Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sotir Athanasi: Një brune greke

| E marte, 19.06.2018, 06:54 PM |


SOTIR ATHANASI

PËRVOJË EMIGRANTËSH

NJË BRUNE GREKE

E RIKTHYER NGA KANADAJA

SHPËTON RËNIEN SHPIRTËRORE

TE NËNA IME

Një grua brune, por me flokë të ngjyrosura në të verdhë me përparëses e banakjeres, tek po kthehej nga ngjarja e shatërvanit, pra nga NEFASTI I tipografi Jorgo, I tha kamarjerit  të saj, një çunak mjekërpadirsur, tip gei, me trup goxha të mbushur e rrondokop:

- Megjithëse është ende vapë, ai burr I zhveshur, do të ftohet me ato pantallona që po I kullojnë ujë. Qënka edhe familjar, siç po më duket.

Ndërkaq, im atë për të cilin e kishte fjalën banakjerja, qe ndarë te jeleku. Nxorri paketën dhe e kapi bisedën pa I dhënë rëndësi , tek ndeste një  cigare dhe u ul në krahun tjetër të nënës. Kjo tashmë, rinte e heshtur, krejt e huaj për çfarë bisedohej dhe me një vështrim të ngulur diku, në cep të lulishtes. Atje, hapsira pa ligustra lejonte të shihej udhëkryqi i semaforit:

- Do të ndërroj stol, - tha prerë dhe me një ton urdhërues.

- Pse?

- Sepse, ai semafor tutje, duhet të ketë difekt, pasi drita e tij e kyqe, rri përherë e ndezur. Dhe kjo ngjyrë, ma irnos shpirtin e më alarmon trutë kur e shoh. Nga ana tjetër, diç ogurzezë më bën të mos ia shqis sytë.

Atë çast kamarjeri I tha diçka intime, a si në fshehtësi banakjerjes së tij dhe të dy vështrimet i hodhën te kryqëzimi. Për të kaluar si rrëshqanthi tek nëna ime.

Ne u ngrijtëm dhe këmbyer stol.

Unë, gjatë lëvizjes së plaçkave, tinëzisht vura re se semafori funksiononte rregullisht. Shenjat e tij: e kuqe, jeshile dhe portokalli,  këmbeheshin automatikisht dhe rregullisht, pa ndërprerje. Automjetet gjithashtu.

Vetëm mëndja ime mbeti në një tjetër udhëkryq.

Zemra më regëtinte në kraharor se diçka serioze duhet t'i kishte  ndodhur mamasë sime,

yllit tim. Frymëzimit. Oksigjenit jetëdhënës!

Dilema më kishte mbetur në kryqëzim si një nga sinjalet e atij udhëkryqi.

A duhet t'i them tim eti?

Ashtu si përpara prishjes së sinjaleve elektronike, më dukej vetja si në një cirk me kllounë, a, edhe si në një amfiteatër ku më kishin thirrur prexhistatorët për të ndriçuar idetë e rengjet e tyre kinse të vërteta.

A duhet t'i thosha tim eti për këtë reng ngrijtur për mamanë time?

Ndriçues, vezullues e llamburitës të të gjitha ngjyrave, më drejtonin, çuditërisht: banakjerja dhe kamarjeri rondokop e pamje prej gei. Por, I zgjuar. Se kishte kuptuar që diçka nuk shkon në psikikën e nënës sime.

A duhet t'i them babait ?

Se diçka tepër shqetësuese po ndodhte me mamanë?

Gjithsesi, më dukej ende e parakohshme të njoftoja tim atë.

Mbase isha I gabuar. Me mua:

edhe rondokopi.

Edhe banakjerja.

Edhe ai stol ku dikur kishte qënë Diva e Këngës Greke.

E më pas ajo e Operas Shqiptare,

më ishin rreshtuar si personazhe që kërkonin të shfaqnin vazhdimësinë e personalitetit të tyre. Po mamaja ime?

Ajo ishte personazhi kryesor dhe si e tillë zinte qëndrën e kësaj drame. Akti I parë qe zhvilluar pa praninë time. Atje në atë apartamentin në rrugën THERMOPILON. I prirur me arsyetime mbi predestinatën dhe shenjave të jashtme që na vijnë, ashtu pa kuptuar nga Universi, mendova se:

në atë " Portë të nxehtë "( siç do t'a përkthenim në shqip fjalën THERMOPILE, që s'është gjë tjetër përveçse grykë në Thesali të Greqisë, pranë disa burimeve me ujëra të nxehta ). Aty, ( në këtë "Portë të nxehtë")

480 vjet përpara Krishtit, ra Leonidba sëbashku me një mijë luftëtarë në betejën me persët. Dhe s'do të "binim" ne?

Kurse, në fasadën e atij lokali, në krah të  lulishtes, që ka për banakjere atë grua, e për kamarjer, mjekërpadirsurin-rondokop, shkruhet " Rruga

MARATHONA ". O Zot!

Marathonomaku ia mbërrijti qëllimit. Ai e shpuri lajmin e fitores. Pra, sipas kësaj teorie, zgjidhja qe në prag. Si e qysh, nuk mund të them. Por e ndjeja:

- I keni marrë të gjitha plaçkat,  - pyeta nënën në vënd që t'i thoshja babait për atë ç'ka mund t'i kishte ndodhur asaj.

- Bohçen me dorëshkrimet e tua, jo. Nuk di pse s'i gjetëm, - u përgjigj nëna. - Yt atë, s'la vënd pa e kërkuar. Zaten, ato qenë edhe shkaku që e xhindosën fare. Se të tijat, ai I kishte lënë në Tiranë. Të tuat, si gjithmonë qenë meraku i tij.

Ky kumt I drejtë për drejtë, sigurisht që do të më binte si bombë e të më plagoste shpirtin.  Veç të tjerave zbulohej kështu edhe një tjetër anë e panjohur e njerëzve ku ne mbështetëm shpresën: nëpërkëmbja e sendeve tona. Aq më keq dorëshkrimet. Hapat e mia të para në letërsi. Krijimet fillestare të cilat vërtet mund të jenë të mbushura me trillime artistike, por personazhef ishin qëmtuar nga jeta. Ashtu si bulëzat e një kënge edhe copëza nga brenga të njerëzve. Dhe, si ç'do lindje që vjen në këtë botë, është provuar se nuk mund të vijë pa dhimbje, edhe krijimet, rrjedhojë e tyre janë.

Një shpirt në dashuri e ka ngjizur, e një trup në vuajtje,  e ka nxjerrë në dritë. Prandaj, si të tilla, ato nuk mund të braktisen. Aq më pak të përfundojnë në kazanët e plehrave. Assesi të VRITEN e të GRISEN. Por, fatkeqësisht, ashtu siç ka nëna të reja, që për rrethana nga më të ndryshmet, mohojnë pjellën e tyre, ka edhe shkrimtarë, tepër të rrallë, që për faktorë, mjedise e klimë zezone,  marrin vendime të ngjajshme me fëmijëbraktisurat dhe I grisin krijimet e tyre me vetëdije. Për këtë krim, nuk dimë ndonjë rast që, shoqëria të jetë ndalur. Mënjanë idenë që të jetë trazuar e të ketë qëndruar për të analizuar shkaqet.

Për këtë arsye, në një rast tjetër, të qetë e pa problem, mua do të më sillte tronditje e do të më shkaktonte dhimbje. Por, javarshaja*) qe vevdosur tanimë. Jo në buzë, as në veshin tim, siç kemi parë se bëhet te kuajt. Por në kraharor.  Në shpirt e në grykë që po më mbërthente pa mëshirë.

Pas kësaj, do të vinte pa tjetër shprehja e gatëshme:

nuk kanë vajtur në djall dorëshkrimet bashkë me idetë e tyre brënda? Se, në një gjëndje të tillë, asnjë javarsha nuk do mund të risillte në normalitet, e pse jo, edhe në rrugën e duhur  rrokopujën e ngjarjeve.

SOTIR ATHANASI

Athinë, 17, Qershor, 2018!