E premte, 23.04.2021, 03:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilmi Veliu: Shqiptarët dhe vllehët shpallën Krushevën

E diele, 24.06.2018, 10:15 AM


SHQIPTARËT DHE VLLEHËT E SHPALLËN REPUBLIKËN E KRUSHEVËS

(Disa ,,shqiptarë,, nuk i duan dhe nuk i pranojnë për shqiptarë as Nënë Teresën e as Kastriotin)

Nga Dr.sc.Ilmi VELIU

Shqiptarët të ndihmuar nga vllehët dhe shqiptarët ortodoksë, që janë asimiluar dhe sot vehten e llogarisin si maqedonas, e shpallën Republikën e Krushevës. Krusheva ishte vetëm fillimi. Pastaj duhej të shpallej bashkimi i te gjitha tokave shqiptare me emrin Republika e Arbërisë (Arbanashka--Arbënesko--Arvanitska Republika). Pjesë e këti shteti do të ishën edhe popullata ortodokse shqiptare (mijakët) po edhe vllehët (cincarët) që jetonin dhe bashkëluftonin me shqiptarët. Që shqiptarët, bashkë me vllehët të ngriteshin kundër Perandorisë, ishte edhe kerkesa e vazhdueshme dhe këmbëngulse e mikut të vetëm të shqiptarëve, Austrohungarisë. Bullgaria dhe VMRO bullgare ishin dakord me kryengritjet shqiptare, sepse ata nuk kërkonin territore në tokat shqiptare, Manastir – Prilep – Krushevë – Veles – Kumanobë -Preshevë............ Wiena vazhdimisht u skjaronte shqiptarëve se rreziku u vinte nga Greqia, Mali i Zi e Serbia, që pas shpine u rrinte nëna Rusi e që kishin në plan ti ndanin tokat shqiptare dhe në Ballkan të mos eksistonte shtet shqiptar.

Edhe Sefer Zajazi me çetën e tij mori pjesë në këtë kryengritje dhe duke u këthyer nga Krusheva, në vendin e quajtur Karbunicë- jug të Kërçovës, çetnikët serbë që paguheshin dhe luftonin për Serbinë, i kishin vënë pritë. Pasi u ishin hargjuar fishekët, çeta tëriqet drejt Zajazit kurse Seferi me tre shokët e tij luftojnë deri në fishekun e fundit, ku edhe bien dëshmorë...... ,,more Sefer mor musteçe verdhë....shkruna një letër e ta qojmë në sherë, të na çojnë xhephane të na qojnë fishekë, thotë kënga.......

Dokumentat e Arhivit të Sofjes, që i kam gjetur më 2008, thonë se Hasan Prishtina, Dervish Hima e Ibrahim Temo, në Ohër kishin pasur një takim me krerët bullgarë ku ishin dakorduar të luftonin kundër Serbisë e cila planifikonte ta krijonte përsëri Serbine e Car Dushanit qe eshte shtrirë deri në Durrës..........

Menjiherë pas kësajë ngjarje te madhe, shpalljes së Republikës shqiptaro-vllehe të Krushevës,vjen Kongresi i Alfabetit në Manastir-1908 dhe shpalljane e pavarësisë më 1912.........

Fati i keq i shqiptarëve ka qenë ai se ata nuk kan pasur as nënë e as baba, qe tu rrinte pas shpine, si që nëna Rusi i rrinte pas shpine Serbisë,Malit të Zi e Greqisë  e që u rrin edhe sot, kur janë në pyetje shqiptarët........ .....

Dokumenti thotë se Hasan Beg Prishtina, me ndermjetësimin e Evropës, u takua me perfaqësuesin tonë Pavllov  në Duracio

Në foto shihet se shumica e ushtarëve të çetës së Pitu Gulit ishin me tirçi dhe kësula të bardha, kurse shqiptarët ortodoksë dhe vllehët ishin me kesula të zeza.

Ky eshtë libri që ia kam kushtuar  Republikës së Krushevës. Aty ka shumë dokumenta arhivale nga Arhivi i Sofjes.

Në kopërtinën e librit kam vendosur flamurin e Republikës së Krushevës. Luftëtari që eshtë në flamu,  prezenton shqiptarin sepse eshtë me tirçi, xhamadan dhe kësulë të bardhë shqiptare. Ky pra eshtë argumenti më i fortë se kryengritja ishte shqiptaro-vllehe dhe se ata e shpallën republikën. Ka shqiptarë sot qe nuk duan ta pranojnë si që ka të tillë që nuk e pranojnë as Nënë Teresën e as Kastriotin se janë të shqiptarëve..................



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora