Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xharra: A ndodhemi në prag të humbjes së Europës

| E hene, 25.06.2018, 08:43 PM |


A ndodhemi në prag të një epoke të humbjes së Europës për të tretën herë, a duhet të kemi frikë?

Shkruan me dëshprim, Fahri Xharra

Kadare shpesh  na i përmendë dy raste e mëdha kur i humbën lidhjen tonë natyrale me Europën: E para pas vdekjes së Skënderbeut dhe e dyta pas ardhjes së komunizmit në fuqi .

(Shqipërisë, për shembull gjatë këtij mijëvjeçari i kanë ndodhur dy ikje tragjike. E para ka ndodhur në shekullin XV. E dyta në vitet 1990-1991. Të dyja në Itali, me anije. E para ka qenë shkaktuar nga pushtimi otoman, në prologun e tij. E dyta, nga diktatura komuniste, në epilogun e saj. Vala e parë përbëhej nga elita e vendit, nga senjorët, peshkopët, oficerët, që ikën bashkë me bagazhet, arkivat, madje me kambanat e kishave që s’donin t’ua linin turqve. Të dytët ishin njerëz të thjeshtë, shumica të papunë, që ikën pa asgjë, disa herë vetëm me sandalet e tyre. Të parët u pritën si heronj të kohës, u dhanë toka, katunde ku të vendoseshin, i ftuan nëpër mesha e ceremonira. Të dytët i futën nëpër kazerma ushtarake dhe, për t’u mbrojtur nga shiu, u dhanë thasë plastikë, nga ato që përdoren për kufomat në morg. Të parët do të ruanin mallin për atdheun e humbur, do të jetonin me dinjitet midis italianëve dhe do të merrnin pjesë në bëmat e në historinë e Italisë. Të dytët, ndonëse do të trajtoheshin me bujari nga popullsia vendase, shpesh do të shkaktonin zhgënjime të hidhura. ( Nga Ismail Kadare )

E treta, dhe më e sigurta  është mu tani, kur më këmbëngulje mundohemi të krijojmë Turqinë e vogël në Europë. Në anët tona thuhet Europa nuk e ka hak një orvatje të tillë. Europa nuk është fajtore që ne po e “nderrojmë” kontinentin .  Europa, nuke di ka fuqi dhe dëshirë të paranon kërkesën e një populli me mentalitet të shekullit 18-të dhe 19-të të mijëvjeçarit të kaluar. Europes nuk i duhen turqit e rinj.