E merkure, 24.04.2024, 02:05 AM (GMT+1)

Mendime

Lushaj: Mbaji me vete do 'letra Kosove', o Hashim!

E hene, 25.06.2018, 08:12 PM


Mbaji me vete do “letra Kosove”, o Hashim!

Nga Ramiz LUSHAJ

Kqyrini mirë këto dy foto! Çka me pá! Po qysh o Presidenti shqiptar i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk mban përpara vehtes tande në tavolinë astenji letër bardhezi (apo dossier), sikurse Alexander Vuçiqi i Serbisë, që rri përballë teje. Ai ka nji “mal” me letra dokumentare për Dialogun e vështirë Kosovë-Serbi, të mbajtur kësaj të diele (24 qershor 2018) në seancën e parë finale në Bruksel, në prani të Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Delegacioni Shqiptar i Kosovës ka pasë dhe raste të maparshme, kur ti, o Hashim Thaçi, ishe kryeministër apo në funksione të tjera, që të shkoni në të tilla takime ndërkombëtare pa letra dhe gotat e ujit mineral belg “SPA” t’i kenë bosh, si në këtë takimin e paradokshëm me Daçiqin!

Po, Ti, o Hashim Thaçi, ndoshta nuk kie faj se ky është fakti e fati ynë historik: Bash qishtu si Ti kanë shkue Ismail Qemali me delegacionin e Tij më 8-9 nëntor 1912 në takimin me kontin Berthold, ministrin e Jashtëm të Perandorisë Austro-Hungareze apo delegacionet e shumta shqiptare në Koferencën e Paqes më 1919…e deri në takimet e tua për Demarkacionin me Malin e Zi e Asosacionin me Serbinë…!!!

Po, Ne, shqiptarët e shek. XXI, jena ka t’lypim me ndryshe pak ma ndryshe, o Hashim Thaçi, me i pasë “do letra Kosove” në tavolina të tilla pune diplomatike ku vendoset për fate kombëtare panshqiptare, me i pas “do thaçme” politike e historike shqiptare për veti.

Ju lutnohem z. Hashim Thaçi - President i Kosovës dardane, që kur është në fjalë e pikëpyetje, në udhëkryqe e rreziqe të tilla Kosova jonë dardane, të mos ndodhin të tilla gjana e të mos kemi të tilla raste si ky i 24 qershorit 2018 në Bruksel.

Njëherash, njëkohësisht, qoftë dhe për këtë fakt në Takimin e Brukselit, Kuvendi lartnor i Kosovës, kryetari i tij, Kadri Veseli, apo Opozita, drejtuesit e LDK ose të VV, mundet të thërrasin në një Seancë të Jashtëzakonshme (jashtë rendit të ditës) Kuvendin e Kosovës dhe të kërkojnë deri dhe shkarkimin e Presidentit të Kosovës, të cilin kështu e kësissoj nuk po e dimë kthjeshtas se ku po e çon mushka e tij e tranueme!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora