E premte, 15.03.2024, 05:39 AM (GMT)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Portreti i Kastriotit në 'Uffizi', Firence (1)

E diele, 01.07.2018, 02:09 PM


PORTRETI I GJERGJ KASTRIOTIT, NË GALERINË “UFFIZI” – FIRENCE (1)

Nga Lutfi ALIA

Në vitin 1901, në një shkrim në revistën “Albania”, mentori Faik Konica shtroi një pyetje: “A ekziston një portret autentik i Skenderbeut?[1]  Nxitjen për këtë artikull, Konica e mori pasi lexoi veprën e Frederick Kenner  Vjetari i koleksioneve të Shtëpisë Perandorake. Viena: vellimi XIX, viti 1898, i cili shkruan se në koleksionin e Arkidukës Ferdinand II i Austrisë dhe konti i Tirolit, janë dy kopje të portretit të Gjergj Kastriotit, njëri i pikturuar me profil nga e majta dhe tjetri me profil nga e djathta. [2]

Frederick Kenner mendonte se njeri nga këto portrete është vepër e piktorit italian Gentille Bellini (1429 – 1507), i realizuar para vitit 1466, madje thekson, se ishte realizuar në vitin 1463, me kërkesën e autoriteteve të Venedikut, kur Gjergj Kastrioti vizitoi Venecian me rastin ceremonisë të shpalljes Qytetar Nderi. Në vazhdim Kenner shkruan: “Ndërsa portreti i parë ka humbur, i dyti është kopje dhe në regjistrin e Muzeut Perandorak shënohet se ky portret ishte riprodhim i portretit origjinal të mëparshëm. Portreti me profil nga e djathta, është pikërisht ai, që ndodhet në Firence, andaj Ai e quajti “Portreti Fiorentin”. [2]

Faik Konica pajtohej me Kenner për ekzistencën e dy portreteve, duke shtuar se para këtij informacioni, nuk dinte, që të kishte arritur deri në ditët tona një portret autentik i Heroit, i pikturuar kur Ai ishte gjallë. [1]

Më 10 gusht 1960, Fan S. Noli, në kumtesën e mbajtur në seminarin e Federatës Panshqiptare “Vatra” në Boston, nuk e përmend Konicën, madje mendon ndryshe nga Ai duke theksuar: “I vetmi portret i Skenderbeut që njohim, është ai që gjendet në Muzeun e Firences në Itali. Ka të ngjarë të jetë portret autentik dhe duhet të jetë bërë para vitit 1466, kur Skenderbeu vizitoi tregëtarët e pasur Mediçi të Firences, që financuan kryqëzatën e tij. Sipas kësaj pikture, Skenderbeu nuk duhet të ketë qenë më pak se 65 vjeç, në mos më i moshuar. [3]

Fan Noli thotë, se prortreti që ndodhet në Galeria Uffizi të Firences, duhet të jetë realizuar para vitit 1466, por autori “zyrtar” i këtij portreti konsiderohet Cristofano Dell’Altissimo (Kristofano Altissimo), i cili ishte lindur në vitin 1530, pra 62 vjet pas vdekjes të Gjergj Kastriotit. Ndofta Noli donte të thoshte, por nuk e tha, se portreti në Firence, është kopie e një portreti tjetër, i realizuar para vitit 1466.

Lidhur me moshën rreth 65 vjeç të pamjes në portretin e Firences, Noli i bën llogaritë bazuar në mendimin e tij insistues, se Gjergj Kastrioti ishte lindur në vitin 1400 dhe jo ne vitin 1405 si referohet nga autorë të shumtë.

Ndërsa historia e portretit të Firences është e njohur, shumë studiues shtrojnë pyetjen: Si përfunduan dy portretet e Gjergj Kastriotit në koleksionin e Arqidukës Ferdinand II i Austrisë?

Këtë enigëm e sqaron studiuesi i artit Franco Minonzio, në studimin “Muzeu i Xhiovio dhe galeria e burrave të shquar”, i cili thekson: “Nell’ottobre del 1579, Ferdinando II, arciduca d’Austria, ottenne che fosse concesso a pittori da lui inviati di eseguire copie dei ritratti del Museo, destinati ad essere accolti nel castello di AmbrasNë tetor 1579, Ferdinandi II, arqiduka i Austrisë, kërkoi të lejohen piktorët e dërguar prej tij, të realizojnë kopje të portreteve të Muzeut, të destinuara për t’i vendosur në kështjellën e Ambras”. [4]

Interesimi i arqidukës Ferdinandi II për portretet e Gjergj Kastriotit nuk është rastësi, pasi në vitin 1578, duka i Urbinos Mario Sforca, ia shiti përkrenaren dhe dy shpatat e Gjergj Kastriotit, që aktualisht ndodhen në muzeun Schatzkammer në Vienë. Për këtë dhuratë të çmuar, arqiduka Ferdinandi II me një letër të 15 maj 1579, falende-ron dukën Sforca për perkrenaren dhe dy shpatat e Skënderbeut, që i kishte dërguar.

Pra në vitin 1579, në koleksionin e Ferdinandi II, në kështjellën Ambras, ishin perkrenaria, dy shpatat dhe dy portretet e Gjergj Kastriotit. [4]

Duke iu përmbajtur këtyre opinioneve, mund të themi se ishin dy riprodhime të portretit të Gjergj Kastriotit të ekspozuara në Muzeun e Paolo Xhiovios, njeri vepër e Kristofano Altissimo në vitet 1552 – 1556, që ndodhet në Gallerinë Uffizi në Firence dhe dy portrete të një piktori austriak (anonim), të riprodhuara në vitet 1579 – 1580, me kërkesën e arqidukës Ferdinand II dhe të ekspozuara në kështjellën e Ambras në Austri.

Kuptohet se këto dy piktorë, njeri italian dhe tjetri austriak, kanë riprodhuar në kohë të ndryshme portretin e Gjergj Kastriotit, që ndodhej në koleksionin e famshëm të Paolo Xhiovio në Borgoviko të Komos.

Pra Kenner kishte të drejtë, në koleksionin e Ferdinandit II të Austrisë, ishin dy portrete të Gjergj Kastriotit.

Kenner, Noli, Minonzio, Fossi, Venturi, Müntz, Frasheri, Dhamo, Hudhri e shumë autorë të tjerë theksojnë: Porterti i Gjergj Kastriotit në Firence është kopje, riprodhim i portretit origjinal të mëparshëm, por asnjeri nuk thotë kush ishte autori, çka e bën më enigmatik dhe më intrigues identifikimin e autorit të parë, ndërkohë që “zyrtarisht” njihet ende si punim i Kristofano Altissimo. [2, 3, 5, 6, 13, 14, 16, 19, 20]

Kristofano Altissimo dhe portreti i Skenderbeut.

Kristofano Altisimo (Cristofano dell’Altissimo), ishte lindur në vitin 1530 në Firence. Mbiemërin Altissimo e kishte marrë nga gjyshi nga nëna, i njohur asokohe si poet. Në një prokurë të vitit 1562 rezulton i shkruar: "Cristophorus olim filius Papij Damiani de Altissimis - Kristofori i biri i Papa Damjani Altissimo”. [5, 6, 10, 11]

Kristofano ishte nxënës i Agnolo Bronzino (Anjolo Broncino), në atelien e të cilit u formua si piktor portretist.

Broncino ishte mik dhe autori i portretit të Grandukës Kozimo I Mediçi dhe autor i afreskeve të shumta, që zbukurojnë Palazzo Vecchio (Pallati i Vjeter), rezidencën e dinastisë Mediçi.

N? historinë e artit të rilindjes italiane, Kristofano njihet si riprodhues i portreteve t? autor?ve t? tjer?, ndërsa veprat origjinale të tij janë të pakta, madje për disa prej tyre dyshohet të jenë punime origjinale. [5, 10, 11]

Kritiku McConib [7] e konsideron Kristofanin piktor i kategorisë së tretë, Santi di Tito [8] (bashkëkohës i tij), e quan piktor i kategorisë së katërt, ndërsa Venturi (1933) e quan portretist, që prodhonte për bukën e gojës. [9]

Megjithë kritikat dhe mosvlerësimet për Kristofano Altissimo si piktor, vertetohet se Ai ka realizuar mbi 480 riprodhime portretesh nga koleksioni i Paolo Xhiovio, madje 293 punime të tij, mes tyre dhe porteti i Gjergj Kastriotit, ende ruhen në të famëshmen Galleria Degli Uffizi të Firences. [5, 6, 10]

Studiuesja Silvia Meloni Trkulja [10, 11] duke iu referuar veprës të Giorgio Vasari [12], thekson se Kristofano pikturonte p?r llogari t? Dukës të Toskanës Kozimo I Mediçi, i apasionuar për artin dhe pikturat.

Në vitet 1552 – 1556, Kozimo I Mediçi, e kishte d?rguar Kristofanin n? Komo, p?r t? kopjuar 280 portrete t? koleksionit në muzeun e Paolo Xhiovio. [10, 11, 12]

Në vitet 1557 – 1570, Kristofani realizoi dhe 290 portrete të tjera, çka vërtetohet me faturat e pagesave javore për punimet që kishte përfunduar dhe dërguar në Firence.[11]  Për këtë punë impenjative, Kozimo I Mediçi e paguante rregullisht Kristofanin, çka vertetohet me faturat e ruajtura në Arkivin e Shtetit në Firence. Në çdo faturë pagese, është i shkruar emri i Kristofanit dhe i personazhit të pikturuar. Nga verifikimi i faturave të viteve 1570 - 1586, nuk rezulton emëri i Gjergj Kastriotit, çka dëshmon se portertin e kryetrimit tonë, Kristofani e kishte realizuar më herët. Këtë konkluzion e bazoj me faktet se deri në vitin 1565 portreti i Gjergj Kastriotit ndodhej në Palazzo Vecchio, më pas e transferuan në Palazzo Pitti, ndërsa në vitin 1568, Duka i Toskanes Kozimo I Mediçi, urdhëroi ta vendosin në sallën Mappamondo të muzeut Palazzo Vecchio. [3, 4, 5, 9, 10, 11, 13]

Nga këto të dhëna, rezulton se historia e portretit të shekullit XV të Gjergj Kastriotit, e ka zanafillën në muzeun e Paolo Xhiovio, në Komo, ku ndodhej i ekspozuar origjinali i Xhentile Bellini, i realizuar ne vitet 1462 - 1463. Ne vitet 1552 - 1556 Kristofano Altissimo e riprodhoi kete portret, pra pikerisht ate qe ndodhet ne Gallerine Uffici ne Firence, ndersa në vitet 1579 – 1580, piktori austriak (anonim), e riprodhoi portretin e Xhentile Bellini ne muzeun e Xhiovio, madje beri dy kopje, që ia dergoi Arqidukës Ferdinandi II i Austrisë.

Paolo Giovo (Paolo Xhiovio) dhe Kastriotët.

Paolo Xhiovio (Komo 21. 04. 1483, Firenze 12. 12. 1552), ipeshkëv i Noçera, ishte historian, diplomat, mjek, biograf dhe muzeolog italian. Xhiovio ishte i diplomuar në mjekësi dhe filozofi në Universitetet e Padovës dhe të Pavia. Ai ishte intelektual me influencë, i lidhur me Papën Klementi VII, me kardinalin Alessandro Farnese, me Kozimo I Mediçi, me mbretin Karli V dhe me shumë personalitet të tjerë të kohës. Këto lidhje dhe raporte miqësie ndikuan, që Xhiovio ta jetoi politikën e kohës, në nivelet e larta. [10, 11, 13, 15, 16, 17]

Paolo Xhiovo u bë i famshëm si historian, me dy vëllimet “Historiae” dhe me muzeun në vilën legjendare të Borgoviko në Komo, ku krijoi koleksionin privat me 484 portrete, vepra t? piktor?ve më t? shquar t? rilindjes italiane. Në këtë koleksion, 134 portete ishin personazhe të shquar si komandantë ushtarakë, mes tyre ishte dhe porteti i Gjergj Kastriotit. Autorët e veprave më cilësore në muzeun e Xhiovio, ishin Da Vinçi, Mikelanxhelo, Ticiano, Rafaelo, Massei, Broncino, Xhiorxhione, Guerçino, vëllezërit Bellini, vëllezërit Zuki, Allori etj. Në veçanti, Xhiovio kishte preferencë për portretet e Ticiano Veçelio, i prezantuar në muze, me numërin më të madh të punimeve origjinale, mes tyre dhe porteti i Gjergj Kastriotit, çka dëshmon për vlerat artistike të Ticiano, që si theksonte Xhiovo, “ato duhen lexuar si metafora dhe si histori”. [10, 12]

Paolo Xhiovio ishte mik i albanezëve, në veçanti admironte Gjergj Kastriotin, të cilit i dedikoi 108 faqe, në veprën “Commentario de Turchi, con gli fatti et la vita di Scanderbeg”, i botuar në vitin 1539, që është ndër biografitë e para për Gjergj Kastriotin, Zotin e Albanisë dhe mbrojtësi i krishtërimit, si e quan Xhiovio. [13, 14, 15] Nga respekti dhe nderimi që kishte për Gjergj Kastriotin dhe për albanezët, Paolo Xhiovio aderoi me nismën e Papa Klementi VII dhe të mbretit Karli V, për organizmin e kryqezatës antiturke, madje ishte ndër propagan-duesit më aktivë, që ndikoi në grumbullimin dhe organizimin e reparteve me stratiotë albanezë, të komanduar nga princi Kostantin Arianit Komneni. [6, 13, 15, 19, 21]

Gjatë veprimtarive fetare, letrare dhe humanistike, Paolo Xhiovio njohu dhe krijoi raporte miqësie me shumë albanezë të Italisë, në veçanti me pjestarët e familjes të Kastriotëve, si i përshkruan në veprën: “Dialogo sugli uomini e le donne illustri del nostro tempo”, ku rrëfen me admirim për Anxhela Vrana Kastriotin, dama shoqë-ruese e mbretereshës së Napolit Xhiovanna III Aragona, shkruan për krenarinë e të bukurës Jovana (Xhiovana) Kastrioti, ashtu si shkruan për karizmën dhe trimeritë e fisnikëve Alfonso dhe Ferrante Kastrioti etj. [14, 15]

Në kohën kur Paolo Xhovio mbulonte poste me rëndësi pranë Papa Klementi VII, njohu Alfons dhe Ferrante Kastriotin, të cilët i prezanton në libër si shëmbuj, për t’i krahasuar me portretin e Skëndërbeut, që kishte në muzeun e tij. Xhovio shkruan:“Kam parë se princat e familjes të Gjergj Kastriotit, që janë transferuar në Pulje, kanë të njëjtin tip bukurie, si shihej qartë, kur i ballafaqova me portretin, që kam në muze dhe në mënyrë të veçantë tek Ferrando stërnipi i tij, Markezi i Sant Anxhelos, i cili vdiq në ditët e Pavisë, i vrarë nga dora e mbretit,

kur komandonte pararojën e ushtrisë”.  [14, 15, 16]

Nga kjo dëshmi e Paolo Xhiovio, behet e qarte, se në koleksionin e tij kishte portretin e Gjergj Kastriotit, por nuk thotë cili ishte autori i portretit, apo i portreteve të Gjergj, qe kishte në muzeun e tij.

Portreti i Gjergj Kastriotit, në Galleria Uffizi – Firence.

Portreti i Gjergj Kastriotit është i ekspozuar në korridorin monumental të Galleria degli Uffizi, me etiketën:

Tavola 1.2. Il ritratto di GEORGIUS SCANDER:BEK, Olio su tela; 60 x 45 cm. Numero dell’inventario 16 (C.P.p 215, Nr 249). La cornice in legno di noce, verniciatura d’oro. Galleria Degli Uffizi. Attribuito a Cristofano dell'Altissimo (1525-1605).

Tabllo 1. 2. Portreti i GJERGJ SKENDERBEUT. Vaj mbi telajo. Me përmasa 60 x 45 cm. Numëri i inventarit 16 (C.P.p 215, Numër 249). Korniza me dru arre e gdhendur dhe me ngjyrë e praruar. Galleria e Uffici. Vepër e dedikuar Koristofano dell’Altissimo (1525 – 1605)

Për shumë vite ky portret konsiderohej me autor anonim, më pas iu dedikua Kristofano Altissimo. [2, 3, 17, 18]

Portreti i Gjergj Kastriotit fillimisht ndodhej në Palazzo Vecchio, që ishte rezidenca e fisnikëve Medici, më pas e transferuan në Palazzo Pitti, ndërsa në vitin 1568, Duka i Toskanës Kozimo I Mediçi, urdhëroi ta vendosin në sallën Mappamondo të muzeut Palazzo Vecchio (Pallati i vjetër). [4, 5]

Në vitin 1587, për mungesë hapsire ekspozimi në Villa Mediçi, Granduka i Toskanës, Ferdinandi I Medici, urdhëroi transferimin e portretit në korridoret monumentale të Galleria degli Uffizi, ku ndodhet aktualisht, i ekspozuar dhe i katologuar si vepër e piktorit fiorentin Cristofano di Papi Dell’Altissimo.

Gjatë punimeve restauruese, që u kryen mbi këtë portret në periudhën maj 1993 – dhjetor 1994, specialistia Barbara Schleicher, konstatoi, se një autor anonim i shekullit XVIII, kishte ndërhyrë mbi pikturë, duke shtuar në pjesën e sipërme mbishkrimin me germa kapitale, me ngjyrë të bardhë:

GEORGIVS VS SCANDER:BEK

Gjatë pastrimit të sipërfaqes të portretit, në pjesën e sipërme të sfondit, Schleicher zbuloi një mbishkrim tjetër më të hershëm, me germa të arta, me permasa më të vogla:

GEORGIVS · CASTRIOTVS SCANDERBECVS

Gjergj Kastrioti Skenderbeu

Ky mbishkrim, padyshim ishte i Kristofano Altissimo, por autori anonim i shekullit të XVIII e kishte mbuluar me bojë të zezë, duke shkruar sipër emrin GEORGIUS Vs SCANDER:BEK me germa më të mëdha, me ngjyrë të bardhë të dukëshme, për të favorizuar leximin nga vizitorët, pasi portreti ishte i vendosur shumë lart, në pjesën

e sipërme të paretit, në kufi me tavanin.

Portreti i Gjergj Kastriotit, i ekspozuar n? Muzeun Uffici t? Firences, prej shumë shekujsh konsiderohet vepër

e piktorit të mesjetës Kristofano Altissimo, sipas disa kritikëve të artit, i realizuar në vitet 1552 – 1556.

Në fakt, ky portret i Gjergj Kastriotit nuk është vepër origjinale Kristofano Dell’Altissimo, por kopie e një portreti të mëhershëm dhe pa mëdyshje e Xhentile Bellini.

Merita e Kristofano Altissimo është, se e ka riprodhuar besnikërisht dhe cilësisht portretin origjinal te Bellinit, që ndodhej në koleksionin e famshëm të Paolo Xhiovio në Komo.

Portreti i Gjergj Kastriotit, është pikturuar n? profil nga e djathta.

Autori e prezanton Gjergj Kastriotin me fizionominë e një 60 – 65 vjeçari, me tipare të spikatura të fytyrës, hunden shkabë, mjekrën e gjatë të thinjur dhe ondulante, mustaqet e gjata, me vështrimin vrojtues dhe mendimtar.

Tipike është veshja me mantelin me ngjyrë të kuqe skarlat, me jakën me lekurë-peliçe ngjyrë të zezë.

Stofin e mantelit ia dërgonte dhurate ne çdo vit Senati i Venedikut.

Një karakteristike tjeter dalluese e portretit e Firences, është paraqitja e Gjergj Kastriotit me berretën ngjyrë skarlat, e tipit “alla Caramagnola”, nën të cilën duket pjesërisht dhe buza e poshtëme e kapuçit te bardhë.

Këtë model berrete, e shohim dhe në portretin e Gjergj Kastriotit te familjes Currani në Shkodër, në miniaturën e vitit 1465, në një pikturë të vitit 1470, në tre medaljonet dhe në qindra piktura, gravura, litografi dhe skica të më vonëshme të realizuara gjatë shekujve XVI - XX. Fakti, qe ky model berrete riprodhohet nga shumica aboslute e autorëve të tjerë, dëshmon se portreti i Firences ishte baza, nga frymëzoheshin shumica e piktoreve pasardhës.

Ndërmjet shumë hollësive në portretin e Gjergj Kastriotit, shquhet mbresa e nj? plage n? pjes?n e t?mthit pranë këndit të syrit të djathtë, q? p?rkon me faktin historik, të treguar nga Marin Barleci, se disa muaj m? par?, gjat? nj? beteje t? ashp?r kund?r turqëve, Gjergji ishte plagosur pik?risht n? pjes?n e t?mthit të anës së djathte. [22]

Theksoj: Asnjë nga mijëra portrete, grafika, litografi, skica dhe piktura të bëra gjatë 500 viteve, nuk e pasqyrojnë këtë mbresë tipike (cikatrice). Kuptohet, Xhentile Bellini, që realizoi prortretin e parë, e kishte takuar personalisht Gjergj Kastriotin dhe nuk i kishte shpëtuar kjo veçori, kjo shenjë e veçantë, të cilën e pasqyroi dhe e përjetësoi në punimin e tij.

Atë mbresë të plagës, e kopjoi besnikërisht dhe Kristofano Altissimo, kur e riprodhoi rreth 100 vjet më vonë dhe sigursht askush nuk beson se Kristofano kishte njohuri, se një shekull më parë, Gjergji yne ishte plagosur.

Këto rrethana dëshmojnë, se Ai e ka kopjuar ashtu si e kishte prezantuar Xentile Bellini në portretin e hershëm.

Askush nuk beson se Kristofano Altissimo, e njihte historinë e stofës së kuqe-purpur të mantelit dhe të modelit të berretës, askush nuk beson se kishte njohuri për mbresën e plagës në tëmth, por këto aspekte karakteristike te portretit dëshmojnë se Ai i ka kopjuar ashtu si e kishte prezantuar Xhentile Bellini në portretin e hershëm të Gjergjit, te veshur me mantel ngjyrë skarlat, me berretën “alla Caramagnola” dhe ne veçanti me shenjen tipike – mbresen e plages ne temthin, prane kendit te syrit te djathte.

Kush është autori i portretit të parë të Gjergj Kastriotit ?

Shumë studiues të huaj dhe shqiptarë bashkohen me mendimin se Kristofano Altissimo nuk ?sht? autori i par?

i portretit të Gjergj Kastriotit. Prej shumë vitesh, studiues të artit dhe historianë, po kërkojnë të konfirmojnë autorsinë e piktorit, që realizoi portretin e Gjergj Kastriotit, që ndodhet në Gallerine Uffici në Firence, pasi tashmë dihet se Kristofano ishte riprodhuesi i një portreti të më hershëm.

Kenner ishte i pari, që u shpreh se, portreti i parë është vepër e piktorit italian Gentille Bellini (1429 – 1507), i cili e kishte realizuar para vitit 1466, madje insiston, se mund të ketë realizuar në vitin 1463, me kërkesën e autoriteteve venedikase, me rastin ceremonisë të shpalljes Qytetar Nderi. [2]

Historia e portretit të parë, natyrisht lidhet me vizitat e Gjergj Kastriotit në Itali. [6, 13, 19, 21]

Në gusht 1461, Gjergj Kastrioti në krye të 3000 kalorësve, zbarkoi në Pulja, në ndihmë të mbretit Ferdinand I i Napolit dhe qëndroi deri në fund të janarit të vitit 1462. Gjatë atyre pesë muajve, krahas shumë qyteteve të Puljas, ku luftoi kundër baronëve të rrebeluar dhe kundër forcave të kontit Orsini, Gjergj Kastrioti vizitoi dhe Napolin, Salernon, Amalfin, Romën, Sienën, Kastilion d’Orcia, Firencen, Peruxhian etj. [5, 19, 20]

Gjatë kësaj kohe, Gjergj Kastrioti u takua me Papa Pio II, me mbretin Ferdinandi I, me kardinalë dhe me shumë fisnikë italianë, si rrëfen dhe Noli, ndër ato takoi dhe fisnikët Mediçi të Firences. [3]

Në shtator të vitit 1461, Gjergj Kastrioti vizitoi Amalfin, i ftuar nga nipi i Papa Pio II, Antonio Todeskini Pikolomini, i martuar me te bijen e mbretit Ferdinandit I i Napolit, miku dhe p?rkrahësi kryesor i Skenderbeut. [6]

Në vitin 1463, Gjergj Kastrioti vizitoi Venecian, i ftuar nga Dozha i Venedikut Kristoforo Moro. [22]

Më 25 shtator 1463, Senati i Venedikut, me nje ceremoni solemne te Pallatin Dukal, i akordoi titullin qytetar nderi Gjergj Kastriotit dhe të birit Gjoni II Kastrioti. [23, 24, 25]

Lidhur me këtë vizitë, Kenner thote:“Me kërkesë të autoriteteve të Venedikut, Xhentile Bellini realizoi portretin e Gjergj Kastriotit, pikërisht kur ndodhej në Venecia, me rastin ceremonisë të shpalljes Qytetar Nderi”. [2]

Në prill të vitit 1464, Gjergj Kastrioti shkoi në Napoli, për të falenderuar mbretin Ferdinandi I, për dhurimin e feudeve të Monte Sant Anxhelo dhe Shen Xhiovani Rotondo. Më 29 prill 1464, firmosën aktet juridike të marrjes në pronësi nga Gjergj Kastrioti të këtyre dy feudeve. [6, 25]

Në ato ditë, shkoi dhe në Romë, ku takoi Papa Pio II. Gjatë pritjes madhështore, Papa i dhuroi perkrenaren me kokën e dhisë mitike Amalthea. Koka e dhisë Amalthea mbi perkrenare, kishte një kuptim të qarte simbolik për Gjergjin. Sipas legjendave helene Amalthea e fshehu Zeusin foshnje në malin e Idas (Kretë), e ushqeu me qumështin e vet dhe e rriti, duke ia fshehur dhe mbrojtur nga i ati Krono, i cili e kërkonte gjithandej për ta gëlltitur.

Në një shirit të artë qendror të përkrenares janë gdhendur inicialet: IN. PE. RA. TO. RE. BT = Jhezus Nazarenus

· Princeps Emathie · Rex Albaniae · Terrore Osmanorum · Rex Epirotarum · Benedictat Te. (Jezu Krishti, të Bekon Ty, Princi i Matit, Mbreti Albanisë, Tmerri i Osmanllijëve, Mbreti i Epiriotëve). [6, 22]

Këtë perkrenare, Gjergji e përdorte në ceremoni zyrtare, në pritje dhe festimet, pra nuk ishte perkrenare lufte.     Gjatë qëndrimit në Romë, Gjergj Kastrioti zhvilloi takime me Papa Pio II, me një grup kardinalësh dhe me shume fisnike dhe si ndodhte në këto raste, ishin të pranishëm dhe piktorët, mes tyre Xhentile Bellini, piktori që kishte realizuar portretin e Papa Pio II dhe të Gjergj Kastriotit. [19, 20, 21, 23, 24, 25]


Ky ishte takimi i fundit i Gjergj Kastriotit me Papa Pio II, sepse Papa vdiq më 14 gusht 1464, kësisoj dështoi kryqëzata antiturke, që Ai dhe fuqitë europiane po organizonin, dështoi kurorzimi mbret i Gjergj Kastriotit, si dhe dështoi emërimi kardinal i Pal Engjellit, si iu kishte premtuar disa herë Papa Pio II.

Në vitin 1465 Gjergj Kastrioti nuk ka shkuar në Itali, si shkruajnë disa autorë shqiptarë, pasi atë vit të vështirë

u detyrua të përballonte pesë fushata të hordhive turke, të luftonte e të shpartallonte ushtritë e komanduara nga dy

tradhëtarët Ballaban Pashë Badera dhe Jakup Pashë Muzaka.

Në vitin 1466, Gjergj Kastrioti erdhi përsëri në Itali.  Në dhjetor 1466, Gjergji u nis nga Lezha e pas një vizite të shkurtër në Raguza, lundroi drejt Ankonës. Fillimisht shkoi në rezidencën e tij në Napoli e më pas në Romë, i ftuar nga Papa Paolo II.

Më 12 dhjetor arrijti në Vatikan, ku “Atleti i Krishtit”, “Ushtari trim i Krishtit” ”Mbrojtësi i panënshtrueshëm i krishtërimit”,”Kapiteni i Përgjithshëm i Selisë së Shenjte”, u prit nga Papa Paolo II, i cili u mrekullua nga para-qitja e Gjergj Kastriotit -“Gentium Armorum Capitaneus” dhe e luftëtarëve arbëror që e shoqëronin.

Gjergji i kërkoi Papes Pali II, ndihma financiare, mbështetje me forca dhe armatime, për të përballuar turqit, që sulmonin parreshtur trojet arbërore, ashtu si kërcënonin Italinë dhe vendet e tjera europiane. [6, 19, 20]

Pasi festoi Krishtlindjen në Vatikan me Papa Paolo II, Gjergji u kthye në atdhe me një ndihmë të vogël prej 5000 dukate, me tituj honorifikë, me një relike të shenjtë të dhuruar nga Papa dhe me një lum me komplimenta e me fjalë të mira nga të gjithë që takoi, por këto ishin shumë pak dhe shumë larg kërkesave dhe pritshmërive nga ana e Gjergj Kastriotit. Në fund të janarit të vitit 1467, Gjergj Kastrioti u rikthye në atdhe, për t’u përballur me sulmet e reja të ushtrisë turke. [6, 19, 20, 21]

Gjate vizitave në vitet 1461 – 1466, Gjergj Kastrioti u takua me shumë personalitete të kohës, ashtu si dhe me Gentile Bellinin (1429 – 1507), piktor italian i shkollës së Venecias, i cili është autori i portretit të parë, që ndodhej në koleksionin e Paolo Xhiovio, portret të cilin një shekull më pas, e riprodhoi Kristofano Altissimo dhe që gjendet në Galeria Uffici në Firence. [2, 3, 5, 13, 19, 20]

Studiuesi i mesjetës shqiptare Ilia Karanxha, shkruan: “Nga fundi i shekullit XIX lindi idea e pikturës të Skënderbeut me autor Gentile Bellini, por që u zvarris deri në ditët tona, duke sjellë para lexuesve herë portretin e realizuar nga Cristofano dell’Altissimo i Galeris? Uffizi n? Firence, herë një portret të familjes Currani Shkodër dhe herë e lidhnin me medaljet me imazhin e Skënderbeut. Le të kujtojmë këtu se, gjatë gjithë shekullit që kaloi, askush në Shqipëri, nuk mori mundimin të bënte një studim për jetën dhe veprën e Gentile Belinit, për të gjurmuar, në se ekzistonin pika takimi mes Belinit edhe Skënderbeut”. [13, 19, 20]

 

Vijon ... 



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora