E enjte, 18.04.2024, 11:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Dedë Preqi: Gruaja

E merkure, 20.06.2018, 07:00 PM


Dedë Preqi

 

(Katër poezi nga libri i pa botuar)

 

GRUAJA

 

Gruaja, si toka e plleshme, lima i pa shterrshëm

Me trup lëmashku e kofshët si qumshti njomë,

Mashkulli si një bujk i egër, sikur urithi lavron

Nga thellësia intime e nxjerrin frytin e tokës.

 

Ajo është qerdhe e dashurisë, motër dhe nënë

Gjethët nuk rriten pa lëngun e rrënjëve të veta,

Athua, pse dikush të shikon ndryshe e shkel fatin tënd

Si robëreshë në prehërin e botës e mbyllur në një kënd.

 

Pse liria e jote zhdarravitet e përbuzët në heshtje

E mbyllur si lule në kuti, dënohet bukuria jote,

Morali yt abuzohet turpshëm, pa mëshirshëm kafshohet

Ti je nyja më e ndieshme dhe më e shieshme e kësaj bote.

 

 

MOS PYET

 

Mos pyet

Edhe sa orë mbesin,

Pyet vetëm

Sa është ora,

Që të mos vonohemi

Në hapa dhe kthesa.

 

Mos pyet për orën

Dhe as për numra,

Jeta i numëron vet

I nxitë numrat

Orët dhe sekondat.

 

Ajo e ka peshorën e vet

Dhe bart peshën tonë

Mbi tokën e thatë

Që e ujit me gjakun e njomë.

 

 

KUFINJTË NJERËZOR

 

Edhe qielli

I ka kufinjët e vet,

E disa njerëz

Duken të pa kufishëm,

Dhe mendojnë se nuk ka

Kufinjë të caktuar njerëzor,

Që ndoshta

Të mbërrijnë te Zoti,

Kjo është e pa mundur!!!

 

 

MË VJEN KEQ...

 

Më vjen keq miku im

Që e bart në vete

Një copë djalli...

 

Ai është i pa ngopshëm

Për substancën tënde,

E ti, i afrohesh etjes së tij

Dhe bëhësh ortak i denjë...

 

Më vjen keq miku im,

Kjo etje shuhet me dhëmbje

Do të pësosh dikur vonë,

Që ti afrohesh tjes tonë.

 

Më vjen keq miku im

Udhët janë të gjata,

Do të kemi etje t’pa shuar

Dhe shijen e mallit,

Ku do na ndjek hija

Ndër duar të djallit.

 

Trëndofili i kuq rrinë në mes gjinjëve të ndezur

Gjethet e thithin lëngun e lisit të braktisur,

Ajo,  vatër ku digjet etja e gjithë botës njerëzore,

Si bletëz e dejur nga mjalta, dhe fanar i konakut

Oqean i pa fund që spërkat me lot shkëmbijt e tretur.

xxx.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora