E enjte, 18.04.2024, 10:24 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Kurrë ma afër me Europën dhe SHBA

E merkure, 27.06.2018, 08:19 PM


Nga Fritz RADOVANI:

KURR  MA  AFER  ME  EUROPEN  DHE  SHBA

28 QERSHOR 2018

25  PRILL 1993: PAPA  GJON  PALI  II,

PERBALLË  GJERGJ  KASTRIOTIT SKENDERBEUT    TIRANË, LA POROSI:

?PAPA GJON PALI II mbasi vizitoi Shqipninë e Gjergj Kastriotit...

Takohën Dy Burra! Njeni me shpatë të futun në kllef , Tjetri me Kryq në krahnor!

Asht Skenderbeu përballë Karol Vojtilës!

Asht Shqiptari përballë Polakut që paqë nuk ban me hasmin tonë!

Asht i zoti i shtëpisë që dorën i shtrinë Mikut që puthi Tokën tonë!

“Hajde! Urdhno!..Mirse të ka prue Zoti, Shtëpia asht e Zotit dhe e Mikut!

Mirëse erdhe, o Burr’ i Bekuem!” E kryet zatesin njeni me tjetrin bash si atëditë...

me 12 Dhjetor 1466, me Palin e II, në Romën plakë!

E dora e rame e Gjergjit mbi gjoks nga 17 Janari 1468, ngrihët naltë!..

“Qé, pra, Karol Vojtila! Ky asht Populli im Shqiptar!

E, Ti jé bash Ai Burrë Trim që bashkë me historinë e Botës mbarë, ké sjellë një Epokë

të Ré edhe për Atdheun tim! Bijtë e mijë, vêni veshin Këtij Burrë e ndigjoni mirë shka thotë!.. Edhe unë dikur...Këta... ndigjova,.. e, Fitova!..”

?Vëllazën e Motra Shqiptare, Ju përshëndes përzemërsisht!

...Në miqësinë që me keni shfaqë kam kuptue se pata të baj me miqë që kishin një zemër të madhe. Në çiltërsinë tuej pashë kurajon e një demokracie të ré, një demokraci që po ecën me hapa të sigurta drejt lirisë, mbas sa vitësh të pafund dhe t’errta të një diktature dhe të një ateizmi mbytës. Ju falemnderës për mikpritjen! Do të këthehëm në Romë me një kujtim të ngrohtë për vendin tuej të ngulitun në mendjën dhe në zemrën time. Ju falëmnderës!

?Erdha mes jush për me përmbushë misionin tim si Mbasardhës i Apostullit Pjetër në shërbim të Kishës Universale, për me ju dishmue besimtarëve Shqiptarë prej shumë kohësh të munduem, solidaritetin e gjithë bashkvëllazënve të të njejtit besim, të cilët janë shpërnda në të katër anët e Botës.

Kam ardhë këtu për me ju shpreh nderimin tim Vllaznor edhe komunitetëve të ndryshme fetare që bashjetojnë këtu prej shekujsh: Komunitetit Kristjan Ortodoks dhe Komunitetit Mysliman, të cilëve u sjellë një përshëndetje të përzemërt.

Kam ardhë për me i shfaqë çdo Shqiptari admirim dhe mbështetje në këte fazë delikate të kalimit historik dhe të të shumë së dishruemes ringjallje shoqnore dhe shpirtnore.

Të dashtun Vllazën e Motra! Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë ta mbroni me forcë identitetin tuej. Me një angazhim të tillë sikur edhe vetë ky shesh na e kujton u shque Figura e Naltë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar.

?Ju keni vuejtë për Kombin Tuej. Prandej dhe keni të drejtë ta doni kaq shumë.

Populli i juej kaloi një tragjedi me të vërtetë tronditëse nën shtypjen komuniste.

Ishte vërtetë i tmershëm përftyrimi i jetës njerëzore nën rregjimet totalitare si ai që ju keni njohë, ku, njeriut i mohohej një nga të drejtat ma thelbësore: Liria e shfaqjes së mendimit dhe e besimit të tij si dhe liria e ndërgjegjës. Mohim ky, që shpesh merrte formën e një shtypjeje të tmershme. A ka gja ma të randë sësa mbyllja e Tempujve të çdo besimi dhe, a nuk u dënuen me vdekje priftërijtë vetëm pse guxuen të ushtronin rritët fetare? A nuk u përsekutuen besimtarët tue u burgosë ose tue u fye me të gjitha mënyrat?

Në vendin tuej të vishkulluem mashumëse asnjë vend tjetër nga përsekutimi asht e thjeshtë me gjetë gjurmët e Katakombëve të lashta Kristjane e t’arenave ku, dëshmitarët e Krishtit hidheshin me dhunë për me ushqye bishat. Këtu kje një luftë e ashpër kundër Fesë, simbas një vije dogmatike të një programi shoqnor dhe politik, i mbështetun nga ideologjia komuniste. Dukej sikur mjeti ma i domosdoshëm për me realizue e trumbetue “Parajsën në tokë” kje tue i mohue njeriut atë forcë që e lidhë me Krishtin, forcë kjo, rreptësisht e dënueme si një “dobësi e pandershme për njeriun”. Në të vërtetë kjo forcë e pame jo me atë sy ishte ma shumë dishka shqetësuese për ata, ashtu si e treguen faktët. Përsoni njerëzor në të vërtetë me energjinë që vjen nga Feja, nuk lejon lehtësisht të hidhët në anonimatin kolektiv.

?Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit. Asht e vërtetë se edhe në Përandorinë Romake janë ba përndjekje të ashpra ndaj të Krishtenëve, por atëherë, ishte fjala për Shtet i cili në emën të një Feje, asaj pagane, luftonte ata që mbështetshin Ungjillin e Krishtit.

Kurse këtu, Shteti asht përpjekë me shue çdo shprehje fetare në emën të një ateizmi radikal, të mbështetun në një sistem universal dhe përgjithësues. E gjithë kjo ndodhte në një kohë kur askush nuk mund të ndërhynte për me mbrojtë dinjitetin e njerëzve që u ishte mohue gjithshka, tue i çveshë deri nga ma “njerëzorja”, liria e tyne.

?Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe asht  e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë. Dhe në fakt ky duhët të jetë sot pikësynimi, me këthye shpejt fletën tue mos harrue atë që ka ekzistue, për me shikue përpara. Pikëpamje kjo, që në një prizem vështrimi asht e drejtë e, madje, edhe e domosdoshme, por me një kusht, që me mbetë gjithmonë në kujtesën tonë ajo që ngjau në të kaluemen. Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm për mos me u rikëthye tek të njajtat gabime të përlotuna dhe, asht shtegu ma i mirë për një proçes pajtimi të vërtetë.

***

?Populli Shqiptar, - dhe po më pëlqen që po e kujtoj në këte çast,    asht për me u marrë si shembull në këte pikëpamje. Që të tre Komunitetët fetare mbajnë një raport respekti rreciprok të një bashkpunimi të njerëzishëm. Qëndroni në këte pikëpamje Vllazën e Motra të dashtuna! Ju, do të keni merita për solidaritetin dhe për paqën në Atdheun Tuej dhe në krejt zonën e shumëvuejtun të Ballkanit.

Kështu, Ju, mund të ndërtoni një Bashkim Kombëtar të urtë dhe të qendrueshëm.

Megjithatë, dashnia për Atdheun të cilën Ju e ndjeni të fortë ndër këta çaste, nuk duhët të degjenerojë në nacionalizem intolerant dhe agresiv që sot e kësaj dite, po shkakton viktima dhe po ndezë urrejtje të papërmbajtuna në vende të ndryshme të Botës, madje, dhe jo fort larg nga këtu tek Ju.

Përkundrazi, u shtoftë gjithënjë e ma shumë harmonia në bashkjetesë tek Ju.

Duhët mësue arti i dialogut dhe i të dëgjuemit kjoftë dhe kur ky art asht i lodhëshëm.

Ky asht çmimi i lirisë, ky asht sekreti i progresit të vërtetë moral e civil.

Shqipni, qëndro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!

Rruga që do të bash nuk asht aq e lehtë. Ende ka plagë të pambylluna.

E kaluemja lé të shërbejë si mësim por kurrë mos të të shtyjë në hakmarrje mëllefesh. Tashti asht koha për me shkue me besim drejt së ardhmës.

E madhe asht detyra që të pret për të cilën tashma e ké fillue punën më një zell të lavdërueshëm. Në përpjekjen për rimëkamjen ekonomike asht e domosdoshme që të gjithëve t’u garantohët puna dhe, ajo, që asht ma esenciale për me jetue me dinjitet,

lé ti bashkohët edhe vullneti për ta konsolidue demokracinë tande të ré. Kjo nuk arrihët pa çmue si duhët disa vlera thelbësore tue fillue sëpari nga dinjiteti i jetës njerëzore.

?“Një demokraci pa vlera, -kam shkrue në Encilklikën Centesimus Annus- mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon historia”. Krijimi i një shoqnie demokratike nuk bahët menjëherë me një të thanun.

Ajo kërkon një kujdes të përditëshem nga të gjithë dhe një gatishmëni bashpunimi. ?Askujt nuk i falët të rrijë mënjëanë e të sodisë.

Kësaj Shqipnie të posalindun Kisha nuk do t’ua kursejë kontributin e Saj. Ajo sigurisht nuk harron se misioni i Saj asht kryesisht fetar dhe do të ketë shumë kujdes, për mos me hy në çeshtje thelbësisht politike por, e mbështetun në forcën e Ungjillit Kisha që u ngrit nga Krishti si lajmëtare në Botë, do ta ofrojë ndihmesën e vet kjoftë me pjesëmarrjen në punë të institucioneve të Saja, kjoftë mbi të gjitha, me mbështetjen e Saj në favor të një humanizmi të vërtetë, i cili ngritë përsonin, i pamë ky në Dritën e Zotit dhe i përfshimë në të gjitha dimensionet në qendër të çdo projekti ekonomik, social dhe politik.

?Popull Shqiptar, ec përpara me kurajo drejt shtigjëve të solidaritetit!

Asht një rrugë e vështirë kjo, por në té janë të mbjelluna farnat e shpresës.

?Lé të shoqnojë forca e Martirëve të Tu, dëshmitarë gjithmonë në roje të Lirisë në vitët

e pafund të shtypjes së rregjimit totalitar.

Lé ti ndrisë hapat e Tu dashunia për familjën, shpirti i vëllaznimit, mikëpritja ndaj të huejt e vetitë që e dallojnë Popullin Tuej, veti këto që përbajnë pasuninë ma të çmueme të traditave shekullore Shqiptare. Lé të ushqejë guximin Tand Feja e besimtarëve të Tu në një Zot të vetëm, të cilët sëbashku me çdo njeri vullnetmirë, do ti përkushtohën shërbimit ndaj drejtësisë dhe paqës.

?E si mos të kujtojmë tashti një Bijë të zgjedhun  të Popullit Shqiptar, Motren Tereza të Kalkutës, Nanë shumë e vorfën ndër ma të vorfnit në Botë? Me zjarrin e Fesë në krahnor Kjo grue e vogël dhe e madhe njëkohësisht, sjell e ruen mbrenda vetës hovin e bujarisë së papërmbajtun dhe të pamposhtun të zemrës Shqiptare.

?Në emnin tand Popull Shqiptar, po i drejtohëm këtu Komunitetëve Ndërkombëtare që ta këthejnë vëmendjen e tyne vëpruese ndaj kërkesave të zhvillimit tand të përgjithshëm. Vetëm kështu, mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vllavrasëse të ulta e të pakuptim...

?Erdhi çasti i ndamjës.

Ju përshëndes i prekun thellë në zemër e me mirënjohje që Ju kam pranë.

Përshëndes të gjithë Shqiptarët e shpërndamë në të katër anët e Botës.

***

?Vllazën e Motra Shqiptare fort të dashtun!

Zoti e ruejtë Atdheun Tuej! Zoti e mbrojtë Popullin Shqiptar në mbarë Botën!

Në Emën të Zotit Ju përqafoj e Ju Bekoj të gjithëve!

Mirupafshim! Ju uroj me gjithë zemër: Gjithë të mirat!”

(Perkthye nga Prof. Gj. Sinishta, Buletini Katolik Shqiptar, Vol. XIV,         viti 1993.

Në këte artikull kam vue këtu pjesët që lidhen me temen. F.R,)

?Me 2 Prill 1999 Papa Gjon Pali II tha: "I përbuzun e i dëbuem asht Krishti në njeriun e munduem e të vramë në luftën e Kosovës dhe kudo që ngadhënjen kultura e vdekjes".

?Papa Gjon Pali II, në mesazhin e tij Urbi et Orbi, pikërisht për Pashkët e vitit 1999, tha: "I lutem Zotit të ringjallun t'i japë dhuratën e paqes, së pari tokës së martirizueme të Kosovës, ku lot e gjak vazhdojnë të përzihen në një skenar dramatik urrejtjeje e dhune. Mendoj, për ata që janë vra, për ata që kanë mbetë pa shtëpi, për ata që janë largue me forcë nga familjarët, për ata që janë detyrue të ikin larg..."

?Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe asht  e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë.

?Vendet e Bashkimit Europian paperjashtim në mënyrë unanime do të votojnë më 28 Qershor 2018 për çeljen e negociatave me Shqipninë.

Rikujtojmë: “Shqipni, qëndro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!”

Në emnin tand Popull Shqiptar, po i drejtohëm këtu Komunitetëve Ndërkombëtare që ta këthejnë vëmendjen e tyne vëpruese ndaj kërkesave të zhvillimit tand të përgjithshëm. Vetëm kështu, mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vllavrasëse të ulta e të pakuptim...”

?Po kurr mos harroni fatkeqsinë e madhe: Kur shtetin e drejtojnë qeveritarët e shitun!

Melbourne, 26 Qershor 2018.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora