E hene, 28.11.2022, 02:33 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Xhevat Rexhaj: Pushimet (X)

E marte, 16.09.2008, 06:46 PM


Xhevat Rexhaj
PUSHIMET   -X-

ADMINISTRATA ENDE TEPER E FRYRË DHE E PAREFORMUAR ( SI NË KOMUNIZËM )

Nga Xhevat Rexhaj

Individi i shëndoshë, familja e shëndosh, grupi, rrethi i shëndoshë, nuk bëjnë punë dhe shpërfillen nëse vërtet shteti nuk është i shëndosh. Ka vërtet shumë vite që ne shqiptarët , jo vetëm të Kosovës, por në këtë rast bëhet fjale konkretë për Kosovën, si shtetin më të ri në botë, kemi bërë shumë llafe dhe shumë informime edhe këtu  në perëndim ku jemi,  apo edhe ata në Kosovë, përballë delegacioneve të panumërta ndërkombëtare, se ne jemi të aftë të mbajmë shtet, në të gjitha  fushat e duhura. Vërtet ishte fond i pasur i fjalëve nga an a e jonë se Kosova, ka përvojë, ka potencial, ka dije, ka vetëdije e çka jo tjetër për ta mbajtur veten.  Pra veprimtarët e thjeshtë e gjerë edhe te politikanët dhe elita e jonë me Institucione që prej vitit 1990, jepnin garancinë dhe gatishmërinë, se jemi vërtet të gatshëm për të udhëhequr shtetin. Realitet ishte se vërtet i kishim të gjitha referencat dhe krijimin e vetëdijes se si duhet udhëhequr shtetin. Mirëpo në këtë pushimore në mes shkallëve ku ngjitesh përpjetë, dukej se nuk ishim të përgatitur për një maratonë, por vetëm për  një stazë të shkurtër. Të shkruhet se si duhet dhe si nuk duhet të funksionojnë damarët e një shteti, është diçka e jashtëzakonshme dhe e pamundur për një njeri që shkruan diçka të zakontë nganjëherë.

Neve të gjithë jemi dëshmitarë se struktura vërtet shtetërore, struktura organizative të të gjitha fushave u futën në vetëdijen tonë qysh nga viti 1991, pas Referendumit dhe pas zgjedhjeve të para Parlamentare në Republikën e Kosovës me 1992. Në këto vite u krijuan ato që ne i quanim Institucione të Republikës së Kosovës, bota i quante paralele, ndërsa armiku ynë Serbia  i quante të ashtuquajtura, por nga ana tjetër i luftonte me forcë ku e si më së keqi, ua kishte frikën se e dinte që këto ishin Institucionet fillestare dhe themeltare të Republikës së Kosovës, se bekimin qysh ahere e kishin nga SHBAja e Bushit senior.

Shteti njohtë formalisht me 17 shkurt, Institucionet u forcuan edhe me Kushtetutë të Kosovës, flamur dhe himne, ndryshime po ndodhin sipas mundësive financiare, mirëpo në disa dhe m3e disa sektorë po ka ende shumë vështirësi. Ne shqiptarët shumë gjëra  i kemi  menduar për shtetin, por një nuk e kemi menduar, se jemi të lidhur shumë njeri me tjetrin, nga shumë anë, e njohim njëri tjetrin dhe shumë vështirë e “ dëmtojmë njëri tjetrin” edhe kur është shteti në pyetje. Ky fenomen,  prezent te të gjithë trojet shqiptare, në momentet e forcimit të ligjit, në rregullimin e infrastrukturës së mirëfilltë shtetërore në resorë dhe fusha të përgjithshme jetësore, ka sjell pasoja të mëdha. Këto vërehen te ato që ne ju themi korrupsion dhe familjarizim, apo edhe kontrabandë. Ne shqiptarët për fat të keq, ende nuk e kemi kuptuar se për shtetin duhet të “ spiunohet edhe anëtari i familjes”, pra për të mirën e shtetit, do thotë qytetarëve të atij shtetit, nuk duhet lejuar, të këqijat në familje qoftë.

Ta shikojmë administratën publike, në komunat e Kosovës, janë ende ato veset dhe mënyrat komuniste të kryerjes së shërbimeve për qytetarë. Këto i vërejtsha në komunën e Istogut por edhe në 3 komuna tjera ku unë isha si mysafirë apo, si kureshtarë. Në një zyre ke 4-5-6 punëtorë, duhani pihet pa kontrolluar, aty ndodhen edhe nja 2 apo 3 mysafirë, duhani frrojkë. Në zyrat tjera e njëjta gjë, dikush merr rrogën për shkrimin me makinë të dokumentit, tjetri merr rrogë se e nënshkruan dokumentin, ndërsa ai me radhë merr rrogën se e vulosë dokumentin. Drejtorët e drejtorive, të jem i sinqertë ende me atë mendjemadhësinë e kaluar, kush jam unë s`ashtë askush? Duhet qenë realistë qytetarët kryenin punët disi, ama edhe djersiteshin shumë sepse, si zakonisht, kryheshin punët pa rend nga vet¨zyrtarët për të afërmit e vetë.  Është interesant, se shumica e punonjësve mendojnë se janë vërtet të mirë në punë, është mjerim që shumica prej tyre nuk kanë dijeni dhe nuk kanë parë më larg se fshatin apo komunën e vetë, e lëre më dikund në shtete të organizuara dhe jo të diskredituara. Një komune e vogël me një administratë të mbërthyer gjerë në tavan, duhet ta harxhoi tërë buxhetin për rroga, jam në dijeni për papunësi në Kosovë, mirëpo thënë të drejtën disa, njerëz që e kanë kaluar të veten dhe ishin edhe në komunizëm, gjerë në fyt të korruptuar dhe të dhënë pas të këqijave të asaj kohe duhet të shkojnë në shtëpi. Administrata komunale, dhe institucionet përcjelle  në kuadër të komunës duhet të freskohen me kuadro të mirëfillta. Racionalizime duhet të ketë, duhet kuptuar se për të mbajtur shtet duhet shtrënguar rripin, nuk është më komunizëm, është demokraci dhe është treg i lirë, pra ekonomi e tregut, prej bashkësisë lokale si njësi, komunës, qarkut, e gjerë në qendër pra Qeveri duhet  të rriten të ardhurat- pra nga kursimet, pra duhet kursyer, këto njësi gjeografike dhe urbane duhet të krijojnë mjete vetanake, për të u zhvilluar dhe për të mbajtur vetveten.

Kryeqyteti i Kantonit Schaffhausen, vetë Schaffhauseni, në zgjedhjet e tashme që mbahen këtë muaj ka paraparë vetëm 3 drejtori, kështu që edhe kryetari i komunës do të jetë, njëherit  edhe udhëheqës i një drejtoratit, dy drejtori do të jenë nga 50% të mbuluara, pra kështu për më shumë se 40.000 banorë punët i kryejnë këto  4 drejtori, ama kështu këta kursejnë të hollat nga tatimet e qytetarëve të vetë. I ceka këto për të treguar se dashuria ndaj shtetit matet me shumë kute. Ne shqiptarët me gojë duam dhe mbajmë shtet, por kur të na prek shteti në interes,  ahere ne shtetin , po them më butë e shajmë. Pra ka ardhur koha që të bëhet një administratë gati moderne, me vetëdije të punës për qytetarin dhe të përzgjedhjes së njerëzve sipas aftësisë, pa politikë. Administrata e shëndoshë, qytetarët e kënaqur me shërbime, ecja përpara me botën.

Ka ardhur koha që të jemi në lidhje farefisnore me njëri tjetrin por edhe ta kemi në planë të parë shtetin, këto nuk munda të i vërej edhe këtë verë në vendin tim të lindjes,  në Republikën e KOSOVËS, andaj me një përshëndetje ministrit të shërbimeve publike për kohën, rastin, nevojën  dhe mundësit që ka të bëjë reforma, qofshin edhe të dhimbshme, sepse ai personalisht ka referenca dhe kompetenca ta bëjë këtë, ne qytetarët e Republikës së Kosovës presim përmirësime të prekshme.

Administratat lokale të reformuara dhe të rinovuar, themel i funksionimit të pushtetit lokal e gjerë në atë qendrorë.

Pasqyra për një shtet është zyra e parë e afërt dhe zyrtari  dhe sjellja e tij në dhe rreth zyrës.

Xhevat Rexhaj

Schaffhausen- Cerrcë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora