Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Markokaj: Ti e paske gjyshin gjallë

| E merkure, 27.06.2018, 08:28 PM |


TI E PASKE GJYSHIN GJALLË

Kater proza poetike nga Gjon Markokaj

Në lashtësi në kohtë të mbretërive thonë se nji mbret xhelat i thërret disa njerëz të zgjuar dhe u thotë: - Dua të më bëni konop (litar) prej rëre!

Të gjithë ranë dhe si i thone fjales, "ranë shakull".

Konopi prej rëre s’bëhet!

...!

“O keni me e ba konopin prej rëre ose të gjithve u pritet kryet”... - Shkoni e kujtojuni e hajdani nester – tha Mbreti.

Njëri prej tyre e pyeti gjyshin e vet...,

Ai i tha, - shko thuaj mbretitNisna ti modelin se si e don konopin prej rëre dhe pastaj e bëjmë ne sa te duesh gjatë”.

 

Ai i tha mbretit ashtu si i tha gjyshi, pa pikë as presje.

Ti e paske gjyshin gjallë”, - foli mbreti...!?

Po u përgjigj nipi pa drojtje.

Thonë se fjala e zgjuar e gjyshit i shpëtoi, nga vdekja prej mbretit terorist.

Populli e ka thënë“E mjera shtëpi që s ka plak

dhe i mjeri plaku për veti” !?

Fjala e të vjetrit zënë vend. Të gjithë të ndihmojnë në jetë.

-----------------

KY DJAL JA VLEN ME PRI

Vite më pare. Nji burri të zgjuar këtej në këto anë, i pat falë zoti nji djalë.

Mbasi u rrit, u bë pesëmbëdhjetë vjeçar e helmoi gjarpëri dhe djali vdiq.

Babai s’kishte djal tjetër.

Nga të kater anët i erdhen njerëz me pa.

Babai u mbajt i forte. Priti e pëcoll…, nji moment u dobësue, u përmallue dhe ju afrue djalit e po e vajtonin:

-Djali i babes pse vdiqe…?

A s’ pate me hëngër e me pi...,

A s’ pate me veshë e me mbathë; nëna e baba a, s’ të kanë dashtë... ?

Pse të mbyti nji hardhuc ...!?

-- Ai, hardhuc, s ishte - ishte gjarpër kobër”...,

Gjamatarët thanë:

Tashë s’ është ka qëndron, është duke u çmëndë.

Gjamatarët duke u shëndrruar rrugës pyesnin njëri tjetrin:

-A munë është ka qëndron Filani për djalë?

Deri tani ka qëndrue e tani jo. - Është ka çmëndet...!?

Nji çetë (grup) i madhë ka vijnë me pa...,

Prijsi i tyre u shmag. Unë s’ mujë m’ u pri,

As unë, s’ mujë; vazhdoi i dyti, i treti  e me rradhë…,

-U pri unë – tha nji djalë i ri !

Kur u afrue shtepisë thirri me zë të forte sa mundi

Ooo, Filan Fisteku … !

Me thënë të drejten - në MORTË, s’ i thirret kujë...,

Ooo hajde bujrëm ! - U përgjigj i zoti i mortit!

Bujrëm s’ ka, po a ka ma keq , -i tha djali që printe...,

Ma keq do të ishte mos me pa kënë as unë me pritë e me përcjellë”-- tha i zoti i mortit.

E gjithë turma thanë me veten e tyre, ky i ka mënt shumë në rregull.

Djali që priu diti dhe e zbertheu...!?

... Ky djal ja vlen me pri...!

Gjënë më të mirë, e gjetaINISIATIVEN e fjalën e lirë, aftësinë për tu përballur, me tjetrin; përgjigjen e shpejtë, me fjalën e zgjedhur e që zën vënd.

-----------------------

UNË GJASHTË VJET JAM KËNË ME DJALË

Në Curraj – Epër kohë më parë nji burri të zgjuar e të mirë; i fali zoti nji djalë. Mbas gjashtë vjetve shumë mërzi...,

Djali vdiq u nda nga jeta. Gjithë fshatin e mbuloi zija.

Medet bënë të gjithë, sa ndigjuen.

Filloi gjama; morta e merzia...,

Orë e zana e shtozovallet u mërziten, zbriten nga mali

e bashkë me gratërrethuen djalin e po e vajtojnë...!

Ëngjëj të shumtë zbriten nga qiellidhe e morën, nji Ëngjëll të ri. -- Afër Zotit në qiell e ngjiten...!

-- Të jetojnë në PËRJETËSI...!?

"Zoti ma ka falë – Zoti ma ka marrë", – thoshte babai i vet.

-- Priti e përcuell burrërisht ...!?

Zgjodh rrugen e vetme; më u mbajtë e me qëndrue...!

Burri qan e qëndron, përballet e duron dhe del i FITUAR !

Ka njerëz që s dinë e s të lënë asë me hallet tua.

I mënçuri din dhe ja dalë...,

Në muhabet e sipër gjatë pritjes e përcjelljes nji burrë i thotë të zotit mortit: A po merzitesh- "Po" -  i tha i zoti i mortit.

Ai që ishte për kryeshëndosh vazhdoj: “Ma mirë të mos kishte lindë fare ky djalë” !

Mos thuaj ashtu, - i tha i zoti i mortit!

“UNË GJASHTË VJET JAM KËNË ME DJALË”.

---------------------

MORALI SHQIPTAR

Falmeshnet mi çon djalit

Nëna Shqiptare e ka lind djalin të forte.

Dhe të forte e me nderë e ka dashur t’ i rritet…,

Kujtojmë nji këngë shumë të vjetër;

Nënën e Likut:

“Del Palinë e ndale LIKUN

S kam ç'e bëj djalin e koritun

Më mirë djali vdekë, e qiri i fikun”

...!

Nëna e Deli Pjetrit, Shtatë Shaljanët:

“Deli Pjetra pëllumb i bardhë

Fluturim ka ra në Shalë

Po i thotë lokja me se ke ardhë

Mese erdhe ku i ke lanë shokët

Unë për ty i prefsha flokët

E detyroi Deli Pjetren të këthehet në Shkoder e të vritet në shkallë të sarait.

GOSE UKËS, ja vranë djalin para syve të sajënë shkllën e Grisë...!?.

Ded Ndou i Merturit ishte i sëmurë dhe ju drejtue të shoqës dhe i tha:

A të erdh keq që ta vranë djalin...?

“S’ më erdh keq që më vranë djalin; po më erdhi keq që më prenë mikun”…!?

Ty o, oj burrneshë, në t’ pastë ardhë keq që të kan pre mikun; me pasë me çka a mundësh me qëndrue …?

Në të gjitha shehrat e Ballkanit me u përpjekë në të e shkrepi pishtolen pa pasur rod frikët !!

Ded Ndou i Markajve të MERTURIT, ja mbushi GOSËS dy pishtole me mbushje të plotë.

GOSE UKJA, e kërkoi gjaksorin gjersa e hetoj në Gjakovë.

Në Mazjah të gjakovës vetë doresit ja zbrazi pishtolen në gjokës duke i thënë: “Falmeshndet mi çon djalit”.

-------------

-Per ZemraShqiptare, nga Tropoja, Qershor 2018-