të punojë në qeveri, prandaj,, ëndra ime është të studioj  për shkenc politike,,-ka thënë  Emina, e cila, nga bukuria është  shpallur  modele e vitit etj.

Enver Gjokaj. ,,Yll shqiptar në ekranin amerikan,,-thuhet për të në gazetën Koha, të 29 tetorit 2009.

Erika Demiraj, shqiptaro-amerikane,një nga vajzat e rralla të veshura me uniformë ushtarake amerikane e cila vdiq më 1992 në rrethana të panjohura-shkruan Zenepe Dibra në librin e saj kushtuar gruas shqiptare.

Ferid Murati, nobelist.

Konstantina B.Lukes. Në Faktin e 13 gushtit, 2008, qendron shkrimi me titull,,Shqiptarja që udhëheq Bashkinë  amerikane’’dhe teksti se kjo avokate u bë përfaqësuese e Parisë Demokratike dhe drejton bashkinë e qytetit të Usterit që prej 13 janarit të v.2007

Leonard Ajkun (Xhokaxhi), baletan i shquar. Në gazetën “Iliria” të Ame

rikës, të dates 15-18 qershor, 2007, qëndron shkrimi me titull “shqiptari që vallëzon në të gjith kontinentet” dhe teksti “shqiptari që ndiqet me duartro

kitjet nga 120 kombe, nënshtetas amerikanë”. Sali Berisha, më 1992 e shpalli për “Ambasador Nderi të Shqipërisë për artin”.

Lisa Mrijaj, shqiptarja e parë që ngrihet në një karierë të lartë politike në Amerikë ( Z. Dibra)

Marie Logoreci, ish artiste e shquar në Amerikë.

Marina Malota. Në “Faktin” e 7 shkurtit, 2006, thuhet se kjo shqiptare, aktore e SHBA ka luajtur në shumë filma si “Til There was You”, ”The Thin Red Line”, etj. dhe se ndërkohë edhe i vëllai dhe motra e saj merren me akt

rim.

Nate Dushku, aktor i SHBA-së, vëlla i Eliza Dushkut.

Nick Tosches, shkrimtar i njohur në Amerikë me preardhje shqiptaro-italiane.

Nuri Gjata (Jean Ghata). Në “Faktin” e 9 dhjetorit, 2006, qëndron shkrimi me mbititull “Aristokrati shqiptar i mjekësisë” dhe teksti “Shoqëria amer

kane e avioneve UTA e angazhoi në studimet rreth fluturimeve të aviatorëve dhe fenomenet biologjike që ndodhin tek ta gjatë fluturimeve”.

Rexhis Filbin- ,,Ylli dhe ginisi shqiptar në ekranin amerikan,,-thuhet për këtë person nga nëna shqiptar, në Faktin e 21 tetorit, 2009  dhe shtohet se  ,,Njihet në tërë botën si udhëheqës i shquar i shout: “Kush do të bëhet milioner”, përmes përgjigjeve të sakta deri në 1 milion dollarë,etj.,

Richard Lukaj, ekonomist i shquar, cilësohet si “magjistari” i Wall Street, duke mbetur një nga menaxherët më të rinj të një rangu aq të lartë.

Robert Viliam Gregori, astronaut i dalluar, ka bërë 5000 orë fluturimi.

Sandra Bullock, aktore.

Sonila Shala. Shiko te femrat.

Sten Dragoti, regjisor i shquar i Holivudit.

Shpresa Përlleshi,  instruktore e shquar e fiskullturës etj.

Xhejms Biberi,aktor.

Xhon Belushi, vëlla i Xhim Belushit, me rastin e 25 vjetorit të vdekjes, Amerika e nderoi këtë bir shqiptaro-amerikan me një yll në bulevardin e fames në Holivud-thuhet në “Faktin” e 7 marist, 2007.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora