Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Habazaj: Për Albanon këndon Vlora

| E diele, 24.06.2018, 09:26 AM |


Al Bano feston 75 vjetorin në Vlorë, 31.05.2018

PËR AL BANON KËNDON VLORA

 

[Këngëtarit të madh italian Albano Carrisi (20.05.1943-) për festimin e 75 vjetorit të ditëlindjes së tij në Vlorë]

 

Teksti: Albert HABAZAJ

 

Kush na ka ardhur në Vlorë?

Kont i këngës me kurorë!

 

Princ i muzikës së lehtë,

mori qiejt, çau retë.

 

Me zërin - magji hyjnore,

Lavdinë ka marrë për dore…

 

Nga “Felicità” e tija

Ndizen çiftet dhe rinia.

 

Nga Italia ka ardhë

Zemërzjarr e faqebardhë.

 

Ka ardhur nga Italia,

Për të Vlora ësht’ e tija.

 

Është banor i qytetit,

Rruazë e dinjitetit.

 

Ka ardh’ të festojë ditëlindjen

Vlorën e do me gjith’ bindjen.

 

Shtatëdhjet’ e pesë vjeç mbushi

Albano Karriz - syrrushi…

 

Urim të pastër si bora,

Për Al Banon këndon Vlora:

 

Al Bano, o mik gëzuar!

O këng’ e paperënduar!

 

Vlorë, 31.05. 2018