Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Resmi Osmani: Kronika e tmerrit

| E premte, 22.06.2018, 09:15 PM |


KRONIKA E TMERRIT

Një kujtesë për 27 qershorin,  ditën e fillimit të genocidit grek në Çamëri

NGA PROF. DR. RESMI OSMANI

Kur vjen fjala për çështjen çame, të gjitha forcat politike greke janë të bashkuara e të njëzëshme:  çështja çame nuk ekziston! I ruhen dhe i largohen asaj si djalli temjanit.

Kanë kaluar tashmë 73 vjet nga masakrat e fundit.Janë shumë ata që i kanë harruar, kanceleritë i kanë arkivuar, brezi i ri në të dy vendet,  ka dëgjuar por nuk e di se çka ndodhur në të vërtetë dhe përse ka ndodhur.

Komuniteti i shqiptarëve të Çamerisë, rezident në shqipëri,  afro dyqind mijë  banorë,  pasardhës të prindërve dhe familjeve që qenë subjekt i genocidit megalideist grek,  as i ka harruar, as i harron masakrat,  as humbjen e dhunshme të asaj pjese të atdheut.

Si një kujtesë-padi për qeveritarët dhe politikanët grekë,  një rikujtim për çamët dhe dokumentim e njohje për tërë bashkëkombësit kudo që janë,  po rreshtoj kronikën me faktet historike të masakrimit të popullatës shqiptare myslymane të çamërisë nga klikat reaksionare dhe shoviniste greke,  që për 32 vite më radhë,  duke shkelur brutalisht çdo parim njerëzor dhe duke mos përfillur aspak traktatet ndërkombëtare,  ushtruan genocide dhe spastrim etnik në Çamëri.

-Më 23 shkurt 1913, pas përfshirjes së krahinës së Çamërisë në shtetin grek,  bandat e Deli Janaqit,  me mbështetje të autoriteteve të vendit,  masakroi pa të voglën arsye,  në vendin e quajtur “Prroi i Selanit” 72 burra nga paria e çamërisë,  që krahina të terrorizohej dhe të mbetej pa krerë.

Ishte fillimi i shfarosjes së minoritetit shqiptar.

-Vitet 1914-1921,  politikë aparteidi: ndjekje,  burgime,  internime,  tortura,  plaçkitje,  mohim i të drejtave dhe lirive themelore,  psikozë terrori,  për të detyruar braktisjen e krahinës.

- Vitet 1922-23,  detyrimi për shpërngulje me forcë për në Turqi,  në kuadrin e këmbimit të popullatave,  duke I konsideruar shqiptarët myslymanë të Çamërisë si “Turq”.Shpronësimi I 6000 ha.tokë dhe vendosja atje e grekëve të ardhur nga Azia e Vogël.

- Shtator 1940,  internimi në ishujt e greqisë i gjithë burrave çamë që mund të mbanin armë. Shumë prej tyre nuk u kthyen më.

-Paramithi 27 qershor 1944. Forcat e divizionit të 10-të të EOEA,  të gjeneralit Zerva,  në komandë të kolonel Vasil Kamaras,  hynë në qytetin e pambrojtur,  masakruan 600 veta: pa dallim,  burra,  gra,  pleq e plaka,  të reja e të rinj e fëmijë .

Ishte prologu i tmerrit të masakrës masive.

-Pargë,  24 korrik 1944,  forca të regjimentit të 40-të,  masakruan 52 vetë,  shqiptarë myslymanë,  edhe këtu pa dallim: burra,  gra, fëmijë.

- 23 shtator 1944,  në qytetin e Filatit 47 të masakruar,  edhe këtu pa dallim të të gjitha moshave dhe gjinive.

-Të nesërmen në katundin e Spatarit,  ku kishte të ardhur edhe nga fshatra të tjerë,  u masakruan 157 vetë,  pa dallim.

-!2 mars 1945,  në vanar të Filatit,  u masakruan 72 vetë nga familjet e të kthyerve, përfshi dhe tim atë.Aty isha edhe unë.

Bilanci i tmerrit, me të vrarët dhe viktimat, 2877 vetë,

Filati dhe rrethinat            1286 vetë,

Paramithi dhe rrethinat     673

Marglliç-Pargë                     726

Gumenuca dhe rrethinat   192

Janë shifra gjaku,  jane jetë të shuara. Për to asnjëherë nuk është kërkuar falje. Në një popullatë afro 27 mijë vetë,  u shfaros 13 përqind e saj. Mizori dhe genocid i pa parë ndaj një popullate të pafajshme, shtetas të greqisë,  të pa armatosur,  që nuk bëri rezistencë,  që nuk ishte palë ndërluftuese. U detyrua të braktiste vendin e saj dhe të gjente strehim në Shqipëri.

Mënyrat e kryerjes së masakrave janë rrënqethëse,  barbare,  të egra sa nuk gjenden dot  fjalë për t’i përshkruar,  skena që nuk i gjen as në filmat horror: prerje veshësh,  hundësh,  nxjerrje sysh,  prerje e kokave,  çarje e barqeve,  prerje e sisëve të grave,  perdhunim i vajzave dhe grave,  coptim i trupave me sëpatë, djegie me benzinë  brenda dhomave të mbyllura të shtëpive,  gjuajtje me armë si mbi kafshë të egra në gjueti e të tjera makabritete.

Këto nuk janë trillime,  apo fantazi,  por të dëshmuara nga dëshmitarë okularë dhe të dokumentuara nga Komiteti Antifashist Çam.Të vrarët u varrosën në gropa të përbashkëta,  shumë syresh nuk u varrosën dhe u benë pre e egërsirave.

Në këtë periudhë,  qershor 1944-mars 1945,  u shkatrruan,  dogjën dhe plaçkitën e u grabitën 68 fshatra me 5800 shtëpi.

Ata që komanduan dhe drejtuan masakrimin,  duke filluar nga general Zerva,  dihen,  janë të evudentuar,  por ata s’u gjykuan për krime lufte,  përkundrazi iu ngritën përmendore, u dhanë grada dhe dekorata .

Për ata që se dinë,  dhe kanë dëgjuar shpifjen greke se gjoja çamët bashkëpunuan me gjermanët,  kjo krahinë e vogël,  i dha luftës antifashiste 500 djem në formacionet EAM-ELAS,  të rreshtuar në batalionin e katërt të regjimentit XV të ELAS dhe qindra të tjerë në batalionin “Çamëria”.

Si thoni zotrinj,  a ekziston çeshtja çame?

Përgjigjuni!