Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vjollca Pasku: Lulet e virgjërisë ti fala ty

| E premte, 22.06.2018, 07:23 PM |


Vjollca Tiku Pasku

 

LULET E VIRGJËRISË  TI FALA TY

 

Ti fala ty gjithë lulet  vajzërore të virgjërisë,

se të dua pafund, o i zgjedhuri i shpirtit tim,

Nektarin e trupit tim ta shijosh përjetësisht,

luleshtrydhet e gjoksit tim mbi çdo ëmbëlsim.

 

Ti më përkëdhel pjesët e paprekura  të trupit,

ku më zgjon burimin që flinte prej kohësh.

Ndjej dhimbje kënaqësi të zhveshur prej turpit,

në një tërmet trupor, që më dredh gjer te flokët.

 

Më mban në krahët e tu, si bijën e perëndive,

të mbaj në zemrën time, si engjëll qiellor,

Më mban mes  dy yjeve  shkëlqimtar të syve,

të shkrij brenda qenies sime, me afsh diellor...