Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Prit o popull, prit

| E diele, 24.06.2018, 09:22 AM |


Jusuf Zenunaj

 

SI ME FJALËN IBADET

 

Moj e ëmbla gjuha shqipe,

brumi yt me vlerë si ari,

ta ruan lumi , fusha e mali

me fjalët tua nata e dita,

t'kënduan bukur Mjeda , Fishta,

si bilbili t'këndoi Naimi,

shumë tê deshi Boletin

dhe bariu me dele në bjeshkë,

që cigaren ndizte me eshkë,

shqip uronte edhe për festë,

sot, të shkolluarit e bëjnë fët

si me fjalën ibadet....

J.Z. 16 qershor 2018

 

PRIT O POPULL, PRIT

 

Prit o popull, prit

të mirat kurrë s'janë të vona,

kush nuk ka, as nuk pati

si qeveritë tona !

 

Njëra binte,

vinte tjetra,

korb e reja

e zezë e vjetra.

 

Shpresa e popullit

ndërronte shpresën,

qeveritë hapnin presën,

ujë burimi veç për veten,

 

I pari i vendit mendoi një ditë,

t'i zgjidh punët si me shkop magjik,

gjen lobista n' Amerikë.

 

Mbas eurove vjen miqësia,

jo shumë euro veç me mija.

Ikun vitet , zbehen shpresat,

ujit dot s'i ndërrohet presa.

 

Prit o popull, prit

e gjatë është jeta.

ke pritur dy dhjetëvjetsha.....

 

J.Z. 14 qershor 2018