E marte, 19.03.2024, 09:38 AM (GMT)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Sanxhaku i Shkodrës në vitin 1614

E diele, 17.06.2018, 07:20 PM


SANXHAKU I SHKODRËS NË VITIN 1614

Nga Lutfi ALIA

Sanxhaku i Shkodrës shtrihej në pjesën verilindore të trojeve arbërore, ku perfshinte një pjesë të madhe të Malit të Zi, i kufizuar në jug me Sanxhakun e Zadrimës, në verilindje me Sanxhakun e Pejës, ne veri me Sanxhakun e Hercegovinës dhe në perëndim me qytetet dhe trevat e Budva dhe Kotorri, që ishin zotërime të Republikes së Venecias. Kryeqendra e Sanxhakut ishte Shkodra.

Mariano Bolizza Kotorranina - Marian Bolica i Kotorrit, personalitet public i Republikës së Venecies, në muajt prill-maj të vitit 1614 vizitoi Sanxhakun e Shkodrës dhe në perfundim, në relacionet, në ditarin e tij dhe në letrat dërguar miqëve, i pasqyron në mënyrë të hollësishme të gjitha qytetet, trevat, fshatrat, lagjet, numërin e shtëpive dhe të banoreve, besimet fetare, pasuritë dhe armatimet e banorëve të sanxhakut, që Ai e quan vazhdimisht Dukati i Shkodrës, pra si njihej para pushtimit turk. [1]

Në përfundim të udhëtimit në Sanxhakun Shkodrës, Marian Bolica, informoi senatorin, shumë të ndriturin zotin Maffio Michiele, me të cilin e kishte bashkëpunuar në vitin 1611, gjatë transferimit në Istria të 200 refugjatëve albanezë. Në vitet e më pasme i forcuan raportet e miqësisë dhe të bashkpunimit, madje Maffio i kishte sugjeruar dhe e kishte mbështetur të vizitonte dhe të njihte banorët e Sanxhakut të Shkodrës. [2]

Në letrën e përshëndetjes dërguar senatorit te Senerissima Zotit Maffio Michiele, i shkruan:

Shumë i shkëlqyeri Zotëri!

Nga Mariano Bolizza (Marian Bolica).

I nxitur nga shumë rrethana dhe nga këshillat e miqëve dhe fisnikëve, realizova disa udhëtime, vizitova dhe u prita nga shumë personazhe të rëndësishëm turq, që më lejuan të kaloj nëpër një pjesë të madhe të Shqipërisë dhe në gjithë Malin e Zi, pra në të gjithë Dukatin - Sanxhakun e Shkodres.

Mendoj, se të gjithë këtë kohë e shpenzova me dobi, madje kam shfrytëzuar dhe minutat duke vrojtuar jetesën e banorëve dhe të prijësave të këtyre popujve.

Gjatë kësaj kohe, mësova, se disa persona të pakujdesshëem e të nxitur nga shpirti i xheloisë, me relacione të çuditëshme dhe të pavlera, nuk e kanë treguar të vërtetën.

Në këto vite që jetoj këtu, kam konstatuar se përtej kufijve të atdheut tim Kotorrit, ushtarë të shumte turq, dynden për të sulmuar malësorët albanezë, të cilët janë rrebeluar kundër zonjës Turqi.

Shkova dhe i vizitova këto vise, pashë ngjyrat e qyteteve kryesore të Dukatit të Shkodres, krahinat, fshatrat dhe shtëpitë e banorëve, tregova emrat e atyre që komandojnë, sa njerëz mobilizojnë për të luftuar, çfarë armësh kanë, si dhe kam përshkruar ritet e në veçanti zakonet.

Po ju shtoj dhe konsideratat e mia, për postierët e letrave publike, që dërgohen nga Venecia në Kostantinopojë nga shumë i ndrituri dhe i shkëlqyeri zoti Bailo, në adresat e personave në Mal te Zi dhe ne Kostantinopojë, si dhe kthimin e tyre deri në Kotorr; kam përshkruar rrugën e gjatë, ndalesat dhe pushimet, që ata bëjnë për ditë, tregoj për shpemzimet e parave publike dhe njëkohësisht të kohës së harxhuar.

Të gjitha këto ua dedikoj Zoterisë Tuaj shumë të ndritur, duke ju lutur t’i pranoni mirësisht, nga shërbëtori i juaj i devotshëm dhe t’i merrni si pronë e vullnetit tim të mirë, me detyrime të shumta ndaj jush dhe me dëshirën të përkujdesem e t’ju shërbej ashtu si duhet.

Në emër të Madhit Zot, ju uroj jetë të gjatë dhe lumturi, në atdheun tonë të bekuar nga Ati ynë i dashur, me shembujt dhe me integritetin e zakoneve dhe mënyrat e qeverisjes tuaj, me shkëlqimin dhe fisnikerinë, mirësjelljen dhe dashamirësinë, që ju bëjnë të admirueshëm …

Së fundi ju puth dorën përulësisht

Me besim e me shumë nderime.

Venecia 25 maj 1614.

Kronist i vëmendëshëm i realitetit dhe hartues i relacioneve për Sanxhakun, ose më saktë për Dukatin e Shkodrës, tani i komanduar nga turko-shqiptari Mehmed bey Ballichienovich (Mehmet Bej Balliçenoviç).

*   *   *

Në vitin 1614, Sanxhaku i Shkodrës, kishte gjashtë njësi administrative: Mali i Zi, Tivari, Ulqini, Shkodra, Podgorica dhe Plava, pra përfshinte trojet e Dukatit të Shkodrës të Albania -Veneta.

Si kuptohet, Mali i Zi ishte njësi administrative lokale e banuar me malazezë dhe albanezë.

Sanxhaku i Shkodrës, në vitin 1614 qeverisej nga renegati albanez Mehmet Bej Balliçenoviç.

Sanxhaku ka 8 qytete: 1. Antivari - Tivari, 2. Dolcigno - Ulqini, 3. Scuttari - Shkodra. 4. Drivasto - Drishti. 5. Zabiach - Zhabiaku, 6. Podgorica. 7. Medun. 8. Citta Nova - Novi Pazar.

Rreth qyteteve shtrihen 288 fshatra, me 14 099 shtëpi, që mund të mobilizojnë 35 499 luftëtarë, ndër të cilët 3650 të armatosur me pushkë, të tjerët me shpata, ushta dhe balestra.

Gjatë udhëtimit nëpër këto troje, Marian Bolica vizitoi pothuajse të gjitha qendrat e banuara të Sanxhakut, takoi e bisedoi me banorët e qyteteve dhe të fshatrave, mbajti shënime demografike, duke realizuar censimentin e parë historik të popullatës, tregoi vendëndodhjen e fshatrave, të lagje e fiseve, emërat e fshatrave, takoi prijësat e fiseve, saktësoi numërin e burrave të armatosur dhe pjesmarresit në çetat e komitëve, që luftonin kundër pushtuesve turqë.

Një vend të veçantë i kushtoi postierëve, që udhëtonin për të dërguar letrat në Kostantinopojë, në Venecia, në Kotorr, Podgoricë, në Shkodër dhe anasjelltas, përshkruan rrugën e vjetër, rrugën e re; analizon cilët janë rrugekalimet më të mira, cilat janë më të përshtatëshmet dhe më të shpejtat për t’u ndjekur, sa ishte diferenca nga njera tjetra e nga një ditë në tjetrën, në rrugëtimet nëpër territoret albaneze gjatë verës dhe në dimër. Ai preçizon emërat e viseve, bujtinat dhe vendëpushimet, qe frekuentonin postierët gjatë udhëtimit nga Kotorri në Kostantinopojë.

Njohja me realitetin albanez të atyre viteve, e nxitën kureshtjen e tij të kaloi tejet Sanxhakut të Shkodrës, kësisoj vizitoi dhe i përshkroi me imtësi portet, lumenjtë, anijet e varkat nga Tivari deri në Vlorë, rrëfen emëra fshatrash të zonave bregdetare, tregon për portet kryesore, studioi aspektet hidrogjeologjike të lumenjëve, që derdhen në detin Adriatik e në fund pershkruan shkurtimisht Lezhën, Durrësin dhe Krujën.

Marian Bolica, rrëfen për kryengritësit albanezë në malet mbi Podgoricën e pushtuar nga turqit, tregon për ekspeditat e ushtrisë turke kundër malësorëve të Kelmendit dhe të Kuçit Albanez, tregon për viset ku jetojnë malësorët rrebela dhe egërsinë e ushtrisë turke për t’i nënshtruar.

Relacionet e fisnikut Mariana Bolica janë një arsenal enciklopedik me vlera të mëdha historike, kulturore, eknomike, shoqërore dhe patriotike për trojet veriore të vendin tonë, janë të dhëna e dëshmi që dokumentojne  kush ishim ne 400 vjet më parë.

Në pjesën e fundit të kronikës tregon udhëtimin në sanxhakun e Hercegovinës, në veçanti përqendrohet në qytetet Kastelnovo dhe Rizoni, si dhe për qendrat e banuara në shpatet e maleve rreth gjirit të Kotorrit.

Emërat e personave dhe e gjithë toponimia, në relacionin origjinal janë shkruar në gjuhë italiane, andaj per të lehtëuar njohjen e kësaj toponomie masive kam vendosur emërat në gjuhën shqipe, madje për disa toponime që janë ndryshuar, prezantoj emërin aktual.

I. MALI I ZI

Mali i Zi, në veri kufizohet me Kotorrin dhe me Sanxhakun e Hercegovinës, në lindje me liqenin e Shkodrës, ndërsa ne jug ndahet nga Podgorica nga lumi Moraça.

Mali i Zi ka 90 fshatra, me 3524 shëpi dhe mund te mobilizoje 8027 burra, nga të cilët 1000 të armatosur me pushkë, të tjeret me shpata, harqe, ushta, topuza. Banoret e Malit te Zi jane te ritit ortodoks (serbo-grek).

Territori i Mali të Zi qeveriset nga i shkëlqyeri zoti Giovanni Cernovici (Gjon Cernoviçi), që e ka selinë në Zhabiak, në fortesën e ndërtuar në majën e një kodre. Në veri përshkohet nga lumi Moraça, i cili buron në Malin Rza?a dhe derdhet në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës.

Fortesa qarkohet nga disa qendra të banuara, me 250 shtëpi. Shumica e banorëve të Zhabiakut janë të krishterë, të ritit ortodoks dhe merren me peshkimin e skorancës (latinisht: Alburnus scoranza).

Në kështjellën e Zhabjakut qëndron Dizdar Agai (roja i keshtjellës), koxhai dhe kadiu turk, të cilët qeverisin me ligjet e Perandorisë Osmane. Në brendësi të kështjellës kanë mbetur vetëm 15 shtëpi, të tjerat i shkatërruan turqit, ndërsa kishën e Shen Zorzit e kanë shndërruar në xhami.

Ne aspektin administrativ Mali i Zi, ndahet në pesë pjesë:

1. Pjesa e parë perfshine 10 fshatra të quajtur Cattuni (Katuni).

2. Ne qendër janë 32 vfshatrat e Gliubettin (Liubetina) të komanduara nga Spachi Vuio (Spahiu Vuio).

3. Pliesiuzi (Plijezivci - Plijevici), përmbledh katër fshatra, të cilët në veri kufizohen me Hercegovinën. Nëpër

Plijevic kalon lumi Povia, që fillimisht derdhet në një liqen të vogël e në vazhdim, pasi kalon në Momiši?i

(Momisiçi), pranë Podgorices, derdhet në lumin Moraça.

4. Cerniza (Çernica), përfshinë 25 fshatra dhe kufizohet me liqenin e Shkodrës dhe Pastrovichio (Pastroviç).

5. Gliescopoglie (Leškopolje), përfshinë 19 fshatra, të shtrirë deri në kufi me Podgoricën.

Ne vazhdim, Mariano Bolica pershkruan me rradhe fshatrat, nga rezulton se ka nje bashkëpopullim të malazezëve me albanezët dhe në trojet e thella të kesaj treve, madje dhe në Hercegovinë.

1. Katuni.

- Villa Gnegussi Miraz Zalasi (Vila Njegusi i Mirac Calazi). Ka 200 shtëpi dhe 480 banorë te armatosur, me

komandant kontin Nico Raizeu. (Niko Raiceu)

Vila Njegusi ngrihet në majë mali dhe perpara ka fushën pjellore të rrethuar me kurorën e maleve, në formë amfiteatri. Banorët kultivojne lloje të ndryshme drithrash, por pak pemë frutore, pasi nuk i rezistojnë të ftohtit dhe borës së dendur, qe nganjëhere vazhdon dhe në muajin maj. Në Miraz, përfshihen dhe shtëpitë e Obod, të komanduar nga konti Nico Raizcov nga Gnegussi (Niko Raickov i Njegusit).

Vitet më parë, me urdhër të Carit të Serbisë, Oboti i ishte dhënë në varësi Kotorrit, ndërsa pas pushtimit turk, e ndanë nga Kotorri me një territor prej tre milje të Vila Spigliari (Spiliari). Kjo pjesë toke me kullota të gjera e të begatëshme, ishte shndërruar në objekt konflikti mes banorëve të Kotorrit dhe të Obodit. Banorët e Kotorrit i kundërshtonin obodasit të sillnin bagëtinë ne Vila di Spiglari.

Për të zgjidhur këtë situate, Feriz Begu, me aprovim të Portës së Lartë, e ndau ne dyshe Villa di Spigliari, gjysmën ia dha Dalmacisë dhe gjysmën Kotorrit. Me ketë vendim, u zgjeruan kufijt e Obod-it me 2 milje në gjërësi dhe 8 milje në gjatësi.

Rektori dhe proveditori i Kotorrit, i shkëlqyeri zoti Francesco Bragadin, më ngarkoi mua Mariano Bolica,  mediator në bisedimet për zgjidhjen e kësaj situate të veshtirë. Më pas, këtë rast ia prezantova dhe Sanxhakbeut të Shkodrës, kadijve të Malit të Zi, të Podgorices, të Shkodrës dhe të Pejës, të cilët e përkrahën këtë vendim, që ishte miratuar dhe në Kostantinopoje (Stamboll).

- Zetigna (Cetinja). Qendër e vogël banimi me 70 shtëpi, me 170 burra të armatosur, të komandur nga konti

Batrich Vulacov (Batriç Vulakov). Cetinja ndodhet në një vend jo shumë fertil, e shtrirë ne rreth 4 milje gjatësi dhe 2 milje gjërësi, ku ndodhen disa puse dhe burime uji të fresket.

Sundimtari i Cetinjës, konti Gjon Cernoviçi, aty kishte ndërtuar një manastir të vogël, të bukur të murgjërve Kallogjer të Shen Bazilit, të ritit serbo-ortodoks. Ky manastir ishte selia e ipeshkevit të Malit te Zi dhe qendra e 25 kallogjerëve, si dhe e 40 klerikeve dhe motrave laike.

Ipeshkevi, si prelat metropolit, ishte udheheqësi shpirtëror për të gjithë banorët e Malit të Zi dhe njihte si superior vetëm Patriarkun e Pejës.

Në vazhdim renditen disa fshatra, të banuar me malazezë dhe albanezë:

- Thieclichi (Tekliçi). Ka 64 shtëpi, me 160 burra të armatosur, me prijës Radivoie Radognin (Radivoje

Radonjin).

- Bielize (Bielica). Fshat me 70 shtëpi, me 180 burra të aramatosur, me prijeë Vuchsan Jovanov (Vuksan

Jovanov)

- Zuse (Zusi). Me 175 shtëpi, me 237 burra të aramatosur, me prijës Vule dhe Nico Raicev (Niko Raicev).

- Ozrihnich (Ozriniç). Fshat me 60 shtëpi, me 100 burra të armatosur, me prijës Juan Raizeu (Ivan Raicev).

- Bielos. Ka 24 shtepi, me 70 burra te armatosur, me prijes Vuco Nichceu (Vuko Nikçeu).

- Braich (Braiç). Fshat me 50 shtepi, me 150 burra te armatosur, me prijes Giuro Vuletin (Gjuro Vuletin).

- Pobor. Ka 50 shtepi, me 130 burra te armatosur, me prijes Vuco Miglcov (Vuk Miljkov).

- Mahine. Fshat me 120 shtepi te banuar nga albaneze, e kufizuar ne jug me Budva dhe Pastoviç, me 300 burra

te armatosur, me prijes Giuro Gigovich (Gjuro Gigoviç).

Ne lindje te Kotorrit ngrihet vargmali i Lovckien (Monte Sella – Mali i Shalës). Në mote të kthjellët, nga maja e këtj mali shihen brigjet e Durrësit dhe të Shkodrës. Në këtë mal ndodhen burime të shumta uji të freskët, që furnizojneë qytetin. Rreth malit me ahe të lartë e dru frashëri, në një hapsirë prej 12 miljesh, shtrihen kullota të shumta, ku gjatë muajve të nxehtë, barinjtë kullosin tufa të mëdha dhensh. Barinjtë prodhojnë dhe shesin qumësht, djathra dhe mish për banorët e Kotorrit dhe në fshatrat për rreth

Keto male janë të pasura me kafshë të egra si arinj, derra, ujqër, kaprolla, dhelpra etj.

Duke filluar nga muaji maj, banorët ngjiten në mal ku ngrejnë stane të mbuluara me kashtë thekne. Në tetor, barinjtë i zbresin tufat e bagëtive në breg te detit, ku klima është e butë.

Në pjesën poshtë maleve shtrihen lugina pjellore, të rrethuara me pyje ahu. Në këto terrene të buta fushore banorët kultivojnë grurin, elbin dhe theknen, me prodhimtari të bollëshme.

- Një ditë udhëtim larg nga Kotorri, është fshati Zuze, i quajtur dhe Cattuni (Katuni), ku nxirret katram, që tregtarët e shesin në Venecia. Katrami nxirret me shumice dhe ne nje fshat mbi Risano.

2. Gliubettin (Liubetina)

- Gliubettin (Liubetina). Ka 70 shtëpi, me 160 burra të armatosur, me prijës Vuco Raizcev (Vuk Raicev).

Vuka eshte komandant i gjithë Mali te Zi, mban titullin Spahi, të akorduar nga Stambolli. Nën komandën e tij janë 160 njerëz të armatosur.

- Ceclin (Çeklina). Ka 40 shtëpi, me 80 burra të armatosur, me prijës Pero Jouanou (Pero Jovanov).

- Gragiani (Graxhiani). Ka 30 shtëpi të banuar me albanezë, me 65 burra të armatosur, me prijës Vucchssan

Petrov (Vuksan Petrov).

- Dobro. Ka 47 shtëpi, me 120 burra të armatosur, me prijës Vuco Radoslav Radognin (Vuk Radoslav

Radonjin).

- Boccovo (Bokova). Ka 20 shtëpi, me 40 burra të armatosur, me prijes Radogniza Raizcov (Radonjica Raicov).

- Cossieri (Kosieri). Ka 36 shtëpi, me 90 burra të armatosur, me prijës Raizio Jovassovich (Raiz Jovasoviç).

- Pellesse (Pelleshi). Fshat me 15 shtëpi, me 40 burra të armatosur, me prijës Nico Braiov (Niko Braiov).

- Bruich (Bruç). Ka 35 shtepi, me 80 burra te armatosur, me prijes Vuchssan Radognin (Vuksan Radonjin).

- Orvassi Ka 36 shtëpi, me 40 burra të armatosur, me prijës Jouo Raizcou (Jovo Raickov).

- Arbanassi. Ka 20 shtëpi, me 45 burra të armatosur, me prijës Nico Migliev (Niko Miljev).

- Stetari (Statari). Ka 15 shtëpi, me 30 burra të armatosur, me prijës Rado Joaunou (Rado Jovanov).

- Zagora. Ka 17 shtëpi, me 50 burra të armatosur, me prijës Pero Vuchssanov (Pero Vuksanov).

- Piperi. Ka 20 shtëpi, me 50 burra të armatosur, me prijës Bratich Nicollin (Bratiç Nilolin).

- Dodeza (Dodeca). Ka 20 shtëpi, me 40 burra të armatosur, me prijës Marco Danzulov  (Mark Danxulov).

- Riezani (Rjecani). Ka 20 shtëpi, me 50 burra të armatosur, me prijës Nicaz Giuretin (Nikac Gjiuretini).

- Jednossi. Ka 17 shtëpi, me 37 burra të armatosur, me prijës Vule Alexin (Vule Aleksi).

- Prievosi (Prijevoci). Ka 23 shtëpi, me 50 burra të armatosur, me prijës Rado Stepanov.

- Tarnou (Ternova). Ka 18 shtëpi, me 40 burra të armatosur, me prijes Alexa Zanov (Alex Canov).

- Comarno (Komarna). Fshat me (?) shtëpi, me 33 burra të aramatosur, me prijës Rado Braianou (Brajanov).

- Zabes (Xabez). Ka 12 shtëpi, me 26 burra të armatosur, me prijës Nicaz Boianov (Nikaz Boianov)

- Segliani (Seljani). Ka 25 shtëpi, me 60 burra të armatosur, me prijës Lacho Bratechiev (Lako Brateçev).

- Jesse. Ka 21 shtepi, me 50 burra te armatosur, me prijes Vuchssan Braianov (Vuksan Braianov).

- Vlichi (Vliçi). Ka 27 shtëpi, me 58 burra të armatosur, me prijës Mario Giuretin (Mario Gjuretini).

- Cassize (Kasica). Ka 20 shtëpi, me 40 burra të armatosur, me prijës Vulatto Vucetin (Vulato Vuçetin).

- Jalaz (Jalac). Ka 17 shtëpi, me 36 burra të armatosur, me prijës Vule Boretin.

- Gaze. Ka 19 shtëpi, me 45 burra të armatosur, me prijës Andria Giuretin (Gjuretin).

- Sissoevich (Zisoeviç). Ka 23 shtëpi, me 60 burra të armatosur, me prijës Tomas Jovanov 60.

- Suchii (Suçi). Ka 15 shtëpi, me 30 burra të armatosur, me prijës Raizco Raimillou (Raicko Raimllou).

- Andrin. Ka 23 shtëpi, me 47 burra të armatosur, me prijës Raizo Vilou (Raico Vilov).

- Prevulacha (Prevulaka). Ka 30 shtëpi, me 66 burra të armatosur, me prijës Giuro Braiov (Gjuro Braiov).

- Ribassi. Ka 37 shtëpi, me 80 burra të armatosur, me prijës Vucina Jancov (Vuçina Jankov).

- Druxichi (Druksiqi). Ka 20 shtëpi, me 46 burra të armatosur, me prijës Alixa Vucetin (Aleks Vuçetin).

3. Pliesiuzi - Plijezivci – Plijevici.

Plijevici përmbledh 4 fshatra të banuar nga malazezë. Plijevici ne veri kufizohet me Hercegovinen dhe është dy ditë rrugë larg Kotorrit. Në Plijevici kalon lumi Povia, që derdhet në një liqen të vogël, i pasur me peshk të ujrave të ëmbël, sidomos me krap. Nga ky liqeni del dhe vazhdon lumi Povia , i cili në Momiši?i (Momisiçi), pranë Podgorices, derdhet në lumin Moraça.

- Plijezivzi (Plijevici). Qender e banuar me 47 shtëpi, me 100 burra të armatosur, me prijës Vuchich

Mircetich (Vukiç Mirçetiç).

- Braicovich (Braikoviç). Ka 50 shtëpi, me 120 burra të armatos, me prijës Marco Brithvich (Mark Britviç).

- Gardono (Gardona). Fshat me 60 shtëpi, me 160 burra të armatosur, me prijës Nicaz Perov (Nikaz Perov).

- Ranci (Ranzi). Fshat i thelle ndërmale, në kufi me Hercegovinen, ka 90 shtëpi dhe 187 burra të armatosur,

me prijës Vuco Marcov (Vuk Marku).

4. Cerniza (Çernica).

- Garbauaz (Garbavac). Ka 47 shtëpi, me 105 burra të armatosur, me prijës Rado Stiepov.

- Goriciani (Goriçani). Ka 33 shtëpi, me 70 burra të armatosur, me prijës Nico Boiov (Niko Boiov).

- Piranichi (Piraniqi). Ka 29 shtëpi, me 60 burra të armatosur, me prijës Raizco Mijov (Raicko Mijov).

- Desichi (Deziq). Ka 41 shtëpi, me 97 burra të armatosur, me prijës Rado Raizcov (R. Raickov).

- Farmachi (Farmaçi). Ka 31 shtëpi, me 60 burra të armatosur, me prijës Stanissa Juonou (Stanisha Jovanov).

- Stagnevichi (Stanjeviçi). Fshat me 25 shtëpi, me 57 burra të armatosur, me prijës Rado Gruin.

- Goriza (Gorica). Fshat me 43 shtëpi, me 100 burra të armatosur, me prijës Raizco Torban (Rajcko Torban).

- Momessichi (Momesiqi). Ka 52 shtëpi, me 120 burra të armatosur, me prijës Vuco Mixov (Vuk Miksov)

Kete fshat e ndane nga Podgorica, lumi Morazza (Moraça).

- Vuranichi (Vuraniq). Ka 38 shtëpi, me 87 burra të armatosur, me prijës Nixa Popoci (Niksa Popoçi).

- Tolossi (Tolosi). Ka 7 shtëpi, me 58 burra të armatosur, me prijës Raizco Vuchmirov (Raicko Vukmirov).

- Lusniza (Luznica). Ka 41 shtëpi, me 90 burra të armatosur, me prijës Braian Marcov (Braian Markov).

- Beri. Ka 32 shtëpi, me 70 burra të armatosur, me prijës Sale Jouanou (Sale Jovanov).

- Steche (Steke). Ka 29 shtëpi, me 60 burra të armatosur, me prijës Nico Sazov (Niko Sacov).

- Orvasi (Orvazzi). Ka 37 shtëpi, me 83 burra të armatosur, me prijës Andrea Jovov.

- Buronich (Buroniq). Ka 24 shtëpi, me 53 burra të armatosur, me prijës Braio Pejov.

- Crusce (Krusha). Ka 31 shtëpi, me 72 burra të armatosur, me prijës Juan Vuchsanou (Ivan Vuksanov).

- Comani al Monte (Komani ne Mal). Ka 53 shtëpi, 150 burra të armatosur, prijës Sacho Braiov (Sako Brajov).

- Comani da Basso (Komani i Poshtem). Fshat me 60 shtëpi, me 160 burra të armatosur, me prijës Vuiach

Nichssin (Vujak Nikshini).

- Villeniza (Villeza). Ka 38 shtëpi, me 93 burra të armatosur, me prijës Tomas Bratichieu (Tomas Bratiçev).

- Cornette (Kornete). Ka 28 shtëpi, me 62 burra të armatosur, me prijës Andrias Dabov

- Stagnievich ose Cochotte (Stanjeviç ose Kokota). Fshat me 62 shtëpi, me 127 burra të armatosur, me

prijës Peio Vuancou (Peio Vujankov).

- Gradaz (Gradac). Ka 21 shtëpi, me 51 burra të armatosur, me prijës Stano Vuiov.

- Dobrotichi (Dobrotiq). Ka 27 shtëpi, me 60 burra të armatosur, me prijës Vuchovic Alexin (Vukoviç Aleksi).

- Golemadi. Ka 24 shtëpi, me 57 burra të armatosur, me prijës Belo Vuicov (Bello Vuikov).

- Suri (Shuri). Ka 32 shtëpi, me 72 burra të armatosur, me prijës Salla Tomasev.

- Jednos. Ka 29 shtëpi, me 63 burra të armatosur, me prijës Todor Vuiazin (Todor Vujacin).

5. Gliescopoglie (Leskopolje).

- Grabouvgliani (Grabuvliani). Ka 60 shtëpi, 130 burra të armatosur; prijës Vuco Danciulov (Vuk Dançiulov). - Optocich (Optoçiq). Ka 37 shtëpi, 95 burra të armatosur; prijës Dabaz Nicolin (Dabac Nikolin).

- Utarg. Ka 45 shtëpi, 100 burra të armatosur; prijës, Nico Dabov (Niko Dabov).

- Tomichi (Tomiqi). Ka 40 shtëpi, 88 burra të armatosur; me prijës Vuchman Lugn (Vukman Lunja).

- Barcelli (Barçeli). Ka 51 shtëpi, 100 burra të armatosur; prijës Stiepo Stanov.

- Buchiovich (Buqioviq ose Bukoviq) Ka 30 shtëpi, 90 burra të armatosur; prijës Vuco Migliov (Vuko Miliov).

- Gluxido (Gluksido). Fshat ne kufi me Patroviqin. Ka 36 shtëpi, 90 burra të armatosur; prijës Miko Vuletin.

- Limgniani (Limnjani). Fshat me 40 shtëpi, me 100 burra të armatosur, me prijës Palla Vucetin (Pal Vuçetin).

- Charuzzi (Karuci). Ka 47 shtëpi, 90 burra të armatosur; prijës Dabaz Vuletin.

- Boglievich (Bolieviç). Ka 31 shtëpi, 80 burra të armatosur, me prijës Marco Dancialov. (Marko Dançialov).

- Sottonichi (Sotoniqi). Ka 43 shtëpi, 94 burra të armatosur, me prijës Rado Prepiev.

- Briesi (Briezi). Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur; prijës Vuchich Nicov (Vuçiç Nikov).

- Dupillo. Ka 42 shtëpi, me 100 burra të armatosur, me prijës Giuro Dabcev (Gjuro Dabçev).

- Orahovo (Orahova). Ka 50 shtëpi, me 110 burra të armatosur, me prijës Vulatco Boiov (Vulatko Boiov).

- Sabes (Zabes): Ka 28 shtëpi, me 61 burra të armatosur, me prijës Giuro Nicov (Gjuro Nikov).

- Godignie (Godinje). Ka 25 shtëpi, me 56 burra të armatosur, me prijës Nico Raizcov (Niko Rajckov).

- Tarnouo (Tarnova). Ka 40 shtëpi, me 100 burra të armatosur, me prijës Vucoslavaz Radognin (Vukoslavac

Radonji)

- Badglaui (Badglavi). Ka 30 shtëpi, me 70 burra të armatosur, me prijës Dacivo Dabceli (Daçivo Dabçeli).

- Comarno (Komarno). Ka 27 shtëpi, me 60 burra të armatosur, me prijës Vule Tomasev.

II: ANTIVARI – TIVARI.
     Qyteti i Antivarit (Tivari), me 17 fshatra në periferi, mobilizon 2762 burra, nga të cilët 400 të armatosur me pushkë, të tjerët me shpata, harqe, ushta, topuza.

Banorët janë malazezë të ritit ortodoks dhe albanezë të ritit roman.

Shtrirja e fshtrave fillon nga Pastroviçi dhe në vazhdim janë:

- Spizza (Spica): Ka 60 shtëpi, me 150 burra të armatosur, me prijës Giuro Marcov (Gjuro Markov).

- Sosina (Sozina): Ka 40 shtëpi, me 80 burra të armatosur, me prijës Dumo Lichi (Dumo Liçi).

- Suissa (Suisa): Ka 40 shtëpi, me 87 burra të armatosur, me prijës Pero Vitich (Pero Vitiç).

- Tubaz (Tubac): Ka 20 shtëpi, me 45 burra të armatosur, me prijës Nico Perov (Niko Perov).

- Togliemeddi (Tolemedi): Ka 30 shtëpi, me 70 burra të armatosur, me prijës Vuco Strepiev (Vuko Strepiev).

- Michulich (Mikuliç): Ka 25 shtëpi, 60 burra të armatosur, prijës Luca Matuscov (Luka Matuskov).

- Gradoevich (Gradoviç): Ka 50 shtëpi, 130 burra të armatosur, prijës Giuro Marcov (Gjuro Markov).

- Poddi (Poda): Ka 30 shtëpi, me 80 burra të armatosur, me prijës Peri Vucha (Peri Vuka)

Qyteti i bukur i Tivarit ka 500 shtëpi. Në vitin 1572 u pushtua nga turqit. Nga periferia e qyetetit, të shpërndara në fushën pjellore dhe në kodrat për rreth mund të jenë rreth 400 shtëpi, me kopshte dhe mjedise të këndëshme, të banuara nga albanezë myslimanë dhe të preferuar si vende banimi nga adminsitratoret dhe komandantët turq. Fshatrat rreth Tivarit janë:

- Dobra Voda: Ka 40 shtëpi, 100 burra të armatosur, me prijës Rado Giurou (Rado Gjurov).

- Rau. Ka 25 shtëpi, me 54 burra të armatosur, me prijës Giuro Strepiev (Gjuro Strepiev).

- Cumgni (Komina): Ka 20 shtëpi, 46 burra të armatosur, me prijës Schuchi Giurov (Shuki Gjura).

- Marchoevich (Markoviç): Ka 260 shtëpi, 1000 burra të armatosur, me prijës Maro Nicov (Maro Nikov).

Banoret e Markoviçit,dikur ishin të favorizuar nga Serenissima Republika -Veneta, kështu ata kishin

gëzuar të drejta të njejta me banorët e Pastroviç, por këto privilegje i humbën gjatë pushtimit turk.

- Gorana: Ka 20 shtëpi, 45 burra të armatosur, me prijës Dumo Luchi (Dumo Luçi).

- Gioncouvichi (Gjonkoviçi): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Andrea Druxi (Andrea Druksi).

- Crutte (Kruta): Ka 30 shtëpi, 75 burra të armatosur, me prijës Giuro Cecha (Gjiuro Çeka).

- Salichi (Saliçi): Ka 15 shtëpi, 40 burra të armatosur, me prijës Pepa Mexigli (Pepa Meksili).

- Pargaz (Pagrac): Ka 60 shtëpi, 130 burra të armatosur, me prijës Pepa Giurovich (Pepa Gjuroviç).

Në Antivar ndodhet Manastiri katolik i Shen Maria Rotaco, i ndertuar nga mbreteresha Helena dhe djali i saj Stefan Uroshi, Cari i Serbisë. Të ardhurat më të mëdha ky manastir i ka nga rrethinat e Pastroviçit, që ishte në zotërim të Serenissima, ndërsa fshati Lugh (Lugu) dhe një pjesë e Pastroviçit, në një ultesirë 6 milje të gjatë dhe 3 milje të gjëre, të tretën, të pestën dhe te dhjetën ia paguajnë kishës serbo-ortodokse të Pastroviçit, në kundërshtim me ankesat dhe kërkesat e kryemurgut dhe rektorit te kishës katolike të Shen Maries, që ishte në varësi të selisë së Shenjtë Apostolike.

III. DOLCIGNO - ULQINI.

Qyteti i Ulqinit, shtrihet në bregun e detit, në një territor të gjërë pjellor, plot me ullishta dhe me shumë kopshte pemësh frutore.

Pas një rezistence të gjatë dhe lufttimesh të ashpra, në vitin 1573, qyteti ra në duart e pushtuesve turqë, të cilët kanë krijuar një administratë te forte. Në Ulqin ishin përqëndruar 300 Ulufehär – ushtarë turq me rrogë.

Dolcigno - Ulqini, së bashku me rrethinat ka 300 shtëpi dhe organizon 800 luftëtar, nga te cilet 400 të armatosur me pushkë.

Shumica e banorëve të Ulqinit janë albanezë, të shquar si lundërtarë dhe peshkatarë.

Nga Ulqini nisen anije të vogla të komanduara nga turqit, që sulmojne anijet tregëtare, që lundrojnë për në portet e Albanisë, per t’u furnizuar me drithra. Pasi i grabisin, mallrat i shkarkojnë në Tivar dhe në Kotorr.

Në rrethinat e Ulqinit shtrihen fshatra të shumta të banuara nga albanezët:

- Gerana (Xherana): Ka 70 shtëpi, 180 burra të armatosur, me prijës Marco Crutta (Mark Kruta).

- Bratizze (Bratica): Ka 50 shtëpi, 127 burra të armatosur, me prijës Gion Salechi (Gjon Saleki).

- Porubbi (Poruba): Ka 50 shtëpi, 130 burra të armatosur, me prijës Luca Mida (Luk Mida).

- Scoimiri (Soimiri): Ka 20 shtëpi, 42 burra të armatosur, me prijës Andrea Porubba.

- Cullumsi (Kolomza): Ka 70 shtëpi, 170 burra të armatosur, me prijës Piene Bitti.

- Pistulle (Pistula): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Colla Castrat (Kol Kastrati).

- Zogagni (Zoganji): Ka 100 shtëpi, 237 burra të armatosur, me prijës Paulo Soimira (Pal Soimira).

- Medi: Ka 20 shtëpi, 40 burra të armatosur, me prijës Masa Porubba.

- San Nicolo di Boiano (Shen Nikolla e Bunës): Ka 20 shtëpi, 60 burra të armatosur, me prijës Marin

Drecha (Marin Dreka).

- Rezzi (Reçi): Ka 20 shtëpi, 50 burra të armatosur, me prijës Pepa Jubani.

- San Zorzi (Shirgji): Ka 20 shtëpi, 45 burra të armatosur, me prijës Marin Colla (Marin Kola).

- Bellagni (Belaj): Ka 28 shtëpi, 65 burra të armatosur, me prijës Tusi Giez (Gjec Tuzi).

- Gorizza (Gorica): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Colla Andre (Kol Andrea).

- Samaris: Ka 27 shtëpi, 65 burra të armatosur, me prijës Giez Gion (Gjec Gjoni).

- Morichi (Muriqi): Ka 35 shtëpi, 80 burra të armatosur, me prijës Vucha Messi (Vuk Mesi).

- Mattan: Ka 20 shtëpi, 45 burra të armatosur, me prijës Dedi Scaffi (Ded Skafi).

- Busigattani (Buzigatani): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Vucha Sulla (Vuk Sula).

- Sachulli (Shakulli): Ka 26 shtëpi, 60 burra të armatosur, me prijës Marin Colla (Marin Kola).

- Doxan  (Dhoksan): Ka 36 shtëpi, 80 burra të armatosur, me prijës Colla Marchun (Kol Marku).

- Barbaruss (Barbarus): Ka 45 shtëpi, 100 burra të armatosur, me prijës Dre Lecha (Dre Leka).

- Ginani (Gjinani): Ka 40 shtëpi, 90 burra të armatosur, me prijës Peri Colla (Peri Kola).

- Suaz (Shazi): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Pep Mida.

- Selitta: Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Gion Colla (Gjon Kola).

- Bratizza (Bratica): Ka 22 shtëpi, 47 burra të armatosur, me prijës Giury Lecha (Lek Gjura).

- Summe (Suma): Ka 19 shtëpi, 40 burra të armatosur, me prijës Pale Nichi (Pal Niki).

- Cadorcho (Kadorka): Ka 50 shtëpi, 120 burra të armatosur, me prijës Dumo Luci (Luçi)

- Rasti (Rashti): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Preu Bitti.

- Midde: Ka 20 shtëpi, 43 burra të armatosur, me prijës Lech Parubba (Lek Paruba).

- Barchognich (Barkonjiç): Ka 40 shtëpi, 90 burra të armatosur, me prijës Gion Giurovich (Gjon Gjuroviç).

- Cravar (Kravar): Ka 15 shtëpi, 40 burra të armatosur, me prijës March Nicha (Mark Nika).

- Oblich (Oblika): Ka 45 shtëpi, 110 burra të armatosur, me prijës Michi Pale (Pal Miki)

- Robott: Ka 40 shtëpi, 100 burra të armatosur, me prijës Peri Vucha (Peri Vuka).

Në vazhdim nga Ura e Shkodrës per gjate bregut te liqenit dhe ne malet ne thellesi duke filluar nga Zarniza (Carnica), shtrihen 22 fshatra te banuar nga albanezë katolikë te ritit Roman. Katolikët fillojnë nga Patroviçi ne territorin e Tivarit, me përjashtim të banorëve të Markojeviç, që janë pjesërisht të ritit orthodoks serbo-grek.

- Casina (Kazena): Ka 23 shtëpi, 50 burra të armatosur, me prijës Giuri Lecha (Lek Gjura).

- Cesagni (Çezaj): Ka 20 shtëpi, 50 burra të armatosur, me prijës Andro Dvoinov.

- Sirochi (Shiroka): Ka 50 shtëpi, 110 burra të armatosur, me prijës Pieri Colla (Kol Pieri).

- Mesigli (Mesili): Ka 40 shtëpi, 90 burra të armatosur, me prijës Giori Morich (Gjori Moriç).

- Velliart (Vallasi): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Marchin Colla (Markin Kola).

- Zogagni (Zogaj): Ka 25 shtëpi, 50 burra të armatosur, me prijës Alla Andrea.

- Schanv (Shani): Ka 20 shtëpi, 45 burra të armatosur, me prijës Nichi Petcho (Niki Petko).

- Arbanassi: Ka 38 shtëpi, 80 burra të armatosur, me prijës Ndrecha Marin (Marin Ndreka).

- Gion Vuchi (Gjon Vuki): Ka 40 shtëpi, 90 burra të armatosur, me prijës Pev Colla (Pev Kola).

- Osterossi (Ostros): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Colla Gion (Gjon Kola).

- Martechi (Marteçi): Ka 45 shtëpi, 100 burra të armatosur, me prijës Peppa Buiari (Buiar Pepa).

- Ruchi (Ruçi): Ka 27 shtëpi, 57 burra të armatosur, me prijës Gion Colla (Gjon Kola).

- Bobovista (Bobovishta): Ka 35 shtëpi, 80 burra të armatosur, me prijës Lucha Mida (Lukë Mida).

- Costagna (Kostanja): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Lale Drecha (Lal Dreka).

- Stelichi (Steliçi): Ka 22 shtëpi, 47 burra të armatosur, me prijës Giure Nicha (Gjur Nika).

- Brizol (Briska): Ka 45 shtëpi, 110 burra të armatosur, me prijës Colla Mengha (Kol Menga).

- Limane (Livari): Ka 23 shtëpi, 50 burra të armatosur, me prijës Giuri Lucha (Lukë Gjura).

- Pinculi (Pinkuli): Ka 20 shtëpi, 45 burra të armatosur, me prijës Giovan Lucha (Gjon Luka).

- Sextan (Shestan): Ka 100 shtëpi, 260 burra të armatosur, me prijës Peri Vucha (Peri Vuka).

- Morich (Muriqan): Ka 20 shtëpi, 50 burra të armatosur, me prijës Gion Morich (Gjon Moriqi)

- Crigniza (Krinjica): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Deda Sucha (Ded Suka).

- Seoza (Seoca): Ka 80 shtëpi, 180 burra të armatosur, me prijës Gioan Cruta (Gjon Kruta).

Gjatë bregut të lumit Bojana (Buna), në drejtim bregut të liqenit të Shkodres, duke filluar nga Zadrima renditen fshatrat:
- Mertezi (Merteci): Ka 15 shtëpi, 40 burra të armatosur, me prijës Pali Griez (Pal Gjieçi).

- Deragliot (Derragjata): Ka 20 shtëpi, 47 burra të armatosur, me prijës Gion Giecci (Gjon Gjeçi).

- San Sergio (Shirgji): Ka 20 shtëpi, 47 burra të armatosur, me prijës Gion Sucha (Gjon Suka).

- Bussanti (Mushan): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Punch Leccha (Punç Leka).

- Serezi (Serreqi): Ka 40 shtëpi, 95 burra të armatosur, me prijës Gion Scurza (Gjon Skurca).

- Daizi (Dajçi): Ka 60 shtëpi, 130 burra të armatosur, me prijës Dedo Sucha (Dedë Suka).

- Samaris (Samrishta): Ka 35 shtëpi, 90 burra të armatosur, me prijës Giov Vuccha (Gjon Vuka).

- Samaris Piccolo (Samrishti i Vogel): Ka 20 shtëpi, 43 burra të armatosur, me prijës Colla Giecci

(Kol Gjeçi)

- Fraschalli (Rrushkulli): Ka 15 shtëpi, 35 burra të armatosur, me prijës Andrea Giecci (Andrea Gjeçi).

- Recci (Reçi): Ka 60 shtëpi, 150 burra të armatosur, me prijës March Giura (Mark Gjura).

- Belagni (Belanji): Ka 40 shtëpi, 90 burra të armatosur, me prijës Mar Giecci (Mar Gjeçi).

- Carezzi (Krroqi): Ka 15 shtëpi, 33 burra të armatosur, me prijës Dre Lecha (Dre Leka).

- Bulugni (Pulaj): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Gion Colla (Gjon Kola).

- Treville di Tunisi (Trushi): Ka 90 shtëpi, 270 burra të armatosur, te ndare ne tre grupe, njeri me

prijës Andrea Druic (Andrea Dushi), grupi tjeter nga Pev Colla (Pev Kola) dhe pjesa tjetër

me prijës Leccha Dre (Andrea Leka).

- Baxdiza (Berdica): Ka 20 shtëpi, me 50 burra të armatosur, me prijës Palle Nichi (Pal Niki).

- Gragnuola (Granjolla?): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Marin Dre.

- Cosmaz (Kozmaç): Ka 40 shtëpi, 100 burra të armatosur, me prijës Vucha Sulla (Vuk Sula).

- Chuzi (Kuçi): ka 25 shtëpi, 60 burra të armatosur, me prijes Giou Midda (Gjon Mida).

- Lubian (Juban): Ka 40 shtëpi, 100 burra të armatosur, me prijës Peppa Suma.

- Giosola (Gjozola): Ka 26 shtëpi, 60 burra të armatosur, me prijës Colla Giecci (Kol Gjeçi).

- Gucresi (Gurrëza): Ka 40 shtëpi, 100 burra të armatosur, me prijës Giuri Lucha (Luk Gjura).

- Molussa (Molusa): Ka 30 shtëpi, 60 burra të armatosur, me prijës Prenc Midda (Prenk Mida).

- Selaz (Selac): Ka 25 shtëpi, 40 burra të armatosur, me prijës Colla Gion (Gjon Kola).

- Musselin: Ka 40 shtëpi, 100 banorë të armatosur, me prijës Andrea Colla (Andrea Kola).

- Irma: Ka 30 shtëpi, 80 burra të armatosur, me prijës Pep Marin Colli (Pep Marin Koli).

- Dobranz (Dobraç): Ka 50 shtëpi, 120 burra të armatosur, me prijës Pre Leccha (Pre Leka).

- Chopilich (Kopliku): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijes Vuch Vucha (Vuk Vuka).

- Griese (Grizha): Ka 25 shtëpi, 60 burra të armatosur, me prijës Gion Menighi (Gjon Menigi).

- Vatan: Ka 15 shtëpi, 40 burra të armatosur, me prijës Gion Saluzi (Gjon Salluci).

- Busigatan (Buzigatan): Ka 40 shtëpi, 110 burra të armatosur, me prijes Lucha Gion (Gjon Luka).

- Sachalli (Shakuj): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Giuri Lucha (Gjiuri Luka).

- Doxon (Doksan): Ka 27 shtëpi, 50 burra të armatosur, me prijës Gion Chicha (Gjon Kika).

- Barbaluxa (Barbullush): Ka 30 shtëpi,70 burra të armatosur, me prijës Prenc Bitti (Prenk Biti).

- Renesi (Rrenci): Ka 50 shtëpi, 150 burra të armatosur, me prijës Gjion Saliki (Gion Salichi).

- Cacharichi (Kakarriqi): Ka 150 shtëpi, 400 burra të armatosur, me prijes Gion Salichi (Gjon Saliki).

- Balladrin (Balldreni): Ka 60 shtëpi, 150 burra të armatosur, me prijës Pepa Scura (Pep Skura).

- Rastici (Rastiçi): Ka 40 shtëpi, 100 burra të armatosur, me prijës Pepa Soimira (Pep Soimira).

- Drivasto (Drishti): Qytet i ngritur në majën e një mali, i rrethuar nga kodra shkëmbore të thepisura. Në majën e një prej këtyre kodrave është keshtjella e Drishtit, me pak shtëpi të banuara, ndërsa rreth e rrotull janë lagje me shtëpi të shumta fshatarësh, që punojnë e mbledhin prodhimet e kësaj toke pjellore.

Drishti eshte 12 milje larg nga Shkodra. Rreth Drishtit janë pak fshatra jo shume të mëdhenj.

Drishti, ka qene qytet i rendesishem i Albania Veneta, ku e kishte selinë një gjyqtar mbikqyrës i Republikës Marinare të Venedikut (Serenissima Signoria di Venetia), i cili analizonte sentencat e dhëna në Kotorr dhe në zonat e tjera të Dukatit, pra prezantoheshin për apel në Drisht, ku dikur funksiononte një tip Gjykata e Apelit për Dukatin e Shkodrës.

Fshatrat rreth Drishtit jane:

- Gornelichi (Gorneliqi): Ka 26 shtëpi, me 60 burra të armatosur, me prijes Pal Gion (Pal Gjoni).

- Rivoli (Rrjolli): Ka 60 shtëpi, me 140 burra të armatosur, me prijës Dre Midda.

- Villessa (Vileza): Ka 17 shtëpi, 40 burra të armatosur, me prijës Gion Giecci (Gjon Gjeçi).

IV. SHKODRA – kryeqendra e Sanxhakut.

Qytetin e Shkodrës me rrethinat, Marian Bolica e cilëson: “Pjesa kryesore e Dukatit të Shkodrës” dhe në vazhdim shkruan: Kështjella e bukur dhe e fortë e Shkodrës, ngrihet mbi një kodrine, buzë liqenit dhe te lumit Buna. Relacionin e fillon me kështjellën e Rozafës, ku ishte vendosur garnizoni turk, ndërsa tregon se qyteti i Shkodrës shtrihej në faqen jugore të kodrës, nën muret e keshtjellës, me shtëpitë e ndërtuara njera mbi tjetrën, duke zbritur deri në buzë të lumit Drin dhe në bregun e Bunës.Ky përshkrim, përkon saktësisht me një gravurë të vitit 1602 (gjëndet në Bibliotekën e Nju Jorkut – USA), ku paraqitet qyteti në faqen jugore të kodrës, pra në shekullin e XVII, shkodranët nuk e kishin “pushtuar” ende fushën ku ndodhet sot, përkundrazi e respektonin tokën pjellore, andaj ndërtonin në kodrat për rreth.

E. Lear: Ura e Bunës, 4 tetor 1848. (Harvard University, Huntington Library)

Edward Lear: Ura e Drinit, 4 tetor 1848. (Harvard University, Huntington Library)

Qyteti, me rrethinat ka 400 shtëpi. Në periferi janë 105 fshatra, që së bashku me qytetin kanë 3544 shtëpi dhe mobilizojnë 9240 luftëtarë, nga të cilet 1200 te armatosur me pushkë, të tjerët me shpata, harqe, ushta etj.

Të gjitha fshatrat banohen nga albanezë katolikë të ritit roman.

Lumi i Buna, ka shumë ujë dhe është i pasur me të gjitha llojet e peshqëve, që peshkohen në çdo stinë të vitit, por me kritere sipas llojeve dhe pa e dëmtuar ciklin e riprodhimit. Për gjatë rrjedhës ujëshumë të Bunës, janë ndërtuar mullinj të shumtë për bluarjen e drithrave.

Dy brigjet e Bunës bashkohen me një urë druri të bukur, të gjatë dhe të lartë. Buna rrjedh nga liqeni i Shkodres. Në rrjedhen e lumit Buna, janë ndertuar pika të shumta peshkimi, si dhe prita si ajo e Dajlanit. Në daljen e Bunë nga liqeni, thellësia e ujit arrinë rreth 2, 5 m (6 - 8 këmbë: 1 këmbë = 30.48 cm).

Buna derdhet në det. Nga grykderdhja deri në qytetin e Shkodrës, lumi është i gjatë 24 milje. Deri në San Serghio (Shirgj) ku ndodhet kisha e vjetër e ndërtuar në argjinaturën e lumit, distanca është 18 milje dhe nga aty deri në qytet 6 milje. Kjo kishë u rindertua nga mbreteresha Helena e Serbise (me origjine franceze), që i a dedikoj Shen Serxhios dhe Shen Bakut.

Marian Bolica nuk harron te theksoj se kisha katolike e Shirgjit, u rindertua me 1306 nga mbreteresha Helena, e shoqia e Car Uroshit, i cili me pas organizoi shizmen, duke i detyruar katoliket arberor te konverto-heshin në ritin serbo-ortodokse. Popullata shqiptare i rezistoi për kohë të gjatë kësaj dhune, por persekutimet e vazhdueshme dhe të egra ndaj albanezeve i detyruan një pjesë të banorëve të konvertohen, ose të migrojnë në jug të vendit dhe në Venecia.

Thellësia e Bunës në grykëderdhjen në detin Adriatik ështe 6 këmbe (pra 185, 04 cm), madje mund të arrijë deri 8 këmbë, në rastet me prurje të madhe të Bunës, në ditet me reshje të bollëshme.

Për gjatë brigjeve pjellore të lumit të Bunës shtrihen 12 fshatra të bukura, nga të cilat 7 në pjesën perëndimore në drejtimin për ne Podgoricë dhe të tjerët nga ana lindore, të shtrira në faqet e maleve, ku jetojnë rrebelat albaneze, për herë në luftë kundër turqëve.

Në lumin e Bunës, ne pjesen pasi kalon uren dhe në fqinjësi me qytetin, peshkatarët albanezë peshkojnë lloje te ndryshem peshqish dhe si thamë më sipër, në çdo stinë të vitit.

(Megjithë përkekjet për t’i përkthyer në shqip, në asnjë fjalor nuk munda t’i gjej emrat shqip të peshqëve, andaj i lashë në italisht, ashtu si i ka shkruar Marian Bolica Kotoranina):

- Janar: sarake (sarache), krapi.

- Shkurt: skoranca (scoranze) dhe ngjala.

- Mars: passari, rombi, ngjala, raine etj.

- Prille: peshkohen kiepe (chiepe) dhe gavoni me shumicë; kiepet e shijeshme arrijnë deri 5 libbre

(1 libbre = 327, 45 g, pra një peshk 5 libbre peshon 1, 657 kg).

- Maj: lice (lizze) dhe ama të mëdha.

- Qershor: raine të mëdha dhe peshq të tjere.

- Korrik: pashere (pascere), rombi, sfoli (sfogli) dhe gjuca etj;

- Gusht: qefulli (cievali), qefuj të medhenj me botarga të mëdha;

- Shtator: krapi, çievoli (cievoli), mezani dhe ngjala

- Tetor, ngjala dhe peshqë te tjere

- Nentor: mauraki (maurachi);

- Dhjetor: korbeti (corbetti) dhe varoli etj.

Në vazhdim, gjatë bregut lindor të liqenit të Shkodrës, shtrihen  fshatrat:

- Dobianci (Dobraçi): Ka 50 shtëpi, 120 burra të armatosur, me prijës Pepa Sucholi (Pep Sokoli).

- Ruse (Rusi): Ka 40 shtëpi, me 100 burra të armatosur, me prijës Mengho Scura (Mengo Skura).

- Vuracha (Vraka): Ka 20 shtëpi, me 40 burra të armatosur, me prijës Vucha Sulla (Vuk Sula).

- Grillo (Grila): Ka 30 shtëpi, me 70 burra të armatosur, me prijes Gion Lecha (Gjon Leka).

- Cupionich (Kupioniq): Ka 60 shtëpi, me 130 burra të armatosur, me prijës Pecha Campersa (Peka Kambësa).

- Cadarum (Kadarum): Ka 30 shtëpi, me 70 burra të armatosur, me prijës Drea Marin.

- Gradisca (Gradiska – Gradica). Ka 40 shtëpi, me 95 burra të armatosur, me prijës Gion Zuban (Gjon Cubani).

- Flacha (Flaka), Ka 18 shtëpi, me 40 burra të armatosur, me prijës Mesi Vucha (Vuk Mesi).

- Rassa (Rrasa): Ka 20 shtëpi, me 45 burra të armatosur, me prijës Gion Salico (Gjon Saliko).

- Pieraffama (Petroshan): Ka 40 shtëpi, me 100 burra të armatosur, me prijës Leka Buiari (Lecha Buiari).

- Luga. Ka 40 shtëpi, me 100 burra të armatosur, me prijës Giec Soimiri (Gjek Soimiri).

- Scarglieli (Shkreli). Ka 20 shtëpi, me 43 burra të armatosur, me prijës Gion Poruba (Gjon Poruba).

Nje vend te veçante ne relacionet, Marian Bolica i ka kushtuar liqenit të Shkodrës, duke përshkruar dhe evidencuar faunën, pasuritë natyrore dhe peshkimin.

Liqeni i Shkodrës.

Liqeni i Shkodrës furnizohet nga lumenj të shumtë si: Moraça, Zeta, Cijevna, Ribnica, Sitnica, Cemi etj.

Moraça e merr zanafillën në Zhabiak. Moraça ka prurje të madhe uji. Në ditët me reshje të shumta, fryhet dhe nga përrenjtë. Në rrjedhën e Moraçës, zoti Iovane Cernovicchio (Gjon Cernoviçi), ka ndërtuar mullinj.

Në të dy anët e brigjeve të lumit Moraça, ngrihen një varg shtëpishë. Banorët e kësaj zone, në pjese të përshtatëshme të lumit, kanë ndërtuar prita të shumta për kapjen e peshkut.

Liqeni i Shkodrës është i pasur me peshq të ujrave të ëmbël, që peshkohen, si gjatë verës dhe gjatë dimërit. Era e fortë, që fryn nëpër liqen, i favorizon varkat dhe fregatat me vela. Këto varka dhe fregata, janë si ato të piratëve ulqinakë, që grabisin anijet në detin Adriatik, qe dalin nga portet e Persatrini, të Kotorrit dhe të pjesës së poshtëme të Albanisë.

Në brendësi të liqenit janë 5 ishuj të vegjël shkembor: Vuranina, Com (Kom), Bescagoriza (Beskagorica), Starcevagoriza (Stracevagorica), Moracnich (Moraçniç).

Ne sejcilin prej ketyre ishujve, janë ngritur kuvende kallogjerësh të ritit serbo-ortodoks. Më i rëndësishmi është manastiri i Shën Nikolla i Vuranina.

Edward Lear. Tetor 1847. Pamja e Liqenit të Shkodrës, nga ana e Malit të Zi.

Liqeni është i pasur me shumë lloje peshqish. Nga ana e Shkodrës, liqeni rrethohet me pemë të shumta, me plepa të lartë, me shelgje dhe me shkurre të ndryshme, që rriten në ujë. Ky mjedis me pemë, duke filluar nga tetori dhe gjatë gjithë dimrit, mbushet me zogjë të shumtë, që ne turqisht quhen Karabullak (italisht Cormoran - Kormoran). Janë aq të shumtë, sa vetëm ata që i kanë parë, mund të thonë dëndësinë e tyre në liqenin e Shkodrës. Peshkatarët i përdorin karabullakët, për të kapur peshkun skoranca në thellësi të liqenit dhe në pjesën fillestare dhe të gjërë të lumit Buna.

Në brendësi të liqenit, ne drejtim të malit Bazagur (Buzëguri), natyra ka “ndërtuar një amfiteatër ujor”, një gji të vogël të rrethuar me pemë të larta. Ky gji, me sipërfaqe rreth 1 milje katror, rrethohet nga shpatet e malit që zbresin pjerrtas dhe me gurë të medhenj, me madhësi sa një fuçi 10 barrilesh veneciane, që formojne shkallët mbi ujë dhe mes tyre guvat nën ujë.

Në periudhën kur ulet niveli i ujit, peshkatarët vendosin purteka të gjata, që i ngulin në fundin e liqenit dhe i lidhin mes tyre me degë shelgjesh, duke formuar nje prite të me gardh me thupra shelgjesh, të gjatë rreth gjysëm milje. Ky gardh ndertohet me kosha te shumte nenujor dhe çdo peshkatar e di ku është pjesa e tij. Kështu ata ndërtojnë dy, tre, madje deri pesë e dhjetë prita në vazhdimësi, sipas mundësive që kanë.

Në se ndonjë prej peshkatarëve, do ta jepte me qira vendin e tij të peshkimit, të përbërë nga 3 – 4 kosha, do të kërkonte 40 – 50 tallere në vit. (Thallero ishte monetë argjendi standarte në Europë në shekujt XV- XVIII. Me 100 tallere, paguhej qeraja e një shtëpie dhe ushqimi i një familje për një vit).

Peshqit skoranca pasi largohen nga lluca dhe uji i ftohtë i liqenit, gjejne strehim në ujrat e ngrohta të këtyre guvave shkëmbore, me ujë të kthjellët që del nga burimet që ndodhen në fundin e liqenit. Pritat dhe vendet e peshkimit, kontrollohen nga rojat, që nuk i lejojnë zogjtë dhe Karabullakët të “grabisin” peshkun.

Nëpër liqen lundrojnë 400 – 500 varka. Peshkatarët i ndertojnë varkat me trungje lisi, të gdhendur në formë govate. Varkat vozisin nëpër liqen në mënyrë të rregullt, larg bregut.

Gjatë peshkimit, “flotilja” e varkave të shkodranëve, shoqërohet nga ushtarët turq, që janë shumë të intere-suar per peshkimin, madje mes tyre, në një nga varkat në qender të kësaj “flotilje” eshte i pranishëm Hoxha, i cili pasi bën një lutje në gjuhën turke, me pas, kur ai e vlereson momentin e përshtatshëm, lëshon një kushtrim dhe të gjithë në kor, peshkatarët albanezë dhe ushtarët turq, fillojnë të bërtasin duke imituar klithmat e zogjëve, që ndodhen në pemët për rreth. Zogjtë e trembur, sidomos karabullakët, fluturojnë e kridhen në ujë dhe fillojnë të kapin peshk.

Këta zogj grabitqar, notojnë në thellësi të ujit dhe kapin peshqit, ndërsa pjesa e madhe e peshqëve të trembur nga ky sulm masiv, kërkojnë të largohen, por bien në kurthin e pritave rrethuese. Ushtarët turq, që kontrollojnë nga sipër këto prita, i kapin të gjallë me dorë e pasi ngazëllehen nga peshkimi, i lëshojnë përsëri në ujë.

Pritat per kapjen e peshkut në lumin e Bunës (Dajlani) (foto e vitit 1890)

Mariano Bolica tregon se ishin aq shumë zogj, sa kur turqit e armatosur me arkibuxhio (pushkë), qëllonin mbi zogjtë që fluturonin mbi liqen, ose mbi ato që rrinin në majat e pemëve të larta, sa saçme do të përdornin, aq zogjë do të kishin vrarë. Ndodhte, që me një të shtime me arkabuxhio, të vriteshin dhjetë zogjë menjëherë. Zakonisht këta zogjë fluturojnë mbi liqen në tufa të dedura, aq sa duken si nje re e zezë.

Gjuetia e këtyre zogjëve është e ndaluar. Kush kapet duke vrarë këta zogj, gjobitet me 300 aspra (4 dukate floriri) per çdo zog të vrarë dhe i sekuestrohet arma.

Ky ligj është shumë i drejtë, pasi po u vranë zogjtë, nuk do të kishte peshkim të skorancës. Banoret i mbrojnë këta zogj, pasi thonë se sa më shumë të jenë, aq më e madhe është sasia dhe cilësia e peshkimit.

Pronarët e pritave në ujrat e liqenit, kujdesen dhe punojnë për t’i bërë të frutëshme, prandaj shkojnë dhe i kontrollojnë çdo dy ditë. Në këto prita kapet peshk tinka, me peshë deri 6 libbre dhe ngjala të mëdha, që janë të shijeshme dhe delikate.

Liqeni i Shkodrës është i pasur me zogjë të çdo lloji, që mund të imagjinohen. Ka rosa me shumicë, grue, airone, cesani, pata, lejlekë, galinaçe, fazana si dhe shpendë grabitqarë sidomos skifterë të shkathët, që turqit i kapin me rrjeta dhe i stervisin per gjueti te zogjeve.

Shumë e preferuar është gjuetia e rosave. Në mengjes, shkodranët dalin per gjueti me Petrita (Skiftera). Hypur ne varka, me britma leshojne petritat, që kapin rosat. Me këtë lloj gjuetie, banorët kthehen në shtëpi me 20 deri 30 rosa të kapura në ditë.

Një peshkim i veçantë kryhet në grykëderdhjen e lumit Moraça në liqenin e Shkodrës. Në fund të muajit shkurt dhe gjatë marsit, peshkatarët me 5 - 6 varka, hyjnë në lum dhe gjuajnë skoranca me kallama me grepa të lidhur me flokë te bishtit të kalit. Me këtë gjueti me grepa, peshkatarët arrijnë te kapin deri 50 – 60 libbre skoranca dhe krap.

PJESA V: PODGORICA.

Mariano Bolica shkruan: Pjesa e pestë dhe shumë e bukur e Dukatit të Shkodrës është Podgorica, një qytezë (Citadela) e vogël e rrethuar nga lagjet periferike me 900 shtëpi, të banuar nga shumica albanezë të krishterë. Qyteti shtrihet në spondet e lumit Moraça, i cili në anën e djathtë zbret poshtë drejt liqenit të Shkodres, duke e ndarë nga Mali i zi, ndërsa në anën e majtë kufizohet nga malet e larta të pa arrijtshëm, ku jetojnë malësorët rrebela, që luftojnë kundër turqëve. Këto vargmale shtrihen 60 milje deri në Shkodër.

Rreth qytetit janë 17 fshatra, me 1697 shtëpi, me 4376 burra të armatosur, nga të cilët 300 me pushkë, të tjerët me shpata, harqe, ushta, topuza.

Ne vazhdim, Mariano Bolica përshkruan lumenjtë e këtij territori dhe që derdhen në liqenin e Shkodrës.

Lumi Povia, buron në një mal të ashpër mbi Pliesivci dhe në pjesen e poshtëme zbrazet fillimisht në një liqen të vogel dhe me pas vazhdon rrjedhën dhe derdhet në lumin Moraça. Në Povia peshkohet krapi, disa me peshë deri 100 libbre, si dhe ngjala e trofta, që thonë se vijnë lart në lum nga ana e Liqenit të Shkodrës. Lumi Povia është i gjatë 25 milje dhe pasi kalon mbi Momisiç afër Podgoricës, derdhet në lumin Moraça.

Lumi Ribniza, i pasur me troftë (të medha deri 10 – 15 libbre). Ky lum buron ne malet e fshatit Slatica dhe bashkohet me lumin Moraça afër Podgoricës. Në këtë lum, banorët peshkojnë trofta, me peshë 10 – 12 libbre, si dhe peshq te llojeve luci e tinke të shijëshme.

Lumi Zievna, buron në malet e Kuçit e pasi zbrazet në një liqen të vogël, vazhdon rrjedhën për 15 milje dhe  afer Garlit bashkohet me Moraçën. Në këtë lum peshkohen trofta dhe tinka të vogla.

Lumi Sitnica, buron ne malet e fshatit Beri të Lieskopolie në Mal te Zi, rrjedh përmes fushes per 5 milje dhe derdhet në Moraça. Në këtë lum peshkohen tinka, luci dhe skorance.

Lumi Cievna, me ujë të kthjellët, është i pasur me trofta. Mbi lum ngrihet një urë e gjatë, e ndërtuar me trarë të medhenj lisi, që bashkon dy brigjet e populluara nga albanezë.

Lumi Moraça, buron në malin Moraça në një fshat të Hercegovinës. Është i gjatë 120 milje dhe gjatë rrjedhës i bashkohen edhe pesë lumenj të tjere, që e shtojne sasinë e ujit. Moraça derdhet në liqenin e Shkodres. Në Moraça peshkohen trofta të medha, raine, luci, skorance, tinke dhe ngjala.

Gjatë bregut të lumit janë ndërtuar mullinj të shumtë, të gjithë në pronësi të kontit Gjon Cernoviçi.

Në një segment të lumit nën Momisiç, një albanez mysliman i Podgoricës është i shquar për peshkimin. Ai kap trofta deri 7 pëllembë të gjata, si dhe peshqë të çdo lloji dhe i shet në një dyqan që e ka hapur në qytet.

Qyteti i Podgoricës.

Podgorica shtrihet në një pllajë, të rrethuar në veri nga malet, e përshkuar mes për mes nga lumi Moraça. Ne periferi eshte një fushë e gjërë pjellore, ku janë ngritur qendra të vogla banimi dhe shumë fshatra. Në këtë fushë të bukur, banorët mbarshtrojnë kuaj.

Malësorët kryengritësa jetojnë në 11 fshatra, nga të cilët 6 me banorë të krishterë albanezë të ritit roman dhe 5 me banorë malazezë të ritit serbo-ortodoks.

Të 11 fshatrat kanë 2347 shtëpi dhe mobilizojnë 5380 burra të armatosur, nga të cilët 100 me pushkë.

Sanxhakbeu e ka rezidencën në Shkodër, por ai shpesh shkon në Podgoricë, pasi atje ka livadhe të shumtë, ku kuajt kullosin lirshëm dhe argetohen me peshkimin si sanxhakbeu dhe rojet që e shoqërojnë (150 ushtarë të armatosur me pushkë dhe 100 me ushta e shpata).

Sanxhakbeu, çdo pranverë shkon me pushime në Podgoricë, shetit dhe argëtohet në ato troje të bukura. Ai shkon në Podgoricë dhe me qëllim, që të mbaj nën kontroll territoret për rreth, sidomos malësitë e banuara nga rrebelat albanezë, që nuk i binden pushtetit të Stambollit.

Gjatë kësaj vizite, Sanxhakbeun e shoqëronin 100 heshtarë dhe 150 deri 200 sermen (sejmenë), ushtarë me pushkë të shkurtëra turke. Në Podgoricë janë disa struktura ushtarake turke si: Ulufehars, Spahhijtë (kalorës), Çaushët M?teferrika-sit dhe Allaibejtë, të cilet ishin të regjistruar në Tefterët sipas fermanit të Sulltanit.

Këto reparte i dërgonin në ekspedita ndëshkimore kundër kryengritësve. Të gjithë repartet ishin paisur me letra kredenciale me Mühür (Myhyr), pra me vulën e vetë Sulltanit.

Ulufehars dhe Müteferrika-sit ishin ushtarë me rrogë, ndërsa spahijt, ishin në shërbim të detyruar për të mbledhur timaret dhe paguheshin me ato parà që mblidhnin nga taksat e banorëve. Allajbejt ishin me grada rreshtera madhor të Sanxhakut, që kryenin shërbimet në pjesët fushore të trojeve të pushtuara nga turqit.

Të gjitha këto lloj repartesh i kishin shpërndarë nëpër fshatrat, ku mbanin rregullin publik.

Në Sanxhakun e Shkodrës, për të mbajt nën kontroll territoret e thella malore kishin dërguar:

- Në Kelmend (Climenti), ishin repartet e spahijve të komanduar nga Nasuf Pasha i Stambollit.

- Në Biellopauliç (Bielopaulichi), komandonte milicia turke e Podgoricës.

- Në Kuç (Cuzzi), në Bratonosiç (Bratonosich), janë ushtarët turqë të komanduar nga Meduni,

- Në Plavë janë ushtaret e komanduar nga Sem Zaus (Cem Çaushi) i Podgoricës.

- Në Hot (Hotti), komandant janë zoti Zaffer Zaus (Xhaferr Çaushi), Rexhepçelepi Hazekiu (Rezepcceleppi

Hazichi).

- Në Vasoeviç (Vassoevichi), janë komandanta Ahmet Çelepi Hadroviç e Jusuf Beg Karzmiç (Ahmet Celeppi

Hadrovich dhe Jesuf Begkarzmich).

- Në Piper, komandant është Mehmet Aga Glautoviç (Mehmet Agga Glautouich), që është M?teferrika.

- Në Sllaticë (Slatiza), komandant është zoti Bego Sinanbegoviç (Bego Sinanbegiovich).

- Në Rapsh (Rapsa), komandon spahiu (komandanti i kavalerisë) Haxho Momçeloviç (Hazo Momcelouich).

- Ne Skarlia (Scarglia) dhe në Kastrat (Castratti), komandon zoti Haxhi Aga Hadroviç (Hazagga Hadrovich).

Në çdo qendër fshati janë Vojvodët, ekzekutuesit e drejtësisë, pra gjyqtarët, që ndëshkojnë çdo njerin, që ngre krye kundër turkut, si dhe ato që shkelin rregullat dhe ligjet e Perandorise Turke, duke i denuar me burg dhe me gjoba të rënda

Në vazhdim jepen të dhëna për fshatrat, që shtrihen në periferi të Podgoricës.

- Daibabe (Dajbaba): Ka 60 shtëpi, me 140 burra të armatosur, me prijës Dabac Vukshini (Dabaz Vuchssin).

- Goriciani (Goriçani): Ka 67 shtëpi, me 130 burra të armatosur, me prijës Vulatco Peiov (Vulatko Pejov).

- Gargli (Garli): Ka 80 shtëpi me 185 burra të armatosur, me prijës Vuco Juvanov (Vuk Juvanov).

- Golubovaz (Golubovci): Ka 100 shtëpi, me 245 burra të armatosur, me prijes Nixa Lachicev (Niksa Lakiçev).

- Curillo (Kurrilla): Ka 30 shtëpi, me 78 burra të armatosur, me prijës Daio Nicellizin (Daio Niçellici).

- Carabesse (Karabesa): Ka 18 shtëpi, me 40 burra të armatosur, me prijës Nico Paiou (Niko Paja)

- Plavniza (Plavnica): Ka 80 shtëpi, me 220 burra të armatosur, me prijës Nico Raizev (Niko Raicev).

- Gostigli (Gostilje): Ka 70 shtëpi, me 200 burra të armatosur, me prijës Rado Strepeov.

- Moranovich (Moranoviç): Ka 40 shtëpi, 95 burra të armatosur, me prijës Dabro Marcou (Dabro Markov).

- Bischian (Biskian): Ka 70 shtëpi, me 177 burra të armatosur, me prijës Pavich Jovanov (Paviç Jovanov).

- Vuragn (Vranja): Ka 45 shtëpi, me 97 burra të armatosur, me prijës Peio Nixin (Peio Nikshin).

- Samaris: Ka 57 shtëpi, me 170 burra të armatosur, me prijës Brato Mipov.

- Beris Lavzi (Berishlavci): Ka 40 shtëpi, me 79 burra të armatosur, me prijës Rado Nicov (Rado Nikov).

- Slatiza (Slatica): Ka 40 shtëpi, me 100 burra të armatosur, me prijës Lassa Paios (Pajo Lasa), nipi i priftit

Radonja (Radogna).

- Vuladni (Vulaj): Ka 60 shtëpi, me 130 burra të armatosur, me prijës Andrin (nuk e shkruan emrin).

- Grudde (Gruda): Ka 40 shtëpi, me 100 burra të armatosur, me prijës Gassan Gergelov (Gasan Gjergelov).

- Tusi (Tuzi): Ka 30 shtëpi, me 70 burra të armatosur, me prijës Giev Giecco (Gjev Gjeko)

Në Grudës dhe në Tuzit shtrihen 17 fshatra, me albanezë të krishterë të ritit roman, që banojnë në shpatet e malit Verzi (mbi Kuç).

Këtyre 17 fshatarve, mund t’i shtohen dhe dy, Curillo (Kurillo) dhe Plavnizza (Plavnica), që shtrihen në fund të pllajës së Podgoricës si dhe disa fshatra të tjerë buzës së sipërme të Liqenit të Shkodres, që janë fshatra të rrethuara me pyje të dendur dhe të pasura me kafshë të egra si arinj, derra të egër, kaprolla, dhelpra, ujqër, liqerbull (Lynx), mace të egra, lepuj etj.

Kjo faune e pasur i nxiste Sanxhakbeun dhe zoternjtë turq që e shoqeronin, të organizonin fushata gjuetie.

Banorët e fshatrave fushore të Podgorices, shquheshin për mbarshtrimin e kuajve. Gjatë festave organizonin gara vrapimi me kuaj, ku evidencohej një konkurencë e fortë ndermjet kalorësve albanezë dhe ushtarëve turqë, sidomos me spahijtë.

Mariano Bolica, në shenimet e tij, albanezët i identifikon katolikë të ritit roman, ndërsa malazezët ortodoks, të ritit serbo-grek. Kur flet për banorë turqë, kuptohet se i referohet asaj pjese të vogël të popullatës albaneze të këtyre trevave, që ishte konvertuar në myslimanë. Kjo menyrë shkrimi është përdorur gjatë mesjetës dhe në shekujt e më vonshëm, si rezulton ne shumë kronika të këtyre periudhave.

*   *    *

Mbi Sllaticë, në majën e një kodre, që shtrihet në kembët e malit, është një shesh i bukur, ku janë rrenojat e qytetit antik të Diokleas, i ndërtuar nga perandori romak Diocletiano (Diokleciani).

Mbeturinat e mureve rrethuese të qytetit janë 6 milje të gjata. Nga gërmimet e kryera, janë zbuluar blloqe të bukura mermeri, statuja dhe kolona të vendosura në bazamente guri të fortë, që janë mbetje të tempullit, që ishte ndërtuar në pjesën më të lartë të qytetit Dioklea. Aty janë zbuluar pllaka të shumta mermeri, me shkrime latine, me emrin e Paulo Emilio. Në rrenojat janë zbuluar dhe monedha të shumta ari dhe argjendi.

Në Dioklea nuk ka burime uji të pijshëm, andaj banorët e kanë marrë ujin nëntoke në lumin Cievna dhe e kane kaluar në Dioklea, me një akuedokt të gjatë 12 milje.

Ushtaret turq, nga Podgorica, shkonin në Sllaticë dhe merrnin këto blloqe mermeri dhe me karro i dërgonin në furrat e gëlqereve.

Në vazhdim, Mariano Bolica tregon per kryengritësit, që luftoin kundër turqeve, për ato malesora trima, që jetonin në malet e larta, në ato fortesa natyrale te Kelemendit. Këto male fillojnë në kufi me Heregovinën dhe vazhdojnë deri ne Shkoder dhe ne Chusev Lug (Lugjet e Kushevit).

Janë gjithesej 11 fshatra, 5 të banuar me malazezë të ritit serbo-ortodoks dhe 6 fshatra të banuar me albanezë te besimit katolik, të ritit roman.

Pesë fshatrat me banorë të ritit ortodoks-serb janë:

- Riouzi (Riovci): Ka 50 shtëpi, me 120 burra të armatosur, me prijës Ivanis Rodognin (Ivanis Rodonjin).

- Bielopaulichi (Bjellopavliçi): Ka 360 shtëpi, me 800 burra të armatosur, me prijes Neneza Latinovich

(Neneca Latinoviç) dhe Bratich Tomasevich (Bratik Tomasheviç).

- Piperi: Ka 270 shtëpi, me 700 burra të armatosur, me prijës Raoslav Bosidanou (Raoslav Boshidanov).

- Bratonosich (Bratonosiç): Ka 87 shtëpi, me 260 burra të armatosur, me prijës Stanoje Radognin (Radonjin).

- Vassoevich (Vasoeviç): Ka 90 shtëpi, me 280 burra të armatosur, me prijës Nicolla Hotasev dhe Late Loiof.

(Nikolla Hotashev dhe Late Loiof).

Gjashtë fshatrat e banuar nga albanezë të krishterë të ritit roman janë:

- Chuzzi Albanesi (Kuçi Albanez): Ka 490 shtëpi, me 1500 burra të armatosur, me prijës Lale Drecalou dhe

Neco Raizcov (Lale Drekalov dhe Neko Raizkov). Kuçianët janë trima të shquar.

- Climenti (Kelmendi). Ka 178 shtëpi, me 650 burra të armatosur, me prijës Smail Prentasev dhe Peda Sucha

(Smail Prentasev dhe Pedda Suka). Banorët e Kelmendit janë të pambrojtur, por luftëtarë të vendosur.

- Rapsa (Rapsha): Ka 80 shtëpi, me 260 burra të armatosur, me prijës Prenc Castrat (Prenk Kastrati).

- Hotti: Ka 212 shtëpi, me 600 burra të armatosur, me prijës Maras Pappa (Marash Papa).

- Scariglia (Skarilia): Ka 30 shtëpi, me 80 burra të armatosur, me prijës Messa Porubba.

- Castratti (Kastrati): Ka 50 shtëpi, me 130 burra të armatosur, me prijës Prenc Bitti (Prenk Bitti).

Mbi malin e Kuçit, saktësisht mbi Grudë, në një grykë mali ndërmjet dy kodrave të bukura, është qyteti i vogël Medun. Kështjella e ngritur në një pikë strategjike, në pjesën më të madhe është shkatërruar nga turqit. Në pjesët e mbetura të keshtjellës, të ruajtura nga Dizdar Agai, është sistemuar garnizoni turk me 200 ushtare të komanduar nga Agaj.

Para se turqit të pushtonin Dukatin e Shkodrës, sundimtari i Medina ishte konti Gjon Cernoviçi, që e kishte selinë ne Zhabjak. Pushtuesit turq, nën komanden e Mraher Aga e sulmuan disa herë Medinën. Në mbrojtje të qytetit shkuan njerëzit e Cernoviçit, ndonëse më parë, ata e kishin sulmuar Medinën për t’i grabitur banorët. Në luftimet për pushtimin e Medina, Mraher Aga pati humbje të rënda në ushtrinë e tij, megjithate mundi ta pushtoi e të behet zot i qytetit dhe i trevave për rreth.

Ne këto luftime, forcat e Cernoviçit u shpartalluan, çka shënoi humbjen e pushtetit të tij.

Pasi i pushtoi këto troje, Mraher Aga, ndër pengjet e shumta, mori dhe kamën e Cernoviçit (thikë e çmuar), të cilën ia bëri dhuratë kunatit të tij në Kotorr.

Veshje grashë të malësisë së Shkodrës në vitin 1890.

Pjesa VI: PLAVA

Në një rrafshnaltë të gjërë, pranë lumenjëve të rrëmbyeshëm malor e plot me peshq, shtrihet zona e Plavës, e banuar nga popullatë malazeze dhe albaneze.

Plava, përmban 23 fshatra, me 1360 shtëpi, me 3016 burra të armatosur, ndër të cilët 100 me pushkë dhe të tjerët me shpata, harqe, ushta, topuza.

Banorët e Plavës janë blegtorë. Çdo vit dërgojnë në Kotorr 200 kuaj të ngarkuar me thasë, të mbushur me lesh dhensh dhe me mallra të tejra si dyllë, djathë, drithra. Karvanët udhëtonin tre ditë e tre net për të arritur në tregun e Kotorrit.

Marrëdheniet e popullatës malazeze të Plavës, me malesorët albanezë nuk ishin fort të mira.

Banorët malazeze, ishin sulmuar dhe plaçkitur shpesh nga kelmendasit, që banonin në zonat e thella malore.

Per t’u mbrojtur nga sulmet dhe plaçkitjet e kelmendasve, turqit ndërtuan një fortesë përballë Kelmendit, ku u vendos një garnizon i vogël ushtarësh turqë, që ndikuan në mbrojtjen e banorëve të Plavës.

Në Plave janë disa fshatra, te banuar me malazezë dhe me albanezë:

- Trapane: Ka 72 shtëpi, me 187 burra të armatosur, me prijës Dragoe Lacov (Drago Lakov).

- Slatca (Slatka): Ka 72 shtëpi, me 78 burra të armatosur, me prijës Perisna Vojanou (Perisna Vojanov).

- Tresgnicvi (Treshnjevo): Ka 29 shtëpi, me 57 burra të armatosur, me prijës Andria Bojos.

- Slarieca (Slarieka): Ka 63 shtëpi, me 130 burra të armatosur, me prijës Vuceta Raicev (Vuçeta Raiçev).

- Bosechi (Boziqi): Ka 80 shtëpi, me 200 burra të armatosur, me prijës Vucassin Raizev (Vukshin Raicev)

- Cechugni (Çekunji): Ka 42 shtëpi, me 100 burra, me prijës Dmitar Jovov (Demetro Jovov).

- Giulichi (Gjiuliçi): Ka 33 shtëpi, me 67 burra, me prijës Laco Milov (Lako Milov)

- Cormasi (Kormasi). Ka 30 shtëpi, me 70 burra të armatosur, me prijës Vuchssan Lallecin (Vuksan Lalecini).

- Pannosieniza (Panoshenica): Ka 70 shtëpi, 150 burra të armatosur, me prijës Tomas Bratichiev (Bratiçev).

- Seoze (Seoca): Ka 40 shtepi, me 190 burra te armatosur, me prijës Hotas Nicollin (Nikolin Hotas).

- Lug (Lugu): Ka 60 shtëpi, me 130 burra të armatosur, me prijës Boio Lalov (Bojo Lalov).

- Arssaniza (Arsanica): Ka 67 shtëpi, me 148 burra të armatosur, me prijës Nico Millov (Niko Millov).

- Ulottin Piccolo (Ulotini i Vogël): Ka 53 shtëpi, me 112 burra të armatosur, me prijës Pero Ivancev.

- Ulottin Grande (Ulotini i Madh). Ka 90 shtëpi, me 210 burra të armatosur, me prijës Pecin Boi

- Jovoino (Jovojno): Ka 29 shtëpi, me 60 burra të armatosur, me prijës Bojo Vaxin (Bojo Vakshin).

- Comorani (Komorani): Ka 37 sshtepi, me 73 burra, me prijes Vuchssan Nicov (Vuksan Nikov).

- Joancovich (Jankoviç): Ka 47 shtëpi, me 100 burra të armatosur, me prijës Rado Vuchov (Rado Vukov).

- Ribassi: Ka 90 shtëpi, me 220 burra te armatosur, me prijës Vulatro Juvanov.

- Crusuno (Krushevo): Ka 49 shtëpi, me 110 burra të armatosur, me prijes Dabisev Bracov (Dabizev Brakov).

- Grad (Gradi): Ka 60 shtëpi, me 140 burra të armatosur, me prijës Vuch Honessin (Vuk Honesin).

- Trepca (Trepça). Ka 70 shtepi, me 157 burra të armatosur, me prijës Lale Nicov (Lale Nikov).

- Dossago (Dosago): Ka 80 shtëpi, me 180 burra të armatosur, me prijës Lale Boiov.

- Gustigne (Gustinja): Ka 100 shtëpi, me 237 burra të armatosur, me prijës Bello Juvanin.

*    *    *

Në vitin 1612, në fshatin Gustinje, 3 orë rrugë larg nga Kelmendi, mbi një kodër të vogël, turqit ndërtuan një fortesë, me trarë të larte të ngulur në tokë, në qark 400 hapa gjatësi, të rrethuar me një kanal me ujë.

Këtë qendër të fortifikuar, ku rrinin 200 ushtarë këmbësor dhe 50 kuaj të kalorësve të gardës, turqit e quajtën Città Nuova (Qyteti i Ri). Fortesa kishte tre ura levizëse, që gjatë natës ngriheshin.

Fortesa u ndërtua nga komandanti i Podgoricës, turku Sem Zaus (Cem Çaushi), me qëllim të mbroheshin timaret (taksat) e mbledhura malësorëve të Pllavës dhe të Gucisë, të cilat grabiteshin nga kelmendasit. Zaus Aga i kërkoi ndihma Stambollit dhe Nasuf Pasha i dërgoi financimin e duhur për ndërtimin e kësaj fortese.

Në relacion, Mariano Bolica, thekson se kelmendasit grabisnin forcat turke, që transportonin mallrat e mbledhura nga taksat (të ardhurat në natyrë) dhe jo banorët e këtyre trevave.

Në vitet 1612 dhe 1613, malësorët e Kelmendit ishin ngritur kundër turqëve.

Ishin rreth 5380 kryengritës, që banonin në male, në zona pothuajse të paarritshëme. Ata nuk i paguanin timarin pushtueve turqë. Malësorët ishin të lidhur mes tyre e ndonëse jetonin në varfëri, ndihmonin njeri tjetrin, të bashkuar me besëlidhje, për të luftuar kundër pushtuesve turqë, sidomos kundër spahijëve, që transportonin taksat e mbledhura malësorëve. Kelemndasit shquheshin si luftëtar të aftë, të shkathët, për veprime të shpejta, të guximëshme dhe për aksione të sakta kundër forcave turke që i sulmonin.

Pushtimi turk, e rëndoi gjendjen e varfërisë të kelmendasve, andaj filluan luftën kundër tiranisë turke dhe njëkohësisht sulmonin dhe grabisnin karvanet e tregëtarëve, qe kalonin në rrugët për Podgoricë dhe Shkodër, si dhe zbrisnin në fshatrat poshtë në fushë, ku grabisnin bagetite dhe shtepite e fshatarëve.

Në 178 shtëpitë e Kelmendit, malesorët kishin mbledhur kuaj dhe paisje kuajsh, shpata e thika argjendi te zbukuruara me gurë të çmuar, kishin mallra me vlerë 100 – 200 çekine të arta, shumë enë dhe paisje ari e argjendi, si dhe shumë bagëti.

Malësoret ishin të armatosur me shpata, me harqe dhe ushta e vetëm 100 prej kishin pushkë.

Në vitin 1612, Stambolli dërgoi një ekspeditë ndëshkimore kundër kelemendasve, të komanduar nga i biri i Mehmet Pashës (ish sanxhakbeu i Hercegovinës, që e kishin vrarë gjatë një audience në Banja Luka).

Me të arrijt në Podgoricë, Pashai mblodhi 25 000 ushtarë e njëkohësisht i dërgoi Agait të Kotorrit, një letër kredenciale për rektorin dhe proveditorin e Kotorrit, të shkëlqyerin Zoti Bolica, të cilin e informoi për detyrën qe e kishin ngarkuar. Mesazhin e shoqëroi me një dhurate me vlera, i dërgoi një kalë rrace.

I shkëlqyeri Geronimo da Mollino (Jeronim Molino), një burrë i sjellshëm, i impenjuar në problemet publike, para se të arrinte Pashai, e informoi Senatin e Serenissima të Venecias, për këto manovra dhe qëllime të ushtrise turke kundër kelmendasve.

Ushtria turke me 25 000 ushtarë, u vendos në Podgoricë, ku qëndroi 3 muaj. Pas disa sulmeve sporadike, pa shumë dëme kundër kelmendasve, ushtria turke me tradhëti hyri në fshatin Biellopaulichi (Biellopauliçi), të banuar nga malazezët dhe mori robër 80 gra e femijë, një sasi të vogël bagëtie dhe i gjobiti banorët me 1000 dukate. Burrat e fshatit nuk mundën të ndërhynin, sepse ishin në mal dhe në fshatrat fqinje.

Pas kësaj ngjarje, kelmendasit i sulmuan forcat turke duke vrarë 300 spahij e duke iu marre kuajt dhe paisjet.

Në vitin 1613, Stambolli dërgoi një ekspeditë tjetër të komanduar nga Arsolan Pasha, i cili mobilizoi shumë

ushtarë nga sanxhaqet e Prizrenit, Pejës, Dukagjinit, Kazanjiçit, Elbasanit, Zadrimës dhe të Shkodrës, të cilët

i bashkoi me 15 000 ushtarët turqë të Malit të Zi, duke formuan një forcë të madhe me 60 000 ushtarë.

Për 24 ditë, këto ushtarë u stërvitën në Podgoricë dhe me pas i nisën drejt Kelmendit.

Fillimisht, Arsolan Pasha urdhëroi të vëzhgohej lëvizja e popullatës në fshtarat kryesore të Kelmendit e më pas urdhëroi arrestimin e 80 banorëve, grave dhe fëmijëve, që i dërguan skllevër në Turqi.

Gjatë tërheqies, në nje fshat fqinjë morën 15 robër dhe i gjobitën malësorët me 1000 dukate.

Kelmendasit organizuan prita kundër regjimenteve turke. Në një nga luftimet e para, mbetën të vrarë 30 ushtarë turqë dhe 50 kuaj.

Kryengritësit e Kelemendit vazhduan me sulme të tjera, duke goditur forcat turke, që lëviznin me vështirësi në ato terrene malore. Ushtarët turq, të tmerruar nga sulmet e kelmendasve, u kthyen në Podgoricë.

Në këto rrethana, komanda e regjimentit turk, kërkoi ndihmë nga garnizoni i Kastel Novo, që ndërhyri me shpejtësi kundër popullatës malësore, duke vrarë shumë banorë.

Ne fshatin Vasovikio (Vassoevichio), turqit dogjën 85 shtëpi dhe arrestuan 60 gra dhe fëmijë, që ishin fshehur për tu mbrojtur. Gjatë tërheqies për në Podgoricë, turqit i vranë robërit e pafajshëm.

Me lëvizjen antiturke të Kelmendasve, u bashkuan dhe banorët e sanxhaqeve të tjere, si psh në Kazanjiç kryengritësit sulmuan dhe vranë 70 turq, kryengritësit e Pejës vranë 60 turq dhe 80 kuaj të spahijve.

Gjatë tërheqies për në Podgoricë, kur turqit po kalonin në një shteg të ngushtë, të quajtur Chusef Lug (Lugu i Kusefit), malësorët kryengritës vranë 40 ushtarë turqë dhe morën 70 kuaj dhe mushka me ngarkesat.

Fitoret e kelmendasve, e detyruan komandën turke të firomosi armëpushimin dhe shkëmbimin e robërve. Turqit u detyruan të lirojne 152 malësor robër dhe të paguajnë 1000 dukate dëmshpërblim, ndërsa kryengritësit në shkëmbim liruan 160 robër turq, por mbajtën 220 kuaj që u kishin kapur, nga të cilët 60 të ngarkuar me paisje, mallra dhe ushqime.

Me këtë marrëveshje të 10 tetorit 1613, pas dy vite luftimesh, kelemndasit mundën të gëzonin lirinë në malet e larta e të egra.

*    *     *

Në vazhdim Mariano Bolica tregon per ngjarje të viteve te shkuara, ku ai ishte bërë protagonist. Kështu në vitin 1604, kur rektor dhe proveditor i Kotorrit ishte i shkëlqyeri zoti Marco da Mollin (Marko Mollin), në Podgoricë shkoi për vizitë Sanxhakbeu i Shkodrës Allibeg Memi Begovich (Ali Beg Memi Begoviç), nipi i Feris Pashës, komandantit të Madh të Hungarisë. Pashai i ri, kishte shërbyer në Pashallëkun e Bosnjës me residencë në Banja Luka, si dhe ishte Sanxhakbeu i Hercegovinës, me cilësinë e Arpaluc (Arpaluk).

Ali Beg Memi Begoviç, me të arijt në Podgoricëe, i dërgoi letra rektorit të Kotorrit dhe mikut te tij Mariano Bolica. Vetë proveditori e shoqëroi me shumë kortezi Ali Begun në Podgoricë. Marian Bolica, ishte mik i sanxhakbeut, madje kur kishte shërbyer luogotenent i të vëllait Hibraimbeg (Ibrahim Begu, Pashai i Canissa - Kanisa), e kishte marrë Ibrahim Begun në shtëpinë e tij në Kotorr, për ta kuruara për sëmundjen dhe për t’u përkujdesur për shëndetin e tij.

Snxhakbeu i Shkodrës Ali Beg Memi Begoviç, në krye të ushtrisë, pasi la Podgoricën vazhdoi marshimin për në zonat e thella. Gjatë udhëtimit nëpër Mal të Zi, Sanxhakbeu vendosi rregulla të forta për mbledhjen e tributeve. Në veçanti dërgoi 3000 ushtarë kundër Kuçit, duke iu kërkuar malësorëve rrebela të Kuçit Albanez, të respektonin ligjet e Perandorisë.

Rrugës për në Gliescopoglie (Liskopolje), ushtria turke dogji fshatrat Stagnevich (Stanjeviç) dhe Goriza (Gorica), por kur po ngjitej malit, në një grykë të ngushtë, u sulmua nga kryengritësit malazezë dhe albanezët e Kuçit. Gjatë luftimeve kryengritësit plagosën Sanxhakbeun Ali Beg Memi Begoviç, vranë 100 ushtarë turqë, bashkë me komandantin e tyre dhe Saban Chiechaia (Shaban Qehaja), që ishte zëvëndësi i sanxhakbeut. Duke përfituar nga errësira, ushtarët turq u tërhoqën në kampin e tyre.

Kuçi Albanez ishte nyje me rëndësi në udhëtimin e postjerëve nga Kotorri në Podgoricë dhe me pas deri në Kostantinopjë, andaj autoritet turke kërkonin ta mbanin nën kontroll.

Ky rrugëkalim quhej Rruga e Vjetër e Kuçit dhe vazhdonte nëper 2. Plava, 3. Peja, 4. Novosello Planina, 5. Cerniza (Cernica), ku bashkohej me rrugën tjetër nga Reka ne Filpopoli me destinacion Kostantin-opoja. Udhëtimi në këtë rrugë zgjaste 5 ditë.

Krahas rrugës të Kuçit, letërdërguesit ndiqnin dhe Rrugën e Re nga Kotorri në Hervegovinë, me drejtimin 1. Pliesivzi, 2. Dobranci, 3. Millo Cognichi (Konjiki), 4. Brodaresso, 5. Scenize (Shenica), 6. Novo Pasaro (Pazari i Ri), 7. Dmitroviza, 8. Prishtina, 9. Cerniza (Çernica), 10. Caiva Rieca (Kaiva Reka), 11. Corniza (Kornica), 12. Samovzi (Samovci kishte 21 mullinj, me farka per punimin e hekurit), 13. Sanxava (Sanksava), 14. Plovdin - Filipopoli, 15. Siroviza (Shirovica), 16. Harmanlia, 17. Tecie, 18. Haps, 19. Bargas, 20. Chiorlia (Kiorilia), 21. Chiembargas (Çiembargas), 22. Kostantinopoja. Udhëtimi ne rrugen e re zgjaste 9 dite.

Për t’iu garantuar siguri udhëtimi leterdërguesve, senati i Kotorrit kishte ngarkuar Mariano Bolica të bënte traktativa dhe marrëveshje me kapotributë e Malit të Zi, të Kuçit, Grudës, Plaves dhe Kelmendit, madje iu paguhej një tribut për kontributin bashkëpunimin. Kështu Hasan Hergelviçit të Grudës i paguanin 12 tallere në vit, po 12 tallere në vit i paguanin kontit Lale Drekalov dhe  kontit Niko Raicov të Kuçit, të cilët impenjoheshin të mbronin letërdërguesit gjatë udhëtimit nëpër Kuç dhe Kelmend deri në Stamboll dhe kthimin në Kotorr.

Letërdërguesit që ndiqnin rrugën e vjeter, pasi kalonin Podgoricën ndalonin ne Vila Sllatica të kontit Lasso, nipi i priftit Radonja. Lassos i paguheshin 80 skude ne vit, si shpërblim për raportet e mira me senatin e Kotorrit dhe për ndihmën në mbrojtjen e letërdërguesve. Njerezit e ngarkuar nga Lasso i shoqëronin letërdërguesit deri ne Grude, ku i dorezonin te Hasan Hergelviçi, i cili ngarkonte njerëzit e tij për t’i shoqëruar deri në Plavë.

*    *     *

Nga kjo kronikë rezulton se Sanxhaku i Shkodrës kishte tetë qytete: 1. Antivari – Tivari, 2. Dolcigni - Ulqini, 3. Shkodra, 4. Drishti, 5. Zabljak - Zhabjaku, 6. Podgorica, 7. Medun, 8. Città Nova (Qyteti i Ri).

Sanxhaku i Shkodres kishte 288 fshatra. Qytetet dhe fshatrat së bashku kishin 14, 099 shtëpi, me 35,499 burra të armatosur, nga të cilët 3,650 me pushkë.

Edward Lear: Keshtjella e Shkodres, tetor 1848. (Harvard University, Huntington Library)

Udhëtimi i Mariano Bolica vazhdoi dhe jasht Sanxhakut të Shkodres, kësisoj vizitoi qytetet Durrësi, Lezha (Alessio), Kruja. Në shenimet për këto vizita na jep disa të dhëna të rëndësishme:

Në rrugën nga Shkodra deri në Durrës vizitoi:

- Pulagni (Pulanji): Ka 20 shtëpi me 50 banorë.

- Renesi (Rrenc): Ka 100 shtëpi me 200 banorë.

- Qyteti Alessio (Lezha): Ka rezidencën ipeshkevi i Dioqezës së Lezhës.

Qyteti ka 500 shtëpi dhe mund të organizoi mbledhjen e 700 burrave të armatosur; me prijës Nasor

Castelnovo (Hercegnovi).

- Matthia (Bregu i Mates): Ka 40 shtëpi me 100 burra të armatosur.

- Omuragni (Omuranji): Ka 20 shtëpi dhe 50 burra të armatosur.

- Lalli (Lalëzi): Ka 100 shtëpi dhe 250 burra të armatosur.

- Sanbasto (Sebaste): Ka 40 shtëpi dhe nxjerr 100 burra të armatosur.

Nga Sebaste, shkruan Mariano Bolica, shkohet në Krujë, që është larg vetëm 4 milje.

Kruja është qytet mbretëror, selia e të madhit kapedan Gorgio Castriotti Skanderbeg.

Qyteti ka kalanë mdhështore, e ndërtuar në majën e një kodre.

Poshtë qytetit të Krujes shtrihen fshatrat:

- Xegagni (Zheji): Ka 20 shtëpi dhe nxjerrë 50 burra të armatosur.

- Bellagni (Belaj): Ka 40 shtëpi dhe nxjerrë 100 burra të armatosur.

- Pres (Preza): Është një cittadella (qytezë), me keshtjellën të ndërtuar në majën e një kodre dhe rreth

saj janë të shpërndara shtëpi të shumta.

Preza ka rreth 150 shtëpi dhe nxjerre 350 burra të armatosur.

- Lazzi (Laçi): Ka 300 shtëpi dhe nxjerrë 700 burra të armatosur.

- Sanzach (Shijak): Ka 150 shtëpi dhe nxjerrë 370 burra të armatosur.

- Santa Lucia d' Arzenta (Shen Luçia e Erzenit): Ka 50 shtëpi dhe nxjerrë 150 burra. Fshati shtrihet në anën

tjetër të lumit Erzen

Durazzo (Durrësi).  Është qytet antik i Albania, i shtrirë buzë detit, në një gji të gjërë.

Durrësi është port i rëndësishme. Agaj i Durrësit, është turk, quhet Elesbegh (Elez Beu).

Durrësi ka pak banorë. Pranë qytetit ndodhen dy fshatra:

- S. Nicolo di Guri (Shenkolli i Gurit): Ka 10 shtëpi me 35 banorë.

- Selletta (Selita): Ka 100 shtëpi, me 250 burra të armatosur.

Në këtë kronikë të pasur, Marian Bolica jep informacione kush janë portet e Albanisë, për thellësinë e lumenjëve në grykë derdhjet në det, duke filluar nga Buna e deri në portin e Vlorës.

- Buna ka 5 – 6 - 7 kembe thellesi dhe favorizon lundrimin e çdo varke, anije dhe galerave të vogëla.

- San Zuane di Madua. (Shengjini): Thellesia e ujit 3 – 4 kembe.

- Prin (Drini), nga ku shkohet në Alessio (Lezhë), lumi ka thellësi 4 këmbë.

- Mattia (Mati): Thellësia e ujit 4 këmbë.

- Ismo (Ishmi): Thellësia e ujit 5 këmbë.

- Arzenta (Erzeni): Thellësia e ujit 3 këmbë.

- Vovissa (Vjosa): Thellësia e ujit 5 këmbë.

- Santa Anastasia ponta di Redoni, është port.

- Shen Piero jasht Redoni, është port.

- Cavo de Palli (Bishti i Pallës), nga ana e Durrësit është port.

- Cavo de Lachi (Kepi i Laçit), është port.

- Bascotto (Bashota): Thellësia e ujit 3 këmbë.

- Pollona (Apollonia): Thellësia e ujit 4 këmbë.

- Vallona (Vlora), është port.

Në pjesën e fundit të relacionit, Mariano Bolica Kotorranina përshkruan Sanxhakun e Hercegovinës.

Literatura.
01. Herausgegeben Von Norbert Reiten und Holm Saundhassen. Balkanologische Veröffentlichungen

Osteuropa Institut der Freien Universität Berlin. Band 39. Harrassovitz Verlag Wiesbaden. 2003, f. 130

02. Marijan Bolica Kotoranin – Opis Sandžakata Skadarskoga od godine 1614

http://www.montenet.org/2001 / (9. 11. 2009.).

03. Lia De Luca. Venezia e l’immigrazioni in Istria nel Cinque e Seicento.

Università Cà Foscari. Veneia 2012, f. 36)

04. Bozidar A.Vukcevic. Marijana Bolice Kotoranina. Opis Sandzakata Skadarskoga od godine 1614.

Monte.Net Aprile 1998

05. Robert Elsie. Mariano Bolizza. Report and Description of the Sanjak of Shkodra. Early Albania, a

Reader of Historical Texts, 11th - 17th Centuries, Wiesbaden 2003, p.130-169.

06. Lenormant F. Turcs et Monténégrins. Paris, Librarie académique Didier &C-ie Libraires – Editeurs 35,

Quai Des Agustins, 35. 1866

07. Savo Marovi?. Sozina do po?etka XVIII vijeka. Maticacrnogorska.me. 2010, f. 228

08. Codice cart, 4°. Del secolo XVII. MSS It.Cl. VI. num 176, i carte 44.

09. Injac Zamputi: Relacione mbi Gjendjen e Shqipërisë Veriore dhe Të Mesme në Shekullin XVII.

vol. 1, Tirana 1963.

10. Bibliografia Dalmata Tratta Da’Codici della Marciana di Venezia. Cecchini e Naratovich. Venezia 1845.

11. Lutfi Alia. Sanxhaku i Shkodres. Zemrashqiptare.net. 1, 2, 3; 2012

12. Shian Zefi. Islamizimi i shqiptareve gjate shekujve. Botim “Drita”, Prishtina 2012

12. Jovan Erdeljanovi?, Stara Crna Gora, Beograd 1978., str. 90-91, 195.

13. Pandži? B, O.F.M., Archivum franciscanum historicum, De Donato Jeli?, O.F.M., missionario apostolico

(1600-1676), Annus 56, Fasc. 4, Firenze 1963, pp. 369-372, 379, 380.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora