E diele, 28.02.2021, 09:26 PM (GMT)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Mjegulla dhe Parlamenti

E hene, 25.06.2018, 03:22 PM


Shyqyri Fejzo

 

Mjegulla dhe Parlamenti

 

E dimë që je armike e pyjeve

Besnike e mocme e ujkut

Maska bastarde e yjeve

E pa dëshëruara e bujkut

 

Po hyre në pyje nuk tretesh

Zullumet e saj të gjithë i dinë

Burim shumë i madh sekretesh

Pabesia të fle  mu në shpinë

 

Moj  mushkë xanxare e pabesë

E pështira e bujkut në vend

Mos i shkoftë në mend të mbesë

Një të Enjte dhe në Parlament.

 

Nesër fryn era e së nesërmes

 

Je e lirë dhe fryn nga deshe

Jo pak herë me flakën luan

Zjarre të fikur ke dashur ti ndezje

Dhe zjarre te ndezur I shuan

 

Ti bijë e gjethit, luleve deteve

E lakuriqtë bredh gjith beharë

Fryn me furi lugjeve, honeve

Në dimër cift, martuar me acarë

 

Dua të frysh aq sa mban moti

Xanxare e pakapshme përherë

“Nuk më kap dot, sado I zoti

Nesër fryn e të nesërmes erë”

 

Foto-ja bardh e zi

 

Vetëm kur thinjemi e kuptojmë

Se vlente si floriri floku I zi

Me dhimbje tani i kujtojmë

Vitet e rinisë plot nostalgji

 

Kujtime në ballë të mbira

Që koha brazda e rrudha i la

Tani ato duken si cudira

Nga erdhën, e di ai që i ka

 

Një fotot e sotme plot ngjyra

Nuk e krahasohet me bardh e zi

Të sotmen e zbukuron natyra

E hershmja mban aromë rini

 

Ndershmëria

 

E vetmuar e braktisur,dhe je dhe nuk je

Mbete duke ecur rrugëve të shkreta

“Modernët” sot të quajnë démodé

Mbahu fort mbështetur te e vërteta

 

Fisnike e brishta ndjenjë ndershmëri

Nga vuajtjet nuk të trembet syri kurrë

Kurdoherë i përballon me burrëri

Në pemët me kokrra hidhen gurë

 

Sot ty lart të godasin me gurë

Por gurët shpejt bien në tokë

Ata nuk të arrijnë dot  ty  kurrë

Hedhësve u kanë rënë në kokë

 

Acik e themi,të gjithë le ta dinë

Në qënien “Njeri” e ke shtëpinë 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora