E premte, 29.03.2024, 03:16 PM (GMT)

Kulturë

Gëzim Loka: Llesh Doçi, drejtuesi dhe shkrimtari

E diele, 24.06.2018, 08:59 AM


Llesh Doçi, drejtuesi pasionant i arsimit në Lurë dhe shkrimtari që ia jep lexuesit zemrën në dorë

Nga Gëzim LOKA

Atje në atë vis përrallor, që nuk e gjunjëzuan as barbarët e kësaj kohe të pakohë, në Lurën time të mrekullive që nuk kanë të sosur, jetojnë e punojnë njerëz të mrekullueshëm, me talente të mëdha dhe ëndrra ende më të mëdha. Njëri syresh, që ka rreth dy dekada që është kthyer në vendlindjen e tij, në Lurë, është Llesh Doçi, mësues, poet, shkrimtar. Ai i është përkushtuar Lurës, ku është caktuar të kontribuojë për ecurinë e arsimit të saj, duke qenë drejtor i shkollës së mesme “Dom Nikoll Kaçorri” Lurë.

Llesh Doçi është pinjoll i vazdimësisë historike të derës së treqind duvakëve, ku burrat e dheut lurian i dhanë karar të sfidojnë pashain turk, të sfidojnë vetë perandorinë më të madhe të kohës. Kështu, në vend të treqind vajazave luriane për ushtarët e Pashait turk, u nisën treqind djem luftëtarë, të veshura si vajza dhe i treguan vendin otomanit.

Më 1908, Kolë Bibë Doçi hapi shkollën e parë shqipe në Lurë,e cila u bë kulla e dijes luriane.Kolë Bibë Doçi i ri, në gjurmët e të parëve të tij, është kryeplaku i Lurës dhe tenton të promvojë vlerat e derës, fisit dhe botës luriane.

Ishte viti 1914, kur Profeti i madh i shqiptarizmës, Homeri shqiptar, At Gjergj Fishta erdhi mik në kullën e Doçëve dhe gjithë natën, në kullën trepodëshe, ushtoi kënga e çiftelia për nder të mikut të shquar.Apostulli unik, I mrekulluar nga çka pa dhe cka dëgjoi në këtë kullë buajre e qëndrestare tha, se në Lurë takova plakun filozof autodidkat.

Për dyzet vite, mësuesi i parë në Lurë pas Çlirimit ishte Halit Gjon Doçi, veprën e të cilit do ta pasonte Dedë Doçi, mësues i përkushtuar dhe vizionar.

Dinastia e mësuesve dhe intelektualëve të derës së Doçëve vazhdon edhe sot dhe kjo bujtinë, kjo ftesë e hapur për mikpritje dhe dashuri njerëzore, është pjesë e kësaj historie, pjesë e kësaj sage.

Kjo trashëgimi është jo vetëm krenari për LLeshin, por edhe obligim. Ai ia ka vënë shpatullat punës, që në Lurë brezi më i ri lurian të edukohet me frymën e dijeve bashkëkohore, të marrë e të japë me vlerat e qytetërimit shqiptar dhe botëror.

Ai është kontribues në fushën e studimeve gjuhësore ku në bashkëpunim me Fakultetin e Filologjisë dhe Institutin e Gjuhësisë ka realizuar punime mbrësëlënëse përtë folmen e Lurës dhe çështje psikolinguistike të kësaj trve mrekullore.

Gjuha e Lurës është struktura dhe lënda e parë jo vetëm e studimeve të tij, por edhe e trajtave poetike, personazheve që gëlojnë në tregimet e tij allaçehovianë, në romanin e tij dhe në gjithë prurjen e thellë e të rrëmbyer estetike.

Llesh Doçi është autor i katër librave të botuar dhe i disa librave në proces botimi dhe konkretisht ka botuar librat me poezi “Dhimbje kontemporane” dhe”Bota mbi një rrotë”, librin me tregime “Neurozë alpine” dhe romanin “Deputeti”.

Ajo që vihet re qoftë në poezitë e Doçit, qoftë në tregimet dhe romanin e tij, është thellësia; thellësia është caku i tij, gjuha e nëndheshme, gjuha “nën mutaf” e kodifikuar, alergorike, simbolike;  është materia estetike, figurative, nëntekstuale që nën mbulesën e saj fhshe thesaret e një shpirti të pasur dhe një letrari me botë të tejndezur shpirtërore.

Kur shfleton fletët librave të tij me poezi, gjëja e parë që të bie në sy ajo  është se çfarë përfaqëson ai në raport me pjesën tjetër të përvojës poetike të letrave tona poetike, me pjesën tjetër të prurjeve të shumta të poetëve të tjerë, që lëvrojnë arën e madhe e të pafund të poezisë shqipe. Tek Llesh Doçi kurba krahasimtare me të tjerët, sivëllezërit  e tij poetë, është përfaqësuese dhe dinjitoze, pasi me ta ndryshon për faktin se Doçi nuk i ngjan askujt tjetër, përvevçse vetevtes.

Doçi duket se nuk ka pikë sforcimi e shtirje kur merr penën për të shkruar; ai thjeshtë ndjen ritmin e zemrës së tij, pjesëton e shumëzon çastin në kohën e përditshmërisë, duke na dhënë me një muzikalitet aq të ëmëbël e aq të dëlirë vizatime dhe gjendje sa reale e konkrete aq dehëse e trallisëse…

I vendosur në shtratin e thyerjes së tradicionalizmit poetik, poeti me origjinalitetin e zërit të tij, me tonet aq të ndjeshme e kumbuese deri në dehje, me lirizimin dhe spontanitetin e tij, e pasuron “shpërpush” dhe e shkund nga “monotonia” këtë traditë, duke e pasuruar poetikën e tij me imazhe dhe struktura të reja kontemporane.

Ajo që në të vërtetë përbën individualitetin e poetit është freskia e motiveve, marrja e “lëndës së parë” poetike  nga jeta e gjallë njerëzore, nga raportet e unit të tij me kohën dhe bashkëkohësin dhe jo nga skemat libreske, ndikimet dhe spostimet akrobatike, siç bëjnë një duzinë poetësh, që nuk shkruajnë veteveten, nuk janë vetvetja, por ndihen të kompleksuar nën hijen e të tjerëve.

Poezia e tij nuk vjen nga shtampat deklerative, nga agjustimet dhe ilustrimet rozë të realitetit, por nga një njohje e thellë e objektit poetik, nga fuqia e ndjenjës dhe intensiteti i emocionit, që vë në lëvizje turbinën e mendimit për të prodhuar energjinë poetike, që na vjen me anë të vargjeve të ndjerë e të ngrohtë, plot ritme e temporitme të brendshme.

Doçi është poet i kërkimit të thellësive jo i sipëfaqeve të lëmuara; ai është një bard i jehonave të unit të tij, të cilin e integron në epokën globale të përditshmërisë, me dhimbjet, trillin, mallin, idilin, vuajtjen, mungesat, zhvensdosjet fizike dhe shpirtërore, të kohëve dhe hapësirave, nën harpën e një muzikalitetii të tejndezur lirik.

Poeti e tejshtrin botëvështrimin e tij në hullinj të njohur përjetimesh, por mënyra se si ai vështron në këta hullinj është befasuese; duke sjellë ritme dhe melodi të hazdisura e trillere, që të rrëmbejnë e të bëjnë për vete.

Ky shpalim i poetit, sjell me vete një aromë të veçantë poetike, risinë e riciklimit të bukurisë, si një kumt ndjellës drejt harmonisë dhe përsosmërisë, në kufijt mes realitetit të rëndomtë që ushtron presion dhe ëndrrës së kulluar, si produkt i mirëfilltë poetik. Në këtë vijë poeti mbjellë farë ëndërrimesh, dhimbjesh, malli, ëndërrimi, flirti, magjijimet e ditës dhe mëkatët e natës, përmallimet e Lurës dhe “muzgjet e veshur me buzëqeshje të shtirura”një minbotë të pasur e të pastër, që është një ftesë për ta vizituar në çdo kohë…

Në qendër të këtij fokusimi është fjala njeri, raportet e tij me të ngjashmin, me kohën, me bashkëkohësin, me anën hyjnore të botës, me filozofinë e mbijetesës dhe të ecurisë së brezave.

Vëllimi me tregime “Neurozë alpine” nga vetë titulli metaforik zbërthen plagët e shpirtit të sëmurë të bashkëkoësit të autorit, njëbashkëkohësi vetërrethuar me vetmi e fiksacione, me implulse të pakontrolluara dhe që shpesh aktivizohen në akte deliri, keqbërje dhe devijimi të skajshëm.

Është një ftesë që autori bën konfigurimit të shpirtit njerëzor, idilit, mungesës, mallit, ankthit, vetmisë, dashurisë, trillit etj.

Shkrimtari i bën një autopsi estetike realitetit postkomunist, tramave që vijnë ngae kaluara e afërt, raporteve të shthurura të individit me veteveten, me botëne tij të brendshme dhe me të tjerët.  Duke e vështruar nën një optikë të tillë një autor si LLesh Doçi mund të konstatosh që në këndvështrimin e parë, horizontal, se kemi të bëjmë me një poete të mesazhimit të beftë, të sinkronit të përvojës së jetës njerëore, të një uni që shkrihet me fatin kombëtar, me historinë dhe përditshmërinë e botës shqiptare. Shkrimtari ishullin e tij mitik, Edenin e tij ku ndihet mirë dhe në këtë ishull ajo nuk ndërton një kullë të fildishtë, vetmia dhe izolacioni, por ndërton mijëra ura dashurie për tek njerëzit, pë rte koha e saj dhe bashkëkohësit.

Romani “Deputeti” konfiguron me një gjuhë të fortë stilistike dhe figuracion të rrëmbyer, me një psikoanalizë estetike raportet e politikanit me vetveten, me votuesit, me kohën dhe bashkëkohësit. Është një vetëironi klithëse për shpërfytyrimin e politikës dhe kalimin e saj në një soj klinike terauptike vetëkëndellëse.

Autori Llesh Doçi pëfaqëson denjësisht jo vetëm Lurën e Dibrën, ku bën pjesë ndër shkrimtarët, poetët dhe linguistët më të zellshëm e më në zë, por gjithë letrat e reja shqipe, ku emri i tij hyn denjësisht dhe me kontribute reale.

Llesh Doçi është një krenari për Lurën dhe Dibrën, një kreanri për arsimin në Lurë, të cilit I ka dhënë jetë dhe frymë, për vetë letrat e reja shqipe, të çliruara nga jashtësitë dhe dogmat, duke qenë një model I shkrimtarisë së që përcjell të vërtetat e kohës dhe të bashkëkohësit me zemër.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora