E premte, 29.03.2024, 06:50 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Xharra: Kadare për serbët dhe shqiptarët e mavijosur

E diele, 24.06.2018, 10:27 AM


Kadare për serbët dhe shqiptarët e mavijosur

E përgatitur nga Fahri Xharra

Ne na ndau fillimi i shekullit të 19-të. Ne harrojmë që kemi qenë gjithmonë bashkë, kujtojmë se kemi qenë të ndarë gjithmonë. Serbët kanë bërë një zhurmë kaq të madhe saqë ngjan që  Kosova ka qenë tërë jetën nën Serbi. Jo, Kosova ka qenë tërë jetën me Shqipëri. Ne na kanë ndarë, unë do tregojë si shkrimtari, ca këngë sërbe , ca gra sërbe që vajtonin shumë bukur , ca balada për luftën e Kosovës, jashtëzakonisht të bukura. Serbët këtë bukuri e shpërndanë në botë , sa bënë një propagandë 100-ra vjeçare, se Kosova ka qenë djepi i Serbisë, që s´ka qenë kurrë në të vërtetë!

Do thoni ju, a është e mundur kjo gjë? Ky është pak shpjegim foshnjor, këtu është absurditeti , kjo është dhe tragjedia jonë. Ata, serbët, i mbushën mendjen tërë Europës, se Kosova është djepi serb.
A e dini ç`kanë dashur të bëjnë serbët ? Ata kanë dashur të bëjnë Prizrenin kryeqytetin e tyre. Këtu është qëndra jonë donin të thoshin. Çfarë marrëzirash nuk kanë bërë! Se kush u tha ndonjëri, se jeni afër me Shqipërin. Se sa është Prizreni? 20 e ca km larg. I arrijnë topat ushtarakë, dhe parimisht ashtu ishte, 10 topa tjetri dhe të shkatërron kryeqytetin. Po, kaq e fortë ka qenë propaganda e tyre , ka qenë  propogande histerike e klasit të parë.. .

Një gjerman i madh, Gëteja, ishte nga të parët që i çmojë shumë këto kënge . Atij keto këngë ja çoi një rilindas sërb ,në thonjëza , Ucbuk Karacic. (Vuk Karxhiqi ) Ky ishte një folklorist sërb. Nuk ja çoi me të keq siç mund ta kuptojmë ne tashi. Përkundrazi i madhi Gëte, tha shikojini ç`bëhet në Ballkan. Ky folklorist sërb , i ka çuar për çudi edhe këngë shqiptare, baladë shqiptare. Më pas, e gjithë kjo bukuri artistike,  u trumpetua me një vëmendje të jashtëzakonshme. U krijua i gjithe eposi i vjetër serb, më vonë që u adaptua  si një makinë shoviniste antishqiptare, u shpërnda në të gjitha anët e botës, magjepsi intelektualet e Europes, të cilët  ende sot besojnë në të. Kohet e fundit , para disa vjetësh , unë e kam trajtuar gjerësisht në një libër ktë gjë.  Më vonë u përhap , jo vetëm djepi por dhe kurora e Serbisë është Kosova, por edhe heroi ynë Skënderbeu është serb. Më vonë doli një sulm mbi Skënderbeun. Nga mund të jetë sllav ai?

Emri i tyre ishte i lidhur vetëm me Shqipërinë. S’ka asnjë rëndësi, vetëm idjotët mund të mbahen pas këtyre tezave. Historiani Schmidt e quan Ivan Kastrioti  babanë e Skënderbeut, sepse ka gjetur diku në dokumenta sërbe. Ne e morëm me shumë nxehje k`të gjë. Problemi është, ti thuash , more zotëri sërb a ishte sërb Skenderbeu ?- Po pika të raftë, ai të braktisi, s?donte të dëgjonte emrin ty, ai erdhi e u dashurua me një atdhe tjetër, ta zëmë se, në qoftë se ! Ju jeni turpëruar e jo ne! E njëjta gjë, pak a shumë, është me Migjenin. Një pëshpërimë andej–këtej, se edhe  Migjeni është pak si me emrin Millosh. Ç ?të keqe ka mor zotëri ?  Ky nuk ka asnjë varg sërb në veprën  tij , një rrjesht të vetëm nuk ka. Serbëve duhet tu binin të zezat kur të kujtonin Migjenin, kur të mendonin se i braktisi ata dhe u dashurura me një atdhe tjetër , ta zëmë se !

Familja Gjon Kastrioti , Gjergj Kastrioti, janë të lidhur me Shqipërin në mijëra e miliona dokumenta e pikë. Miti ishte i keq, se në vulgun botëror pi ujë kjo gjë edhe sot. Po ne duhet të dinim të shpjegonim, e jo të druhemi  se obobo e bëri një zvicerian (…Schmidt), gjerman dhe s?duhet kundërshtuar. Ja thua dhe gjermanit dhe austriakut dhe kujdo. Ç´do të thuash me këtë,le që s´ështe e vërtetë po përse i jep kaq bujë të madhe ?…

Burimi :( https://topkadare.com/2014/12/12/caste-gjeniale/)




(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora