Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kosta Nake: Një penë e përkushtuar për jetën

| E diele, 24.06.2018, 04:48 PM |


Kosta Nake

Luan Kalana -NJE  PENE MODESTE E  PERKUSHTUAR PER JETEN

-Pasi e keni lexuar këtë pëmbledhjeje të katërt të shkronjësit modest Luan Kalana, besoj se do të jeni në një mendje me mua se dy gjërat më të spikatura të saj janë një përfshirje pothuaj tërësore e krijimeve të tij në vargje dhe e disa rrëfenjave që këtë herë na ftuan të bënim një vizitë interesante në familjen e tij mikpritëse.

Gjate punes te pergatitjes te projektit te Librit,me synim ,per t'i dhene lexuesit nje liber te plote,nje veper letrare ne poezi dhe ne proze letrare,dhe ashtu beme mendoj,fjalen t'ia leme kohes,i them Luanit si mik i vjeteri familjes, por i ri ne njohjen letare,qe me dergo disa poezi nder me te mirat e me te fundit te pabotuara.Nder kohe une prisja te me dergonte nje perrua (disa poezi),por ai nuk me dergoi,jo perrua ,as lume por nje det te tere sa me "mbyti." rreth njeqind i botuam ne liber,te tjerat mbeten jashte sa per nje liber te plote me poezi..

Poezitë e Kalanës janë të një lloji të veçantë,jane lirike dhe trgimtare, janë qasje,poema balada ,vjershetore dhe bejte te trdaites te vendlindjes,

deklarative të mbështjella me vello enumeracioni që degëzohen

shpesh dhe nganjëherë kam menduar të përdor një term domethënës

për to: kalana. Autori, duke e quajtur veten Shkronjësi

Modest, deklaron hapur se nuk dëshiron të rrëzojë nga froni

ndonjë poet ose prozator dhe të ulet atje sipas modeleve që ka

përdorur rëndom politika shqiptare e çerekshekullit të fundit.

Duke lexuar fund e krye vargjet e tij ,me rime alternative ,tipike dhe te prefruar te stilit te tij,arrin të dallosh se ato kanë arritur të përftojnë një stil vetjak perceptimi dhe sendërzimi origjinal me risi te evokueshme.

Pjesa e dyte ,tashme e vepres letrare,eshte nje proze poetike ,me Esse e Meditime, jetesore nga realiteti shoqeror,familjar ,duke percjelle mesazhe njerezore me permbajtje filozofike.Duke filluar nga skicat,refimet e deri tek novela te plota,teper interesante,me subjkete realiste por si te pabesueshme,qe lexohen me nje fryme.

Luani është emigranti të cilit Amerika i krijoi mundësi jo vetëm të sfidojë sëmundjen serioze të zemrës, por edhe të rifillojë një jetë jashtëzakonisht aktive në mjedisin ku jeton dhe veçanërisht në rrjetet sociale. Ai guxon të botojë në një kohë krize për letërsinë, krizë që nuk ka ardhur vetëm nga jashtë letërsisë, por edhe nga brenda saj. Është vendi dhe moment të konstatoj me hidhërim se disa krijues të mirëfilltë po sillen si ata bujqit që u kthyen në pronarë nga Ligji 7501 dhe çdo prurje e re atyre u duket sikur u futet brenda territoreve të rrethuara me gardh, apo si ata pronarët e kafeneve që ruajnë nga xhami klientët që hyjnë te lokali përballë.

Si mësues në profesion dhe si veprimtar shoqëror, ai nuk mund të dalë jashtë natyrës së vet formuar në një periudhë të vështirë të historisë sonë, prandaj mua më tingëllojnë të natyrshme dhe aspak të sforcuara deklarime të forta patriotike në

disa vjersha dhe shkrime publicistike.

Rrëfimet e tij, veçanërisht novela “Çapkëni” dhe disa vjersha për fëmijë kanë vlera dhe gjuhëtarët mund të gjejnë këtu një prerje në të folmen e Devolli tipike për vitet ’60 të shekullit të kaluar. Me siguri ju keni veçuar fjalë dhe shprehje karakteristike,

të tilla si: “nejse, pa le, etj.” Librat e Luanit hapin dyert e një magazine vigane kujtimesh, ata përbëjnë një inventar të imët ngjarjesh ku ka qenë i pranishëm dhe personash të vërtetë që ai i ka njohur drejtpërdrejt. Ka edhe ndonjë teprim, po ta këqyrim me vëmendje gjuhën e shkrimeve, por ato janë pasqyrime të kohës kur kanë ndodhur dhe këto vitet e fundit të tranzicionit shqiptar vulgariteti gjithnjë e më shumë po mëton të pushtojë relievin e thyer të shprehësisë letrare e gjuhësore.

Kam kaluar fjalë për fjalë gjithçka më ka postuar Luani, kam punuar me sharrë e gërshërë për t’i krasitur në tre librat e mëparshëm, por këtë herë kam kuptuar se autori nuk mund të ndahet nga disa prej tyre, prandaj këtë herë kam punuar me një biçak nga ata që në vegjëli e përdornim për të bërë bilbila prej shelgjeve pranverorë. Disa prej shkrimeve që përmban libri që keni në dorë më kanë krijuar ndjesinë e një testamenti letrar dhe kjo ka qenë një arsye më shumë për t’i ruajtur sa të jetë e mundur sipas konceptimit dhe formësimit të autorit.

Me katër librat e botuar, duke përfshirë dhe “Atelienë e Shpirtit”, autori ka bërë një fotografim emocional të rrugës që ka përshkuar nga dita e lindjes deri me sot ne dy sistemet ,ne dy kontinentet,midis dy shekujve,ai eshte nje shkonjes letar i jetes te perditshme ,pa dale nga vetja dhe realiteti,me shpres per nje jte me te mire ne te ardhmen dhe per gjenerata e reja.

Mbi të gjitha, ai ka guxuar të fotografojë edhe veten, ajo që me gjuhën e feisbukut quhet selfie, dhe ky është një vendim i guximshëm që nuk mund ta marrë kushdo dhe këtu ngrihet kufiri midis krijuesit me dhunti artistike dhe rrëfyesit të

zakonshëm.

Le te leme lexuesin dhe krtikun letrar ,te thote mendmin e tij,jo vtem per te shuar kureshtjen dhe kersherine e subjekteve te shkrimeve ,por edhe te njohe bukurite letrare artistike te kesaj vepre letrare unikale ,me vlera te pasura per letersine tone kombetare.

( Fjala e Mbylljes e Radaktorit ,ibri "ATELIE E  SHPIRTIT -jeteshkrime:". L.K.fq,296 )

Kosta Nake

20 janar 2018..