E enjte, 28.03.2024, 01:20 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Kosovarët ishin në tokën e tyre

E merkure, 27.06.2018, 08:22 PM


Kosovarët e 1999-tës në Shqiperi   ishin në tokën e tyre, miku Nazarko !

(reagim ndaj shkrimit të Mentor Nazarkos « Kur sirianët ishim ne: paralele midis eksodit shqiptar të viteve ‘90 dhe kampeve të sirianëve ndër ne!, botuar në Konica.al)

Nga Fahri Xharra

E fillove shkrimin me një fajësim të opozitës së Sali Berishes nga autori Nazarko :” Kjo ide ka ngjallur polemika veçanërisht nga ana e opozitës, e cila është duke i bërë jehonë si kalin e ardhshëm të një beteje të saj kundër qeverisë, madje e ngjashme me atë të armëve kimike, tha ish-kryeministri Berisha. Kjo përpjekje e opozitës për të dobësuar qeverinë është një lojë e përligjur, sikurse ndodh zakonisht nga të gjitha palët politike në Shqipëri, por për opinionin publik duhet të kuptohet më parë se çfarë prapavije ka pas këtij aksioni dhe cilat mund të jenë eventualisht pasojat e një veprimi të tillë.”  Sikur mos të njohsha  politikën e » pozitë-opozitë -s»  në Shqipërinë e sotme dhe të 30 viteve të kaluara do të besoja verbërisht në ato që e shkruan Zotr. Nazarko.

E kemi një  shprehje në anët tona : «  Sikur mos ta kishe lyer me kos e kisha marrë si të kryer » , por edhe pse ti e paske lyer shkrimin jo pak me kos, prapë se prapë po kuptohet qëllimi i shkrimit.

Tërheqja e paraleles midis eksodit shqiptar të viteve ‘90 dhe kampeve të sirianëve ndër ne , tregon të  njëjtën gjë që e ka thënë opozita, por ti e thua një mënyrë  me «  inteligjente », por me këtë ia vërteton fjalët e opozitës.

Ja, se çka ke shkruar : « Në to pasqyrohen përpjekje të organizuara, por edhe spontane, të shtetit italian dhe grek, për të mirëpritur emigrantët shqiptarë që u derdhën në territoret e tyre nga deti dhe toka, në kapërcyell të ndryshimit të regjimit, krejt pa paralajmërim. Shoqëria civile e këtyre dy vendeve fqinje, të frymëzuar nga mëshira kristiane: katolike dhe ortodokse, mikpritën afro 1 milion e gjysmë shqiptarë. Sigurisht që edhe në historinë e Shqipërisë gjejmë shembuj të ngjashëm mikpritjeje dhe mbrojtjeje të vizitorëve të ardhur befasisht në viset tona; sikurse italianët, shqiptarët e Kosovës gjatë vitit 1999. Këta emigrantë kanë prodhuar mirëqenie për vete dhe familjarët, dhe janë nga popullsitë më të integruara, duke ofruar dhe shembuj të veçantë suksesi kombëtar në territoret ku veprojnë «. A nuk është kjo një përgatitje psikike e opinionit shqiptar për diçka të kobshme që do të ndodhë ?

Dikush nga pushtetarët (zv. ministri i jashtëm i Shqipërisë) pati deklaruar :’ Ne i kemi pritur 600 mijë kosovarë në vitin 1999 , e pse mos  t`i presim sirianët po në atë numër. ? »

Para se të vazhdoj më tutje t`iu them jo vetëm ty , zv Ministrit dhe Kryeministrit por edhe të gjithë albanezëve që ne ishim në tokën tonë, në tokën e të parëve- e cila fatkeqësisht ( po nga bindjet tona të para 130 viteve , 1878 ) u nda në shumë pjesë.

Qëllimi i shkrimit shihet këtu nga këto fjalë :  « Diskutimi për këtë çështje shtrihet në dy plane: së pari, për përfitimet e kësaj mikpritjeje, dhe së dyti, sa sirianë përllogaritet të vendosen në këto kampe? Për të kuptuar dobinë, do të duhet të nënvizojmë se BE-ja ndodhet në një situatë delikate, pasi viti që vjen është vit zgjedhor për institucionet evropiane. ». Pra ?

Me këto fjalë , shihet lyerja yte me kos ( që t`i ikësh të vërtetës që do të ndodhë) :

« Në këto kushte, një vit përpara zgjedhjeve në parlamentin evropian, ndonjë shtet anëtar i BE-së mund t’i ketë propozuar palës shqiptare mikpritjen e një numri të caktuar të emigrantëve që janë në pritje të përgjigjies së kërkesës për azil, apo që u është refuzuar kërkesa për azil. »

Shihe, shihe ti na flet edhe për të mirat që ia sjellë Shqipërisë pranimi i sirianëve :» Megjithatë, përpara çdo vendimmarrjeje, është e udhës të analizohen fillimisht benefitet që burojnë nëse pranohet eventualisht kjo kërkesë nga autoritetet shqiptare, duke vendosur si kusht numrin e atyre që do të vijnë në Shqipëri. » ( po aty )

Duke mos ditur e mos pasur mundësinë e fshehje së të vërtetës që do të ndodhë , Zoti Nazarko shkruan » Së pari, Shqipëria është e detyruar të marrë përsipër ndonjë detyrim që ndihmon BE-në, pikërisht për shkak të borxhit që ka ndaj BE-së…….. »

Arsyetimi tjetër  i yti : » Së dyti, në qoftë se kemi një lëvizje masive të shqiptarëve diktuar nga lëvizja e lirë në zonën Shengen, forca thithëse e tregut evropian, pagave më të larta, do të duhet hamendësuar se edhe në Shqipëri ka mungesë krahu pune për sektorë të caktuar, sikurse ndërtimi apo punëra të konsideruara si të rëndomta. Atëherë, përse mos të përfshihet një numër i kufizuar rreptësisht emigrantësh në tregun e punës vendas? «

Zoti Nazarko e tregon cullak të vërtetën e lakmisë qeveritare : » Së treti, ardhja e tyre do të jetë një mundësi e mirë ristrukturimi të ish-reparteve ushtarake apo fabrikave të braktisura, të cilat do t’i nënshtrohen rikonstruksionit për t’u shndërruar në qendra pritëse. Një investim që do të mbetet në vend. Para të tjera mund të përdoren për stafin, ushqime, etj., etj «

Shkojmë më tutje : » Së katërti, në varësi të negociatave që do të bëjë Shqipëria me BE-në, mund të marrë bonuse financiare për secilin prej emigrantëve që mund të strehohen në territorin tonë. »  Po a pak para po iu sjellë droga or të humbur ?

Shiko ti, miku Nazarko dhe ta që të kanë futur në këtë pafytyrësi : « Së pesti, kjo mund të konsiderohet si një tjetër sjellje e mirë përballë BE-së, teksa kërkon që të hyjë në gjirin e saj. Sigurisht që Shqipëria do të fitonte më shumë pikë përballë çeljes eventuale të negociatave. Dhe kjo çelje, nëse ndodh këtë vit, ndodh. Vitin tjetër duket e dyshimtë. ».  Nuk na duhet shkuarja në Europë me 600 mijë sirianë , e kuptove ti dhe të gjithë ata që presin të ndukin

copë të mëdha «  të parave ‘ europiane..

Ku e sheh interesin politika e korruptuar shqiptare : » Dhe së fundmi, në një këndvështrim disi më pragmatist, këta njerëz, që do të vendosen në Shqipëri, do të kërkojnë të shkojnë drejt Perëndimit. Ata do të treten si kripa në ujë, kjo falë edhe ndërhyrjes së mafies shqiptare, e cila do të gjejë rrugë poroze për t’i trafikuar ata. Prapë do prodhojë para shtesë » .

Pra , prapë mendja tek përfitimet individuale dhe haptas të mafisë së organizuar : « Ata do të treten si kripa në ujë, kjo falë edhe ndërhyrjes së mafies shqiptare, e cila do të gjejë rrugë poroze për t’i trafikuar ata. Prapë do prodhojë para shtesë »

Ironia hipokrite e Nazarkos është ky arsyetim : » Nuk duhet harruar se sirianët në mesin e popullsive të Lindjes së Mesme janë edhe më të arsimuarit.  Kancelarja Merkel  hapi dyert më së shumti për ta pikërisht për t’iu përgjigjur nevojës së Gjermanisë për krah pune të kualifikuar.

Ndonëse çdokush ka lirinë e shprehjes së opinionit të tij, që ky debat të jetë i fokusuar tek kapacitetet që vendi ka për të trajtuar emigrantët sirianë. »

Zoti Nazarko, i di ti se sa koka intelektuale kanë ikur nga Shqipëria që nga ardhje e « demokracisë ‘ ?

Konica.al ,për të na « zbutur «  zemrën , na shkruan :  « Për ta përforcuar kujtesën, mjafton të sjellim ndërmend disa nga titujt e të përditshmeve italiane të kohës së eksodit të viteve ’90, të cilat e motivonin mikpritjen e shqiptarëve me sloganin “shqiptarë kemi qenë edhe ne”, në shenjë mirënjohjeje për atë mikpritje që atyre iu bë pas kapitullimit të vendit në Luftën e Dytë Botërore… Por dhe se vetë italianët ishin mikpritur nga amerikanët apo nga Gjermania dhe Franca, në vitet ’50. »

Me të vërtetë jam i brengosur dhe pyes nëse Jemi në veti ?

Me dëshpërim , nga Gjakova

Fahri Xharra,25.06.18




(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora