E marte, 19.03.2024, 06:16 AM (GMT)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Portrete të Kastriotit në shekujt XV - XVI. (2)

E hene, 02.07.2018, 07:13 PM


PORTRETE TË TJERË TË GJERGJ KASTRIOTIT NE SHEKUJT XV - XVI. (2)

Nga Lutfi ALIA

Janë të shumta argumentat, që e përjashtojnë Kristofano Altissimo, si autori i parë i këtij portreti, mbi të gjitha fakti se ai ka filluar aktivitetin si piktor rreth 80 vjet pas vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe se e riprodhoi portretin e Gjergjit rreth 100 vjet më vonë pasi e kishte realizuar Xhentile Bellini (1461 – 1463). Tashmë është plotësisht e qartë, se portretin e Gjergj Kastriotit, Kristofano e ripodhoi në vitet 1552 - 1556, kur punonte në Muzeun e Paolo Xhiovio, por ai vetë personalisht dhe studiues të shumtë të punimeve të tij, nuk flasin për autorin e origjinalit, ku u mb?shtet p?r t? realizuar k?t? vepër.

Ndër mendimet me bindëse, që dëshmon për ekzistencën e një portreti më të hershëm të Gjergj Kastriotit, është ai i Frederick Kenner, i cili thekson: “Portreti i parë ka humbur, ndërsa i dyti është kopje, riprodhim i portretit origjinal të mëparshëm dhe kjo kopje është pikërisht portreti, që ndodhet në Firence”. [2]

 

 

Portreti i parë sigurisht u realizua gjatë vizitave n? Itali të Gjergj Kastriotit dhe dihet se më shpesh shkonte në Napoli, n? sht?pin? e tij në lagjen Stella, që e kishte blerë në vitin 1461. N? pranveren e vitit 1468, aty u vendosën dhe jetuan princesha Andronika Kastrioti dhe i biri Gjoni II Kastrioti.[25] N? pjesen anësore të port?s së sht?pisë, ende ruhet stema e Kastrioteve e gdhendur ne mermer, ndërsa në dyshemenë e hollit, është mozaiku me stemën heraldike të familjes Kastrioti. [38, 41]

Ndon?se kryesisht q?ndronte n? Napoli, Gjergji shkonte në Rom?, Vatikan, Firence, Venecia, Ankona, Siena, Peruxhia, Bari, Milano, Urbino, Bolonja etj, e n? k?to udh?time takonte fisnik?t dhe miqt? e tij të shumt?.

Në vitin 1461, kur Gjergj Kastrioti me kalorësit e tij shkoi në ndihmë të mbretit të Napolit, Papa Pio II e ftoi në Castillione d’Orcia, në dasmën e nipit te tij. Sipas traditës të fisnikëve të mesjetës, në pritje dhe festa, ftoheshin piktorët dhe në këtë ceremoni ishte dhe Xhentile Bellini, ku ka takuar Gjergjin, për të cilin realizoi skica dhe më pas portretin e par? t? heroit ton?. Kjo rrethanë sugjeron se Bellini e perfundoi portretin para vitit 1464.

At Vinçenc Malaj dhe Zef Prela, megjithë kundërshtitë mes tyre, thonë se në Galleria Degli Uffizi në Firence, ndodhen dy portete të herëshme, njeri i punuar në mesin e shekullit XVI nga Cristofano dell’Altissimo, që eshte riprodhim i portretit të Gjergj Kastriotit sipas pikturës në koleksionin e Paolo Xhiovio në Komo dhe tjetri origjinali, me autor Xhentile Bellini, që dikur dhe ky ndodhej në muzeun e Komos. [26, 27]

Ekzistenca e dy portreteve, nuk është konfirmuar nga Galleria Degli Uffizi, por as nuk është kundërshtuar.

Studiuesi i artit Rexhep Goci shkruan se portreti i parë i Gjergj Kastriotit është skicuar e më pas është pikturuar nga Xhentile Bellini, por nuk sjell të dhëna të tjera, që të provojnë këtë hamendësim. [28]

Edhe studiuesja Dh. Dhamo, në një kumtesë të vitit 1968 thotë se nga portretet me ngjyra më i hershmi është ai i Galerisë Uffici të Firences, për të cilin thuhet se është bazuar në vizatimet, që pati bërë drejtpërdrejt nga natyra piktori Xhentile Belini, ndërkohë që, në të njëjtin studim, ajo shpreh edhe pasigurinë, duke thënë se nuk jemi në gjendje të provojmë në se portreti i Galerisë Uffici është bazuar në vizatime nga origjinali. [29]

Xhentile Bellini dhe Shkolla Albaneze e pikturës në Venecia.

Disa studiues italianë të artit mesjetar, duke bërë paralelizma të rrethanave historike, me portretin e Gjergj

Kastriotit, theksojnë se ashtu si Jakopo Bellini – i ati dhe djemtë e tij Xhentile e Xhiovani Bellini, e vizitonin shpesh

dhe bashkëpunonin me “Shkollën Albaneze” të pikturës të komunitetit të albanezëve në Venecia. [34]

Në Venecia dhe Trieste, albanezët gjetën mjedis të favorshëm, për të shprehur kulturën arbërore, që i lejoi të integrohen denjësisht në rinashimenton italiane dhe europiane, ku u shquan humanistët Gjon Gazulli, Pal Gazulli, Andrea Gazulli, Mikel Marullo, Marin Barleci (Biçikemi), Nikolla Tomeo, Mikele Greçi, Vittore Karpaçi etj, të cilët në veprat e tyre prezantuan Albaninë dhe treguan për Gjergj Kastriotin, i cili organizoi qëndresën heroike dhe luftën kundër sulmeve të egra e të vazhdueshme të ushtrisë turke.

Në vitet e fundit të shekullit XV, Vittore Karpaçio, nën drejtimin e Xhentile Bellinit, realizoi disa vepra për shkollën Shen Gjon Evangjelista të Venecies. [34] Nder keto punime te Karpaçio, shquhet tablloja “Triumfi i Shen Gjergjit”, ku skena ndiqet nga grupe turqish të tmerruar, çka evokon heroizmin e Gjergj Kastriotit në luftë kundër pushtuesve otomanë. Mbrojtja heroike e Shkodrës, është përjetësuar në shumë kronika dhe në një varg veprash artistike dhe letrare, si Marin Barleci me veprën “Rrethimi i Shkodrës”, piktori Vittore Karpaçi, me bazorilievin “Rrethimi i Shkodrës”, i vendosur në fasadën e shkollës së pikturës Shen Maria e Albanezëve, në rrugën “Piovan” në Shen Mauricio të Venecias, piktori Paolo Veronesi me afreskun “Qëndresa e Shkodrës”, që ndodhet në Sallën e Këshillit të Madh të Dozhëve të Venedikut etj.

Vittore Karpaçi (1502): “Triumfi i Shen Gjergjit”.

Në koleksionin e punimeve të Xhentile Bellinit ruhen disa vizatime-skica të albanezeve dhe e stratiotit Petro Bue Shpata i Mores, realizuar në vitet 1479 - 1480, kur Dozha i Venecies, e dërgoi Bellinin me mision diplomatik ne oborrin e sulltan Mehmetit II. Gjatë udhëtimit ne kthim, Xhentile Bellini kur kaloi nëpër Epir, realizoi punime me tematikë albaneze, çka sugjerojnë se Bellini e njihte dhe e admironte botën albaneze.

Në vitin 1463, Gjergj Kastrioti vizitoi Venecian, i ftuar nga Dozha i Venedikut Kristofor Moro. [22]

Më 25 shtator 1463, në ceremoninë solemne në sallën e Keshillit të Madh në Pallatin Dukal, Senati i Venedikut

i akordoi titullin qytetar nderi Gjergj Kastriotit dhe të birit Gjon Kastrioti, si dokumentohet me diplomën e Dozhës të Venedikut Kristoforo Moro - Dei Gratia Dux Venetiarum. [20, 21, 23, 24, 25]

Në ceremoninë e dorëzimit të këtij titulli, Xhentile Bellini u takua me Gjergj Kastriotin, sepse si thotë Kenner,

senati i Venecias e kishe ngarkuar me detyrën të realizonte portretin e kryetrimit tonë, që është i pari dhe që ka

sh?rbyer si model p?r shum? piktor? t? tjer?, q? m? pas realizuan grafikat dhe portretet e tij. [2]

Portreti i Gjergja Kastriotit i Xhentile Bellini, ishte në koleksionin e Paolo Xhiovio, si e dëshmon në veprën “Elogi degli uomini illustri. Anno 1523”, i botuar në vitin 1546.

Në librin II shkruan për dy shkrimtarë albanezë: Leonik Tomeo dhe Marino Becichemi Scodrensis.

Ne librin III: “Gli elogi degli uomini d’arme illustri”, faqe 636 shkruan: Sotto il ritratto di Giorgio Castriota Scanderbeg, principe d’Albania - nën portretin e Gjergj Kastriotit Princit të Albanise. [30]

Në letrën dërguar Anton Francesko Doni me 14 shtator 1548, Paolo Xhiovio shkruan: “Va subito detto, come

hanno fatto in tanti, che il termine Elogium non ha nulla a che vedere con il genere dell’encomio, ma ha un significato assai più definito. Strettamente parlando si tratta di profili biografici scritti su membrana e materialmente appesi sotto al ritratto relativo a ciascun personaggio - Po e them së pari, si kanë bërë shumica, termi Elogium nuk ka të bëjë aspak me lëvdata njerëzish, por ka kuptim tepër të saktë. Duke folur me përpikmëri, bëhet fjalë për biografi të shkruara në pergamena e të vendosur nën portretin e çdo personazhi.

Libro III: sotto il ritratto di Cosimo de' Medici; sotto il ritratto di Alfonso, re di Napoli; sotto il ritratto di Francesco Sforza; sotto il ritratto di Murad II, imperatore dei Turchi; sotto il ritratto di Giorgio Castriota Scanderbeg, principe d'Albania; sotto il ritratto di Bartolomeo Colleoni; sotto il ritratto di Galeazzo Sforza; sotto il ritratto di Carlo, duca di Borgogna; sotto il ritratto di Giuliano de' Medici; sotto il ritratto di Mehmet II, imperatore turco; sotto il ritratto di Federico da Montefeltro, duca di Urbino ...” [24]

Kjo vepër e Paolo Xhiovio u ribotua në vitet 1549 në Paris, në vitin 1575 Torino, në vitin 1577 ne Basilea dhe në vitin 2006 në Torino nga shtëpia Botuese Einaudi (ky vëllim është pa ilustrimet origjinale).

Ekzistenca e portetit të Gjergj Kastriotit në Muzeun e Paolo Xhovio në Komo, theksohet nga shume studiues të artit, ashtu si dëshmohet qartë për autorët që e kanë riprodhuaar:

1. Kristofano Altissimo, në vitet 1556 - 1562, e riprodhoi portretin e Gjergj Kastriotit, që ndodhej në muzeun e

Xhovio dhe ia dërgoi Grandukës Kozimo I Mediçi. Deri ne vitin 1567, ky portret ndodhej ne Pallatin Pitti, çka

e vërteton Giorgio Vasari, në veprën “Delle vitae de’piv eccelenti Pittori, Scvltori et Architettori”, ku perfshihen

veprat e viteve 1550 – 1567. Në kapitullin portrete në muzeun e Dukës Kozimo I Mediçi, i trembëdhjeti renditet

portreti i Giorgio Scandergec, por dhe Vasari nuk e thote kuh ishte autori i pare, nga e kopjoi Altissimo. [25]

2. Në vitet 1562 – 1564, Petro Perna, botuesi i veprave te Xhiovio, dërgoi në Komo, grafistin Tobias Stimmer

Schaffhausen, i cili riprodhoi në ksilografi 62 portere shkrimtarësh e poetësh dhe 138 portrete personalitetesh

militare dhe pushtetarësh, ndërmjet tyre dhe portretin e Gjergj Kastriotit, n? profil nga e djathta, që si thotë

Stimmer e riprodhoi sipas origjinalit, që ndodhej në muzeumin e Xhiovio. [26]

Ksilografitë (gdhendje në dru), Perna i përdori për ilustrimin e veprës të Paolo Xhiovio “Vitae Illustrium

Virorum”, Botuar në Basilea në vitin 1577.

Si shihet Stimmer ka punuar në Muzeun e Xhiovio, në të njëjtat vite me Kristofano Altissimo, në periudhën e

riprodhimit të grupit të dytë të prortreteve. Në vepren Vitae Illustrium Virorum”, faqe 144, me titullin: Sotto

il ritratto di Giorgio Castriota Scanderbeg, principe d’Albania – Nën portretin e Gjergj Kastrioti, Princi i

Albanisë, është portreti i riprodhuar nga Stimmer, me emrin me germa kapitale GEORGIVS CASTRIOTVS dhe

poshte: Scanderbechvs, Epiri princeps. [25]

3. Piktori austriak (anonim) në vitet 1579 - 1580, riprodhoi portretin Gjergj Kastriotit, që ndodhej në Muzeun e

Xhiovio ne Komo, madje bëri dy kopje (njeri me profil nga djathta e tjetri nga e majta), që ia dërgoi Arqidukës

Ferdinandi II te Austrisë. [2] Njeri nga keto portrete (ai me profil nga e djathta) ka “humbur”, ndersa tjetri me

profil nga e majta, ndodhet në Muzeun Historik të Artit në Vjenë Portretin e Gjergj Kastriotit në ksilografi, Stimmer e ka riprodhuar sipas origjinalit, që ndodhej në muzeun

e Xhiovio [26] dhe ka ngjashmëri me portretin e Kristofano Altissimo; me portretin ne miniaturë te vitit 1465;  me portretin e vitit 1477 (ndodhet në Muzeun Historik të Artit në Vjenë), me portretin e familjes Currani në Shkodër, ashtu si dhe me portretin në medaljet e viteve 1449, 1450, 1463, 1465.

Autori Giorge Saul Verne, duke studiuar portretet në xilografi të Tobias Stimmer, thekson se janë kopje të sakta të origjinaleve të gallerisë të Paolo Xhiovio, por të punuara me stilin barok gjerman. [26] Krahas emrit të personazhit, në pjesën e poshtëme të portretit, Stimmer vendos një përshkrim sintetik në latinisht të Gjergj Kastriotit, që e ka marrë nga teksti i Paolo Xhiovio.

Për portretin e Gjergj Kastriotit, Giorge Verne Saul thekson: Është realizuar me mjeshtëri, me kombinim të saktë të inçizioneve për të shprehur dritë – hijet dhe thellesinë e imazhit. Megjithë vështirësitë që ka kjo teknikë për të evidencuar imtësitë anatomike, Stimmer ka realizuar tipare të spikatura të fytyrës, mjekrën ondulante dhe sidomos hundashkabë.” [26]

Për të shmangur vështirësitë e ksilografisë në shprehjen e imtësive, Stimmer përdor gdhendje mjeshtërore, kësisoj mantelin e prezanton të modelit gjerman, me pala elegante, madje me shumë delikatesë, krijon imazhin e jakës. Të njejtin kriter ka ndjekur dhe për berretën e tipit “alla Caramagnola”, nën të cilën evidencon pjesërisht dhe buzën e poshtëme të kapuçit të bardhë. Portetin e Gjergjit e vendos në qark vezak, të rrethuar me kornizë të zbukuruar me motive floreale dhe figura mitologjike. [26]

Sipas Müntz [18], portretet origjinale ishin punuar në vaj mbi kanavacë, me formë kuadrate, shumica me përmasa 45, 72 cm, çka i favorizonte piktorët kopiues, t’i riprodhonin lehtësisht portretet, por dhe për të bërë skicat për prodhimin e medaljeve.

Vijon .....



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora